Komentimi i sures El-Kadr

Tema në këtë sure është për atë natë të premtuar dhe të pa harruar të cilën e përjetoi e gjithë ekzistenca me gëzim, lumturi dhe lutje.

Natë e ndërlidhjes së përgjithshme në mes tokës dhe lartësisë hyjnore. 

Natë që filloi zbritja e këtij Kur'ani në zemrën e Muhamedit – paqja e Allahut qoftë mbi të – Natë e kësaj ndodhie madhështore të cilën toka nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë madhështinë e saj, domethënien e saj dhe ndikimin e saj në jetën njerëzore në përgjithësi. 

Madhështi të cilën nuk mund ta imagjinoj logjika njerëzore : " Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit....E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?...Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!" 

Tekstet Kur'anore të cilat e përshkruajnë këtë ndodhi gati sa nuk rrezatojnë dhe shkëlqejnë. Gjithsesi ato valëviten me dritën e qetë, të pastër e të dashur. Drita e Allahut që shkëlqen në librin e Tij: " Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.

Drita e Engjëjve dhe e Shpirtit (Xhibrilit) të cilët ishin në udhëtim në mes tokës dhe lartësisë hyjnore përgjatë gjithë kësaj Nate madhështore: " Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje." 

Dhe drita e Agimit të cilit iu paraqitën këto tekste hyjnore të ndërlidhura me dritën e frymëzimit dhe dritën e engjëjve, dhe shpirti i paqes që valëviten mbi këtë ekzistencë dhe mbi shpirtrat të cilët gjinden në këtë horizont: "Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit  

Nata për të cilën na folën kjo sure është po e njëjta natë që është përmendur në suren ed-Dukhan: " Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi."  

Dhe dihet se ajo është njëra prej netëve të Ramazanit, siç na tregon sureja el-Bekareh: " Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)." Dmth në të cilën filloi zbritja e Kur'anit në zemrën e të dërguarit – paqja e Allahut qoftë mbi të – që t'ua prezantoj njerëzve. Në transmetimin e ibn is'hakut fillimi i Vahjit (frymëzimit hyjnor) me ajetet e para të sures el-Alak ka qen në muajin Ramazan përderisa i dërguari Allahut bënte adhurim në shpellën Hira.  

Janë transmetuar shumë transmetime në përcaktimin e kësaj nate, disa prej tyre e përcaktojnë natën e njëzeteshtatë të Ramazanit, kurse disa e përcaktojnë natën e njëzetenjë, e disa e përcaktojnë njërën natë të dhjet ditëshit të fundit, kurse të tjerat e lënë të lirë në njërën natë prej netëve të Ramazanit, dhe ajo është njëra prej netëve të Ramazanit sipas te gjitha gjasave.

                                                  * * *

Emri i saj: "Nata e Kadrit" mund ta ketë kuptimin përcaktim dhe administrim, por mund ta ketë kuptimin edhe vlerë dhe pozitë.

Të gjitha këto kuptime janë në pajtim me këtë ndodhi madhështore universale. 

Kjo është ndodhia e Kur'anit, frymëzimit dhe mesazhit hyjnor... dhe nuk ka ndodhi më madhështore dhe më të drejt në të gjitha ndodhitë e universit. Sikurse nuk ka ndodhi më kuptimplote në këtë përcaktim dhe administrim në jetën e  krijesave, dhe ajo është më e vlefshme se njëmijë muaj, dhe numri këtu nuk e ka për qellim përcaktimin, siç ndodh në kësi raste në Kur'an por e ka për qellim zmadhimin. 

 Kjo natë është më e vlefshme se njëmijë muaj në jetën njerëzore. Sa e sa mijëra muaj e vite kanë kaluar në këtë botë pa lënë atë që ka lënë kjo natë e begatshme dhe e lumtur prej gjurmëve dhe ndryshimeve. 

Kjo natë përmban në vete madhështi sa që realiteti i saj e tejkalon imagjinatën njerëzore: " E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?" dhe kjo pa pasur nevojë të kapemi për trillimet dhe iluzionet e popullatës që janë përhapur rreth kësaj nate. ajo natë është madhështore sepse Allahu e zgjodhi atë që në të të filloj zbritja e këtij Kur'ani. 

 Dhe përhapja e kësaj drite në të gjithë këtë univers, dhe shpërndarja e paqes e cila zbriti prej Allahut mbi vetëdijen e njeriut dhe jetës njerëzore, dhe atë çfarë përmban ky Kur'an prej besimit, koncepteve, legjislacionit, dhe edukatën e përhapjes së paqes në tokë si dhe në ndërgjegjen njerëzore. 

Dhe zbritja e engjëjve e veçanërisht zbritja e Xhibrilit – paqja qoftë mbi të - , me lejen e Zotit të tyre, dhe me ta ky Kur'an – duke konsideruar zbritjen e llojit të tij në këtë natë – dhe shpërndarja e tyre në mes qiellit e tokës në këtë festival universal, të cilin e përshkruajnë fjalët e sures me një përshkrim mahnitës...

                                                        * * *

Kur shikojmë sot prapa gjeneratave të cilat na dërgojnë te kjo natë e lavdishme dhe e lumtur, dhe e përfytyrojmë këtë festival të mahnitshëm të cilin e përjetoi toka në këtë natë, dhe e analizojmë realitetin e ndodhisë e cila u realizua në të, dhe i studiojmë gjurmët e përzgjatura nëpër etapat e kohës, dhe në realitetin e sotshëm, dhe në botëkuptimet e zemrave dhe mendjeve...do të shohim me të vërtet një çështje madhështore. Dhe do ta kuptojmë një pjesë të enigmës së aludimit Kur'anor në atë natë: "E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?

Në atë natë është zgjidh çdo çështje në mënyrë të prerë, dhe në të janë venduar vlerat, bazat dhe peshoret. Dhe në të janë përcaktuar fatet më madhore se sa fatet e individëve, fatet e popujve, kombeve dhe shteteve..Edhe më shumë dhe më madhështor...caktimi i të vërtetave, i pozitave dhe i zemrave! 

Sot njerëzimi e ka harruar – nga injoranca dhe fati i hidhur i tij – vlerën e kësaj nate, realitetin e kësaj ndodhie dhe madhështinë e kësaj çështje. Dhe që nga ai çast që e injoroi dhe e harroi atë e humbi dhuratën më të bukur dhe më të lumtur të cilën Allahu ja dhuroi, dhe e humbi lumturin dhe paqen e vërtet – paqen e vetëdijes, paqen e shtëpisë dhe paqen e shoqërisë – të cilën ja dhuroi Islami. 

 Dhe nuk iu kompensua ajo që e humbi edhe pse u hapen para tyre dyert e çdo gjëje prej materies,civilizimit dhe ndërtimit. Njerëzimi sot është i trishtuar, i trishtuar edhe pse e ka prodhimin të shumtë dhe i posedon gjitha mjetet e jetesës. 

Është fik drita e cila e ndriçoi njëherë shpirtin e tij, dhe është zhduk gëzimi i qartë me të cilin fluturonte dhe ngjitej drejt lartësisë hyjnore. U humb paqja e cila i përkëdhelte shpirtrat dhe zemrat. Asgjë nuk ia kompensoi këtë gëzim të shpirtit, këtë dritë qiellore dhe këtë fluturim në lartësi.

                                                       * * *

Ne – muslimanët – jemi të obliguar që mos ta harrojmë dhe mos ta anashkalojmë përkujtimin e kësaj nate, dhe na e bëri i Derguari jonë – paqja qoftë mbi të – rrugën e lehtë dhe të ndritur për ta gjallëruar këtë përkujtim në shpirtrat tan që çdo herë të jen të lidhur me të, gjithashtu të lidhur me ndodhin universale e cila ishte në të. 

Dhe në atë që na nxiti (Muhamedi a.s.) për shtimin e adhurimit në këtë natë për çdo vit, dhe ta hulumtojmë dhe ta kërkojmë atë në dhjet netët e fundit të Ramazanit...

Është transmetuar në dy koleksionet e haditheve të vërteta: "hulumtojeni natën e Kadrit në dhjetëshin e fundit të ramazanit"...

Dhe gjithashtu:" ai që ngritët natën e kadrit me besim dhe llogaritje (në shpërblimin e Allahut) i falen mëkatet e mëhershme"... 

Islami nuk është formalitet i jashtëm. Për këtë tha i dërguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – për adhurimin në këtë natë që të jet "me besim dhe llogaritje ( në shpërblimin e Allahut)".... që të mbetet ky adhurim gjallërim i idealeve madhore të cilat i përfshin kjo natë... 

"me besim" që të jet i përkushtuar dhe i sinqertë vetëm për Allahun " dhe llogaritje (në shpërblimin e Allahut)"...dhe pas kësaj rreh në zemër një e vërtet e caktuar me këtë adhurim. Që na lidhën me atë qëllim për të cilin zbriti Kur'ani. 

Metoda islame në edukatë është ajo e cila e lidhën adhurimin me konceptet e besimit në vetëdijen njerëzore, dhe e bënë adhurimin mjet për gjallërimin e këtyre koncepteve, sqarimin dhe personifikimin e tyre në një pikturë të gjallë e cila depërton në ndjenja dhe nuk ndalet në kufijtë e të menduarit. 

Është vërtetuar se kjo metodë është e vetmja metodë e drejt për gjallërimin e këtyre koncepteve dhe lëvizjen e tyre në botën e ndërgjegjejes dhe botën e veprimit.   

Njohja teorike e vetme e këtyre koncepteve duke mos u mbështetur në adhurim, dhe duke mos ecur rrugës së tyre, nuk i personifikon këto koncepte, dhe nuk i lëvizën ndonjë shtytës në jetën e individit dhe as në jetën e shoqërisë.

Dhe kjo lidhje në mes përkujtimit të natës së Kadrit dhe adhurimit në të me besim dhe llogari, është një cep prej kësaj metode islame të drejt dhe te suksesshme.

Përktheu: Rijad Imeri

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme