VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR - 4

            Me ardhjen e trupave gjermane në Shqipëri, filloi një etapë e rëndësishme për Luftën nacionalçlirimtare. Forcat partizane u ndeshën, që në fillim, me trupat gjermane, që vinin nga Greqia. Ata, për hakmarrje, qysh në fillim, kryen një terror të papërshkruar në vendin tonë. Gjermanët, pa humbur kohë, grumbulluan rreth vetes të gjitha forcat reaksionare të vendit. Këtë herë, organizatat tradhëtare dhe gjithë reaksionii brendshën e hoqën fare maskën, dolën hapët në shërbim të pushtuesve të rinj dhe në luftën kundër Lëvizjes nacional-çlirimtare. Kështu veproi Balli Kombëtar, më vonë Legaliteti, indipendentët dhe “Demokristianja”. Këto organizata reaksionare, nën kërcënimin e rrezikut, u afruan më shumë midis tyre, si në qendër organet e tyre qëndrore dhe në rrethe qarqe organet e tyre periferike.

            Në këtë kohë, forcat e reaksionit bënin një luftë për një jetë a vdekje.

            Ato përpiqeshin që me ndihmën e bajonetave gjermane, të shuanin Lëvizjen nacionalçlirimtare dhe të konsolidonin diktaturën e tyre, pasi e dinin se përndryshe, në rast se nuk do ta arrinin këtë, me tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria, do të falimentojë plotësisht. Pra, ishte kjo arësyeja që organizatat tradhëtare të vendit sheshuan edhe ato pak kontradikta që kishin midis tyre, e hoqën fare maskën e demagogjisë, dhe u radhitën krah për krah me forcat gjermane, duke formuar një front të vetëm dhe u vërsulën, me terror e masakra, kundër masave punonjëse, të cilat, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare, luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit, për t’u çliruar, njëherë e përgjithmonë, nga të huajt dhe tradhëtarët e vendit.

            Gjermanët, për të mashtruar popullin shqiptar, në fillim të shkeljes së trupave të tyre në vendin tonë, përdorën demagogjinë, se gjoja nuk kishin ardhur në Shqipëri si pushtues, por si miq, për të ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. Kjo politikë demagogjike u mbështet nga organizatat tradhëtare dhe kleri katolik shqiptar. Pushtuesit e rinj, menjëherë krijuan në Shqipëri një “Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm”, me në kryeibrahim Biçakun,i cili shpalli “pavarësinë”. Më 16 tetor 1943, pushtuesit thirrën në Tiranë asamblenë tradhëtare, e cila shpalli ndarjen e Shqipërisë ngaItalia. Ajo zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës, me Mehdi Frashërin në krye dhe anëtarë patër Anton Harapin, përfaqësuesi klerit, Lef Nosin dhe Fuat Dibrën. Më 5 nëndor, regjenca tradhëtare aprovoi qeverinë e Rexhep Mitrovicës. (1)

            Në kushtet e krijuara, mbas ardhjes së trupave gjermane në Shqipëri, komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare dhe direktiva për një luftë më të ashpër kundër pushtueve të rinj dhe tradhëtarëve të vendit, për zgjerimin dhe forcimin e ushtrisë nacionalçlirimtare, e cila, në këtë kohë,ishte bërë një fuqi e madhe luftarake, që numëronte në radhët e saj, rreth 20.000 partizanë, tëinkuadruar në një njësi të ndryshme luftarake, dhe gati po aqë të tjerë, që bënin pjesë në çetat vullnetare e territoriale të fshatrave e të krahinave të ndryshme. Veprimet luftarake të ushtrisë nacionalçlirimtare, në këtë periudhë, kishin marrë kudo në Shqipëri përpjestime të mëdha, saqë gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, tradhëtarët e vendit, goditeshin në çdo kohë, kudo dhe nga të gjitha drejtime.

            Kleri katolik dhe organizatat e tjera reaksionare në vendin tonëi mirëpritën pushtuesit e rinj. Kleri shpërtheu një propagandë të madhe me shtyp dhe me gojë pro pushtuesve gjermanë; për të bindur masat punojëse të vendit tonë se forcat gjermane në Shqipëri kishin ardhur thjesht për qëllim strategjike, se ato nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të vendit, se ato lejonin dhe mbronin besimet fetare, se na sajë të ushtrisë së fuqishme gjermane, shtetii ri shqiptar, që do të krijohej, do të gjente një mbështetje të fortë për shfarosjen e atyre pak forcave komuniste, që vepronin në vise të ndryshme të vendit. (3)

            Kleri katoliki bënte thirrje popullit, që t’I priste si miq, t’I përkrahte dhe t’I ndihmonte trupat gjermane, të cilat garantonin lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. çuditet njeriu, kur lexon tani se çfarë shkruanin në organet e shtypit të tyre klerikët, si flisnin ata për pushtuesitItalianë, qëi kishin lavdëruar aq shumë. TaniItalianët mohoheshin, bile dhe demaskoheshin, dhe në vend të tyre u thurrnin lavdi gjermanëve. Taktikë e vjetër e klerit. Ata vihen në shërbim të çdo pushtuesi, por kur ai zëvendësohet me robërues; ndërsa për pushtuesin e ri, nga kleri,i rezervohen fjalët më të mira, më bujare dhe mikpritëse. Kësaji thonë “të hedhësh këmbët simbas daulles”. Po sjellim një shembëllinteresant, nga vargui shumë të tjerave, për të treguar fytyrën e vërtetë të klerit katolik në këtë çështje:

Më 7 prill 1944, në “hyllin e Dritës”, në faqe të parë botohet nga redaksia, me shkronja të dukshme, ky kryeartikull për ditën e 7 prillit 1939:

“Dita e Robnis!

            E thrrasin 7 Prillin “Dita e Robnis”. Atë ditë, vetëm atë ditë, Lirija na u duk si yjni që dënon lajtarët e Atdheut, mohuesat e Tokës, sherbëtorët e të Huejit…. Harruem se çdo 7 Prill u ndam me kufi në tokën e robnueme, u kqyrëm me mëni, u gjuejtëm me fjalë, me gur, me plumba. Na, qi s’mujshim me pa nji të huej pa e numrue shkaktar  robnije, ndasije, pa e zhgjetue me shikime mosbesimi,inati, na pranuen në folet tona kryengritëse njerzë, flamuj e urdhna të huej… Me lot e gjak porsa u thye suaza e perandorisë fashiste…. Ne na rroftë mundi, ne na rroftë gjaku. Në qoftë se nuk besojmë gjithnji në jetën e Kombit t’ia ngulnin syt 7 Prillit”. (“Hyllii Dritës”, Shkodër, prill 1944, fq. 1-3)

            Këta zotërinj harruem elozhet qëi kishin thurur 7 prillit 1939, gjashtë vjet më parë, kur shkruanin:

            (…) … “Shqypja shqyptare, e pështetun mbi krahët e Shqypeve të Romës, në nji kohë t’ardhshme e jot ë largët, ka me kapë naltsit ma t’eprat e qytetnis. Per tash’I herë të lusim Zotin qi të na librojë “a peste, fame et bello!”” (Titullii kryeartikullit: “Historija e njij vjeti!”, e ka fjalën për sukseset e një viti në Shqipërinë e pushtuar nga fashistët. “Hyllii Dritës”, mars-prill 1940, Nr. 3-4 fq. 109).

            Dy muaj më vonë, po kjo e përkohshme e klerit, me gërma të mëdha, shkruan për fashizmin:

            “Katërdhetë vjetë Monarki!

            Nji epokë historike e re qi hapet në vorrimin e nji tjetre, e cila, mbas njiqind e ma vjetëve lëvizjesh shqetsuese mbi kontinentin europjan, sod fiket, meket, mbaron. Të himt eitalis në luftë, të himt e ushtrive gjermane në Paris, u dhan shtjelmin demokravive; idet e revolucionit frances u zhgulen, hine në të kaluemen, hine në shtillin e pamasë të histories  qi kje. Nji botë e re shifet kah ngrihet. Njerzimi prêt tanë kureshtje rendin, qi do të vije mbas kësaj shtergate të furishme. Prêt pagjen, drejtësin e nji rendim shoqnuer të qindrueshëm. Siell syt kah dy persona- zhenij, qi kanë sod fatin e popujve në dorë: kah Musolini e Hitleri…

            …..Në stuhin e mënershme të kësajë lufte, në të cilën mbreten e presidenta shihen e hidhen në pensjon, vetëm nji Mbret largpas na del në shenarin e këtyne katerdhetë vjetëve të mbrame: asht  Mbreti ynë Peranduer Viktor EmanueliiII. Ngadhnjyes tri herë nder lufta… Mbreti ynë, Viktor EmanueliiII, ashti kësaj dinastije së përmendun (Savoja- R.B.). nji shikim në të kaluemen kishte me na qitë tepër larg, të numrojm ngjarjet me nji randësi të pamasë të rrotullueme gjatë sundimit të Mbretit t’onë… Viktor Emanueli asht Mbreti ynë. Asht prindii ynë... Në nji vjet kohë Shqypnija e fuqizueme nën skeptrin e Viktor Emanuelit u ba shteti parë e mai forti në Ballkan… Pse Mbretii Shqypnis asht e ka me kenë Mbretii të gjith shqyptarëve! Nji frymë e re, nji jetë e re, dita me ditë asht tuji ndrrue fëtyrë këtij vendit tonë të grisun; në pak kohë Shqypnija do të bahet nji lulishtë. Në ket lulishtë, shqyptarë eItalian, të vllaznuem nën Mbretin e vet Peranduer e t’udhëhjekun prej Duçes të madh të fahizmit,i ven themelet, me vangë e shpatë, njij epoke së re, njij qytetnimi të ri…”. (“Hyllit të Dritës”, korrik 1940, Nr. 7-9, f. 298-302).

            Kështu, pra, me të arritur në Shkodër trupat gjermane, arqipeshkvi, Gaspër ThaçI, dhe pater Anton Harapi muarën kontakt me komandantin e SS-ve Hausdingun, me të cilin, mbasi biseduan për gjendjen në vend, caktuan, për realizimin e lidhjeve midis klerit dhe Hausdingut, provincialin françeskan pater Mati Prendushin dhe dom Alfons Tracklin, dy figura të rëndësishme të klerit katolik shqiptar. Pater Mati Prendushi shkonte periodikisht në zyrat e Hausdingut, të cilin einformonte mbi të rejat që kishte kleri për qarkun e Shkodrës, duke sugjeruar edhe masat që ai mendonte; (4) ndërsa dom Alfons Tracki qëndronte përhera përkthyes personali Hausdingut (5), për bisedime me rëndësi që ai zhvillonte me bajraktarë e krerë të organizatave reaksionare. (6)

            Krerët e klerit katolik, me qëllim që të udhëzonin gjithë hierarkinë klerikale mbi qëndrimin që duhej të mbanin ndaj pushtuesve të rinj, në fillim të tetorit 1943 provokuan një mbledhje të përgjithshme në Shkodër, në kuvendin françeskan. Monsinjor Gaspër ThaçI, Vinçenc Prendushi dhe pater Anton Harapi, u floën të pranishmëve se gjermanët kishin ardhur në Shqipëri përinteresa thjesht strategjike, se ata duhej të konsideroheshin si miq, dhe, prandaj, karshi tyre duhej të mbahej një qëndrim miqësor, mbasi vetëm me ndihmën e tyre do të stabilizohej gjendja në vend dhe do të shuheshin komunistët. (7)

            Në periudhën që po kalonte vendi, në një gjendje aspak të këndshme për të huajt dhe tradhëtarët e vendit, komiteti qendrori Demokristianesi kushtonte një kujdes të veçantë bashkimit të forcave reaksionare, të gjithë grupeve dhe partive politike, si në qarkun e Shkodrës ashtu dhe në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kjo masë, simbas tyre, kishte rëndësi të madhe, sepse siguronte një ushtri të mjaftueshme dhe të fortë dhe një unitet midis grupeve, për të përballuar e shpartalluar, sa nukishte vonë, me ndihmën e trupave gjermane, Ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare. Së dyti, Demokristianja synonte edhe në realizimin e qëllimit tjetër, që, duke bërë këtë bashkim, të kishte mundësi të shtrinte vijën e saj politike edhe në radhët e këtyre grupeve e organizatave tradhëtare. Me këtë detyrë të rëndësishmeishin angazhuar seriozisht krerët e komitetit qendror të Demokristianes, të cilët aktivizuan mjaft priftërinj e besimtarë katolikë meinfluencë në radhët e krerëve, bajraktarëve e vojvodëve të Malsisë së Madhe të Dukagjinit, Hotit e Grudës, Pukës eiballes, Malësisë së Lezhës, Mirditës e tjera. (8) Arqipeshkvii Shkodrës punonte personalisht për të bindur për qëllimet e mira të këtij bashkimi, Mul Deli Bajraktari e Hotit, Gjon Lulin dhe Llesh Marashin, që të tre krerë të reaksionit në qarkun e Shkodrës.

            Më në fund, këtij qëllimi ju arrit pjesërisht. Krerët e Malësisë së Madhe dhe të Ranxave, të primë nga priftërinjtë katolikë, formuan, më 24 shtator 1943. “Besëlidhjen”. Besëlidhja hartoi dokumentin e vet të titulluar “Besëlidhja e Malësisë së madhe”. (9) Kjo Besëlidhje, në radhë të parë, drejtohej kundër Lëvizjes N.Çl. në qarkun e Shkodrës, e mandej, po “t’a lypëte nevoja”,ishte gati “t’i shërbente atdheut në çdo skaj të Shqipërisë”. (10) Besëlidhja përfshinte 12 bajrakët e Malësisë së Madhe dhe në krye të saj u vunë Mul Deli Bajraktari dhe Llesh Marashi.

            Mbas këtij suksesi, krerët e klerit katolik, së bashku me parinë reaksionare të qytetit të Shkodrës, Maliq Bushatin, hafiz Ali Tarin, Sylço Beg Bushatin e të tjerë, ndërmorën hapa për të krijuar besëlidhje të tilla edhe në Postribë, Pukë, Lezhë e tjera: me qëllim që, mbasi të krijoheshin këto, të bëhej një besëlidhje e përgjithshme, për gjithë qarkun e Shkodrës.

            Më 24 tetor 1943, u mblodh në Shkodër Udhëheqja e Demokristianes, me pjesëmarrjen e 6ipeshkve: arqipeshkvii Shkodrës dhe aii Durrësit, delegate apostolici papës, Leon Negris, Pater Anton Harapi, patër Mati Prendushi dhe pater çiprian Nikaj, për të shqyrtuar dhe vendosur mbi propozimin e kryetarit të asamblesë tradhëtare, Lef Nosit, për pjesëmarrjen e pater Anton Harapit si përfaqësuesi klerit katolik në regjencë. Mbas shumë diskutimesh, mbledhja, më në fund, vendosi që të lejojë pater Anton Harapin të bëhej anëtar regjence shkelet kështu “ligjii shenjtë”, simbas të cilit, gjoja meshtari nuk mund të merret me aktivitet politik. (11) Pater Anton Harapi njofton papën për vendimin e marrë, për pjesëmarrjen e tij në regjencë, dhe merrë aprovimin. (12)

            Pjesëmarrja e pater Anton Harapit në regjencëishte një akt tjetëri tradhëtisë së klerit katolik ndaj popullit dhe vendit, megjithëse kleri u përpoq ta justifikonte para opinionit public, gjoja, se pjesëmarrja e tiij në regjencë,ishte për të mirën e popullit shqiptar. (13).

            Pater Anton Harapi, si anëtari regjencës tradhëtare të Tiranës,instrument në duart e pushtuesve gjermanë, aprovoi politikën e terroit e të masakrave të qeverisë kuislinge dhe të pushtuesve gjermanë në Shqipëri, masakrat e 4 shkurtit 1944, arrestimet dheinternimet në kampet gjermane të përqëndrimit të qindra patriotëve e komunistëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve aty gjetën vdekjen.

            Pater Anton Harapi dhe anëtarët e tjerë të regjencës, mbi propozimin e Xhafer Devës dhe të komandës gjermane në Shqipëri, aprovuan operacionin e dimrit 1943 në të gjithë Shqipërinë, me shpresë që të mbyllnin Ushtrinë nacionalçlirimtare në një “darë të hekurt” dhe ta shfarosnin. Mbas aprovimit të këtij operacioni nga regjenca, në nëndor 1943, forcat gjermane, të ndihmuara nga xhandarë e ballistë, sulmuan bazat e luftës nacionalçlirimtare në Pezë, Dibër, çermenikë, Shëngjergj dhe Martanesh. Gjermanët dhe mercenarët donin të blokonin zonën Martanesh-Çermenikë, ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë nacionalçlirimtare, por fshatarësia e këtyre zonave i mbrojti me heroizëm dhe i shpëtoi udhëheqësit e popullit. Më 19 nëndor 1943, trupat gjermanë nga Berati u vërsulën mbi Malakastrën e Vlorën. Më 7 janar 1944 filloi mësymja në Shqipërinë e Jugut, në Korçë Elbasan, Përmet, Lunxhëri dhe Kurvelesh. Në gjysmën e shkurtit, në Shqipërinë e Veriut, 5000 mercenarë të ardhur nga Kosova, u përpoqën të rrethonin zonën e Krasniqes, ku vepronin batalioni “Perlat Rexhepi” dhe batalioni “Bajram Curri”. Partizanët e këtyre dy batalioneve luftuan me heroizëm, dukei rënë armikut në shpië. Ndërkohë, krerët e klerit katolik udhëzuan priftërinjt që të rrinin në gadishmëri, në përgjim të komunistëve, megjithëse këta përkohësishtishin larguar nga zonat e tyre, sidoqoftë një befasi e tyre mund t’u kushtonte shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, kleri katolik kërkonte të koordinonte veprimet me forcat e Llesh Marashit, për aksione më të organizuara kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare. Arqipeshkvi u kërkonte priftërinjve të krahinaveinformata të shpejta dhe të sakta mbi çdo gjë, të cilati duheshin për t’ua raportuar gjermanë në Shkodër. (14)

            Gjatë kësaj ofensive, gjermanët e mercenarët aplikuan terrorin në masë. Më 4 shkurt u vranë mizorisht 84 veta në Tiranë. Po në këtë kohë, në përpjekje me armikun, vritet në periferi të Shkodrës Vasil Shantua. Në këto ditë terrori, në Shkodër, në shtëpinë e Mark GJon Markut, me pjesëmarrjen e tij, të Hausdingut, pater Benardin Palajt, dom Alfons Trackit, e tjerë, simbas të dhënave të spiunëve dhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit, u përpilua dhe u aprovuae lista e patriotëve dhe aktivistëve shkodranë që kishin lidhje me Lëvizjen nacionalçlirimtare në Shkodër, të cilët u burgosën ose uinternuan në Prishtinë, Buhenvald, etj. (15)

            Me gjithë forcat e mëdha të pushtuesve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me gjithë terrorin e egër dhe masakrat e tyre, rezistenca e popullit shqiptar nuk u shua, lufta e tij për liri nuk pushoi asnjëherë. “Dara e hekurt” nuk e zhduku dot Ushtrinë nacionalçlirimtare, përkundrazi, lufta forcoi akoma më shumë ushtrinë e popullit dhe shtoi radhët e saj. Operacionii dimrit dështoi. 

