Promovohet kompleti i vepres së Imam Vehbi Ismailit

 

artikuj 
Në këtë eveniment madhështor te pranishëm ishin përfaqësues të jetës kulturore, shkencore, fetare dhe politike të Republikës së Kosovës.

Programin e hapi Mr. Nuridin Ahmeti i cili shpalosi një historik të shkurtër të jetës dhe veprës së dijetarit të shquar Imam Vehbi Ismaili. “Edhe pse jetoi në mërgim – SHBA, vendlindjen gjithmonë e pat në zemër dhe në shpirt ashtu siç thuhet se: “Shpirti rrënjë nuk ka, por është i lidhur shumë me truallin e vet”, theksoi z. Ahmeti

Me kumtesa shkencore u paraqitën: Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava, Drejtori i Institutit Albanologjik, Dr. Hysen Matoshi dhe doajeni i fjalës së shkruar, Prof. Nexhat Ibrahimi.

Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin, për organizimin në fjalë. Ai prezantoi një kronologji të shkurtër të jetës dhe veprimtarisë se Vehbi Ismailit me ç’rast u ndal në disa eksperienca personale të takimeve dhe korrespondencave që kishte shkëmbyer me të deri në ditët e fundit të jetës së tij.

  

 Gjëja më impresionuese që kishte pasë myftiu me imamin ishte ngjarja tragjike e humbjes-plaçkitjes se punës 10 vjeçare që kishte bërë imami në përkthimin e Ku’ran-it në gjuhën shqipe, gjë që i kishte ndodhë pikërisht gjatë rrugës për dërgim në botim.

Mesazhin përfundimtar në fjalën e tij myftiu e dha duke përkujtuar obligimin që ka shoqëria jonë për ndriçimin e figurave të tilla të cilat me dekada mbetën të mbuluara me pluhurin e sistemit të kaluar.

Dr. Hysen Matoshi, elaboroi veprën e Imam Vehbi Ismailit nga këndi i tij profesional, duke ofruar argumente shkencore mbi natyrën dhe tematikën e filozofisë së krijimtarisë së gjithanshme të dijetarit në fjalë. 

 “Është shumë anakronike dhe tejet paragjykuese fakti pse në fjalorin enciklopedik shqiptar nuk është përfshirë edhe emri i këtij dijetari dhe veprimtari të pashoq për çështjen kombëtare” vazhdoi z. Matoshi, duke bërë thirrje që në të ardhmen të korrigjohet ky gabim, jo vetëm me këtë personalitet, por edhe me shumë figura tjera, përfundo ai.

Prof. Nexhat Ibrahimi trajtoi veprën e Imam Vehbi Ismaili në cilësinë e përgatitësit të veprës për botim, po ashtu edhe në cilësinë e një studiuesi të rrallë i cili elaboroi gjerë e gjatë tematiken, filozofinë, mesazhin dhe koherencën e krijimtarisë së Imam Vehbi Ismailit.

Pos tjerash, Prof. Ibrahimi ceku modestinë e pashoqe të Imamit i cili përgatitjen dhe botimin e veprës së tij e pranoi vetëm pas insistimit të madh të Prof. Nexhatit edhe pse ai nuk pati fatin ta përjetojë daljen në dritë të veprës së tij, dhe ky është fati i shumë dijetarëve të mëdhenj, ata jetojnë pasi të vdesin.

 

  

Fjalë rasti gjithashtu mbajti edhe akademik Feti Mehdiu, përkthyesi i mirënjohur i Kur’anit në gjuhën shqipe. Ai në fjalën e tij paraqiti bashkëpunimin që kishte me imam Vehbiun. Ngjarja e humbjes së përkthimit të Kur’anit që kishte bërë Imam Vehbiu, ishte motivi vendimtar që unë t’i përvishem një pune të tillë, theksoi akademik Fetiu.

Fjalë rasti gjithashtu mbajti Dr. Ferid Agani. kryetar i Partisë së Drejtësisë, i cili vuri theksin në nevojën e koordinimit të veprimtarisë kulturore dhe asaj politike në ndriçimin e personaliteteve dhe ngjarjeve të shumta të së kaluarës sonë të ndritshme.

Fjalën përmbyllëse, në emër të Asociacionit për Kulturë Edukim dhe Arsim – AKEA dhe Shtëpisë Botuese Logos-A e mbajti Prof. Husamedin Abazi.

Ai falënderoi përzemërsisht të pranishmit për kohën e shtrenjtë të cilën e kanë ndarë të marrin pjesë në këtë eveniment sa “ibadetor” e akademik po aq edhe vëllazëror e madhështor.

 

Për sa i përket identitetit tonë kombëtar dhe fetar, dinjiteti i të cilave matet në peshoren e historisë së ekzistencës sonë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme