Ndërsa populli vashdonte të kerkonte armë dhe përpiqej to pengonte marshimin e trupave fashiste, A. Zogu dhe klika e tij bënë perpjekjet e fundit për t’u marre vesh me armikun, që kishte shkelur vendin. Armet ndodheshin në duart e një ushtrie mbretërore të paedukuar per mbrojtjen e atdheut. Zogu dhe ushtria e tij ishin krejt të shkëputur nga popullin; ndërsa, shteti shqiptar,ishte i izoluar krejtesisht nga bota e jashtme. (1)
Populli shqiptar u ngrit i tëri në këmbe kunder pushtuesit, kërkoi armë për ta luftuar, por regjimii Zogut nuk e bëri këtë. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kundër ushtrisë Italiane, në portin e Durresit, Vlorës, Sarandës e Shëngjinit, u mposhtën nga fuqitë e armatosura gjer në dhëmbë të Italisë fashiste. “Populli ynë u mposht dhe vendi u okupua, por në asnjë moment populli ynë nuk u përkul dhe nuk pranoi okupacionin”. (2)
Më 7 prill, ndërsa radio Italia njoftoi zbarkimin e njëkohshëm të trupave Italiane në katër portet e Shqipërisë, krerët katolik në Shkodër dërguan përfaqësuesit e tyre, pater Anton Harapin dhe dom Mikel Koliqin, në bisedime me krerët e Shkodrës, ku vendosën që trupave Italiane të mos u rezistohej, pse, simbas klerit katolik, “ishte pregatitur terreni me kohë për këtë punë”. (3) U zgjodh nje përfaqësi, me patër Anton Harapin në krye, (4) e cila ju paraqit komandës së ushtrisë të qytetit të Shkodrës me propozimin që të mos u rezistohej me armë trupave fashiste, duke parashtruar bindjet se një qëndresë e tillë kundër trupave Italiane te Ura e Bahçellëkut dhe te kalaja e Rozafatit ishte e kotë, pse ata kishin trupa të shumta e mjete dhe, nga ana tjeter, një bombardimi mundshëm në Shkodër do të rrafshonte krejt qytetin. Në këtë kohë te Ura e Bahçallëkut kishte filluar përpjekja me pushtuesit. Pushkët e atdhetarëve shkodrane kishin shtrirë për tokë togerin fashist Malian Xhusepe Bombis dhe kishin plagosur të tjerë.
Komanda e garnizonit te Shkodrës, me kermbënguljen e pater Anton Harapit, pranoi propozimin e përfaqësuesit te klerit dhe urdhëroi forcat ushtarake të ndërpritnin luftimet në hyrjen e qytetit. Shkodra ju dorëzua fashistëve.
“Për fund të kalasë së Rozafatit, në të hyrë të qytetit, kreret e klerit katolik shqiptar, i plotfuqishmi i Papës në Shkodër, Leon G.B. Negris, si dhe paria e vendit, përkrahës e aderues të fashizmit, ju dualën përpara pushtuesve Italianë per t'i pritur ata si mysafirë, Si miq te vërtetë. Aty u takuan me komandantin e trupave Italiane, që ishte drejtuar për në Shkodër, kolonelin Skattini. Këtij i uruan mirëseardhjen, duke e shoqëruar me respekt, kujdes dhe dashuri për në qëndrën e qytetit.” Ndërsa, klerikë të tjerë gjatë kësaj kohe, për t'u uruar mirëseardhjen trupave fashiste në Shkodër, rrihnin kambanat e katedraleve. (5)
Koloneli pushtues, në fjalën e rastit që mbajti para popullit në ndërtesën e bashkisë së qytetit, u përpoq t’i binde dëgjuesit, qëishin mbledhur aty, se, gjoja, fashizmi Italian kishte ardhur, jo për të pushtuar Shqipërinë, por për ta shpëtuar nga regjimi shtypës e gjakatari A. Zogut, për ta bërë të lumtur popullin shqiptar. “Trupat tona- tha Skattini-kanë ardhur në Shqipëri, jo si një popull i panjohur dhe armik. Ata ju konsiderojnë si popull vëlla dhe mik. Këta dy flamuj, që u vendosën këtu (e kishte fjalën për flamurin shqiptar dhe atë Italian- R.B.) do të valojnë për jetë së bashku, në sajë të kësaj miqësie vëllazërore”. (7). Këto fjalë demagogjike nuk e qetësuan mërinë e ndërgjesve, që ndodheshin aty. Populli e kuptonte qartë se pavarësia e Shqipërisë kishte marrë fund. (8) Pikërisht ashtu si shënonte Konte Çianua në ditarin e tij personal, më 7 prill 1939: “Shqipëri të pavarur nuk ka më”. (9)
Mbas këtyre ceremonive, për miqtë u shtrua një drekë në argjipeshkvinë e Shkodrës. Kjo pritje madhështore, që ju bë pushtuesve nga ana e klerit katolik qysh në ditët e para te pushtimit fashist, u shpreh edhe në organet e tyre të shtypit. «Hyllii Dritës”, organi françeskanëve, në artikujt me titujt “Ushtarët e Romës, shkelën në tokën eilirëve me u ngjitë dorën për mei gëzue” dhe “Sheshi i veprimit tonë asht Shqipnia në kuadrin e Perandorisë së Romës”, shpreh hapët simpatinë e klerit katolik për pushtuesit fashistë. Simbas françeskanëve, fashistët Italianë “kishin ardhë për të mirën e Shqipnisë”. Po kjo e përkohshme, në artikullin “Lajme rrotull Shqipnisë”, shkruan «dita e 7 prillit shënon fillesën e një epoke të re e fatbardhë për popullin shqiptare. Kurse e përkohëshmja e jezuitëve, “Leka”, në një artikull të saj, shkruan: «Ma i pari kujdesi yni, mbasi u zhduk reja e zezë, që mbuloi qiellin e Shqipnisë, kje të merremi vesh me drejtuesit e rij dhe me u thanë: “Ju qendrimi i ynë i deri sodit, atdhedashurizmi i shëndoshtë, në themel të moralit; sot e mbrapa kena ndër mend të vazhdojmë po atë”, e na u përgjegjën: “Mos të kishit ardhun ju me na thanë, na do t’u kishim çue fjalë që ju kështu duhet bani””. (10)
Më 9 prill, nje ditë pas hyrjes së pushtuesve në Tiranë, u krijuai ashtuquajturi “Komitetii përkohshëm administrative”, me Zhafer Ypin në krye. (11) Më 10 prill 1939, Maliq Bushati, ministëri brendshëmi qeverisë së Shefqet Vërlacit, dërgohet nga Jakomoni në Shkodër dhe, po këto ditë, thërret në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit të gjithë parinë e qarkut të Shkodrës, të caktuar për të marrë pjesë si përfaqësues të Shkodrës në asamblenë tradhëtare të Tiranës. Në këtë mbledhje merrnin pjesë paria katolike me patër Anton Harapin në krye dhe ajo muslimane me hafiz Ali Tarin në krye, etj. Në mbledhje pati kundërshtime, pjesa më e madhe e përfaqësuesve të caktuar si asamblistë, të udhëhequr nga hafiz Ali Tari, nuk pranuan të shkonin në asamble për të sanksionuar pushtimin ushtarak te Shqipërisë nga Italia. All e quanin te padrejttë shkeljen, nga ana e Musolinit, të marrëveshjes së Zurihut të vitit 1938 midisitalisë dhe krerëve të “Bashkimit Kombëtar”, të klerit katolik, të klerit musliman dhe të opozitës antizogiste, që vepronte brenda vendit, marrëveshje e cila parashikonte që, me ndihmën eitalisë, të rrezohej mbreti Zog dhe në krye të shtetit shqiptar të vendosej një princ Italian nga shtëpia e Savojës. Për të bindur këta, u thirr ne mbledhje edhe ish-kryekonsulli Italian në Shkodër para pushtimit, Salvatore Meloni, por edhe ky nuk mundi të bëjë gjë. Një pjesë e perfaqësuesve muslimanë u largua nga mbledhja. Në këto rrethana, Meloni, patër Anton Harapi dhe Gjon Marka Gjoni, mbasi muaren dhe pëlqimin e Jakomonit, caktuan asamblistë të tjerë. Mbas kësaj date, filloi një e çarë me rëndësi midis klerit katolik dhe elites muslimane të Shkodrës, e cila vazhdoi deri në fund të vitit 1942, kur ata, para rrezikut të përbashkët, që u kërcënohej nga L.N.Çl., e harruan këtë grindje dhe u bënë përsëri miq e bashkëpunëtorë të ngushtë në shërbim të pushtuesve.
“Dërgata e Shkodrës, me në krye patër Anton Harapin, më 12 prill 1939, arriti në Tiranë dhe po atë ditë, u prit në audiencë nga Konte çianua,i cili u tha se do tëishte mirë për Shqipërinë që t'i ofronin kurorën e Shqipërisë Vittorio Emanuelit i II.” (12) Dërgata e Shkodrës menjëherë dha pelqimin e vet. Po ate dite, perfaqësuesii klerit katolik, patër Anton Harapi, zuri vend në asamblenë tradhëtare, duke aprovuar Projekt-vendimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe “Shpalljen e bashkimit personal të Shqiperisë meitalinë”; po ashtu dhe dhënjen e kurorës mbretërore V. Emanueli II. Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik, së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit, sank sionuan humbjen e pavarësisë së Shqiperisë.
Më 21 prill 1939, Jakomoni rezervoi një audiencë të përzemërt për krerët e klerit katolik shqiptar, të përbërë nga arqipeshkvi metropolitani Shkodrës, Gaspër Thaçi, Luigj Bumçi, Pjeter Gjuraj, Bernardin Shllaku dhe Vincene Prendushi. Në këtë takim, krerët katolikë, mbasi falenderuan përfaqësuesin personal të Musolinit për ardhjen e tyre në Shqipëri, “i shprehën ndjenjat e konsideracionit ma të naltë për ardhjen e kësaj dite fatbardhe dhe të lumtur për katolikët e Shqipnisë dhe mbarë popullin shqiptarë ”(13) Diskutuan me Jakomonin per gjendjen politike dhe ekonomike to Shqipërise, dukei parashtruar atij mendimet e tyre për masat, që duheshin marrë për qetësimin e gjendjes mbas pushtimit.
Më 29 po të këtij muaji, me propozimin e delegatit apostolik të Vatikanit në Shqipëri, Leon G.B. Negris, kleri katolik shqiptari dërgoi një telegram urimi Vittorio Emanuelit i II, me rastin e dhënjes së kurrorës mbretërore të Shqipërisë. (14)
Po këtë ditë ishin thirrur në Shkodër të gjithë klerikët katolikë, të cilët, te mbledhur në Kuvendin Françeskan, uinformuan nga arqipeshkvi Gaspër Thaçi rreth ardhjes së ushtrisë Italiane dhe qëllimit të saj “çlirimtar” në Shqipëri. Këtu patër Anton Harapi u spjegoi të pranishmëve se “ajo çka bamë nuk shkoi pa frut, por mbas sodit duhet me pasë kujdes me vigjilue ma tepër dhe me përkrahë, në të gjitha veprimet, qeverinë dhe ushtrinë Italiane”. (15) Në këtë mbledhje u dhane udhëzime, në bazë të së cilave kleriket duhej të punonin për të popullarizuar qëllimet e mira të ardhjes sëItalianëve në Shqipëri dhe përfitimet që do të kishte populli shqiptar nga bashkimii tij meitalinë fashiste.
Në bazë të këtyre udhezimeve, u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, që nga xhakonjtë deri te delegatii papës. (16) Komiteti Qendrori Demokristianes që deri në këtë kohë kishte vepruar në menyrë shume të fshehtë, tani doli me program më të zgjeruar, në të cilin parashikonte bashkëpunimin me organet e pushtimit Italian, propagandimin në masë të ideve fashiste dhe të qëllimeve të mira për të cilat kishin ardhur Italianët në Shqipëri. Të luftohej çdo ndjenjë antifashiste, që mund të shfaqej nga patriotë shqiptarë që s’e pranuan pushtimin, të luftohej me të gjitha forcat përhapja e ideve komuniste në Shqipëri. (17) Për realizimin e programit të mësipërm u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, organizatat fetare katolike si dhe shkollat e klerikëve.
Një rolë të rëndësishëm për mbështetjen e sundimit fashist në Shqipëri, për propagandimin e ideve fashiste dhe për luftën kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, luajtën edhe organet e shtypit të klerit katolik. Në këto organe, klerikë të shumtë të si Viçenc Prendushi, Anton Harapi, Gjon Shllaku, Giovani Fausti, Danjel Dajani, Lazer Shantoja, Bernardin Palaj, Bernardin Shllaku, Rrok Gurashi, Gjergj Volaj e të tjerë, shkruan me dhjetëra artikuj profashistë, dukei bërë elozhe Italisë fashiste për qëllimet e saj “fisnike” në Shqipëri, se “Shqipëria nuk e kishte humbur pavarësinë, por kishte fituar gjithçka”, se ushtarët e Mussolinit, stërnipa të romakëve, ashtu si të parët e tyne, kishin ardhë në brigjet e Adriatikut për të mbrojtur Shqipninë nga rreziku greko-sllav”, e tjerë. (18)
Dom Lazër Shantoja, në shkrimet dhe fjalimet e tij, duke dashur të tregonte vlerën e fashizmit për Shqipërinë, deklaroi, me 28 nëndor 1939, nga ballkonii bashkisë së Tiranës: “... dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake... Sod, mbas qindra vjetësh, kombi shqiptar po kthehet prap në atë ditë, po kthehet në dritën e Romëss nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të II, nën drejtimin e Duces. Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue meitaline fashiste, në kuadrin e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”.. (19) Në këtë mënyrë e vlerësonin klerikët katolikë shqiptar në organet e tyre të shtypit pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Ata shpreheshin hapët dhe kudo dëshirën e tyre për perjetësimin e sundimit Italian në Shqipëri.
Asambleja tradhëtare e Tiranës, e mbajtur më 12 prill 1939, aprovoi edhe formimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga çifligari i madh Shefqet Vërlaci. Mbreti i Italisë menjëherë në Shqipëri “Mëkëmbësin e përgjithshëm dhe si mëkëmbës të tij emëroi Françesko Jakomonin, ish-ambasadorin Italian në Tiranë, një nga organizatorët kryesorë të agresionit kundër Shqipërisë. (20) Ky u bë sundimtari plotëfuqishëmi vendit, ndonëse, formalisht, ekzistonte nje qeveri shqiptare. Kryeministrii saj nuk mund të firmoste ose të shpallte asnjë vendim, dekret apo urdhëresë, pa pëlqimin zyrtar të Jakomonit. Më 3 qershor 1939, Italia formoi Partinë Fashiste Shqiptare, si shtojcë të Partisë fashiste Italiane.
Për të përjetësuar sundimin e tyre në Shqipëri, pushtuesit fashistë vunë në zbatim një plan to gjerë për Italianizimin, kolonizimin dhe robërimin shpirtëror të popullit tonë. Shkollat e fashistizuara, simbas pohimeve të vetë Jakomonit, synonin “të ndryshojne shpirtin dhe fytyrën e kombit shqiptar”. (21)
Përpjekjet e pushtuesve fashistë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, për ta detyruar popullin shqiptar t’i nënshtrohej pushtimit, t’u bindej ligjeve dhe urdhëresave të Musolinit e të Vitor Emanuelit, nuk patën sukses. Lufta, që filloi me 7 prill 1939 kundër agresorëve nuk pushoi asnjëherë. Shqiptarët nuk e njohën asnjëherë regjimin e prahnimit të huaj. Që në ditët e para, pushtuesit ndeshën në qëndresën e punëtorëve, të fshatarëve dhe tëintelektualëve përparimtarë. Të vetmet organizata-politike antifashiste të asaj koheishin grupet komuniste. Këto grupe nxitnin, në mënyra të ndryshme, lëvizjen antifashiste dhe bënin përpjekje për ta organimar atë. Me rastin e festës kombëtare, më 28 nëndor 1939, në qytetet kryesore të Shqiperisë, shpërthyen demostrata të mëdha antifashiste. Në Shkodër, në janar 1940, bënë një demostratë të fuqishme nxënësit e liceut të qytetit, të cilët u përleshën me policët.
Kjo demostratëishte një thikë në zemër e klerit katolik, sepse kjoi tregoi klerit se rinia e Shkodrës dhe, sidomos, ajo katolikja, nukishte, siç pretendonin klerikët, nën influencen e ideologjisë se tyre. Rinia katolike nuk ishte një simpatizuese e Italisë, mbi të cilën, simbas klerikeve katolike, mund të mbështetej pushtuesii huaj; por ajo ishte e kundërta e asaj që mendonin veglat e okupatorit.
Me krijimin e “Mëkëmbësisë së Përgjithëshme”, me Jakomonin ne krye, si zëvëndësi tij u emërua Salvatore Meloni, ish-kryekonsulli ltalisë në Shkodër, i cili, mbasë Jakomonit, ishte një nga kryesorët që përgatiti terrenin e brendshëm për pushtimin fashist te Shqipërisë. Melono përveç funksionit të tij legal, kryente edhe një detyrë shumë të rëndësishme: ai ishte udhëheqësi dhe drejtuesi i punës së spiunazhit Italian “Spiunaggio Italiano Militare” (SIM) në Shqipëri, mbas 7 prillit 1939.
“Shumë klerikë shqiptare, para dhe pas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, për asnjë çast nuk e kanë ndjerë veten shqiptarë, qytetar të Vatikanit dhe agjentë të tij në Shqipëri”. (22) Këta klerikë, që ishin bërë prej kohësh përçues të fashizmit në Shqipëri, nje pjesë e të cilëve edhe spiunë të rregullt të organeve të spiunazhit Italian, tashti që ishin realizuar dëshirat e tyre, ëndrrat për të cilat kisha punuar dhe luftuar prej kohësh, tashti ata vepronin me etje të madhe për ta bërë Shqipërinë një koloni të përhershme të Italisë. Kjo ishte detyra që ju kishte dhënë këtyre në këtë kohë Vatikani dhe udhëheqësit Italianë në Shqipëri.
Me qëllim që Jakomoni dhe Meloni të dinin se si zhvillollej situate në krahina të ndryshme, të sekteve fetare, të parisë dhe të barajktarëve të vendit, aktivizuan në mënyrë të dukshme gjithë spiunët dhe bashkëpuntorët e tyre që kishin në Shqipëri. Detyra të posaçme, në këtë situate, ju ngarkuan klerikëve katolikë. Klerikë të ndryshëm, kudo qëishin kuadro të rëndësishme të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, që gëzonin autoritet dhe influencë në vise të ndryshme dhe që kishin mundesi t'u jepnin pushtuesve një kuadër të plotë të gjendjes së fshatit, komunës ose gjithë krahinës, u urdhëruan të qëndronin sa më afër masave dhe të zbulonin mendimet e gjykimet e tyre për fashizmin, të hetonin personat me tendencë antifashiste, patriotët, komunistët e tjerë dhe, pa vonesë, tëinformonin Jakomoin dhe Melonin. (23) Për këtë qëllim, pa bujë dhe, bile, me kujdes u thirrën në Tiranë te Jakomoni dhe Meloni, për të dëgjuar mendimet e propozimet e tyre mbi gjendjen në krahina të ndryshme të Shqipërisë, klerikët: monsinjor Gaspër Thaçi, Vinçenc Predushi, patër Anton Harapi, çiprian Nikaj, Benardin Palaj, Palë Doda e tjerë, të cilët, në takim me padronët e tyre, dhanë mendime dhe propozime, duke marrë edhe udhëzimet e duhura për një punë më të madhe në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, po për këtë qëllim, u dërguan në disa krahina të Shqipërisë, si në Mirditë, Pukë e gjetkë, një numër kuadrosh të rëndësishme të zbulimit Italian. Një misioni tillë ju ngarkua edhe majorit të SIM-it, Bandini, në gusht të vitit 1939, për të shkuar dhe takuar një nga spiunët më të rëndësishëm dhe më të vjetër të Jakomonit, në Orosh, monsinjor Françesk Gjinin. “NË takimin që pati Bandini me F.Gjinin, ky i fundit i raportoi të deleguarit të Jakomonit çka i interesonte atij mbi krahinën e Mirditës, pjesërisht të Burrelit dhe të Kukësit, dhe propozimet e tij për të vendosë në këto krahina qetësisht sundimin”. (24) Për ndihmën e dhënë në favor të Italisë, Jakonomi e dekoroi këtë spiun me medaljen më të latë të kohës, me urdhërin e Skënderbeut, me motivacionin: “Për merita të shquara në shërbim të mbretit perandor”. (25) Mbas këtij takimi, lidhjet midis monsinjor Françesk Gjinit dhe Jakomonit u bënë të drejtpërdrejtshme. Ky, periodikisht, shkonte në Tiranë, në Mëkëmbësi, ku merrte takim me ustanë dhe mandej kthehej përsëri në postin e tij me detyra e udhëzime të reja.
Me qëllim që kleri të kishte një bazë të fortë financiare për realizimin e detyrave që ushtronte fashizmi, “ju akordua nga Mëkëmbësia Mbretërore e Tiranës një fondi fshehtë prej 150.00 fr., plus fondit legal që merrte nga organet qeveritare kuislinge, si institucion fetar. Këtë fond, kleri për arësye maskimi, e tërhiqte nga Ministria e Drejtësisë. (26)
Në të njëjtën kohë, organet e shtypit të klerit u kthyen në fakt në organe të propagandës fashiste, jo vetëm duke e paraqitur fashizmin me lloj-lloj ngjyra të bukura, por dhe dukei bërë thirrje popullit shqiptar që të regjistroheji tëri në partinë fashiste. (27). “Shqipëria, shkruani ata, në pak kohë po bëhet një lulishte. Në këtë lulishte, shqiptarë eItalianë, të vëllazëruar në mbretërinë e vet perandorake, të udhëhequr prej Duçes së madhe të fashizmit, i vunë themelet, me vangë e me shpatë, një epoke të re një qytetërimi të ri”. (28) “Ashtu si dhe në të kaluarën, kur fëtyra e Gjergj Kastriotit ndrinte prej shpirtit Italian, edhe sot vendi ynë ndritë përsëri po prej Italisë”. (29)
Një lëvizje e gjërë manifestimesh politike, grevash dhe demostratash filluan kudo në qytetet kryesore të vendit tonë kundër sundimit fashist. Organizatorë dhe drejtues të shumicës së këtyre manifestimeve antifashiste, gjatë 1939-1940-ës, ishin komunistët. (30) U shtua numri i të aratisurve, si pasojë e ndeshjeve të përditshme me fashizmin. Shtimi i qëndresës popullore antifashiste, mos nënshtrimi ndaj ligjeve të pushtiesve, manifestimet, sabotimet dhe përleshjet nëpër rrugë e qyteteve kryesore, bëjnë të dështojnë qysh në fillim, planet e fashistëve. Raportet që i vinin Luogotenencës nga rrethet e ndryshme të vendit, për ndjenjat dhe qëndresën patriotike të komunistëve dhe të patriotëve shqiptarë, i alarmuan udhëheqësit fashistë në Shqipëri. (31)
Një rol me rëndësi në shërbim të fashizmit në Shqipëri, në këtë kohë, luajti edhe prifti dom Lazër Shantoja, i arratisur nëitali në vitin 1924 nga Shqipëria. Më 1927, ky, së bashku me Mustafa Krujën e tjerë, uruan, telegrafisht, Musolinin për sukseset që pati Vinogradovi në Tiranë, me rastin e nënshkrimit të traktatit famëkeq të Tiranës. Më 1937, dom Lazër Shantoja del hapët në radhët e emigracionit shqiptar, në Itali, Austri e Francë si profashist. Ky firmosi marrëveshjen e Zurihut, më 1938, për rrëzimn e Zogut dhe vendosjen e një princ Italian në vend të tij. Më 1938, së bashku me shumë të arratisur të tjerë tradhëtarë jashtë shtetit, sidomos në Itali, u vu në shërbim të qeverisë Italiane për pushtimin e Shqipërisë. Pushtuesit, menjëherë mbas okupimit të Shqipërisë, e suallën dhe e emëruan në funksione të rëndësishme politike. Arqipeshkvia e Shkodrës e priti në gjirin e saj, këtë prift fashist dhe spiun, plot dashuri dhe respect, si “luftëtar të lirisë”, duke i dhënë një vend nderi. Gjatë sundimit fashist në Shqipëri, ky u bë një vend nga agjitatorët më aktivë për përhapjen eideologjisë fashiste Brenda Shqipërisë dhe në kolonitë shqiptare jashtë. Shkrimet dhe fjalimet e këtij fashisti, në dobi të fashizmit, Musolini dhe Viktor Emanueli i I, janë nga më të ulëtat që njeh historia. “Shqipëria, nën perandorinë romake- thoshte ky tradhëtar-nuk e ka humbur pavarësinë, por ka fituar gjithçka. Drita Shqipërisë i ka ardhur gjithmonë nga Roma; pra edhe këtë herë ajo ja solli”. (32)
I ngarkuar nga Luogotenenca, më 1940, dom Lazër Shantoja shkon në kolonitë shqiptare, jashtë shtetit për t’I bindur ato që të solidarizoheshin me pushtimin fashist të Shqipërisë. Kudo ai u prit me mëri dhe u cilësua sii shitur te fashizmi. Kolonia e shqiptarëve të Egjiptit nuk pranoi të bisedonte me këtë të dërguar të fashizmit, siç e cilësuan ata. Kur ushtria fashisteItaliane e Musolinit sulmoi pabesisht Greqinë, Lazër Shantoja qe nga oratorët e flaktë që, jo vetëm përkrahu sulminItalian mbi Greqinë, pori bënte thirrje popullit shqiptar për ta përkrahur. Populli shqiptar e dënoi këtë luftë agresive dhe nuk e mbështeti fashizmin. Me rasin e krijimit të kabinetit të Mustafa Krujës ky u dërgua nga Jakomoni në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Tiranë, Elbasan, Berat, Shkodër e gjetkë, ku mbajti fjalime të zjarrta për veprimin e “lartë e patriotic” të këtij “patrioti të madh” para e gjatë mërgimit të tij. Për të gjitha këto që bënte në dobi të fashizmit, Jakomoni e dekoroi,i dha tituj nderi, ndërsa Meloni e shpërbleu me shuma të mëdha të hollash, të cilati tërhoqi më 1940 nga “Banca di Napoli”, Tiranë. (33)
Ceremonitë dhe pritjet e përcjelljet e autoriteteve të larta fashiste e kuislinge filluan të bëhen më të shpeshta në arqipeshkvinë e Shkodrës. Këto vizita nuk ishin të thjeshta. Mbas çdo vizite dhe takimi apo bisedimi, fshiheshin një ose disa plane djallëzore të tyre, në kurriz të popullit të robëruar shqiptar. (34)
Një shprehje tjetër e lidhjeve tepër miqësore dhe e nënshtrimit të klerit katolik ndaj pushtuesve u tregua edhe gjatë vizitës që Françesko Jakomoni dhe Conti Çiano bënë në Shkodër. (35) Këta robërues të popullit dhe të vendit tonë u pritën në Shkodër me nderime të mëdha, si nga autoritetet qeveritare, ashtu dhe nga kleri katolik. (36)
Në pritjen që u organizua në bashkinë e qytetit, klerikët zinin vendin kryesor. Këta u përqafuan me pushtuesit, shkëmbyen bisedime dhe fjalime plot dashuri, miqësi dhe premtime për plane më të mëdha në të ardhmen, në favor të të dy palëve. Ata e shoqëruan Jakomonin dhe çianon kudo që shkuan nëpër qytet, në kalanë Rozafat dhe deri në malësinë e Thethit. (37)
Për pritjen madhështore që ju rezervua Jakomonit në Shkodër, patër çiprian Nika menjëherë informoi Vatikanin; ndërsa Meloni, zëvendësii Jakomonit,i dha patres në fjalë, çmimin më të lartë për atë qe bëri kleri, në lidhje me pritjen e “Mëkëmbësit Mbretëror” (38). Fashizmi, për t’i dhënë njërit nga shërbyesit më të devotshëm të tij kënaqësi për shërbimet e bëra, Pater Gjergj Fishtës, ideologut dhe njerit nga udhëheqësit kryesorë të reaksionit klerikal, armikut më të tërbuar të përparimit politik, ekonomik dhe arësimor në Shqipëri,i akordoi atij titullin “Akademikiitalisë” (39) titull të cilin ai u mundua ta justifikoj ndaj padronit të tij, me përpjekje e punë të madhe në favor të pushtuesit fashist. Me rastin e dyzetvjetorit të mbretërisë Vitorio Emanuelit i II, Fishta nuk mungoi t’i dërgojë telegrafisht urimet e tij të përzemërta, si shërbëtor besniki fashizmit, mbretit “xhuç maxhuçi”, siç e quante me urrejtje populli ynë. (40)
Përveç Fishtës, Italia fashiste aktivizoi në shërbim të saj edhe klerikë të tjerë; ajo nuki mungoi të përdorë për qëllimet e veta politike dhe propagandistike edhe agjentë të vjetër të saj, që, siç mendonte ajo, ishin meinfluencë e kredi në popull. Të tillë ishin pater Bernardin Palaj, pater Pal Dodaj, patër Rrok Gurashi, etj. Ernest Koliqi, ministëri arësimit (41) dhe propagandistiitalisë, ishte një nga fashistët më të flakët. Ky prijës dhe përfaqësuesi klerit katolik shqiptarë, siç e çmonin ata, u përkrah, në mënyrë të fuqishme, nga kleri, për të realizuar me sukses misionet e ngarkuara nga pushtuesi.
2-PROBLEMI I UNITIZIMIT NË SHQIPËRI
Prej kohësh Vatikani dhe qeveria e Musolinit mendonin se në Veri të Shqipërisë kishin mbështetjen të fortë popullsinë katolike të këtyre viseve. Për të pasur- siç mendonin ata- edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut një mbështetje të tillë, ata qysh në kohën e Zogut kishin punuar për kthimin e ortodoksëve në kishën unite, pra në katolikë të lidhur me papën e Romës.
Gjatë viteve të fundit të sundimit të Zogut, në kohën kur Italia fashiste bënte llogaritë përfundimtare për pushtimin e shpejtë të Shqipërisë, u shtua, në mënyrë të theksuar, veprimtaria e Vatikanit në përhapjen e unitizmit. Për këtë qëllim, erdhën klerikë Italianë në vise të ndryshme të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, që merreshin me këtë politikë. Gjithashtu u aktivizuan klerikë të tjerë vendas. U krijuan një seri institucionesh dhe u përhapën materiale propagandistike (42) për të bërë sa më të efekshme propagandën unite, në mënyrë që të ktheheshin sa më shumë ortodoksë në ritin roman. (43)
Me pushtimin e Shqipërisë, Vatikani, i mbështetur fuqimisht dhei përkrahur nga qeveria e Musolinit, mendoi se tashtii kishte duart më të lira dhe kushte më të mira për të përhapur unitizmin në Shqipëri. Simbas tyre, realizimi me suksesi këtij plani, domethënë kthimi i gjithë ortodoksëve shqiptarë në katolikë do të forconte edhe ideologjike do të bëheshin më të patundura. Përpërsai përket popullsisë katolike shqiptare, që në pjesën dërmuesë banonte në Shqipërinë e Veriut, ata mendonin si shovinistë se kjoishte minoritet Italian.(44) Pra, për realizimin në praktikë të këtij plani, papa riorganizoi dhe forcoi zyrën unite pranë Vatikanit. Me këtë detyrë të rëndësishme, papa angazhoi kardinalin Tiseran, ndërsa qeveria e Musolinit një të ngarkuar të saj.
Më 1939, kardinali Tiseran njoftoi provincialin françeskan në Shqipëri, patër Ciprian Nikajn, në lidhje me vendimin e Vatikanit për shtimin dhe forcimin e politikës unite në Shqipëri dhe kërkoi nga ai propozime dhe masa konkrete për realizimin e këtij plani.(45) Letra, po me këtë përmbajtje kardinali u dërgoi edhe delegatit apostolic të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, dhe arqipeshkvit të Durrësit, V. Prendushit. (46) Me mendim të përbashkët, të sipërpërmendurit i propozuan Vatikanit se fillimi i një pune në stil të gjerë, pa marrë disa masa pregatitore, do të gjente kundërshtim të madh dhe aksioni mund të kishte pak sukses, ose edhe mund të dështonte. Leon Negrisi këtë e lidhte edhe me situatën që ishte në këtë kohë në Shqipëri. (47) Këta propozuan që, më parë, të krijoheshin në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut disa vepra filantropike, si spitale, jetimore e të tjera dhe të botoheshin e të shpërndaheshin në këto vise revista të ndryshme kulturale për propangadimin e qëllimit të unitizmit. Mbas këtyre propozimeve, nga këta u dërgua në Romë patër Marin Prela,i cili, mbasi e diskutoi me hollësi këtë çështje me kardinalin Tiseran, u vendos që kardinali të vinte vetë në Shqipëri, të shikonte gjendjen në vend dhe pastaj të merrte masat e nevojshme. Për arësye të ndryshme, kardinali nuk erdhi. Por Vatikani, sambas propozimeve të sipërshënuara, haip në disa qytete kryesore të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut një numërinstitucionesh “bamirëse”, sin ë Vlorë, Berat, Himarë, Sarandë, Korçë e tjerë. Gjithashtu, gjatë vitit 1939, zbritën në Durrës 58 priftërinj katolikë Italianë, që u shpërdanë në këto institucione. Në vitin 1940, Vatikani dërgoi edhe një numër klerikësh të tjerë e një numër qytetarësh të vendit tonë, të cilët duhej të merreshin me politikën unite. (48)
3.-SULMI I ITALISË FASHISTE KUNDËR GREQISË DHE QËNDRIMI I KLERIT KATOLIK
Italia fashiste, duke pushtuar Shqipërinë, përveç të tjerave, kishte si qëllim që ta bënte atë urë kryesore për pushtime të tjera në Ballkan. Më 28 tetor 1940, ushtritë Italiane sulmuan Greqinë. Mbas disa suksesesh, të kundërsulmuara nga forcat greke, trupat Italiane u detyruan, më 22 nëndor, të zbrazin Korçën dhe, në fillim të dhjetorit, Gjirokastrën. Shqipëria u shndërrua në shesh lufte. Populli dhe komunistët shqiptarë nuk u solidarizuan me këtë luftë; përkundrazi punuan për ta sabotuar.
Bashkëpunëtorët e fashizmit Italianë, tradhëtarët e popullit shqiptar dhe organet e tyre të shtypit e mbështetën sulmin fashist ndaj Greqisë. Gazeta “Rinia Fashiste “ e Shkodrës, me gërma të dukshme, botoi fjalimin e Ernest Koliqit, spiuni vjetër fashist dhe prodhimi i klerit katolik shqiptar, mbajtur në këtë kohë në Shkodër në përkrahje të sulmit fashist. (49)
Kleri katolik, si kurdoherë, nuk u pajtua me qëndrimin e drejtë që mbajti populli shqiptar ndaj kësaj lufte të padrejtë. Kjo ndodhte se kleri prej kohësh, nën udhëheqjen e Vatikanit dhe të Jakomonit, ishte për politikën e zgjerimit të fashizmit në Ballkan dhe në Mesdhe, në kurriz të pupujve të tjerë. Këto udhëzime të papës dhe të fashizmit Italian, kleri katolik shqiptar poi zbatonte me zell të madh. Kleri e mbështeti sulmin fashist, kundër Greqisë, me të gjitha mundësitë që pat. Në organet e tij të shtypit u shkrua plot demagogji se Italiai jepte më në fund, Shqipërisë të drejtat e kufive të saj, etnike. Në fakt, kjo propagand i shërbente pushtuesit, me qëllim që populli shqiptar të mbështet Italinë kundër Greqisë. Në këtë kohë Shqipëria vetë ishte e robëruar nga fashistët, pra për çfarë Shqipëri të lirë dhe të madhe, nën çizmen e fashizmit, bënte fjalë kleri katolik? “Me rendin e ri që do të dali prej ngadhënjimit të sigurtë të bushtit, - shkruante “Hylli i Dritës” në këtë kohë, -populli shqiptar do të ketë, tek e mbramja, njerinë e vet kombëtar ndër kufitë e ma të madhes Shqipni”. Ndërkohë që populli shqiptar urren dhe saboton luftën e fashizmit kundër Greqisë, arqipeshkvii Durrësit, Vinçenç Prendushi bekon ushtarët Italianë që nisen për në front. (50) Po ky prift, disa muaj më vonë me ftesën e qeverisë kuislinge, merr pjesë, në Tiranë, në ceremoninë e dekorimit nga qeveria tradhëtare e Tiranës të një numri ushtarakësh Italianë për “trimërinë” që kishin treguar në luftën italo-greke dhe në emër të klerit, ky u dha bekimin. (51)
Ndërsa arqipeshkvi i Durrësit bekonte ushtarët fashistë të dekoruar në luftën me fqinjët tanë, populli shqiptar organizoi një rezistencë aktive kundër kësaj lufte. Si pasojë e qëndrës popullore, dështoi plotësisht planii mobilizimit ushtarak dhei mobilizimit civil” të Italisë fashiste në Shqipëri. Ushtarët shqiptarë, që u dërguan në frontin grek, nuk pranuan të luftonin; ata dezertuan në masë nga fronti. “Bandat dhe trupat shqiptare, që bënin pjesë në divizionet tona, ose tradhëtuan, duke bërë sabotime, ose kaluan në anën e grekëve”, shkruante mareshall Badolio në kujtimet e tij.
Lufta kundër agresorëve italianë bëhej, jo vetëm në front, por edhe në prapavijë. çeta e Myslim Pezës bëri në prapavijën e italianëve një varg goditjesh kundër vijave të komunikacionit të trupave pushtuese.
Musolini, mbasi pësou humbje me Greqinë, kërkoi ndihmën e Hitlerit. Më 6 prill 1941, armata XII gjermane, e përkrahur edhe nga trupatItaliane e hungareze, rifilloi sulmin kundër Jugosllavisë e Greqisë. Në këtë mënyrë, Jugosllavia dhe Greqia ranë nën zgjedhën e pushtuesve italianë e gjermanë.
Populli shqiptar e ndjente robërinë e rëndë të fashizmit Italian; ai ruante, gjithomë, armiqësinë ndaj tij, e cila shprehej në forma të ndryshme. Kjo armiqësi e shtyti djaloshin e ri patriot shqiptar Vasil Laçin që, më 27 prill 1941, të shtjerë në mes të kryeqytetit të Shqipërisë së robëruar kundër mbretit pushtues. çkontrast! Ndërsa Vasili shtie kundër perandorit pushtues, klerikë të ndryshëm, spiunë të fashizmit, korrespondojnë, bisedojnë, informojnë dhe u japin mendime pushtuesve mbi ngjarjet në Shqipëri për të ardhmen (52) e lumtur, gjoja, të Shqipërisë nën sundimin Italian. Klerikë të tjerë, me përzemërsi, përshëndetin në këtë kohë S. Melonin, për fjalimin programatik të presidentit të ri të Këshillit të Ministrave, Mustafa Krujës,i cili shprehte besnikërinë karshi Mëkëmbësit, në këtë rast dhe karshi Melonit, që ishte ndihmësi më i afërti tij dhe, që, së bashku me Jakomonin, i kanë shpënë të gjithë shqiptarët e mirë (tradhëtarët dhe bashkëpunëtorët e pushtueve- R.B.) në fatet më të larta, të reja e të vërteta të atdheut të tyre, duke i afruar Italinë e shqiptarët në raporte të reja reciproke. (53)
Në këtë kohë, arqipeshkvi metropolitani Shkodrës udhëzonte hierarkinë katolike që, në listat për zgjedhjet e parlamentit, të vihen priftërinj dheipeshkvinj për një karrierë të madhe në të ardhmen. (54) Ndërsa “Hyllii Dritës” shkruante me respect e dashuri të madhe për sukseset e Mustafa Krujës në konferencën e mbgajtur prej tij, në Akademinë e Italisë, për kontributin e madh që kishte dhënë ai me këtë bisedë për të mirën e popullit shqiptar (55). Për t’u ardhur në ndihmë lexuesve, ky organ e botoi plotësisht fjalimin e këtij tradhëtari dhe spiun të vjetër të fashizmit.
Rezistenca e popullit shqiptar kundër fashizmit sa vinte e rritej. Mbas luftës italo-greke, filloi të bjerë gjithmonë e më shumë prestigji ushtarak e politikiitalisë fashiste. Po tronditeshin themelet e fashizmit Italian. Në të njëjtën kohë forcohej edhe më shumë qëndresa e popullit shqiptar. Me qeverinë e Mustafa Krujës terrori u bë masiv. Ekzekutimet, burgosjet dhe internimet kaluan çdo kufi. Rritja e rezistencës së popullit shqiptar, në kundërshtim me planet e pushtuesve, e detyroi qeverinë e Mustafa Krujës që, çdo ditë, javë e muaj, të shtonte masat e terrorit kundër popullit shqiptar. Sambas raportit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë fashiste, vetëm në maj të vitit 1941 u bënë 1130 bastisje banesash, 21131 kontrolle personash, ndërsa në fushat e përqëndrimt tëitalisë u dërguan 5279 patriotë. (56) Kjo ishte Italia “çlirimtare” e dom Lazër Shantojës, për të cilën ai çirrej në nëndorin e 1939-ës nga ballkonii Bashkisë së Tiranës! Ky ishte Musolini që nga ballkoni i Bashkisë së Tiranës! Ky ishte Musolini që “I dha lirinë popullit shqiptar”, për të cilën kleri katolik fliste e shkruante fjalët më të mira.
Qeveria e Krujës, e ndodhur ngushtë në këtë situatë, thërret në audiencë krerët e klerit katolik shqiptar, për t’u këshilluar me ta, për të dëgjuar vërejtjet, mendimet dhe propozimet e tyre të vlefshme, për masat që mund të merreshin për qetësimin e gjendjes. Në audiencë të Mustafa Krujës muarën pjesë krerët e klerit katolik: patër Anton Harapi, monsinjor Luigj Bumçi dhe monsinjor Volaj. (57) Në emër të pjesëmarrësve, monsinjor Bumçi në këtë takim, i deklaroi kryeministrit kuisling se kleri katolik solidarizohej me politikën shumë të drejtë që ndiqte qeveria e tij. Bumçi shprehu mendimin se edhe në të ardhmen qeveria në fjalë duhej të ndiqte të njëjtën politikë. Ai deklaroi se do të ishte shumë e rrezikshme, në rast se qeveria do të lejonte rritjen e lëvizjes komuniste. Prandaj ai propozoi, sa nuk ishte tepër vonë, që të shtypeshin këto tendenca të rrezikshme për kombin shqiptar (58).
Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik shqiptar, jo vetëm që aprovuan politikën terroriste të Mustafa Krujës, por të tmerruar nga lëvizja nacionalçlirimtare, në Shqipëri, i propozuan qeverisë që ajo të forconte terrorin e saj ndaj komunistëve e patriotëve shqiptarë, të cilët luftonin kundër të huajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Me terror ata mendonin se do të shuanin ndjenjat liridashëse të patriotëve dhe komunistëve shqiptarë, lëvizjen komuniste, qëndrën e popullit për liri e pavarësi, dhe mandej çdo gjë do të shkonte simbas planeve e dëshirave të tyre.
Politika terroriste e Mustafa Krujës vazhdoi edhe më e egër, ashtu siç dëshironte kleri; por më kot; dëshirat dhe planet e tyre nuk u realizuan, sepse terrori nuk mund të shuante ndjenjat e popullit shqiptar për liri. Një binte në përleshje me fashistët, qindra ngriheshin në luftë kundër tij. Qëndresa e popullit shqiptar për liri u shua. Ajo mori përpjestime edhe më të mëdha. Jeta e çdo dëshmori bëhej apel për qindra të tjerë.
Krerët e klerit katolik shqiptar, të alarmuar nga shtimi i rezistencës së popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nga rritja e lëvizjes komuniste në Shqipëri, lëshuan në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë një qarkore, në të cilën tërhiqnin vëmendjen e famullitarëve për gjendjen fort të rrezikshme të krujuar. “Idetë komuniste predikonin lirisht kudo në popull, pa asnjë kundërshtim. Shumë besimtarë, pa ditur se çfarë janë këto ide, kanë filluar t’i përqafojnë. Ata nuk e dinë çfarë do të thotë të vendoset komunizmi ndër ne. komunizmi u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre. Kjo i përket vetëm kolektivit. Gruaja s’ka asnjë lidhje me fëmijët e saj”. (59) Në këtë qarkore krerët e klerit katolik shtronin detyrën urgjente që në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë të bëheshin mbledhje, ku të shtrohej gjendja dhe të përcaktoheshin masa, si kundërpeshë e propagandës komuniste. Në bazë të këtyre udhëzimeve të arqipeshkvisë së Shkodrës, u bënë mbledhje nëipeshkvitë e Oroshit, Zadrimës, Pultit e në vise të tjera, në të cilat, mbasi u punuan udhëzimet e arqipeshkvisë dhe u analizua gjendja, u përcaktuan edhe detyrat, që duhet të kryente çdo famullitar dhe këshilltar kishe. (60) Mbas mbledhjeve të bëra me klerikët dhe më vonë edhe me këshillat e kishave ndëripeshkvit dhe famullitë, klerikët, kudo qëishin, shtuan e forcuan edhe më shumë propagandën e tyre në popull kundër Lëvizjes komuniste, duke përhapur shpifje e trillime nga më të ndryshmet për komunistët shqiptarë.
Rritja e mëtejshme e luftës së popullit shqiptar, kundër pushtuesve e tradhëtarëve, shtroi, në rend të ditës, nevojën e udhëheqjes së shëndoshë të kësaj lufte. Kjo gjendje e bënte më të ngutshme krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Lëvizja nacionalçlirimtare në Shqipëri mori hov të mëtejshmëm me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore, si pasojë e sulmit të pabesë të Gjermanisë hitleriane. Gjermania naziste, mbas pregatitjesh të mëdha, më 22 qeshor 1941, sulmoi pabesisht atdheun e Leninit dhe të Stalinit. E gjithë botai drejtoi sytë nga Moska, nga Stalinii madh. Kështu filloi lufta e madhe patriotike e Bashkimit Sovjetik.
Menjëherë mbas sulmit gjerman kundër Bashimit Sovjetik, grupet komuniste në Shqipëri u aktivizuan më shumë, u hodhën në aksione të hapëta,i bënë thirrje popullit të ngrihet në luftë kundër pushtuesve. Në këtë kohëishin pjekur kushtet objektive për kryengritje të armatosur kundër pushtueve, por ajo nuk mund të fillonte, se mungonin kushtet subjektive mungonte partia, që ta organizonte dhe ta udhëhiqte popullin në luftë drejtë fitores.
Në këto rrethana, u mblodh në Tiranë përfaqësia e grupeve komuniste, që përfundoi me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 nëndor 1941. (61) Formimi i Partisë Komuniste Shqiptarei dha një hov më të madh luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit. Më 22 nëndor 1941, demostrata të reja shpërthyen në të gjithë vendin. Veprimet luftarake kundër pushtuesve, me krijimin e çetave partizane, u bënë më të shpeshta. Në situatën ndërkombëtare të favorshme, lufta e popullit shqiptar mori përpjestime të mëdha. Më 22 shkurt 1942, në Shkodër, u bë një demonstratë e fuqishme, që u kthye në përleshje me armikun, në të cilën ra heroikisht komunisti Vaso Kadija. Më 22 qershor, në Shkodër, duke qenë të rrethuar në shtëpi nga qindra karabinjerë fashistë e milicë, luftuan e ranë heroikisht Perlat Rexhepi, Jordan Misja e Branko Kadija. Veprimi mëi organizuar, në shkallë kombëtare, ishte ai i 24 korrikut 1942. Të nesërmen, në të gjithë Shqipërinë, nuk punonte asnjë linjë telefonike. Njësitet partizane u shtuan. Ato kaluan, nga veprime të veçanta, në veprime të koordinuara, ndërmjet disa reparteve.
Papa Piu XII,i alarmuar nga përparimet e mëdha të Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri, nga rritja gjithmonë e më shumë einfluencës së Partisë Komuniste Shqiptare në popull; me qëllim që të ndihmonte klerin katolik shqiptar për të organizuar e forcuar më mirë propagandën antikomuniste dhe luftën e tij kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare, i dërgoi arqipeshkvit të Shkodrës, në mars të vitit 1942, një enciklikë, me anën e së cilës ai udhëzonte, “të forcohej puna në radhët e komitetit qendror te demokristianes, të aktivizoheshin mirë e më shumë klerikët, si dhe gjithë organizatat fetare katolike, me qëllim që jo vetëm të mos lejonin masat katolike tëinfektoheshin nga idetë komuniste, por dhe të zhdukeshin përfundimisht këtoide bolshevike në Shqipëri” (62)
Në bazë të këtyre udhëzimeve të papës, më 27 prill 1942, në arqipeshkvinë e Shkodrës, nën kryesinë e monsinjor Gaspër Thaçit dhe të të plotfuqishmit të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, u bë mbledhja e komitetit qendror të organizatës Demokristiane. Mbledhja diskutonte situatën dhe përcaktoi detyrat, që dilnin në të ardhmen, zgjodhi komitetin e ri qendror, me më shumë naëtarë të rinj, me kryetar Gaspër Thaçin e n/kryetar patër Anton Harapin. Mbledhja aprovoi edhe programin e saj, të paraqitur nga patër Anton Harapi,i cili parashikonte forcimin e luftës kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare dhe Partia Komuniste Shqiptare. Për arritjen e këtij qëllimi u vu detyra të bashkëpunohej ngushtë me organet antikomuniste, të forcohej puna e demokristianes me organizatat fetare katolike për t’I përgatitur më mirë dhe për t’I hedhur në luftë kundër Partisë Komuniste Shqiptare. (63)
Krerët e Demokridtianes punonin plot zell, nën drejtimin e Vatikanit, të Jakomomit e të Melonit, për ta bërë të përjetshëm sundimin fashist në Shqipëri. Për këtë kontribut të madh që jepnin këta në favor të fashizmit, disa nga klerikët kryesorë u dekoruan me medalje të larta nga fashizmi. (64) natyrisht, një pjesë e të dekoruarve, për arsye sekreti, nuk publikoheshin. (65) Ata nuk munguan t’u japin këtyre klerikëve, për shërbimet në favor të fashizmit, edhe grada ushtarake. Kështu, për shembull patër Gegë Lumaj, në këtë kohë, u gradua major në rezervëi fashizmit. (66). Përveç këtyre, fashizmi derdhi pa rezervë fonde dhe në mënyrë të hapët me anë të Mëkëmbësisë dhe të udhëheqësve të ushtrisëItaliane në Shqipëri, për të ndihmuar klerin në veprimtarinë e tij profashiste, kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. (67) Klerikët, kudo që ishin përkrahnin dhe bekonin, jo vetëm trupat Italiane në Shqipëri, por edhe tradhëtarët e vendit, që ishin vënë në shërbim të pushtueve dhe shtypnin popullin. (68) “Kur Shqipëria Lëngonte- thotë shoku Enver Hoxha- nën thundrën e fashistëve gjakatarë dhe populli luftonte për t’u çliruar, klerikët kryesorë katoikë muarën flamurin e antishqiptarizmit dhe u treguan shumë aktivë në luftën kundër popullit shqiptar. Ata muarën pozita të rëndësishme politike, me fashizmin e nazizmin dhe, me egërsinë më të madhe, u hodhën në luftë kundër popullit”. (69)
Në këtë kohë në disa krahina të Jugosllavisë, kufi me qrkun e Shkodrës që konsiderohej nga Vatikani si qendra e katolicizmit të Shqipërisë, pra një Vatikani vogël. Lëvizja partizane kishte marr përpjestime të gjera. Papa, ashtu si dhe për Shqipërinë, u preokupua seriozisht edhe për këto krahina, kuishte shtrirëinfluenca e komunistëve, prandaj urdhëroi arqipeshkvinjtë dheipeshvinjtë e Tivarit, Bosnjës dhe Hercegovinës të luftonin me të gjitha mënyrat Partinë Komuniste dhe Lëvizjen nacionalçlirimtare, duke bashkëpunuar hapët me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit. “Kuvendet e Bosnjës dhe të Hercegovinës u bënë baza të ushtarëve dhe të pushtueve të huaj. Në korrik 1942, spiuni dhe kryebanditii ushtarëve të Prazonitishte dom Pater Perizi, kurse frati i kuvendit Shçiti, Viktor Shelishaviqiishte kryeagjenti pushtueve ei tradhëtarëve të vendit, kundër lëvizjes partizane në këto zona. Muret e trasha të këtyre kuvendeve u kthyen në fortifikata, në fole pushkës e mitrolozash, nga ku qëllonin kundër partizanëve”. (70) Pra, kudo që ishin klerikët katolikë, kishin të njëjtat detyra nga papa; vetëm taktika, forma dhe metodat e luftës së tyreishin të ndryshme. Vatikani përkrahu hapët dhe me të gjitha forcat, jo vetëm fashizmin Italian,