  

2. BASHKËPUNIMI I KLERIT KATOLIK ME ORGANIZATËN TRADHTARE TË “LEGALITETIT”

 

            Në kohën kur Lëvizja nacionalçlirimtareishte bërë një factor vendimtar për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, më 20 nëndor 1943, nga një grup personash, që u mblodhën në Herr Të Tiranës, me urdhër të kolonelit Macle,i S.O.E. (Drejtoria e Veprimeve Speciale, Dega e Zbulimit Ushtarak Anglez), u krijua organizata tradhëtare “Legalitetti”. (16) Protoganisti kësaj organizateishte Abaz Kupi dhe udhëheqësi saj koloneli anglez Macle. Platforma politike e Legalitetit ishte restaurimi në Shqipëri i regjimit Ahmet Zogut. Këtë politikë të Legalitetit e përcaktuan anglezët.

            Për realizimin e programit të Legalitetit, pengesë tashti nukishte më Balli Kombëtar, as gjermanët, por Lëvizja nacionalçlirimtare. Ajo ishte njëjti armiki për bashkëti tyre. Armiqësia ndaj saj ishte dhe nyja që bashkonte gjermanët, ballistët, Legalitetin, Demokristianen dhe indipendentët, të cilët u hodhën me të gjitha fuqitë që kishin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, me qëllim që ta likuidonin atë me çdo kusht.

            Majori anglez Julian Amery, misionar praën shtabit të Abaz Kupit, zëvendësi i kolonelit Macle, në librin e tij “Sonsof The Eangle”, shkruan: “Partia e tij (e Abaz Kupit – R.B.),ishte për t’i shkatërruar ata (komunistët – R.B.), para se të forcoheshin (fq. 123). Kur ylli i aksionit dështoi, ai shpresoi të përdorte gjermanët për të shkatërruar komunistët” (fq.127) (17).

            Duke zbatuar vijën e dhënë nga papa, kleri katolik krijoi lidhje të ngushta edhe me “Legalitetin”, ashtu siçi kishte krijuar më parë me Ballin Kombëtar dhe meindipendentët. Në këtë situatë, kontradiktat që ekzistonin midis klerit dhe Legalitetit, meqenëse kleriishte kundër kthimit të Zogut në Shqipëri, u harruan, ose, më mirë të themi, u lanë në heshtje të rregullta midis tyre, si pranë qendrës së Legalitetit, ashtu dhe pranë organeve locale të tyre në Shkodër. Me kërkesën e Abaz Kupit, për një koordinim më të mirë të veprimeve, pranë shtabit të tij u emërua si përfaqësuesi klerit katolik pater Lek Luli. (18)

            Mbas marrëveshjes filloi një bashkëpunim dhe afrim gjithmonë e më i madh midis tyre. Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër, Salih Myftija, Shefqet Muka, Ndoc çoba, etj.,i forcuan lidhjet ekzistuese me arqipeshkvin dhe krerët e tjerë të klerit. (19). Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër nuk kryen asnjë veprim me rëndësi, pa marrë më parë pëlqimin e arqipeshkvit të Shkodrës. (20).

            Meqënëse filluan të prekim aktivitetin e misioneve angleze në Shqipëri lidhur me organizatat tradhëtare, me Ballin Kombëtar, Legalitetin, indipendentët dhe me klerin katolik, shkurt po japim një pasqyrë mbi këta misione, mbasi aktiviteti i tyre kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare mplekset edhe me atë të klerit katolik.

            Në prill 1943, vjen në Shqipëri misionii parë anglez, me në krye kolonelin Bill Maklin (i njohur në Shqipëri me emrin Macle), kuadëri zbulimit anglez,i stërvitur në luftrat guerrile në Palestinë, Abisini e gjetkë, anëtari shoqërisë terroriste “Bojo Skoceze”. Detyra e parë e Macleit ishte të merrte kontakt me kryeagjentin e vjetër të inteligjenc-Servisit, Abaz Kupin. Macle erdhi në Shqipëri, me pretekst që të mblidhte informata mbi nevojat që kishin partizanët. Si Maclei, ashtu dhe ndihmësi i tij, lëviznin nga një krahinë në tjetrën dhe merrnin kontakte me përfaqësuesit e Ballit të Legalitetit, të qeverisë kuislinge dhe tëë klerit katolik, me të cilët përgatitën plane kundër L.N.Çl. për veprimtarinë e tij armiqësore me organizatat tradhëtare dhe për mosfurnizimin e partizanëve, ky mision u demaskua dhe u detyrua të largohet nga Shtabii Përgjithshëmi Ushtris nacionalçlirimtare duke mbetur përfundimisht pranë Abaz Kupit.

            Në tetor 1943, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl., erdhi si përfaqësues zyrtari anglezëve gjenerali brigade Davis. Qëllimi i tij ishte, siç u vërtetua më vonë, të organizonte reaksionin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Ky, me gjithë paralajmërimet e Shtabit të Përgjithshëm, i shtriu lidhjet e tij me Abaz Kupin, Fiqiri Dinen, Ballin Kombëtar etj. Gjatë operacionit të dimrit 1943 ky, nga frika, me gjithë ndërhyrjet e partizanëve, u largua nga Shtabi i Përgjithshëm dhe u dorëzua te gjermanët. Në nëndor 1943, zbulimi amerikan dërgoi të parin mision në Shqipëri, pranë krerëve të ballit Kombëtar në Vlorë, me në krye majoin Mac Ado. Një muaj mbas ardhjes, ky raportoi në qendrën e tij në Bari, se: “ndihma që mund t’I jepet L.N.çl. në Shqipëri… është e rrezikëshme për qëllimet e amerikanëve, pse aty dominon partia komuniste”. Amerikanët dërguan edhe një mision tjetër pranë Shtabit të Përgjithshëm, me në krye zbuluesin amerikan kapitenin Thoma Stefenin.

            Në veri të qytetit të Lezhës, në fushën e Malungut, që populli sot e quan “fusha e anglezëve”, u hodh nga anlezët një mission prej tre oficerësh, të cilët mbanin lidhje me parinë e bajraktarët e vendit të Malsisë së Lezhës. Në fushën e Cukalit, në Shkodër, vepronte një tjetër mission anglez, me në krye majoring Nill,i cili udhëhiqte misionet angleze të zonave Lezhë, Shkodër, Lumë e Tropojë. Ky lëvizte vazhdimisht në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, merrte kontakte me krerë të reaksionit dhe bajraktarë. Në tropojë vepronte një mission anglez,i përbërë prej katër oficerësh, me në krye kapitenin Hens,i cili mbante lidhje me parinë e Dukagjinit, të Gjakovës, Kukësit, etj. Me kërkesën e misioneve angleze që vepronin në periferi të Malungut dhe Cukalit, anglezë hodhën armë, të cilat ua shpërdanë forcave mercenare.

            Misioni anglez, me ne krye majoring Nill, pati lidhje edhe me shumë klerikë katolikë, në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, si p.sh. me priftin e Gomsiqes; patër Pal Dodaj, kasha e të cilitishte bërë strehë e tij, me monsinjor Frano Gjinajn,ipeshkv në Mirditë, me patër Gaspër Sumën, famullitar në Dukagjinë. Famullitarii Jubanit, dom Pjetër Tusha, ishte bashkëpunëtori rregullti Nillit dhe ndërlidhësi tij me krerët e klerit katolik. Dom Mark Bici,i ngarkuar me detyrë nga Nillit, u miqësua me gjermanët me qëllim që të merrte prej tyre informata qëi duheshin atij; për këtë shërbim, Nilli e paguante në stërlina. Në vjeshtën e vitit 1944, patër Anton Harapi, anëtari regjencës, me ndërmjetësinë e dom Pjetër Tushës, takohet, në fshatin Bardhaj, në periferi të Shkodrës, me majoring Nill. Më vonë, Nilli futet ilegalisht në Shkodër dhe takohet edhe me arqipeshkvin Gaspër Thaçi.

            Të gjitha këto misione, si dhe të tjera që ishin në vise të ndryshme të Shqipërisë, kishin ardhur me një qëllim të vetëm: të sabotonin Luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Partia Komuniste, në mënyrë që, me kapitullimin e Gjermanisë naziste, pushteti në Shqipëri të merrej nga organizatat tradhëtare, përkrahëse të politikës së tyre.

            Komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare, mbajti vazhdimisht një qëndrim të prerë ndaj këtyre misioneve të dërguara me qëllime armiqësore ndaj vendit tonë, duke u treguar aleatëve anglo-amerikanë se në Shqipëri udhëhiqte Partia Komuniste Shqiptare, se nukishte më koha e parë që dyert e Shqipërisëishin të hapura për këdo, se vendi kishte zot popullin. Natyrisht, vija e aleancës u ruajt, por këta spinë, që vinin si “miq” për të organizuar komplote për shkatërrimin e Luftës sonë nacionalçlirimtare, u blokuan dhe u paralizuan në veprimet e tyre. 

 

            KLERI KATOLIK DHE KRERËT E REAKSIONIT TË SHKODRËS ORGANIZONJËS TË “BESËLIDHJES SHKODRANE”      

            Mbas krijimit të dy besëlidhjeve, asaj të Malësisë së madhe dhe asaj të Ranxave, krerët e klerit katolik dhe paria e Shkodrës, menduam se ishin krijuar kushtet për një besëlidhje në të gjithë qarkun e Shkodrës. Këtë nevojë atyre ua diktonte situate e rëndë që po krijohej nga rritja e pandërprerë e Ushtrisë nacionalçlirimtare. Në fillim të vitit 1944, patër Anton harapi, anëtari regjencës, së bashku me Gaspër Thaçin, Leon Negris, hafiz Ali tarin, Mark Gjon Markajn e të tjerë, vendosën që të bënin një mbledhje me krerët e organizatave reaksionare të qarkut të Shkodrës, për t’i bindur ata për formimin e një besëlidhjeje për të gjithë Shkodrën. Mbas disa ditësh, u mblodhën në arqipeshkvi Mark Gjon Markaj, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, Ndoc Çoba, Maliq Bushati, Sylço Beg Bushati, Gaspër Thaçi, patër Anton Harapi, patër mati Prendushi, dom Tom Lacaj e tjerë. (21) Pater Anton Harapi kërkoi nga të pranishmit që të aprovonin krijimin e një besëlidhjeje të përgjithshme, për Shkodrën, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve e organizatave të ndryshme, me një ushtri të madhe, të fortë dhe të vetme, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për të vetmen, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për ta përdorur kundër fuqive komuniste, që vepronin aktivisht në qarkun e Shkodrës (22). Mbas shumë diskutimesh, mbledhja arriti në konkluzion se ishtei nevojshëm një bashkëpunim më i ngushtë midis grupeve e organizatave të ndryshme, që të arrihej më vonë krijimi i një besëlidhjeje për gjithë qarkun e Shkodrës, e cila duhej të kishte edhe forca ushtarake të saj. U caktua një delegacion për të biseduar me kryetarin e qeverisë kuislinge, Rexhep Mitrovicën, me qëllim që të merrej aprovimi e tij. Mbledhja paraprake aprovoi në parim propozimet e patër Anton Harapit. U la që pjesëmarrësit të bisedonin me instancat e tyre dhe, si të merrnin pëlqimin, të rimblidheshin dhe të vendosnin përfundimisht mbi mënyrën e organizimin e kësaj besëlidhjeje. Pjesëmarrësit në këtë mbledhje kërkuan që pater Anton Harapi të ndërhynte pranë Hausdingut, për të ndaluar sjelljet shumë të këqia në popull të forcave mercenare (23)

            Mbas këtyre bisedimeve, Jup Kazazi dhe Lec Kurti, udhëheqës të qarkorit të Shkodrës për Ballin Kombëtar, shkruan në Tiranë dhei raportuan Mitat Frashërit mbi bisedimet. Ai e aprovoi këtëinisiativë dhe u premtoi se për këtë çështje do të vinte ai vetë në Shkodër. Në shkurt 1944, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, pater Anton Harapi dhe Shefqet Muka, personat e ngarkuar për të biseduar me Rexhep Mitrovicën dhe për të marrë pëlqimin e tij për krijimin e besëlidhjes shkodrane, shkuan në Tiranë dhe, mbas bisedimesh të frutshme, kryeministri kuisling aprovoi propozimin e tyre, duke u premtuar se nga qeveria e tij do të kishin përkrhje të plotë. (24)

            Dëshira e krijimit të besëlidhjes shkodrane e shtyti kryetarin e Ballit Kombëtar, Mitat Frashërin, që, së bashku me Vasil Andonin, të vinte në Shkodër. Në Shkodër, në shtëpinë e Sylços Beg Bushatit, mori takim me përfaqësuesit e Legalitetit për Shkodrën, tëindipendentëve, me Mark Gjon Markun, hafiz Ali Tarin, etj., me të cilët ra dakord për krijimin e besëlidhjes. Të nesërmen, të sipërpërmendurit zhvilluan bisedime në arqipeshkvi me krerët e klerit katolik. Mbas diskutimesh, u arrit marrëveshja dhe u vendos krijimii besëlidhjes shkodrane. Të nesërmen në shtëpinë E Mark Gjon Markajt, u përpilua marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët nga Mark Gjon Markaj, për klerin katolik nga pater Anton Harapi, për Ballin Kombëtar nga Mitat Frashëri e Lec Kurti, për Legalitetin nga Ndoc çoba e Shefqet Muka. (25)

            Pjesëmarrësit zgjodhën kryetar të besëlidhjes Mark Gjon Markajn, dhe anëtarë të kryesisë Sylço Beg Bushatin, Shefqet Mukën, hafiz Ali Tarin, Ndoc çobën dhe dom Tom Lacën. Besëlidhja përcaktoi edhe programin e vet, që parashikonte: veprime të përbashkëta kundër Lëvizjes nacionalçlirimatare, së pari, në qarkun e Shkodrës e pastaj në çdo skaj të Shqipërisë; krijimin e një ushtrie të rregullt të Lidhjes, e cila të përdorej si kundër rrezikut të jashtëm ashtu dhe kundër rrezikut të brendshëm. Me kërkesën e indipendentëve , në programin e besëlidhjes u shënua që çdo veprimi besëlidhjes do të bëhej me pëlqimin e qeverisë. Kjo, simbas tyre, u bë me qëllim që masat të kuptonin se besëlidhja ishte një organ qeveritar, për “ruajtjen e rendit dhe të qetësisë”. Besëdhija shprehu mendimin se, në situatën që kalonte Shqipëria dhe në gjendjen në të cilën ndodheshin trupat gjermane, duhej të sigurohej lidhje edhe me përfaqësuesit e aleatëve anglo-amerikanë, që ndodheshin në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, të cilëve t’u kërkohej ndihmë për mbrojtjen e vendit nga komunistët dhe rreziqe të tjera të jashtme që mund t’i kërcënoheshin Shqipërisë. Për t’u takuar me misionet angleze u ngarkuan tre anëtarë të Lidhjes. Në të njëjtën kohë, edhe majori Nill përpiqej te merrte kantakte me krerët reaksionarë të Besëlidhjes Shkodrane. (26)

            Për të bashkuar me lidhjen shkodrane gjithë parinë, bajraktarë dhe krerët e ndryshëm të reaksionit të të gjitha nënprefkturave të Shkodrës, u dërguan nga besëlidhja përfaqësues në krahina të ndryshme, për t’u shpjeguar atyre qëllimet e mira të besëlidhjes dhe për t’u kërkuar bashkëpunim me të.

            Në fund të marsit 1944, në arqipeshkvi, u bë një mbledhje e K. Qendror të Demokristianes. Mbledhja bëhej në një situatë aspak normale për Demokristianen. Aty u diskutua për situatën e vështirë që po kalohej, dhe u caktuan edhe detyra për të ardhmen. Mbledhja arriti në këto përfundime: Gjermania po shkonte drejt shpartallimit të plotë, prandajishte e nevojshme, jo vetëm të organizohej dhe të forcohej mirë besëlidhja shkodrane, si e vetmja fuqi, që mund të siguronte Shkodrën prej rrezikut komunist dhe të jashtëm, por edhe të ngarkoheshin krerë të Demokristianes për të marr lidhje me “aleatët”, përfaqësuesit e të cilëve të kërkohej që të zbarkonin menjëherë, ose në prakun e largimit të trupave gjermane nga qytetii Shkodrës.

            Qëllimit të formimit të besëlidhjesi shërbeu edhe ligjërata e pater Anton harapit, e mbajtur në fillim të majit 1944, në Shkodër, në prani të shumë të ftuarve shkodranë dhe kryeqytetas, midis të cilëve edhe shumë anëtarë të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës. Duke përfunduar fjalën e tij, patër Anton Harapi bëri thirrje se “sot e lypëinteresii atdheut që popullii Shkodrës dhei gjithë Shqipnisë, të bashkoheti tani për të shpëtue atdheun nga rreziku që poi kërcënohet”. (27)

            Në fund të majit 1944, në Shkodër, në prani të krerëve të reaksionit të qarkut të Shkodrës, bajraktarë dhe bashkëpunëtorë të pushtetit, u bë mbledhja për aprovimin e krijimit të besëlidhjes shkodrane. Në emër të Lidhjes, Ndoc çoba hapi mbledhjen, shpjegoi qëllimin e detyrat e saj dhe ja dha fjalën Maliq Bushati,i cili lexoi programin e besëlidhjes. Patër Anton Harapi, patër Mati Prendushi, dom Mikel Koliqi dhe dom Tom Lacaj përfaqësonin në këtë mbledhje klerin katolik. Mbledhja u dha fund punimeve duke bashkuar të gjithë pjesëmarrësit në besëlidhjen shkodrane. Këtu u aprovua edhe kryesia e besëlidhjes. Kjo besëlidhje nuk pati jetë të gjatë për shkak të grindjeve, ambicjes dhe përçarjes, për mungesë të unitetit. Pra, pa u formuar mirë, ajo u shpërnda.

            Duke përkujtuar krijimin e kësaj besëlidhjeje, gazeta reaksionare e Blokutindipendent, “L’Albanie Libre”, botuar nëitali më 1952, në kryeartikullin e saj “Lidhja shkodrane”, shkruante: “Mbas shumë përpjekjesh e bisedimesh u bë marrëveshja, e cila përfundoi në përpilimin e një protokolli të nënshkruar nga Kapidan Gjon Mark Gjoni e Sylço Beg Bushati, nga Mitat Frashëri e Lec Kurti për Ballin Kombëtar, nga Ndoc çoba e Shefqet Muka për Legalitetin… Marrëveshja u pagëzue “Lidhja e Shkodrës”… Por, për fat të keq, kjo lidhje e pat jetën të shkurtër..” (28)

            Besëlidhja shkodrane, qysh me krijimin e saj, u vu në shërbim të gjermanëve. Ata e furnizuan Lidhjen me armë e mjete të tjera të nevojshme dhe e hoqën në luftë kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Qeveria kuislinge, nga ana e saj, i dha ndihmën dhe përkrahjen e kërkuar. Batalioni “Vermoshi”i besëlidhjes, u dërgua në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër partizanëve,i cili, që në përpjekjen e parë me partizanët, u shpartallua. 

4- FORCIMI DHE ZGJERIMI I LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE GJATË VITIT 1944

DISFATA E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR 

            Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fatii luftës së dytë botërore. Në këtë kohë, frontii dytë akoma nukishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë.

            Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i U.N.Çl. Shqiptare, me urdhër di të, urdhëron gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigade V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Njëvarg përpjekjesh u zhvilluan në Pezë e Tropojë. Fitoret e Ushtrisë nacionalçlirimtare, në pranverën e vitit 1944, sollën një të çarë të madhe në gjirin e reaksionit të brendshëm, radhët e të cilit filluan të shthureshin. Rritja e vazhdueshme e LNÇl alarmoi dhe anglo-amerikanët. Oficerët anglezë pranë Abaz Kupit e Nik Sokolit u vunë në lëvizje. Ata u munduan ta rigruponin reaksionin e brendshëm, ta organizonin dhe ta hidhnin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Majori anglez Nill, që në atë kohë qëndronte në malin e Cukalit, hyri në marrëveshje me “Lidhjen e Shkodrës”, me të cilën përcaktuan planin e veprimeve të përbashkëta kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare.

            Në këtë kohë, para Këshillit të Përgjithshëm nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste Shqiptare shtrohej si detyrë kryesore çështja e forcimit të mëtejshëm të pushtetit popullor, e krijimit të bazës juridike të këtij pushteti, e krijimit të një organi ekzekutiv, me funksionet e qeverisë së përkohshme, dhe e vazhdimit të mëtejshëm të revolucionit popullor për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Për këtë arësye, Këshillii Përgjithshëm nacionalçlirimtar më 24 maj 1944, thirri, në qytetin e lirë të Përmetit, Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar. Aty u morën vendime të tilla që u bënë baza e kushtetutës sonë të re. u vendos të shkatërrohej pushtetii vjetër dhe të sanksionohej pushtetii ri. Ky kongres paralajmëroi imperialistët, se historia nuk do të përsëritej më si dikur në Kongresin e Berlinit nga Bismarku. Kongresi paralajmëroi imperialistët anglo-amerikanë, se anijet e tyre nuk mund të zbarkonin në Durrës mbretin Zog. Kongresi historic i Përmetit dha urdhër Ushtrisë nacionalçlirimtare që të marshonte përpara mbi armikun, për çlirimin e Shqipërisë Brenda afatit të caktuar nga komiteti qendrori Partisë.

            Në këto rrethana, gjermanët, së bashku me tradhëtarët e vendit, vendosën të shpërthenin një mësymje të re të përgjithshme, me qëllim që të ndalonin mbledhjen e Kongresit të Përmetit, të asgjesonin ushtrinë nacionalçlirimtare. Gjatë muajve prill e maj, pushtuesit gjermanë grumbulluan forca të shumta balliste, të Legalitetit, indipendentëve, xhandarë e mercenarë të të gjitha ngjyrave. Mësymja filloi më 28 maj, në katër drejtime kryesore: Korçë, Elbasan, Berat e Përmet. Luftime të ashpra u zhvilluan kudo. Repartet partizane, duke u tërhequr në mënyrë të organizuar, ngritën një varg kurthesh, qëi shkaktuan dëme të mëdha armikut.

            Duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Përmetit, për çlirimin e Shqipërisë, më 26 qershor, pikërisht ditën që gjermanët njoftuan me bujë “kikuidimin e bandave komuniste” në Jug, Divizionii kaloi Shkumbinin dhe marshoi drejt Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. (29) Brigada V, në Qafështamë, ndeshet me forcat të shumta zogiste, me Abaz Kupin në krye, të cilati shpartalloi. Brigadei shpartalloi forcat mercenare në afërsi të Dibrës e të Peshkopisë, ndërsa BrigadaiV çliroi pjesën më të madhe të Matit.

            Kalimi i forcave të Divizioniti në Veri nukishte vetëm një grushti fortë në shpinë të armikut, në qendrën e reaksionit në Shqipërinë e Veriut, por edhe njëinkurajimi madh për gjithë punën e partisë në këto zona. Organizatat e partisë dhe levat e tyre u aktivizuan më shumë në punë. Njësite të Ushtrisë nacionalçlirimtare që vepronin në këto zona, u hodhën në veprime më të zgjeruara dhe më të organizuara luftarake, kundër forcave të armikut. Armiku filloi të goditet kudo në Dibër, Zerqan, Mat, Pukë, Krujë dhe në Malësinë e Shkodrës. U kryen një sërë atentate në qytetin e Shkodrës kundër spiunëvë dhë tradhëtarëve nga njësiti guerrili qytetit.

            Armiqtë u gjënden ngushtë. Ata nuk gjenin dot qetësi në asnjë vend. Ata pësonin goditje kudo dhe në çdo kohë. Kjoi lodhi shumë forcat e tyre. Për të normalizuar këtë gjendje, ata e gjetën të udhës që në fillim të drejtonin të gjitha forcat e tyre kundër Divizioniti, të lanin hesapet me te dhe pastaj të likuidonin forcat më të vogla të ushtrisë nacionalçlirimtare vendase. Pikërisht për këtë, forcat tradhëtare dhe gjermanët ndërmorën, një sulm të organizuar kundër Divizioniti në Mirditë, Mat dhe Peshkopi, repartet e të cilit luftuan me heroizëm dhe dolën nga rrethimi, duke kaluar menjëherë në kundërsulm. Ja çfarë shkruan për këtë sulm të kombinuar midis gjermanëve dhe tradhëtarëve të vendit anëtarii misionit anglez pranë shtabit të Abaz Kupit, majori Emery.” Më 11 korrik Mustafa Kruja, Mark Gjon Markaj dhe Fiqiri Dineja erdhën nga Tirana për t’u takuar me Abaz Kupin… Përpara rrezikut të vdekjes, kundërshtimet e tyre u harruan dhe vendosën të bashkohen.. kundër armikut të përbashkët. ç’u bisedua atë natë, nuk u zbulua kurrë, por ngjarjet treguan vijën e përgjithshme të ndarjes së punës, për të cilën ranë në marrëveshje….Mark Gj. Markaj ngriti pasuesit e tij për mbrojtjen e Mirditës, kurse bajraktari Doda shkoi në ndihmë të Matit,,, Fiqiri Dineja organizoi mbrojtjen e Dibrës dhe mori kryesinë e qeverisë kolaboracioniste. Qëllimii tij ishte të mobilizonte të gjitha burimet e shtetit shqiptar, për të luftuar kundër partizanëve bashkë me ndihmën aktive gjermane. Abaz Kupi shkoi të riokupojë Shën Palin. Komiteti zogist mori me qira një numër automjetesh në kryeqytet, me të cilat Abaz Kupi dërgoi forcat e tij në Qafështamë…Trupat gjermane u dërguan në Mat me këshillën e Mustafa Krujës”. (30)

            Kjo gjendje mjaft alarmuese shqetësoi krerët e organizatave tradhëtare, bajraktarë e kler në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. “Besëlidhja e Shkodrës”, pothuajseishte shpërndarë. Krerët e reaksionit të Shkodrës, më shumë se kushdo tjetër, e vlerësonin këtë gjendje të rrezikshme për ta; prandaj kërkuan me këmbëngulje që të organizoheshin, të shtoheshin dhe të forcoheshin repartet e xhandarmërisë dhe forcat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave mercenare, të cilat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave partizane. Gjon Mark Gjonaj, me ndihmën aktive të klerit katolik, mobilizoi në nënprefekturat Mirëditë, Pukë dhe Lezhë rreth 400 mercenarë me rrogë dhe mbasii veshi dhei armatosi, një pjesë e dërgoi kundër Divizioniti. (31) Patër Anton Harapi nisi me urgjencë, me mission, në Malësinë e Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët e kësaj krahine, në veçanti me tradhëtarin Preng Cali, që të grumbullonin forca dhe të niseshin në dispozicion të parisë së Shkodrës, e cila kërcënohej nga rreziku komunist. Patër Mëhill Miraj, së bashku me klerikë të tjerë, që shërbenin në atë zonë, bindi bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, të cilët vunë në dispozicion të krerëve të reaksionit të Shkodrës rreth 300 mercenarë, të prirë nga vetë patër Mëhill Miraj. (32) Në të njëjtën kohë, monsinjor Gaspër ThaçI dhe patër Anton Harapi urdhëruan klerikët e Dukagjinit, me në krye patër Dioniz Makajn, për të biseduar me krerët e Dukagjinit, të cilët ranë në marrëveshje me krerët e Shalës dhe të Shoshit dhe nisën për në dispozicion të Shkodrës rreth 400 mercenarë. (33)

            Të gjitha këto forca, dhe të tjera që grumbulluan krerët reaksionarë të prefekturës së Shkodrës, kishin për qëllim që t’I hidhnin në luftë kundër forcave partizane të Divizioniti dhe reparteve e njësive partizane të vendit. Këto forca mercenare zbritën nga Malësia në qytet, por këtu nuk u organizuan për qëllimin që u grumbulluan. Kjo, natyrisht, vetëm kështu duhej të ndodhte, për faktin se këto forca përbëheshin nga fshatarë të varfër, të gënjyer nga bajraktarët, vojvodët dhe klerikët me “rrezikun komunist”, që kërcënonte atdheun, e zotin, si dhe me premtimet e tyre boshe, për rroga e shpërblime të ndryshme. (34) Mercenarëtishin grumbulluar pra me mashtrime, ishin të pandërgjegjshëm për misionin që do të kryenin prandaj pjesa pjesa më e madhe e tyre, pa mbritur në Shkodër, u këthyen në shtëpi. Edhe ato pak forca që mbetën dhe që dërguan në front, u shpartalluan që në përpjekjen e parë me partizanët.

            Gjendja e krijuar në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Mobilizoi së tepërmi edhe misionet angleze, që ndodheshin në vise të ndryshme të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Këta forcuan kontaktet me bajraktarët dhe krerët e vendit, edhe me një numër klerikësh katolikë. Majori anglez Nil zhvilloi disa herë bisedime me patër Pal Dodajn, priftin e Gomsiqes, me ndihmën e të cilit mori takim me vëllezërit Kazazi, e, pak më vonë, me krerët e Legalitetit për Shkodrën. (35) në këtë kohë, nilli krijoi lidhje edhe me dom Pjetër Tushën, famullitar në fshatin Juban të Shkodrës, të cilin e përdori si ndërlidhës me arqipeshkvin e Shkodrës. Ndërkohë, ipeshkvia e Mirditës filloi të frekuentohej më shpesh nga oficerët anglezë, veçanërisht nga misionarët, që ndodheshin pranë Abaz Kupit. (36)

            Nga frika e partizanëve, me kërkesën e krerëve të klerit katolik, në këtë kohë pjesa dërmuese e klerikëve u paisën me armëbrezi nga gjermanët dhe mercenarët. (37) Për të penguar hyrjen e partizanëve në disa fshatra të Zadrimës, Pukës e Dukagjinit, me kërkesën e klerikëve të këtyre fshatrave, ju shpërdanë armë fshatarëve, të cilët në mënyrë të organizuar bënin roje vazhdimisht. (38) Priftii Berishës dhe shokët e tij nëiballë të Pukës, në bashkëpunim me krerët reaksionarë të kësaj krahine që udhëhiqeshin nga Pal Bibë Mirakaj, organizuan një numër usullesh[1] në këto zona, për kundër partizanëve. Simbas vendimeve të marra, katundi ose bajraku nuk duhej te lejonte partizanët të futeshin ne fshatrat e tyre. Në rastë se partizanët do të tentonin, ata duhej t’i godisnin me armë. Cilitdo vendas, që do të lidhej me partizanët ose do t’i udhëhiqte e ndihmonte ata, do t’i digjej shtëpia, do t’i konfiskohej pasuria dhe do të dëbohej nga fshati. (39)

            Në këtë kohë, nga shymë klerikë të fshatrave të Mirditës, Pukës, Malësisë së Madhe, Zadrimës, bile edhe Tuzit, u dërgoheshininformacione të shumta alarmuese krerëve të klerit katolik, mbi lëvizjet e partizanëve, mbi veprimet e tyre luftarake, mbi personat qëi përkrahnin dhe bashkëpunonin me ta. (40) Patër Pal Dodaj u afroi ndihmën e tij “bujare” partizanëve, kur ata vajtën një ditë në Gomsiqe; bile, ky spiuni vjetëri fashizmit,i këshilloi fshatarët e Gomsiqes që t’I strehonin partizanët në shtëpitë e tyre dhe, nga ana tjetër, msheftas, ashtu siç e kanë zakon klerikët katolikë,informoi forcat mercenare të Gjon Mark Gjonajt, të cilat, të nesërmen në mëngjez, bënë rrethimin e fshatit. Por më kot: partizanëtishin larguar nga fshati një orë para agimit. (41)

            Ndërkohë që gjithë reaksionii Shqipërisë së Veriutishte hedhur në luftë kundër forcave partizane, batalionet

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme