Kultura dhe civilizimi islam gjatë historisë

Nj nga faktorët bazë të civilizimit islam është morali dhe bota shpirtërore. Xhorxh Zidan, shkrimtar libanez shkruan: Veprimi i parë i Profetit kur hyri në Medina ishte vendosja e paqes midis myslimanëve të Mekës dhe Medinës. Akti i vëllazërisë midis emigrantëve dhe vendasve është themeli i parë i bashkimit islamik i projektuar nga Profeti (s.a.v.s). Sipas këtij shkrimtari, qysh në fillim myslimanët duke u bazuar në moralin dhe dimensionet shpirtërore i dhanë rëndësi doktrinës islame duke ngritur dhe zyrtarizuar kështu civilizimin islam.
Çështjet fetare dhe morale janë të lidhura ngushtë me kulturën dhe qytetërimin duke ndikuar shumë në to. Shumica e shkrimtarëve modernë janë të mendimit se qytetërimi perëndimor edhe pse është në kulmin e dijes dhe të shkencës nuk është në kulmin e moralit, por përkundrazi është në tatëpjetë. Sot shumë mendimtarë besojnë se qytetërimi perëndimor për arsye të pakujdesit dhe mosvëmendjes tek morali dhe dimensionet shpirtërore është në rënie.
Patrik Buchanan, shkrimtar amerikan në librin e tij me titull "Vdekja e perëndimit" trajton këtë çështje: Përse një shoqëri që ndodhet në kulmin e shkencës dhe dijes është drejt shpërbërjes dhe vdekjes?
Mendimtarët në lidhje me rënien e kulturës perëndimore kanë shprehur mendime të ndryshme. Ideja mbizotëruese që u shfaq në perëndim pas Rilindjes bazohet në tre shtylla: Humanizmin, liberalizmin dhe sekularizmin. Në doktrinën e humanizmit njeriu është një qenie e lirë qiellore dhe pa nevojë orientimi fetar. Përveç kësaj, qytetërimi perëndimor duke u bazuar në liberalizëm domethënë interesin personal, mohon vlerat e moralit dhe dimensionet shpirtërore. Sigurisht që mohimi i këtij parimi ka sjellë në perëndim një shoqëri boshe dhe pa ndonjë qëllim suprem. Një nga karakteristikat e tjera të perëndimit është edhe sekularizmi ose i thënë ndryshme materializmi. Ideja e sekularizmit është shmangja e udhëheqjes së fesë nga ligjet shoqërore dhe qeveritare. Sot humanizmi, liberalizmi dhe sekularizmi mbizotërojnë në qytetërimin perëndimor dhe ndikojnë fuqishëm në jetën e shoqërisë. Buchanan, në lidhje me pyetjen se përse kultura dhe civilizimi perëndimor është e padurueshme? thotë : Ky civilizim për arsye të kundërshtisë që ka me vlerat shpirtërore dhe moralin si dhe me simbolet tradicionale dhe fetare urrehet sot. Domethënë ideologjia mbizotëruese në perëndim është në kundërshtim me thelbin e njeriut dhe Zotin.
Buchanan shmangien e moralit dhe mosekzistencën e fesë në jetën e njerëzve e konsideron si faktorin kryesor të rënies së qytetërimit perëndimor. Ai në librin e tij shkruan se në vitin 1983 kur në Shtëpinë e bardhë diskutohej kriza mjekësore, 600 amerikanë humbën jetën nga Sida. Homoseksualët i shpallën luftë natyrës dhe natyra i dënoi ata në formën më të keqe. Sot qindra mijëra persona qëndrojnë në jetë falë ilaçeve të kombinuara (Kokteil). Revolucioni seksual filloi për të shkatërruar racën njerëzore. Abortet, divorcet, vetëvrasja e të rinjve, konsumi i drogës, sjellja e keqe me femrat dhe me të moshuarit, papërgjegjshmëria në raportet seksuale dhe dhjetëra probleme të tjera tregojnë se qytetërimi perëndimor ka marrë tatëpjetën. Ky shkrimtar amerikan efektin e qytetërimit perëndimor e krahason me heroinën ku fillimisht e josh njeriun dhe më pas në thellësitë e trupit të tij e shkatërron. Kenneth Minog, shkrimtar amerikan në librin e tij të ri shkruan: Për shkak të largësisë që kemi me moralin nuk mund të pretendojmë që qytetërimi perëndimor është më i miri.
Në çdo shoqëri apo pjesë të shoqërisë ku zhvillohet morali dhe banorët kanë respekt për dimensionet shpirtërore të moralit atëherë ajo shoqëri është e sigurt dhe e përjetshme. Doktor Velajati autori i librit "Pavdekshmëria e kulturës dhe civilizimit islamik dhe iranian" shkruan: Nëse një shoqëri ka arritur një nivel të pranueshëm të qytetërimit, por nuk respekton ligjet, atëherë ajo shoqëri do të dobësohet, kaosi dhe parregullsia do të mbizotërojnë atje dhe përfundimisht shoqëria do ta humbasë gjallërinë e saj. Sepse një shoqëri pa objektiv përfundon në kaos. Për këtë arsye qytetërimi islamik është bazuar mbi moralin, vlerat shpirtërore, bashkimin dhe respektimin e ligjeve individuale dhe shoqërore.
Fenomenet shoqërore dhe çështjet që kanë të bëjnë me njeriun siç janë civilizimet kanë një ngritje dhe një rënie. Mendimtarët besojnë se çdo qytetërim gjatë jetës së vet kalon disa faza ku shoqërohet me ngritje dhe rënie të ndryshme. Ashtu siç thamë, morali dhe dimensionet shpirtërore janë faktorë të ngritjes dhe fuqizimit të një qytetërimi. Në të kundërt, një qytetërim i pasur po të nënvleftësojë botën shpirtërore dhe mos të bazohet tek morali, do të pësojë dëmtime të pakompensueshme gjatë jetës së vet. Një shembull është fati i hidhur i myslimanëve në Andaluzi. Shumë mendimtarë mendojnë se shkaku i dobësimit të pushtetit të myslimanëve në Andaluzi është devijimi nga vlerat islamike dhe morale. Në të njëjtën kohë feja islame thekson me forcë ruajtjen e vlerave morale dhe shpirtërore. Në historinë islame thuhet se një nga arsyet e migrimit të Profetit (s.a.v.s) nga Meka në Medina është pikërisht që banorët e Mekës të largoheshin prej moralit të shthurur dhe të kultivonin vlerat e moralit të vërtet.
Një nga faktorët e shkatërrimit të qytetërimeve është egoja, mosbesimi dhe shthurja. Uill Durant, historian amerikan thekson se një nga arsyet e rënies së qytetërimeve është ç'vlerësimi i dijes dhe diturisë. Ibn Khaldun historian dhe sociolog mysliman po ashtu egoizmin, diktaturën dhe shthurjen i konsideron si faktorë të rënies së një qytetërimi. Një faktor tjetër që ndikon në jetën e qytetërimeve është bashkimi dhe uniteti i shoqërisë. Abdulhusein Zarinkub, shkrimtar dhe historian iranian, mungesën e unitetit e konsideron si një nga faktorët e rënies së shoqërisë dhe bashkimin në një mendje e konsideron si faktor për qëndrueshmërinë e një shoqërie. Sipas tij, gjatë periudhës Emevite ku u vendos theksi mbi epërsinë e racës arabe nga ajo jo arabe, filloi deformimi i civilizimit islam që u themelua në Medina nga Profeti (s.a.v.s). Zarinkub, korrupsionin dhe grumbullimin e pronës që filluan gjatë qeverisjes së Emevitëve në Sham i konsideron si faktorë të tjerë që ndikuan në dobësimin e qytetërimit islam.
Sulmi nga jashtë i të huajve është një tjetër faktor për dobësimin e një qytetërimi. Armiqtë dhe të huajt i kanë sulmuar pambarimisht vendet islamike. Për shembull mund të përmendim këtu sulmin mongol kundër tokave islame dhe kryqëzatat si shembuj të qartë të sulmeve nga jashtë në tokat islame. Por fatmirësisht ,myslimanët nuk humbën dhe pas një farë kohe i ndoqën agresorët.
Sidoqoftë po të shikojmë me vëmendje rrugën e vështirë në ngjitje të myslimanëve do të kuptojmë se ata në periudha të ndryshme kohore janë përpjekur për ringjalljen dhe forcimin e kulturës dhe civilizimit islam.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme