Çdo qelizë e trupit tuaj (me pak përjashtim) përmban 46 kromozome të ngjeshura së bashku brenda bërthamës së qelizës. Po ta çmbështillnit të gjithë ADN-në nga çdo kromozom i çdo qelize dhe t'i shtrinit molekulat njëra pas tjetrës, ADN-ja do të bënte rrugën Tokë - Diell e kthim 400 herë. Megjithatë informacioni i gjeneve tuaja mund të ruhet në një disk të vetëm.
ADN-ja në një komplet kromozomesh përbën gjenomin tuaj. Ka vetëm 30.000 gjene funksionuese në gjenomin e njeriut. Gjenomi njerëzor është shumë i ngjashëm me atë të specieve të tjera, edhe të bananeve (50%).
Shumë nga karakteristikat tuaja, mbase të gjitha, angazhojnë shumë gjene, të cilat veprojnë së bashku. Gjatësia juaj, pamja, lëkura, tingulli i zërit, ngjyra e flokëve dhe kështu me radhë, ka gjasa që varen nga kombinimi i gjeneve që keni.
* * *
Ndjesia e të qenit i ndërgjegjshëm e që përjetohet kur je zgjuar, quhet vetëdije.
Vetëdija përfshin të gjitha informacionet që japin shqisat dhe mbizotërohet nga shikimi- shqisa juaj kryesore. Ajo përfshin edhe botën tuaj të brendshme tek e cila mbylleni dhe askush nuk mund të futet.
Mendimet, idetë, ndjenjat, ëndërrimi kur jeni zgjuar dhe imagjinata juaj, janë të gjitha pjesë të vetëdijes.
Të gjithë kemi ndjesinë sikur kemi një person brenda trurit tonë. Ky person i brendshëm është vetja jote - ajo e vërteta.
Ai ka mendimet e tua, e sheh botën me sytë e tu dhe zhduket kur shkoni të flini.
Ëndrrat me sy hapur në mënyrë të pakontrolluar, por ju edhe mund t'i përqendroni mendimet tuaja dhe t'i kontrolloni imazhet në mendjen tuaj. Kjo ndodh kur përdorni imagjinatën tuaj. Mendimet ndonjëherë marrin formën e zërit të brendshëm dhe jo të imazheve apo ndjenjave. Përjetimi i botës është tërësisht personal. Asnjë nuk mund të përjetojë mundimet dhe ndjenjat tuaja.
Andaj mesazhi i Kur'anit fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe çdo brez: "Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë."(Fussilet, 53)
Çfarë njeriu jam unë? Cili është potenciali im? Cilat janë aftësitë e mia?
- Ndërpersonale - A e kuptoni shpejt se çfarë mendojnë dhe ndiejnë të tjerët? - Vetëpersonale - A i kuptoni siç duhet ndjenjat dhe emocionet tuaja - a e njihni veten tuaj? - Fizike - A i mësoni shpejt shprehitë fizike si ngarja e makinës, skitë, sporte, etj. - Muzikore - A mund ta këndoni melodinë e një kënge pasi ta keni dëgjuar një herë dhe a e këndoni saktë atë? - Hapësinore - A mund t'i lexoni me lehtësi hartat? - Gjuhësore - A jeni lexues i pangopur ose i zoti në të shkruar? - Logjike - A ju duken të lehta për t'u kuptuar lëndë të tilla si matematika apo kompjuteri?
Sekreti i suksesit tuaj është të njihni AFTËSITË tuaja më të mira e t'i përdorni ato!