DEKLARATA ISLAME - 2

Pa marrë parasysh në dallimet mjaft të mëdha reciproke, këto dy kategori njerëzish kanë diç të përbashkët: edhe të parët edhe të dytët në Islam shohin vetëm religjionin, duke e kuptuar këtë shprehje në kuptimin evropian të kësaj fjale. Mungesa e caktuar e prirjes për hollësitë e gjuhës dhe logjikës, kurse më shumë të moskuptuarit e thelbit të Islamit dhe rolit të tij në histori dhe botë, i shpie që dinin islam ta përkthejnë me religion çka për shkak të një arsyeje të veçant është krcjtësisht e gabueshme.

Edhe pse paraqet përsëritje dhe konrirmim të të vërtetave fondamentale mt)i prejardhjen dhe misionin e njeriut, të hyrët Islamit në një gjë është plotësisht e re: në kërkesën që të bashkohet feja dhe shkenca, morali dhe politika, ideali dhe interesi. Duke i pranuar të ekzistuarit e dy botërave, natyrale dhe të brendshme, Islami mëson se pikërisht njeriu paraqet kalim të humnerës ndërmiet këtyre dy botërave. Jashtë këtij uniteti rcligiioni fillon të tërhcq në prapambeturi (rcfuzimi i çdo jete vcprucse), kurse shkenca në ateizëm.

Duke u nisur nga qëndrimi se Islami është vctëm religion, konservatorët vijnë në përfundim se Islami nuk duhet, kurse progrcsistët se Islami nuk mundet ta rregullojë botën e jashtme. Rezultati praktik është i njëjtë.

Bartësi kryesor, ndonëse jo edhc i vetmi, i botëkuptimit konservativ në botën muslimane sot është klasa e hoxhëve dhe shejhëve, të cilët përkundër qëndrimcve të qarta mbi mosekzistimin e klerit (priftërisë) në Islam, janë organizuar si klasë e veçant, i cili për vcte e ka monopolizuar të komentuarit e Islamit dhe është vënë si ndërmjetësues ndërmjct Kur'anit dhc njerëzve. Si priftërinj ata janë teologë, si tcologë ata janë pashmangshëm dogmatikë dhe, pasi që fcja përgjithmonë edhe është komentuar, dhe më së miri është të lihr-t tërësisht si është dhënë dhe definuar dhe para njëmijë c më shumë viteve. Sipas kësaj logjike të pashmangshme të dogmatikëve, tcologët bëhen armiqë të rreptë kundër çdo gjëje të re. Ndërtimi i mëtejshëm i sheriatit si ligj në kuptim të aplikimit të parimeve të Kur'anit për situatat gjithnjë e më të reja të cilat i sjell zhvillimi i botës barazohct nie atakun në integritetin e fcsë. Mbase në këtë ka cdhe dashuri patologjike e njerëzve shpirtngusht dhe të prapainbetur, përqarimi i vdekjes i së cilit pothuaj e ka asriksuar mendimin edhe më të gjallë islam.

Do të ishte ndërkaq gabim të mendohet që në duart e tcologëve Islami ka mbetur liber i mbyllur. Gjithnjë çdo herë e më shumë e mbyllur ndaj shkencës dhe gjithnjë çdo herë e më shumë e hapur ndaj mistikës, teologiia ka lejuar që në këtë libër të regjistrohen gjera irracionale, për mësimin islam plotësisht të huaja e madje edhe bestytni të qarta. Kush e njeh natyrën e teologjisë do t'i bëhct e qartë pse ajo nuk ka mund t'i kundërvihet sprovës së mitologiisë dhe përse madje në këtë ka shikuar në të pasuruarit e caktuar të mendimit fetar. Monoteizmi i Kur'anit, më i pastërti dhe më i përkryeri në historinë c mësimeve fetaie, ka qenë shkallërisht i komprometuar, kurse në praktikë është paraqitur tregtia neveritëse me fenë. Ata të cilët veten e kanë quajtur komentues dhe mbrojtës të fcsë, nga ajo kanë bërë profesion, përndryshe mjaft i këndshëm dhe i leverdishëm, dhe pa shumë brcjtje të ndërgjegjes kanë pranuar gjendjen në të cilën porositë e sai fare nuk janë aplikuar.

Teologët kështu janë bërë njcrëz të gabueshëm në vendin e gabueshëm. Edhe tash kur bota muslimanc po tregon të gjitha shenjat e zgjimit, kjo shtresë po bëhet shprehje e çdo gjëje të kobshme dhe sklerotike në atë botë. Ajo është treguar plotësisht e paaftë ta errë çfarëdo hapi konstruktiv që bota islame të ballafaqohet me vështirësitë të cilat po e shtrëngojnë.

Sa u përket ta ashtuquajturëve progresistëve, perëndimorëve, modernistëve dhe si më nuk quhen, ata kudo në botën muslimane paraqesin mjerim të vërtetë, sepse janë mjaft të numërt dhe me ndikim, sidomos në pushtet, arsim dhe jetën publike përgjithësisht. Duke shikuar Islamin te hoxhët dhe konservatorët dhe duke i bindur të tjerët në këtë, modernistët frontalisht ngriten kundër çdo Èjëje çka e prezenton këtë mendim. Këta reformatorë të vctëthirrur në vendet e sotme muslimane do t'i njihni sipas asaj që rëndom mburren me atë prej së cilës do të duhej të turpëroheshin dhe turpërohen prej asaj me të cilën do të duhej të mburreshin. Në rastct e shumta këta janë "bijtë e babajvc", të cilët shkollohen në Evropë dhe nga aty kthehen me ndjenjën e inferioritetit të thellë ndaj Perëndimit të pasur dhe superioritetit të veçant ndaj mjedisit të varfër e të prapambetur nga i cili kanë lindur. Pa edukatë islame dhe pa lidhjen shpirtërore dhe morale me popullin, ata shpejt i humbin kriteret elementare, dhe imaginons se me rrënimin e botëkuptimeve, traditave dhe bindjeve të vendit, kurse me futjen e të huajave, në këtë vend gjatë natës do ta krijojnë Amerikën, së cilës përndryshe për së tepërnù i admirohen. Në vend të standardit ata sjellin kultin e standardit, në vend të zhvillimit të mundësive të asaj bote, ata i zhvihojnë dëshirat dhe kështu ia hapin rrugën korrupcionit, primitivizmit dhe kaosit moral. Atyre s'u është e qartë që fuqia e botës perëndimore nuk është në atë si jeton ai, por në atë si e punon ai, që ajo fuqi nuk është në modë, jobesim, klubet e natës, brezin e ri të shkapërderdhur, por në aktivitetin, zellshmërinë, diturinë dhe përgiegjësinë e jashtëzakonshme të njerëzve të tij.

Nuk është, pra, fatkeqësia kryesore në atë që perëndiinorët tonë i kanë shfrytëzuar moduset e huaja, por në atë që nuk kanë ditur t'i shfrytëzojnë ose - thënë më mirë - që giatë kësaj nuk e kanë zhvilluar sa duhet ndjenjën e fuqishme për atë çka lvlenë. Ata nuk e kanë marrë prodhimin e dobishëm, por mosproduktin e dëmshëm, asfiksues të një procesi të civilizimit.

Ndër rekuizitet e vlerës së dyshimtë të cilat pcrëndimori ynë i futë në shtëpi, gjenden rëndom edhe idetë e ndryshme "revolucionare", programet e reformës dhe "doktrina shpëtuese" të ngiashme të cilat i "zgjidhin të gjitha problemet". Ndër këto reformat ka shembuj te shkurtpamësisë dhe improvizimit të pabesueshëm. Kështu, për shembull, Mustafa Kemali, i cili qartë ka qenë komandant lufte më i madh se sa reformator kulturor dhe meritat e të cilit për Turqinë duhet shpjerë në masën e duhur, me një nga reformat e tij ndalon bajtjen e fesit. U tregua shumë shpejtë se me ndërrimin e formës së kapelës nuk mund të ndërrohet ajo që është në kokat ose shprchitë e njerëzve, e edhe më pak ajo çka e përbënë pozitën e tyre të vërtetë, prandaj të giitha problemct e Turqëve, të djeshme në les dhe të sotme në sheshir, kanë mbetur plotësisht të njëjta.

Tashmë më shumë se një shekull para shumë popuive jashtë sferës së civilizimit pcrëndimor, shtrohet problemi i marëdhënieve ndaj këtij civilizimi. A të merret në këtë ballafaqim qëndrimi i refuzimit të plotë, përshtatjes duke pasur kujdes apo të pranuarit e të gjitha aspekteve të këtij civilizimi pa zgjidhje?- Tragjedia apo triumfi i shumë popujve ka qenë varësisht nga ajo se si janë përgjigjur ata në këtë pyetje vendimtare.

Ekzistojnë reforma nga të cilat shkëlqcu urtësia e një populli dhe ato të cilat dtth. tradhëti të vctëvetes. Shembulli i Japonisë dhe Turqisë në këtë aspekt mbetet klasik në historinë bashkëkohore.

Kah fundi i shekullit të shkuar dhe fillimi i këtij shekulli këto dy vende kanë ofruar fotografinë e vendeve mjaft të ngiashme "të krahasueshme". Te dyja kanë qenë mbretëri të vjetra, me fizionomi vetjake dhe me vendin e tyre në histori. Të dyja janë gjendur në afërsisht shkallën e njëjtë të zhvillimit edhe me të kaluarëti e lavdishme e cila ka mund të ketë domethënien edhe privilegi i madh edhe barrë e madhe. Me një fjalë, ato për ardhmërinë kanë pasur pothuaj gjasa të barabarta.

Pastaj kanë pasuar reformat e njohu ,a në të dy vendet. Që të vazhdojë tajetojë jetën e vet, ejo të huaj. Japonia ka tentuar t'i unjësojë traditat dhe progresin. Për Turqinë modernistët e saj e kanë zgjedhur rrugën e kundërt. Sot Turqia është vend i dorës së tretë, ndërsa Japonia ka hipur m'u në kulm të popujve të botës.

Dallimi në filozorinë e reformatorëve j aponezë dhe turqë mbase nuk ka qenë askund aq i qartë dhe karakteristik sikur në pyetjen e alfabetit.

Deri sa Turqia e ka alfabetin arab, i cili për shkak të thjeshtësisë së tij dhe vëtëm me 28 shenja, bënë pjesë në alfabetet më të përkryera dhe më të zgjeruara botërore, Japonia refuzon kërkesën e "romajëve" të vet ta fusë alfabetin latin. Ajo mbajti alfabetin e vet të komplikuar i cifi pas reformës ërve 46 she 'ave përmbanë edhe 880 ideograme kineze. Në Japoni sot nuk ka analfabetë, kurse në Turqi - dyzet vjet pas futjes së latinisâtes - analfabetë janë më shumë se giysma e popullësisë, një rezultat nga i cili, pra, edhe të verbërit do të duhej të shikonin.

Dhe jo vetëm kjo. Së shpejti u bë e qartë se nuk ka qenë në pyetje vetëm alfabeti si mjet i thatë i regjistrimit. Shkaqet e vërteta, e pastaj edhe pasojat, janë shumë më të thella dhe më të rëndësishme. Esenca e tërë civilizimit dhe progresit njerëzor është në vazhdimin, e jo në shkatërrim dhe mohim. Alfabeti është mënyrë në të cilin populli "mbanë mend" dhe jeton në histori. Me heqjen e alfabetit arab tërë pasuria e të katuarës, e ruajtur me fjalën e shkruar për Turqinë ka qenë kryesisht e humbur dhe ajo me këtë një të vetmin potez është nënçmuar deri te kufinjt e barbaritetit. Pranë një sërë reformash tjera "paralele", gjenerata e re turke u gjetë , pa mbështetje shpirtërore dhe në një Iloj vakumi shpirtëror - Turqia i ka humbur "kujtimet" e saja, të kaluarën e saj. Kujt i është nevojitur kjo?

Ithtarët e modernizmit në botën islame nuk, kanë qenë, pra, ai Hoj i njerëzve të urtë popullor, të cilët kanë ditur në rrethanat e ndërruara dhe në mënyrë të re t'i realizojnë idealet dhe vlerat e %jetra. Ata janë ngritur kundër vetë vlerave dhe shpesh me cinizmin e ftohtë dhe shkurtëpamësinë e tmerrshme i kanë shkelur shenjtëritë popullore dhe e kanë shkatërruar jetën reale, që në vend të saj ta transplantojnë imitimin ejetës. Si pasojë e këtij egërsimi në Turqi dhe rië vende të tjera janë krijuar, ose janë në rrugë të krijohen, popujtrplagjiate: vendet shpirtërisht të tollovitura pa fizionomi vetjake dhe pa ndjenjë për jetën e vet vetjake. Në ta çdo gjë është joautentike dhë artificialisht pa entuziazëm dhe fuqi të vërtetë, sipas shembullit të shkëlqimit të rrejshëm të qyteteve të tyre të evropeizuara.

A mundet vendi i cili nuk di ç'është dhe prej kah i tërheq rrënjët, ta ketë pasqyrën e pastërt mbi atë ku po shkonë dhe kah duhet të synojë?

Shembulli i disa reformave të Kemalit mund të duket drastik, por sidoqoftë këto reforma paraqesin model për çdo hyrje të perëndimorit problemeve të botës islame dhe mënyrës në të cilën ata mendojnë ta "riparojnë" këtë botë. Kjo gjithnjë është tjetërsim, ikje nga problemet e vërteta, prej punës së mundimshme në ngritjen e vërtetë morale dhe arsimore të popullit dhe orientimi në gjërat e jashtme, sipërfaqësore. Ç'kuptim ka pasur pavarësia e një vendi musliman në të cilën udhëheqja e punëve publike ka ardhur në duart e këtij Iloji të njerëzve? Si e kanë përdorë ata këtë liri?

Me të pranuarit e shembujve të huaj ideor dhe me të kërkuarit e mbështetjes politike tek të huajt, atyre në Perëndim ose atyre në Lindje - njëjtë, çdonjëra nga këto vendet vullnetarisht në gojën e sunduesve të vet të rinj, ka pranuar në robërimin e sërishëm. Është krijuar një lloj i varshmërisë shpirtërore dhe materiale, përmbajtja e së cilës është: filozofia e huaj, mënyra e huaj e jetës, ndihma e huaj, kapitali i huaj, mbështetja e huaj. Këto vende kanë arritur pavarësinë formale, por nuk e kanë arritur lirinë e vërtetë, sepse çdo liri pikë së pari është liri shpirtërore. Pavarësia e popujve i cili së pari nuk e ka arritur këtë liri shpirtërore, së shpejti do të shpjeret në himnë dhe flamur, kurse këto dy gjera janë shumë pak për pavarësinë e vërtetë.

Lufta për pavarësinë e vërtetë të popujve muslimanë duhet pa tjetër për këtë shkak çdokund të fillojë sërish.

SHKAQET E DOBËSISË

Këto dy Ilojet e njerëzve - konservatorët dhe modernistët, paraqesin çelës për të kuptuarit e gjendjes së tashme të popujve muslimanë. Megjithatë, ata nuk janë shkaku i vërtetë dhe i fundit i kësaj gjendjeje. Në analizën e mëtejme, edhe ajo edhe kjo giendje tregohen vetëm si shprehje dhe manifestim i një shkaku më të thellë: degradimit apo refuzimit të mendimit islam.

Historia e Islamit nuk është, e madje as në pjesën e vet më të madhe, vetëm histori e realizimit progresiv të Islamit në jetën e njëmendët. Ajo po aq është edhe kallëzim mbi të moskuptuarit, mospërrillurit, mashtrimit dhe të keqpërdorurit të këtij mendimi. Sandeimi edhe historia e çdo populli muslimanë njëkohësisht është edhe kronologiia e të arriturave dhe fitoreve të shëndritshme, sa edhe e lajthitjeve dhe humbjeve pikëlluese. Të gjitha sukseset dhe mosukseset tona, politike sikur edhe morale, në të vërtetëjanë vetëm shprehje e pranimit tonë të Islamit dhe aplikimit të tij në jetë. Dobësimi i ndikimit të Islamit në jetën praktike të popullit, gjithmonë ka qenë i përcjellur me degradimin e njeriut dhe institucioneve shoqërore dhe politike.

Tërë historia e Islamit, prejm fillimeve të para deri në ditët tona, është zhvilluar nën ndikimin -e paepur të kësaj koincidence. Në këtë "paraielizëm" gjendet diç nga fati i pandryshueshëm i popujve muslimanë dhe një nga ligjet e historisë islame.

Dy çastet karakteristike nga historia e Islamit - njëri nga perioda e ngritjes, tjetri nga perioda e dekadencës - munden mjaft qartë ta ilustrojnë veprimin e këtij ligji.

Muhammedi a.s. vdiq në vitin 632, kurse jo plotë 100 pas kësaj pushteti shpirtëror dhe politik i Islamit ka përfshirë territor të madh prej Oqeanit Atlantik deri te lumi Ind dhe Kina, dhe prej liqenit Aral deri te ujëvaret e poshtme të Nilit. Siria është pushtuar më 634, Damasku ka rënë më 635, Ktesifoni më 637, India dhe Egjipti më 641, Kartagiena më 647, Samerkandi më 676, Spanja më 710. Para Carigradit muslimanët kanë qenë më 717, kurse më 720 në Francën Jugore. Duke filluar nga viti 700 në Shantung tashmë ekzistojnë xhamitë, kurse rreth vitit 830 Islami arriti në Javë.

... Ky ekspansion unik, me të cilin nuk mund të krahasohet asnje, as më herët as më vonë, ka krijuar pastaj hapësirë për zhvillimin e civilizimit islam nga tri qarqe kulturore: në Spanjë, në Lindien e Mesme dhe në Indi, të cilat në histori mbulojnë epokën prej gati njëmijë vjet.

Ç' rëndësi kanë sot në botë muslimanët?

Pyetja do të mund të shtrohej edhe në mënyrë tjetër: Sa jemi ne muslimanë?

Përgjigjjet në këto pyetje janë të lidhura reciprokisht.
Ne jemi robëruar: në një çast të vitit 1919 nuk ka ekzistuar asnje vend i pavarur muslimanë, gjendje e cilà nuk është shënuar asnjëherë as më herët as pas kësaj.

Ne jemi të paarsimuar: në asnjë vend muslimanë arsimimi ndërmjet dy luftërave të mëdha botërore nuk ka qenë më shumë se 50%. Pakistani e ka pritur pavarësinë me 75% analfabetë, Algieria me 80%, kurse Nigjeria me plotë 90%. (Përkundër kësaj, në Spanjën muslimane të shekullit X dhe XI - sipas Dreperit - nuk ka pasur analfabetë).

Ne jemi të varfër: të ardhurat nationale për banorë janë: në Iran 220 dollarë, në Turqi 240, në Malajzi 250, në Pakistan 90, në Afganistan 85, në Indonezi 70, kundruall 3000- në USA (gjendja më 1966). Pjesa e sektorit industriel në të ardhurat nationale të shumicës së vendeve muslimane është ndërmjet 10 e 20%. Numri i kalorive në ushqimin e përditshëm mesatarisht është 2000 kundruall 3000-3500 në vendet e Evropës Perëndimore.

Ne jemi bashkësi e ndarë: në vend që të jetë shoqëri pa mjerim dhe pa luks, shoqëria muslimane është shndërruar në kundërshtinë e vet. Kundër urdhërit kur'anor: "... që kjo pasuri (e mirë) mos të mbetet në rrethin e të pasurve midis jush" (Kur'an, 39,7) pasuritë shkallërisht janë akumuluar në duart e pakicës nga ata. Para reformës agrare në Irak në vitin 1958, prej milionë dynymë të tokës së ' punueshme, rreth 18 milionë dynymë ose 82% e kanë mbajtur pronarët e mëdhenj. Njëkohësisht 1.4 milionë fshatarë kanë qenë krejtësisht pa tokë.

Kjo është ajo gjendje të cilën disa me të gjitha shkaqet e kanë quajtur "nata e Islamit". Në të vërtetë, ajo natë ka filluar si muzgë në zemrat tona. Tërë ajo që na ka ndodhur ose sot po na ndodh, është vetëm jehonë dhe përsëritje e asaj që para kësaj ka ndodhur në vetë ne. (Kur'anî, 13, 12).

Sepse, ne si muslimanë nuk mund të jemi nën zgjedhë, të paarsimuar të ngatërruar. Ne këtë mund të jemi vetëm si heretikë nga Islami. Të gjitha humbjet tona, prej asaj të parës në Uhud e derî te ky i fundit në Sinaj, barabartë e konfirmojnë këtë qëndrim.

Fenomeni i lëshimit të Islamit, më së shpeshti i shprehur në të shtëmëngurit e mendimit islam nga sfera e jetës vepruese dhe të zgjuar në sferën e çastit dhe pasivitetit, më së qarti mund të përcillet pikërisht në shembullin e Kur'anit, si faktin qendror të ideologjisë dhe praktikës islame.

Duhet vërejtur, se si çdo ngritje e popujve islam, çdo periodë e dinjitetit, ka filluar me afirmimin e Kur'anit. Ekspansioni i islamit të hershëm, zhvillimin e çuditshëm të të cilit këtu e kemi përmendur dhe i cili giatë dy brezeve Islamin e solli deri te brigjet e oqeanit Ailantik në perëndim dhe derî te Kina në lindje, nuk, paraqet shembullin e vetëm, por vetëm më të lavdishëm. Të gjitha lëvizjet e mëdha në rrjedhën e historisë islame e konfirmojnë këtë ligj të paralclizmit.

Çfarë ka qenë pozita e Kur'anit në kohën e cila i ka paraprirë periodës së Ëtagnimit dhe tërheqjes?

Lojaliteti ndaj këtij libri nuk është ndërprerë, por e ka humbur karakterin aktiv, kurse e ka mbajtur atë irracional, mistik. Kur'ani e ka humb autorïtetin e ligj it, kurse e ka pranuar "shenjtshmërinë" e lëndës. Në të hulumtuarit dhe të komentuarit e tij urtësia ia ka lëshuar vendin të kërkuarit halë në përpeq, esenca formës, kurse mendimet e mëdha shkathtësisë së të recituarit. Nën ndikimin e përhershëm të formalizimit teologjik Kur'ani gjithnjë e më pak lexohej, kurse gjithnjë e më shumë këndohej (recitohej), kurse urdhërat mbi luftën, korrektësinë dhe mbi sakrifikimin personal dhe material, të vathta dhe jo të këndshme për inercionin tonë, janë tretur dhe janë zhdukur në zërin e këndshëm të tekstit të lexuar të Kur'anit. Kjo gjendjejo e natyrshme shkallërisht është pranuar si normale, sepse i përgiigiei atii grupit giithnjë e më të numërt të muslimanëve, i cili as që ka mundur të ndahet me Kur'anin, as që ka pasur fuqi që jetën e tij ta rregullojë sipas kërkesave të tij.

Në këtë fakt duhet kërkuar shpjegim psikologjik për shfaqien e të recituarit të tepruar të Kur'anit. Kur'anin e recitojnë, e komentojnë dhe e recitojnë, e studiojnë dhe sërish e recitojnë. E përsërisin nga njëmijë herë një fjali të tij, që mos të munden as një të vetmen herë ta aplikojnë. Kanë krijuar dituri të gjerë e pedante mbi atë se si shqiptohet Kur'ani, që të shmangen nga pyetja se si ta aplikojnë në jetë. Në fund, Kur'anin e kanë shndërruar në zë të zhveshurr pa domethënie dhe përmbajtje të kuptueshme.

Tërë njëmendësia e botës muslimane me mospajtimin e vet ndërmjet fjalës dhe veprës- me çorodinë, ndytësinë, padrejtësinë dhe polltronerinë e vet, me xhamitë e veta monumentale, por të zbrazëta: me ahmeditë e veta të mëdha pa ideal dhe guxim; me frazën hipokrite islame dhe me pozën fetare; me këtë le pa le, është vetëm shprehje e jashtme e kësaj kundërthënie bazore në të cilën është gjetur Kur'ani dhe në të cilën lojaliteti i flaktë ndaj këtîj libri shkallërisht është kombinuar me të mohuarit absolut të pariineve të tij në praktikë.

Ja, në këtë situatë me Kur'anin gjendet shkaku i parë dhe më i rëndësishëm i mirëfiutë i zbrapjes dhe paaftësisë se popujve muslimanë. Shkaku i dytë i këtillë, i cili ka rëndësi univerzale, është shkollimi, respektivisht sistemi edukativ në kuptimin më të gjerë.

Me shekuj popujt tonë edhe nuk kanë njerëz të shkofluar. Në vend të tyre i kanë dy kategori tjera, barabartë të padëshirueshme: të pashkolluar dhe gabimisht të shkolluar. Në asnjë vend muslimanë ne nuk kemi shkollim i cili do të jetë mjaft i zhvilluar dhe i cili gjatë kësaj i përgjigjej botëkuptimeve morale të Islamit dhe nevojave të popujve. Këtë institucion më të ndijshëm të çdo shoqërie pushtetmbajtësit tonë ose nuk e kanë mospërfdlur, ose ia kanë lënë të huajve. Shkollave të cilave të huajt u kanë dhënë para dhe kuadër, e me këtë edhe program edhe ideologji, nuk kanë arsimuar muslitnanë, e madje as nacionalistë. Në to intelektualëve tonë të ardhshëm ua kanë injektuar "virtytet" e dëgjueshmërisë, nënshtrueshmërisë dhe admirimit ndaj fuqisë dhe pasurisë së të huajve; në to edukatorët e huaj krijojnë këtë inteligjencën me mentalitet vazalist, e cita nesër mrekullueshëm do t'i ndërrojë, sepse edhe do të ndibet edhe do të sillet si i huaj i vërtetë në vendin e tij vetjak. Do të isbte mjaft instruktive të konfirmohet sa është numri i shkollave dhe kolegjeve të cilat, drejtpërdrejt apo tërthorazi, i mbajnë të huajt, dhe të kujtohemi mbi shkaqet e kësaj bujarie të jashtëzakonshme. Do të duhej thelluar në programet e këtyre institucioneve, në atë që ata e përmbajnë e edhe më shumë në atë që ata nuk e përmbajnë. Do të bëhej e qartë që pyetja e mirëfilltë edhe nuk është në atë se a don dhe a ka dëshirë inteligjencia ynë ta gjejë rrugën deri te populli i vet, deri te synimet dhe intereset e tij të mirëfillta, por, ashtu çfarë është, a mundet ajo assesi ta gjejë atë rrugë. Ka të bëjë me shkauën e vlerave dhe idealeve, e cita është imponuar dhe mbi jazin psikologjik i cili është krijuar. Nuk nevojiten më zingjirët e hekurt që popujt tonë të mbahen të përkulur. Fuqinë e njëjtë e kanë edhe pejëzat e mëndafshtë të këtij "arsimimi" të huaj, i cili e paralizon vufinetin dhe vtëdijen e pjesës së arsimuar të një populli. Deri sa është një shkohim i tihë pushtetmbajtësit e huaj dhe vazalët e tyre në vendet e tyre nuk duhet frikësuar për pozicionet e tyre. Në vend që të jetë burim i kryengritjes dhe rezistencës kundër tyre, sistemi i tihë shkollor është aleati i tyre më i mirë.

Ky jaz tragjik ndërmjet inteligjencës dhe popullit, i cili paraqet një ndër karakteristikat më të zymta të pozitës sonë të rgjithshme, thellohet edhe nga ana tjetër. Duke e ndier karakterin e huaj dhe joislam të shkollës e cita u ofrohet, populli instinktivisht e refuzon, kurse largimi bëhet i dyanshëm. Konstruktohet akuza absurde mbi antipatinë e mjedisit muslimanë kundruall shkollës dhe arsimit. Në të vërtetë, është e qartë se nuk ka të bëjë me refuzimin e shkollës si të tillë, por me të refuzuarit e shkollës së huaj, e cita me Islamin dhe popullin e ka humb çdo lidhje shpirtërore.

INDIFERENDITETI I MASËS MUSLIMANE

Kthesën të cilën modernistët e kanë kryer në një varg vendesh muslimane pothuaj ka qenë, sipas rregullit, antifetarisht e orientuar dhe është udhëhequr nën parollat e laicizmit të jetës politike dhe shoqërore. Në këtë pikëpamje ai ka përkujtuar në luftën ndërmjet shtetit të zgjuar nacional dhe kishës në Evropë në prag të shekullit të Ri.

Por ajo që për Perëndimin ka mundur të thotë ligjësi dhe përparim në botën muslimane ka paraqitur proces jo të natyrshëm, i cili nuk ka mund të sendërtojë kurrëfarë ndërrimesh konstruktive. Laicizmi dhe nacionalizmi këtu nuk kanë pasur kurrfarë përmbajtje pozitive dhe në të vërtetë kanë qenë vetëm negacion i diçkahit. Të huaj sipas prejardhjes dhe përmbajtjes, ata kanë qenë shprehje e plotë e mjerimit shpirtëror e cila dominante. Me ata praktikisht ka filluar akti i fundit i dramës së botës muslimane. Sipas situatës e cila është krijuar, këtë akt do të mund ta quajmë "absurd dual". Për çka është fjala?

Çdo rilindje krijohet si rezultat i kontaktit kreativ, simpatisë dhe pajtueshmërisë së brendshme ndërmjet elementeve të vetëdijshme, udhëheqëse të një shoqërie dhe shtresave të gjera të popullit. Grupa udhëheqëse është vullneti dhe mendimi, kurse populli zemra dhe giaku i çdo lëvizjeje të thellë. Pa pjesëmarrjen ose së paku pa pranimin e njeriut të rëndomtë çdo aksion mbahet në sipërfaqè dhe pa forcën e vërtetë goditëse. Ngathtësia e masave është e mundur të ngadhnjehet nëse ajo është pasojë vetëm e rezistencës natyrale kundër përpjekjes, rrezikut dhe luftës. Kjo ngathtësi është e pamundur të ngadhnjehet nëse ajo paraqet refuzim të vet idealit të luftës për shkak se ky ideal është i kundërt me vullnetin më intim dhe ndjenjat e masave.

Pikërisht këtë rastin e dytë, në formën më pak apo më shumë të shprehur, e shohim në të giitha vendet muslimane në të cilat modernistët përpiqen t'i sendërtojnë programet e tyre. Ata lajkatojnë dhe kërcënoben, lusin dhe detyrojnë, organizojnë dhe riorganizojnë, i ndërrojnë emërtirnet dhe personalitetet, por hasin në rezistencën dhe indiferenditetin e fuqishëm të njeriut të rëndomtë, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të popullit. Habib Burgiba - kurse ky këtu përmendet vetëm si shembuli dhe reprezentues i një tendence të zgjeruar - mbanë rroba evropiane, në shtëpi fletë frengjisht, e izolon Tunisin jo vetëm nga bota islame, por edhe nga bota arabe, e kufizon mësimin fetar, apelon që të lëhet anash agjërimi gjatë ramazanit "sepse agjërimi e zvoglon produktivitetin e punës, edhe vetë në vend publik pi lëng portokalli që të ofrojë shembull përkatës, e pastaj pas gjithë kësaj habitet nga pasiviteti dhe mungesa e përkrahjes nga ana e masave tunisiane në reformat e tij "të ditura". Modernistët nuk do të ishin ata çfarëjanë sikur mos ta tregonin këtë lloj verbërie. Popujt muslimanë kurrë nuk do të pranojnë asgjë çka është shprehimisht kundër Islamit, sepse Islami nuk është këtu vetëm idqdhe ligi, Islami është bërë dashuri dhe ndjenjë. Kush ngritet kundër Islamit, nuk do të korrë asgjë përveç urrejtje dhe rezistencë.

Me aksionin e tyre modernistët kanë krijuar gjendjen e përleshjeve të brendshme dhe konfuzionit në të cilën bëhet i pamundshëm çdo program, barabart ai islam sikur edhe ai i buaj. Masat dëshirojnë aksion islam, por pa inteligiencën e vet nuk mund ta bartë. Inteligienca e jetësuar e imponon programin e vet, por nuk gjenë mjaft të atillë të cilët do të jenë të gatshëm të japin giak, djersë dhe entuziazëm për atë idealin e letrës. Vie deri te dërmimi reciprok i fuqive, deri te gjendja e vfflnt e pafuqisë dhe paralizës.

Ekziston një rend, një dinamik, një begati, një përparim i cili mund të ndërtohet në këtë vend dhe në këtë nënqien, por kjo s'është rend, progres dhe prosperitet i Evropës dhe Amerikës Indiferenditeti i masave muslimane nuk është indiferenditet në përgiithësi. Kjo është mënyrë në të cilën Islami popullor është mbrojtur nga sulmet e jashtme, të huaja. Kudo që është treguar perspektiva edhe më e vogël e luftës islame, njeriu i rëndomtë ka ofruar dëshmi mbi gatishmërisë e tij që të luftojë, durojë dhe pësojë. Këtë e ka treguar shembudi i Turqisë në fazën e luftës çlirimtare kundër Grekëve pas humbjes në Luftën e parë botërore, rezistencës trimërore në Libi kundër okupatorit italian dhe shembujt e paradokohshëm të luftës kundër Anglezëve në zonën e Suezit, luftën për çlirimin e Algjerisë, për ruajtjen e Indonezisë dhe për ndikimin islam në Pakistan. Kurëdo që nevojitej të vëhen në lëvizje masat janë shfrytëzuar, qoft edhe përkohësisht, dhe josinqerisht, parollat islame. Ku ka islam nuk ka indiferenditet.

Ndjenjave të qarta të masave muslimane u nevojitet mendimi i cili do t'i vënte në lëvizje dhe do t'i orientonte. Por ky nuk mund të jetë asfarë mendimi. Ky duhet domosdo të jetë mendimi i cili i përgjigjet këtyre ndjenjave të thella. Ky, pra, mund të jetë vetëm mendimi islam.

Nuk ka kurrfarë gjasa që masat muslimane dhe udhëheqësia e tyre e sotme intelektuale dhe politike të mund të merren vesh që dikush nga ata ta reftizojë idealin e tij, pa marrë parasysh në atë sa gjatë kjo gjendje e jovendosshmërisë dhe pritjes'do të mund të zgiaste. Në perspektivë shihet'vetëm një dalje: krijimi dhe tubimi i inteligjencës së re e cila m ' endon dhe ndien në mënyrë islame. Kjo intelegjenci me pastaj do ta ngrënte flamurin e rregullimit islam dhe së bashku me masat muslimane është nisur në aksion për sendërtimin e tij.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme