
Ajo iu është drejtuar muslimanëve të cilët dinë ku bëjnë pjesë dhe të cilët në zemrën e tyre qartë ndiejnë në cilën anë qëndrojnë. Për të këtillët kjo deklaratë paraqet thirrje t'i nxjerrin konsekuencat e domosdoshme mbi atë në çka ajo dashuri dhe përkatësi i obligon.
Tërë bota muslimane gjendet në situatën e vlimeve dhe ndryshimeve. Si do që të duket kjo botë pasi këto ndryshime ta bëjnë xhiron e parë ngjitëse, një është e sigurt: ajo më nuk do të jetë bota nga gjysma e parë e këtij shekulli. Epoka e pasivitetit dhe qetësisë kaloi përgjithmonë.
Këtë çast të ndërrimit dhe lëvizjes po përpiqen ta shfrytëzojnë të gjithë e sidomos të huat e fuqishëm nga Lindja dhe Perëndimi. Në vend të ushtrive të tyre ata tash i fusin idetë e tyre dhe kapitalin e tyre, dhe me këtë formë të re të ndikimit orvaten sërish ta arrijnë qëllimin e njëjtë: ta sigurojnë praninë e tyre dhe që popujt muslimanë t'i mbajnë edhe më tej në gjendjen e dobësisë shpirtërore dhe varshmërisë materiale dhe politike.
Kina, Rusia dhe vendet perëndimore grinden rreth asaj se cilën prej tyre dhe mbi cilën pjesë të botës muslimane u takon patronati. Grindja e tyre është e pakuptimtë. Bota Islamike nuk u përket atyre, por popujve muslimanë.
Sepse, një botë me një miliardë njerëz dhe me burime të mëdha natyrale dhe në rendin e parë të pozitës gjeografike, e cila është trashëgimtare e traditave kolosale kulturore dhe politike dhe e cila është bartëse e mendimit të gjallë islamik, kjo botë nuk mundet shumë kohë të mbetet në pozitën e qiradhënësit. Nuk ekziston fuqi e cila do të mund ta pengonte gjeneratën e re muslimane që ta ndërprejë këtë gjendje jonormale.
Me këtë bindje ne u shpallim miqëve dhe armiqëve se muslimanët kanë vendosur që fatin e botës muslimane ta marrin në duart e vetadhe këtë botë ta rregullojnë sipas botëkuptimeve të tyre.
Në këtë pikëpamje deklerata nuk përmban ide të cilat do të mund të konsideroheshin plotësisht të reja. Ajo më parë është sintezë e ideve të cilat gjithnjë e më shpesh po dëgjohen në vendet e ndryshme dhe të cilat kanë përafërsisht rëndësinë e përgjithshme në të gjitha pjesët e botës muslimane. Megjithatë, risia e saj është në atë që kërkon që nga idetë dhe planet të kalohet në aksion të organizuar për sendërtimin e tyre.
Lufta për qëllimet e reja nuk fillon sot. Përkundrazi historia e kësaj lufte tashmë i njeh shehidët e vet dhe faqet e shkruara mbi vuajtjet dhe sakrificat. Megjithatë, ky është flijim vetjak i individëve të pikasur ose i grupeve të vogla guximtare në ballafaqim me fuqitë e fuqishme të xhahilietit. Madhësia e problemit dhe e vuajtjeve, ndërkaq kërkon aksion të organizuar të milionave.
Porosinë tonë ia përkushtojmë kujtimit të shokëve tonë të cilët kanë rënë për Islamin.
-A duam që popujt muslimanë të dalin nga të lëvizurit në rreth, nga varshmëria, prapambeturia dhe varfëria.
-A duam që sërish me hapa të sigurtë të ecin në shtigjet e denjësisë dhe arsimit dhe të bëhen zotëri të fatit të tyre;
-A duam që sërish me tërë forcën të gufojnë burimet e trimërisë, gjenive dhe të virtytëve;
Atëherë qart të tregojmë në rrugën e cila shpie deri të ai synim;
Sendërtimi i Islamit në të gjitha fushat në jetën vetjake të individëve, në familje dhe shoqëri, nëpërmjet përtërtjes së mendimit fetar Islam dhe krijimit të bashkësisë unike Islame prej Marokus deri në Indonezi.
Ky synim mund të duket edhe i pamundur edhe i largët, por ai është real, sepse vetëm ai gjendet në suazat e së mundshmes. Përkundrazi. Çdo program joislamik në sy mund të duket i afërt dhe në prag të cakut, por ai për botën islame është utopi e pastërt, sepse qëndron në suazat e së pamundshmes.
Historia tregon faktin e qartë: Islami është mëndimi i vetëm i cili ka mund ta mallëngjejë imagjinatën e popujve muslimanë dhe të arrijë te ata masën e domosdoshme të disiplinës, frymëzimit dhe energjisë. Asnjë ideal tjetër, i huaj për Islamin, kurrë nuk ka arritur të realizojë çfarëdo efekti me rëndësi as në fushën e kulturës e as në fushën e shtetit. Në të vërtetë, çdo gjë që në historinë e popujve muslimanë është e madhe dhe me vlerë të përmendet, është krijuar nën shenjën e Islamit. Vetëm disa mijëra luftëtarë të mirëfilltë islamik e kanë detyruar Anglinë që viteve të pësëdhjeta të këtij shekulli të tërhiqet nga Suezi, kurse ushtritë e bashkuara të regjimeve nacionaliste arabe tash për herë të tretë po e humbin betejën kundër Izraelit. Turqia si vend islam e ka sunduar botën. Turqia si plagjiat evropjan paraqet vend të dorës së tretë, çfarë në botë ka me qindra.
Populkli sikur edhe individi, i cili e ka pranuar Islamin është i paaftë që pas kësaj të jetojë dhe vdesë për çfarëdo ideali tjetër. S’është e marrur me mend që muslimani të sakrifikohet për ndonjë mbret ose sundues, si do që të quhet ai, ose për lavdi të ndonjë kombi, partie ose diç të ngjajshme, sepse sipas instinktit më të fortë islam ai në këtë e njehë një lloj të jobesimit dhe idhujtarisë. Muslimani mund të vdesë vetëm me emrin e All-llahut dhe për lavdi të Islamit ose – të ik nga fushëbeteja.
Sandejmi, periodatat e pasivitetit dhe stagnimit në të vërtetë dmth. Mungesa e alternativës Islame ose papërgatitshmërisë së mjedisit muslimanë që të drejtohet kah ky shteg i përjetshëm. Ato janë shprehje negative e monopolit shpirtërorë të cilin Islami e ka mbi botën muslimane.
Duke e pranuar këtë gjendje si shprehje të vullnetit të Allahut, ne pohojmë qartë se bota Islame nuk mund të rimëkëmbët pa dhe kundër Islamit. Islami dhe parimet e tij mbi vendin e njeriut në botë, qëllimit të jetës së njeriut dhe raporteve ndërmjet njeriut njeriut dhe Zotit dhe njeriut dhe njeriut vmbesin fundament i përhershëm dhe i pa zëvëndësueshëm etik, fillozofik, ideor dhe politik i çdo aksioni të mirëfilltë në drejtim të rimëkëmbjes dhe përmirësimit të gjendjes së popujve muslimnë.
Alternativa është e qartë:
ose lëvizja në drejtim të rimëkëmbjes Islame
ose pasiviteti dhe stagnimi
Për popujt musllimanë mundësi e tretë nuk ekziston.
Vazhdimi 2..