* * *
Për shok tëndin zgjidhe njeriun me këto virtyte
(tipare)
- puntor
- i devotshëm (i ruajtur, i pastër)
- intelegjent (i zgjuar) dhe ruaju nga:
- përtaci
- endacaku
- llomotitësi (që s’pran duke folur)
- njeriu i prishur dhe
- ngatërrestari
* * *
Të mbajturit mend është dhunti e All-llahut madhërishëm. Ndërsa dhuntinë e Tij nuk ia dhuron mëkatarit.
Të mbajturit mend e ndihmojnë këto gjëra:
- përdorimi i misvakut,
- mjalti,
- tamjani me sheqer,
- 21 kokrra rrushi esëll në mëngjez.
Ndër shkaqet e harresës numërohen:
- mosbindja ndaj All-llahut xh.sh.,
- mëkatet e shumta,
- brengat,
- depresioni
- angazhimi i tepërt fizike e psikike
- lidhshmëria e tepërt me njerëzit.
* * *
- Kur njeriu arrinë pjekurinë mendore, fletë më pak.
- Bëhu i bindur në namazin e dikujt, nëse përshperitë.
- Të folurit është zbukurim, ndërsa heshtja shpëtim
- Edhe nëse fletë mos tejkalo kufirin.
- Për heshtje kurr nuk jam penduar, ashtu siç jamë penduar shumë herë, kur kam folur.
* * *
Një pasanikut iu sëmua i biri. As mjekët e as astrologët nuk ia gjetën barin shërues. Shokët e këshilluan babain e brengosur:
- Të këshillojmë ta lexosh tërë Kur’anin për shëndetin e birit tënd apo të presh kurban dhe t’ua ndash të varfërve.
Duke menduar për këtë këshillë pasaniku tha:
- Më mirë është ta lexoj Kur’anin, sepse kopea e bagëtisë është larg!
Kur dëgjoi për këtë një dijetar i devotshëm (iruajtur) tha:
- Pasaniku i dha përparsi leximit të Kur’anit (hatmës), sepse Kur’anin e ka në maje të gjuhës, ndërsa kopenë e bagëtisë (pasurin) e ka në mes të zemrës!
* * *
Një besimtar duke falur namazin, kur erdhi te fjala: Ij-jake na’budu – Vetëm ty të adhurojmë! i foli ndërgjegja e tij që s’ësht duke thënë të vërtetën, sepse at namaz është duke bërë për njerëzit duke i adhuruar ata, për këtë shkak e ndërpreu namazin. Në namazin e ardhshëm iu përsërit e njëjta gjë dhe ndërgjegja në këtë rast i tha se e adhuron bashkë-shorten, ndërsa në namazin tjetër, ndërgjegja i tha se adhuron pasurinë, të cilën ua shpërndan të varfërve.
Në namazin tjetër,ndërgjegja i tha:
- Nëse qëndron pas asaj që fletë atëherë je nga ithëtarët e sin- Nëse qëndron pas asaj që fletë atëherë je nga ithëtarët e sinçert të All-lahut!
* * *
Ebu Hasan Shaziliu këshillonte:
- Nëse dëshiron të përsosë imanin (besimin) tënd, zbukuro sjelljet tua. Nëse dëshiron që të dojë All-llahu, merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Nëse dëshiron të jeshë në radhët e larta të besimtarëve të zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e All-llahut. Nëse dëshiron që të takosh All-llahun në Ditën e Gjykimit, duhesh të jeshë tërësisht i pastërt dhe pa mëkate, atëher rregullisht pastrohu nga ndyesia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tërë trupin ) çdo xhuma (të premte).
Nëse dëshiron që në Ditën e Gjykimit të ringjallësh në dritë dhe i sigurt nga dënimi, mos i bën dëm asnjë krijese të All-llahut! Nëse dëshiron që të paksohen gabimet, atëherë pandërprerë të bësh