
Përkufizimi më i shkurtër i rregullimit islam e përkufizon si unitet të fesë dhe ligiit, edukimit dhe fuqisë, idealit dhe interesit, bashkësisë shpirtërore dhe shtetit, vullnetaritetit dhe detyrimit.
Si sintezë e këtyre komponenteve, rregullimi islam ka dy parashtrime themelore: shoqërinë islame dhe pushtetin islam. E para është përmbajtje kurse e dyta formë e rregullimit islam. Shoqëria islame pa pushtetin islam është e papërkryer dhe e dobët; pushteti islam pa shoqërinë islame është ose utopi ose dhunë.
Muslimani kryesisht nuk ekziston si vehte. Nëse dëshiron të jetojë dhe të ekzistojë si musliman, ai duhet ta krijojë mjedisin, bashkësinë, rregullimin. Ai medoemos duhet ta ndërrojë botën ose vetë do të jetë i ndërruar. Historia nuk njeh asnjë lëvizje të mirëfilltë islame e cila njëkohësisht nuk ka qenë edhe lëvizje politike. Kjo është për atë arye se Islami është fe, por njëkohësisht është edhe një filozofi, një moral, një rregullim i gjërave, një stil, një atmosferë - me një fjalë, një mënyrë integrale e jetës. Nuk mundet në mënyrë islame të besohet, kurse në mënyrë joislame të punohet, fitohet argëtohet, sundohet. Kjo gjendje e joharmonisë do të krijojë ose hipokrizi (ata në xhami e lavdojnë Zotin, jashtë e mashtrojnë), ose njerëz të pafatshëm dhe plotë konflikte (ata as që mund ta shkëpusin me Kur'anin, as që mund të gjejnë forca të luftojnë për ndërrimin e rrethanave reaie në të cilat jetojnë), ose një Iloj kallogjerësh dhe vetjakësh (ata tërhiqen nga bota sepse ajo botë nuk është islame), ose, më në fund, ata të cilët në dilemën e atillë e shkëpusin me islamin, dhe e pranojnëjetën dhe botën te ashtuj siç është, respektivisht çfarë e kanë bërë të tjerët.
Rregullimi islam është giendje e shoqërisë pa këtë konflikt dhe sistem i raporteve në të cilat muslimani giendet në harmoni të plotë me mjedisin e vet.
Në pyetjen: ç'është shoqëria muslimane, ne përgjigiemi: kjo është bashkësi e hartuar nga muslimanët, dhe konsiderojmë se me këtë është thënë krejtë apo pothuaj krejtë.
Domethënia e këtij përkufizimi është se nuk ekziston sistem institucionesh, marrëdhëniesh dhe ligiesh, të cilët do të mund të veçoheshn nga njerëzit të cilëtjanë subjekt i tyre dhe për të cilët do të mund të thuhej: ky është sistem islam. Asnjë sistem nuk është islam apojoislam vetëvetiu. Ai është kyvetëm sipas njerëzve të cilët e përbëjnë.
Evropiani beson se shoqëria rregullohet me ndihmen e ligjeve. Oysh nga "Shteti i Platonit", e nëpërmjet utopive të njohura mbi rregullimin ideal të shtetit, deri te më e reja nga këto utopitë, marksizmi, shpirti evropian gjurmon për një projekt, një skemë në të cilën me ndërrimin e thjeshtë të raporteve ndërmjet njerëzve ose grupeve të njerëzve, do të konstruohej shoqëria ideale.
Sandejmi në Kur'an gjenden relativîsht pakë "ligie" të vërteta, kurse shumë më tepër "fe" dhe kërkesa për veprim praktik në harmoni me këtë fe.
Shumësia e ligjeve dhe ndërtikueshmëria e legjislaturës rëndom është shenjë e sigurt se në shoqëri "diç është e kalbur" dhe se duhet pushuar të sillen ligje kurse të fillohet të edukohen njerëzit. Kur çoroditja e mjedisit e kalon njëfarë kufiri, ligjet bëhen të paafta. Ata ose vijnë në duar të ekzekutorëve të çoroditur të drejtësisë, ose, bëhen objekt i shkeljes së hapur apo të fshehur nga mjedisi i çoroditur.
Vera, bixhozi dhe falli - tri të këqia mjaft të shtrira dhe të rrënjosura në tërë territorin e Lindjes së Mesme dhe të Afërt, janë shmangur për një periodë të gjatë dhe në teritor të madh vëtëm me një të vetmin shpjegim: se këtë e ka ndaluar Zoti. Posa kjo fe u dobësua, dehja dhe supersticioni janë kthyer me fuqinë e njëjtë, kurse shkalla pakrahasueshëm më e lartë kulturore e mjedisit nuk u paraqiste kurrfarë pëngese. Prohibition Law (Ligji mbi ndalimin e alkohilit) Amerikan, i shpallur në emër të shkencës së shekullit dhe i sendërtuar me fuqinë e njeres nga bashkësisë më të organizuara në botë, në dekadën e katërt u dasht përfundimisht të tërhiqet, pas përpjekjeve të kota 13 vjeçare, të përmbushura me dhunë dhe krime. Orvatja e futjes së prohibicionit në vendet Skandinave, mori fund me mossuksesin e njëjtë.
Ky dhe shumë shembuj të ngjashëm flasin qartë se shoqëria mund të përmirësohet vetëm në emër të Zotit dhe me edukimin e njeriut edhe ne duhet shkuar pas asaj rruge të vetme e cila sigurisht shpie deri në cak.
Duke e konfirmuar parimin e hyrjes shpirtërore, të brendshme në çdo manifestim të vetin, Islami megjithatë nuk ka mbetur në këtë. Ai ka bërë përpjekje që nga duart e djallit t'i grabisë mjetet e tij. Sikur Islami në relacionin njeriu - bota mos të nisej nga njeriu, ai do të ishte vetëm religion dhe do të paraqiste përsëritjen e thjeshtë të rnësimit të Isusit mbi idealin dhe veprën e amshueshme të qenics njerëzore. Nëpërmjet Muhammedit a.s. dhe Kur'anit Islami i është kthyer njeriut të i,,rlltë, botës së jashtme, natyrës, që të bëhet mësim për njeriun e plotë dhe jetën totale. Fcsë i është bashkuar ligji, edukatës fuqia. Islami është bërë rregullim.
ISLAMI NUK ËSHTË VETËM RELIGJION
Në këtlë pikë, e cila shënon kthesën e mirërilltë në evoluimin e mësimeve fetare, Islami ndryshon nga të gjitha religiionet, doktrinat dhe filozofitë e jetës. Në pyetje është një pikë e re e kundrimit dhe një hyrje e veçant në të cilën pasqyrohet aspekti i filozolisë krejtësisht originale islame. Boshti i kësaj filozorie është kërkesa që njëkohësisht të jetohet jeta e brendshme dhe e jashtme, morale dhe shoqërore, shpirtërore dhe fizike, Ose, thënë më saktë, që vetëdijshëm dhe vullnetarisht të pranohen këto dy aspekte të jetës si përcaktim i njeriut në tokë (Kur'ani 28,77). Duke e përkthyer këtë kërkesë në gjuhën e jetës së përditshme, do të mund të themi: ai kush beson se jetën duhet rregulluar jo vetërn me fe dhe lutje, por edhe me punë dhe shkencë; fotografia e botës e të cilitjo vetëm që lejon, por edhe kërkon, që njëra pranë tjetrës të qëndrojnë edhe faltorja edhe fabrika; kush konsideron se duhet jo vetëm edukuar njerëzit, por edhe të lehtësohet dhe përparohet jeta e tyre në tokë, dhe se nuk ekzistojnë kurrfarë shkaqesh që këto dy caqe të flijohen njëri pas tjetrit, - ky i përket Islamit.
Përveç besimit në Zotin në këtë është përmbajtur porosia kryesore e Kur'anit dhe në të është tërë Islami. Çdo gjë tjetër është vetëm përpunimi dhe shpjegimi i tij. Ky aspekt i Islamit, përveç asaj që e përmbanë vetë parimin e rregullimit islam, si unitet të fesë dhe politikës, shpie edhe deri te përfundimet tiera të rëndësishme, rëndësia parimore dhe praktike e të cilëve është shumë e madhe.
Përfundimi i parë dhe më i rëndësishëm i këtillë është përfundimi mbi papajtueshmërinë e Islainit dhe sistemeve joislame. Nuk ka paqë as koekzistencë ndërmjet "fesë islame" dhe institucioneve joislame shoqërore dhe politike. Mosfunksionimi i këtyre dy institucioneve dhe jostabiliteti i regjimit në vendet muslimane, i cili shprehet në ndërrimet e shpeshta dhe grushtshtetet shtetërore, më së shpeshti është pasoja e opozicionit të tyre a prior kundruall Islamit, si ndjnjën fundamentale dhe udhëheqëse të popullit në këto vende. Duke marre për të drejtë që vetë ta rregullojë botën e vet, Islami qartë e përjashton të drejtën dhe mundësinë e veprimit të cilës do ideologii të huaj në territorin e tij. Nuk ka, pra, parim laik, kurse shteti duhet të jetë shprehje dhe t'i përmbajë konceptet morale të religjionit.
Ky është përfundimi i parë dhe, më i rëndësishmi nga hyrja e Islamit si rregullim integral. Tri përfundimet tjera po ashtu të rëndësishme - por më pak përjashtuese - janë:
I pari - me vetë atë që është përcaktuar për këtë botë, Islami është përcaktuar për botën më mirë të rregulluar. Asgjë çka bënë që bota të jetë më e mirë, nuk mund të refuzohet apriori si joislame.
I dyti - çiltëria ndaj natyrës do të thotë çiltëria ndaj shkencës. Çdo zgjidhje që të jetë islame duhet pa tjetër t'i plotësojë dy kushte: duhet të jetë maksimalisht efikasq dhe maksimalisht humane. Ajo duhet, pra, të jetë shprehje më e lartë e qëndrimeve të barmonizuara të fesë dhe shkencës, dhe
I treti - duke treguar në një formë të lidhshmërisë ndërmjet fesë dhe shkencës, moralit dhe politikës, individuales dhe kolektivës, shpirtërores dhe materiales, në të cilat pyetje shpirtërisht është ndarë bota e sotme, Islami sërish fiton rolin e mendimit ndërmjetësues kurse bota muslimane rolin e kombit ndërmjetësues në botën e ndarë. Duke e paraqitur premtimin e "religjionit pa mistikë dhe shkencës pa ateizëm", Islanii barabartë mund t'i bëjë të interesuar të gjithë njerëzit pa dallim.
RREGULLIMI ISLAM I KOHËS SONË - TEZAT
Ekzistojnë parimet e pandryshueshme islame të cilët i përcaktojnë raportet ndërmjet njeriut dhe njeriut dhe njeriut dhe bashkësisë, por nuk ekziston kurrfarë sistemi i pandryshueshëm islam ekonomik, shoqëror ose politik, i cih do tëjipej qysh më parë për të gjitha kohët. Burimet islame nuk e përmbajnë përshkrimin e sistemit të atillë. Mënyra në të cilën muslimanët do të zhvillojnë aktivitetin ekonomik, do ta organizojnë shoqërinë dhe do të sundojnë në ardhmëri, do të ndrysbojë, pra, nga mënyra në të cilën ata kanë zhvilluar aktivitet ekonomik, e kanë organizuar shoqërinë dhe kanë sunduar në të kaluarën. Para çdo kobe dhe para çdo gjencrate qëndron detyra të gjejë forma dhe mjete të reja që porositë themelore të Islamit, të cilat janë të amshueshme dhe të pandryshueshme t'i sendërtojë në një botë, e cila nuk është e amshueshme dhe e cila i është e nënshtruar ndërrùnit të përhershëm.
Edhe gienerata jonë pa tjetër duhet ta pranojë rrezikun dhe ta bëjë këtë përpjekje.
Të vetëdijshëm për papërkryershmërinë giithnjë, më të pashmangshme të përkufizimeve të këtij Iloji dhe duke u kufizuar në parimet për të citat na duket se në këtë çast kanë rëndësi më të madhe, ne po i ekspozojmë me këtë radhë:
(NJERIU DHE BASHKËSIA)
Shoqëria islame është bashkësi e organizuar e besimtarëve. Nuk ka shpëtirn të pastër shkencor, revolucionar, socialiste ose çfarëdo shpëtimi tjetër, ekskluzivisht të jashtëm për njeriun dhe shoqërinë. Shpëtimi i cili nuk do të thotë edhe kthim i brendshëm, ndërrimin e njeriut, përtëritjen e tij të brendshme - kurse këso nuk ka pa Zot - është i rrejshëm.
Shoqëria islame nuk mund të themelohet vetëm në interesin social ose ekonomik, ose në cilin do faktor tjetër të jashtëm, teknik të lidhshmërisë. Si bashkësi e besimtarëve, ajo në bazën e saj përmbanë një moment religion emocional të përkatësisë. Ky element më së qarti është i dukshërn dhe është i përfshirë në xhemaat, si njësisë themelore të shoqërisë islame.
Për dallitn nga shoqëria e cila është bashkësi abstrakte me raportet e jashtme të anëtarëve, xhemaati është bashkësi e brendshme, konkrete, e cila themelohet në përkatësinë shpirtërore dhe ku lidhja ndërmjet njerëzve mbahet me të kontaktuarit e drejtpërdrejtë, personal dhe me të njohurit. Në të gjendet njeriu kundruall njeriut, e jo anëtari anonim i shoqërisë kundruall anëtarit po të atillë të shoqërisë. Si faktor i njoftimit dhe afrimit të njerëzve, xhemaati i kontribuon solidaritetit dhe harmonisë së brendshme të shoqërisë dhe i ndihmon dëbimit të shpirtit të vetmisë dhe tjetërsimit, të cilin na sjell teknika dhe urbanizimi në rritje.
Përveç kësaj, xhemaati i këtillë krijon një lloj të mendimit publik i cili vepron pa dhunë, por megjithatë në mënyrë mjaft efikase, kundër kundërvajtësve potencial të turmave shoqërore dhe morale. Në xhemaat askush s'është vetëm dhe atë në kuptim të dyfishtë: nuk është vetëm që të mund të punojë ç'të dojë, as është vetëm, i lënë vetëvetes, që t'i mungojë përkrahja morale dhe materiale. Nëse muslimani nuk ndien praninë e të tjerëve, shoqëria muslimane s'është e suksesshme.
Islami dëshiron që njeriu njeriut drejtpërdrejt t'ia shtrijë dorën. Asgië në kuptim - të vërtetë nuk është bërë deri sa kjo nuk arrihet. Islami nuk pranon që gjendja të përjetësohet në të cilën shteti do të detyrohet që me forcë të ndërmjetësojë dhe t'i mbrojë njerëzit nga njëri tjetri. Këtë gjendje Islami mund ta pranojë vetëm kushtimisht dhe përkohësisht. Forca dhe ligji janë vetëm mjete të drejtësisë. Vetë drejtësia gjendet në zemrat e njerëzve, ose, ajo nuk ekziston.
(BARABARËSIA E NJERËZVE)
Dy fakte të rëndësisë magistrale - uniteti i Zotit dhe barabarësia e të gjithë njerëzve - janë të konfirmuara me Kur'an në mënyrën aq të qartë dhe shprehimore, që lejojnë vetëm një të vetmin komentim tekstual: nuk ka hyjni përveç një Zoti; nuk ka popull të zgjedhur, racë të zgjedhur ose klasë të zgjedhur - të giithë njerëzit janë të barabartë.
Islami nuk mund ta pranojë ndarjen ose grupimin e njerëzve sipas kriterit të jashtëm, objektiv çfarë është ai klasor. Për të si lëvizje fetaro-morale është e papranueshme çdo dallim i njerëzve i cili nuk i inkuadron kriteret morale. Njerëzit duhet pa tjetër të dallohen - nëse tashmë dallohen - para së gjithash sipas asaj që ata vërtet janë, çka do të thotë sipas vlerës së tyre shpirtërore dhe etike (Kur'ani, 49,13). Të giithë njerëzit korrekt, pa marrë parasysh se si gjatë ditës e fitojnë bukën e tyre, i përkasin bashkësisë së tyre, sikur që horrët dhe të çoroditurit e të gjitha llojeve, i përkasin "klasës" së njëjtë, pa marrë parasysh në përcaktimin e tyre politik dhe vendin në procesin e punës. Ndarja klasore është barabartë e padrejtë, morale dhe njerëzisht e papranueshme, sikur edhe ndarja nacionale dhe të ndryshme dhe dallimi i njerëzve.
(VËLLAZËRIMI I MUSLIMANËVE)
"Muslimanët janë vëllezër" (Kur'ani, 49,10). Me këtë porosi Kur'ani e ka shënuar synimin, i cili për shkak të largësisë së tij mund të jetë burim i frymëzimit për të lëvizurit e përhershëm përpara. Ndryshimet e mëdha tek njerëzit dhe jashtë tyre dubet të sendërtohen, që të zvogëlohet largësia në rrugën derite vëllazërimi i proklamuar.
Në këtë parim ne shohim autorizimin dhe obligimin për bashkësinë islame që të themelojë institucione përkatëse dhe të aplikojë masa konkrete që marrëdhëniet ndërmjet muslimaneve në jetën e njëmendët të kenë giithnjë e më shumë elemente dhe karakteristika të vëllazërimit. Numri dhe lloji i masave, iniciativave dhe ligjeve, të cilat pushteti i mirëfilltë islam do të mund t'i nxirrte duke u thirrur në parimin e vëllazërimit të të gjithë muslimanëve, praktikisht është i pakufizuar.
T'i përmendim këtu ndryshimet e mëdha pasurore dhe shoqërore dhe feudalizmin si rastin rnë drastik. Raporti ndërmjet bujkrobit dhe feudalistit nuk është rapot vëllazërimi, por raport i nënshtrueshmërisë dhe varshmërisë dhe, si i tillë, është në kundështim të drejtpërdrejtë me Kur'anin dhe këtë parim.
(UNITETI I MUSLIMANËVE)
Islami përmbanë parimin e ummetit, dmth. synimin për bashkimin e të gjithë muslimanëve në bashkësi unike - fetare, kulturore dhe politike. Islami nuk është nacionalitet, por është mbinacionalitet i kësaj bashkësie.
Çdo gjë që i ndanë njerëzit në këtë bashkësi, qoftë ka të bëjë me gjerat ideore (sektet, madhhebet, partitë politike e tjera), ose materiale (ndryshimet e mëdha pasurore, rangjet shoqërore e të ngjashme), është e kundërt me këtë parim të unitetit dhe si e tillë duhet pa tjetër të jetë e kufizuar dhe e shmangur.
Islami është pika e parë, kurse panislamizmi pika e dytë, me të cilën përkufizohet linja kulitare ndërmjet tendencave islame dhe joislame në botën e sotme muslimane. Një bashkësi është po aq islame, sa më tepër Islami i përcakton raportet e saj të brendshme, kurse panislamizmi raportet e saj të jashtme. Islami është ideologjia e saj, kurse panislamizmi politika e saj.
(PRONËSIA)
Edhe pse Islami e pranon pronësinë private, shoqëria e re islame do të nevojitet qartë të deklarojë se të giitha burimet e mëdha të pasurisë shoqërore, e sidomos burimet natyrore, do të duhet pa tjetër të jenë në pronësi të bashkësisë dhe do t'ju shërbej të mirave të të gjithë anëtarëve të saj. Mbikqyrja shoqërore mbi burimet e pasurisë është e domosdoshme që, nga një anë, të pengojë pasurimin e pabazë dhe fuqinë e individëve, kurse nga ana tjetër, që të sigurohet baza materiale për sendërtimin e programit të zhvillimit në sferat e ndryshme të jetës, të cilat do t'i ndërmerrë bashkësia në pajtim me rolin gjithnjë e më të madh të shoqërisë së organizuar në jetën e popujve. Ndonëse ndryshëm është shtruar dhe zbatuar, pjesëmarrja e shoqërisë në zgjidhjen e numrit giithnjë e më të madh të punëve të përbashkëta, është barabartë e madhe në SHBA, Bashki min Sovjetik ose në Suedi, çka tregon se nuk ka të bëjë me pyetjen e hyrjes ideore ose politike, por me domosdoshmërinë, e cila buron nga kushtet e jetës të bashkësive njerëzore në kohën bashkëkohore.
Pronësia private i është nënshtruar edhe një herë kufizimit në bazë të urdhërit shprehimor të Kur'anit - përdorimit të saj të detyrueshëm për qëllime të përgjithshme të dobishme (Kur'ani, 49,34). Në Islam, pra, nuk ka pronësi private në kuptim të koncepteve të të drejtës romake. Në krahasim me atë romake, pronësia private e sheriatit ka një autorizim më pak (iusabutendi - e drejta e përdorimit) dhe një obligim më tepër (obligimin e përdorimit për të mirën e përgjithshme). Për pushtetin e mirëfilltë islam, pasojat praktike të këtij dallimi janë largpamëse. Në bazë të saj dhe urdhërit të cituar të Kur'anit, legale janë të gjitha masat ligjore dhe praktike kundër formave të ndryshme të mospërdorimit dhe keqpërdorimit të pronës private. Eliminimi i padrejtësisë, jobarabarësisë e sidomos luksit dhe shkapërderdhjes gjatë kohës së mjerimit, si fenomene të cilat e shkatërrojnë bashkësinë dhe i ndajnë njerëzit, do të shtrohet në një çast para rregullimit islam si pyetje e të ekzistuarit të tij dhe siguri provues i vlerës së mirëfilltë të qëndrimeve etike dhe shoqërore të cilat ai i paraqet.
(ZEKATI DHE KAMATA)
Ndër dispozitat Islame të cilat kanë peshë të shprehur sociale, vend të veçant zë një urdhëresë dhe një ndalesë: urdhëresa e zekatit dhe ndalesa e kamatës.
Në zekat ne shohim parimin e konfirmuar të përgjegjësisë reciproke dhe kujdesit të njerëzve për latin e nieri tjetrit. Ky parim, njëherë i proklamuar, mund të bëhet bazë për forma të reja të ndryshme të kujdesit në pajtim me zhvillimin, nevojat dhe mundësitë e shoqërisë.
Në botën e sotme muslimane zekati është çështje private e çdo individi dhe në gjendjen ekzistuese të vetëdijes shoqërore dhe fetare, ai është plotësisht jashtë funksionit. Mosprania e zekatit është e dukshme në çdo hap. Zekati është institucion publiko-juridik i rregultimit islam, funksionimi i të cilit duhet medoemos të sigurohet në çdo mënyrë, duke e inkuadruar përdorimin e fuqisë.
Me ndalimin e kamatës (Kur'ani, 11, 275-279) është vendosur norma e përhershme e rregullimit publik të shoqërisë islame, e cila do të thotë ndalesën dhe heqjen jashtë ligjit çdo lloj të rentës dhe të giitha format e të fituarit parazitor, dtth. të përvetësuarit e të mirave në bazë të të poseduarit të thatë, si fenomen i kundërt me botëkuptimet morale dhe me bazat në të cilat mbështetet rregullimi publik islam.
(PARIMI REPUBLIKAN)
Përveç në gjerat pasurore, Islami nuk njeh kurrfarë parimi të trashëgimisë, as çfarëdo pushteti me prerogativa absolute. Pranimi i pushtetit absolut All-Ilahut, do të thotë mospranimi absolut i çfarëdo pushteti tjetër të gjithmundshëm. (Kur'ani, 7,3; 12,40). "Nuk është i lejueshëm kurrfarë nënshtrimi krijesës, i cili inkuadron mosnënshtrim Krijuesit" (Muhammedi a.s.). Në historinë e rregullimit të parë autentik islam e mbase deri tash edhe të fundit - perioda e katër halifëve të parë, ne qartë shohim tri aspekte thelbësore të parimit republikan të pushtetit: 1) Rizgiedhja e sherit të shtetit; 2) Përgjegjësia e sherit të shtetit para popullit; 3) Obligimin e zgjedhjes së përbashkët të punëve të përgjithshme dhe shoqërore. Këtë të fundit shprehimisht e urdhëron edhe Kur'ani (3,159;42,38). Katër sunduesit e parë në historinë islame nuk kanë qenë kurrëfarë mbretër. Ata kanë qenë të zgjedhur nga ana e popullit. Halifati trashëgues paraqet lëshimin e principit të zgjedhjes i cili është atirmuar si institucion i qartë politik islam.
(NUK KA HYJNI TJERA PERVEÇ ALL-LLAHUT)
Në përmasën në të cilën konsiderojmë se sendërtimi i rregullimit islam është synim i pacenueshëm, i cili nuk mund të jetë objekt i kurrfarë mbivotimi, aq më qartë e refuzojnë pacenueshmërinë e personalitetit, pa marrë parasysh në meritat e tij dhe pozitën të cilën e zë. Në këtë kuptim, rregullimi islam është sintezë e autoritetit absolut (në krahasim me programin) dhe demokracinë absolute (në krahasim me personalitetin).
Në Islam nuk ka të gjithmençur, të gjithdijshëm, të pagabueshëm dhe të pavdekshëm. Vetëm Muhammedi ka qenë i gabueshëm dhe si i tillë është qortuar (Kur'ani, 80,1-12). Në këtë pikëpamje, Kur'ani është liber realist, pothuaj antiheroik. Fenomeni i lavdimit të personalitetit, mjaft i shpeshtë në Lindje sikur edhe në Perëndim, sot sikur edhe në të kaluarën, shprehimisht është i huaj për Islamin edhe për atë sepse paraqet një Iloj idhujtarie (Kur'ani, 9,31). Kriter i vlerës së vërtetë të çdo njeriu është jeta e tij personale dhe raportet ndërmjet asaj çka ijep bashkësisë dhe çka nga ajo merrë. Tërë lavdia dhe falënderimi i përket vctëm Zotit, kurse meritat e vërteta të njerëzve vetëm Zoti mund t'i vlerësojë.
(EDUKATA)
Pasi që feja është bazë e shoqërisë islame, edukata nuk është vetëm një funksion i saj, por gjendja e ekzistencës së saj. Kjo para së gjithash është edukatë fetare dhe morale në familje, e pastaj nëpër të gjitha shkallët e shkollës. Detyrë e veçant e rregullimit islam është lufta erikase për eliminimin e të gjitha formave të antiedukimit. Islami e ka ndaluar, kurse rregullimi islam me masa konkrete do t'i pamundësojë:
- të gjitha format e alkoholizimit të popujve,
- prostitucionin publik dhe të fshehtë,
- pornografinë në rjalë, fotograli, film dhe TV,
- kumarhanet, klubet e natës dhe dansing klubet dhe format tjera të argëtimit, të cilat janë në mospajtim me botëkuptimin moral të Islamit.
(ARSIMI)
Pjesa përbërëse e kësaj edukate integrale është shkollimi i brezit të ri, krijimi i shprehisë së punës dhe stërvitja. Krahas unitetit, arsimi është faktori i dytë vendimtar i emancipimit të shpejtë të botës muslimane nga pozita e tashme inferiore. Vendet muslimane nuk kanë kapital të mjaftueshëm, e kur kjo është kështu, atëherë atë që e kanë duhet ta deponojnë në investicion i cili është më rentabil nga të gjithë të tjerët: në arsim.
Nuk ka mëvetshmëri të mirëfilltë pa aftësi që vetë t'i aplikojmë dhe t'i përdorim të arriturat e shkencës dhe që këto të arritura më tej t'i përparojmë. Në daljen e tij të parë në skenë Islami pa paragjykime i ka hyrë shqyrtimit dhe tubimit të tërë diturisë të cilën e kanë lënë qytetërimet e mëhershme. Nuk dimë pse Islami i sodit ndryshe do të sillej ndaj të arriturave të qytetërimit evro-amerikan me të cilën prekej në vijën aq të gjatë.
Nuk është, pra, pyetja në atë se a do ta pranojmë apo jo shkencën dhe teknikën - sepse do të detyrohemi t'i pranojmë nëse duam të ekzistojmë - por a do ta bëimë këtë kreativisht apo mekanikisht, me dinjitet apo me inferioritet. Pyetja, pra, është se a do të humbemi në këtë zhvillim të pashmangshëm, ose do ta ruajmë individualitetin tonë, kulturën tonë dhe vlerat tona.
Duke i pasur parasysh këto fakte, me siguri të plotë mundemi të dcklarojmë se sistemi shkollor në botën e sotme muslimane është institution i cili kërkon ndryshimet më urgiente dhe më radikale kualitative dhe kuantitative. Kualitative - që sistemi shkollor të lirohet nga varshmëria shpirtërore, e në disa raste edhe materiale nga të huajt dhe të fillojë t'i shërbejë edukimit të muslimanëve si njerëz dhe si anëtarë të bashkësisë islame. Kuantitative - që të shmanget jomjaftueshmëria kronike në këtë pikëpamje dhe në afatin më të shkurtër të krijohen kushtet që me shkollim dhe mësim të përfshihen tërë rinia dhe të gjitha shtresat e popullit. Në stadion fillestare, xhamia mund të përdoret sërish si shkollë. Nëse në programet e arsimit nuk përjetojmë humbje, nuk ckziston fushë në të cilën do të mund të jemi të ngadhnjyer.
(LIRIA E NDËRGJEGJJES)
Edukimi i popullit, e sidomos mjetet e ndikimit masovik shtypi, radioja, televizioni dhe filmi - duhet të jenë në duart e njerëzve, autoriteti islam moral intelektual i të cilëve është i padiskutueshëm. Nuk duhet lejuar që këto nijete - që pothuaj është rregull t'i shtijnë në dorë njerëzit e përdhosur dhe të degjeneruar, që nëpërmjet tyre, absurditetin dhe zbraztësinë e jetës vetjake ta përcjellin te të tjerët. Ç'mund të presim nëse nga xhamia dhe pyrgu i televizionit Popullit i vijnë porosi krejtësisht të kundërta? Mirëpo, kjo kurrsesi nuk do të thotë që nga rregullimi islam mund të krijohet gjendja e diktaturës shpirtërore, në të cilën të vërtetën do ta proklamojë pushteti dhe ku do të ngritet uniformizëm dhe rini pa individualitet. Kjo vetëm do të thotë se ekzistojnë disa qëndrime clementare dhe disa rreg1la themelore të mirësjelljes, të cilat në të giitha rastet do të duhen pa tjetër të respektohen. Në Islam, duke marrë parasyshn parimin e proklamuar mbi lirinë e fesë (Kur'ani, 2,266), çdo detyrim, fizik dhe psikologjik, në pyetjet e ndërgjegjjes dhe përcaktimit shprehimisht është i palejueshëm, e duke marrë parasysh parimin e ixhmasë-koncenzuesit, edhe i panevoishëm ("Populli im nuk mund të pajtohet në lajthim" Muhammedi a.s.). Sado qoftë që moralisht është puritan, Islami për shkak të çiltërisë së tij natyrës dhe hareve, është liberal, dhe për këtë dëshmon tërë historia islame. Pasi e pranon Zotin, por nuk pranon kurrfarë dogmashn dhe kierarkie, Islami nuk mund të shndërrohet në diktaturë dhe çdo formë inkuizicioni dhe terrori shpirtëror është pamundësuar.
(ISLAMI DHE PAVARËSIA)
Nuk ka rregullim Islam pa pavarësi dhe liri. Dhe anasjelltas: nuk ka pavarësi dhe liri pa Islam. Ky qëndrim i fundit ka domethënie të dyfisht.
E para, pavarësia është e mirëfilltë dhe e përhershme nëse është rezultat i pavarësisë së fituar shpirtërore, ideore, nëse pra, është shenjë se një popull e ka gjetur vetëveten, i ka zbuluar fuqitë e brendshme të saja, pa të cilat pavarësinë e arritur nuk miind ta përmbushë me përmbajtje, as ta ruaj gjatë kohë. Në afirmimin e mendimdit islam në jetën praktike, çdo popull musliman e përjeton këtë njëjtësim me vetëveten, lirimin shpirtëror të tij, si kusht të lirimit shoqëror dhe politik.
E dyta, përkrahja e vërtetë të cilën një popull musliman ia ofron regjimit në pushtet, është në proportion të drejtpërdrejtë me karakterin islam të pushtetit. Ajo është, pra, gjithnjë e më e vogël sa që regjimi në fjalë është më larg nga Islami. Regjimet joislame mbeten pothuaj plotësisht të privuara nga kjo përkrahje dhe aq më tepër duhet pa tjetër- duan apo nuk duan - të kërkojnë mbështetje te të huajt. Varshmëria në të cilën bijnë ata trcgohet si pasojë e drejtpërdrejtë e orientimit të tyre joislam.
Me këto fakte është përcaktuar edhe karakteri i rreguIlimit islam si demokraci, jo demokraci si formë, por demokraci si esencë, si koncensus. Ky Iloj i demokracisë ekziston atje ku pushteti e shndërron në mendim dhe aksion atë çka populli e ndien, ku ajo vepron si shprehje e drejtpërdrejtë e këtij vullneti. Vendosja e rregullimit islam tregohet si akt kulminativ i demokracisë, sepse do të thotë sendërtim i synimeve më të thella të popujve muslimanë dhe njeriut të rëndomtë. Një është e sigurt:l pa marrë parasysh ç'dëshiron një pjesë e pasanikëve dhe inteligjencës, njeriu i rëndomtë e dëshiron Islamin dhe jetën në bashkësinë e vet islame. Demokracia këtu nuk rrjedh nga parimet dhe proklamacionet, por nga faktet. Rregullimi Islam% nuk zbaton dhunë thjeshtë për shkak se nuk ka nevojë për të. Anasjelltas, rregullimi joislam, duke ndier rezistencë të përhershme dhe armiqësi të popujve, gjcnë daljen e vetme në aplikimin e dhunës. Shndërrimi i tii në diktaturë është një Iloj ligjshmërie, fat të cilit ai nuk mund t'i shmnaget.
(PUNA DHE LUFTA)
Shoqëria islame duhet ta merrë mbi vete detyrën e mobilizimit të burimeve njerëzore dhe natyrale dhe me masat e veta ta nxisë punën dhe aktivitetin. Të ekzistuarit, fuqia ose dobësia e shoqërisë islame i është e nënshtruar ligieve të njëjta të punës dhe luftës sikur edhe bashkësitë tjera dhe në këtë pikëpamje shoqëria jonë nuk gëzon te Zoti kurrfarë privileg jesh. (Kur'ani, 5, 57).
Nga psikologjia e mendimit tonë publik duhet eliminuar dy gjera: besimin në çudira dhe pritjen e ndihmës së huaj.
Çudirat nuk ekzistojnë, përveç atyre që i krijojnë njerëzit me punë dhe dije. Nuk ka kurrfarë Mehdiu i cili në mënyrë të çuditshme do t'i largojë armiqët, do ta shmangë mjerimin dhe do ta mbjellë arsimin dhe mirëqenien. Mehdiu është emër për përtacinë tonë, ose edhe më tepër për shpresën e rrejshme, e cila rritet nga ndjenja e paaftësisë sonë në situatën kur madhësia e vështirësisë dhe problemit është në disharmoni të plotë me mundësitë dhe mjetet e luftës.
Mbështetja në ndihmën e huaj është forma e dytë e supersticionit. Na është bërë shprehi që ndër disa vende joislame të kërkojmë dhe të gjejmë ose miqtë e vërtetë ose armiqtë e përbetuar, dhe këtë e kemi quajtur politikë tonën të brendshme. Kur të kuptojmë se me të vërtetë nuk ka as miqë të vërtetë as armiqë të vërtetë dhe kur për vështirësitë tona më tepër ta fajësojmë veten, e më pak "planet djallëzore të armikut", kjo do të jetë shënja se ka filluar pjekuria jonë dhe se vjen epoka më me pak vështirësi dhe dëshprim. Përndryshe, madje edhe sikur të kishte asosh të cilët do të jenë të gatshëm të ofrojnë ndihmë pa kundërshërbime të panumërta politike dhe materiale, kjo nuk do të mundte qenësisht ta ndërrojë pozitën tonë. Sepse, pasuria nuk mund të sillet në një vend. Ajo duhet të krijohet në vetë atë në bazë të punës vetjake. Atë që dëshirojmë ta arrijmë, duhet pa tjetër ta bëjmë vetë. Këtë askush as nuk dëshiron as nuk mund ta bëjë në vend se ta bëjmë ne.
Ky program i punës dhe i aktivitetit ka mbështetje e cila mund të jetë burim i trimërimit të jashtëzakonshëm. Pasuritë umslimane natyrore dhe mundësitë e botës janë shumë të mëdha. Vetëm një pjesë e asaj bote - Indonezia, paraqet pas SHBA-së dhe BRSS-së territorin kompakt të tretë më të pasur sipas radhës në botë. Bota Islame e marrë si tërësi, në këtë pikëpamje qëndron në vendin e parë.
Duke e paralajmëruar rilindjen, ne nuk e paralajmërojmë epokën e sigurisë dhe qetësisë, por epokën e joqetësisë dhe sprovave. Ka tepër shumë giera të cilat lusin për rrënuesit e tyre. Për këtë arsye këto nuk do të jenë ditë të mirëqenies, por ditë të dinjitetit. Populli i cili flenë mund të zgjohet vetëm me goditje. Kush i dëshiron mirë bashkësisë sonë, nuk, duhet ta kursejë nga orvatjet, rreziqet dhe skamjet. Përkundrazi, ai duhet bërë çmos që ajo bashkësi sa më parë t'i përdorë fuqitë e veta, t'i vejë në provë të giitha mundësitë e tij, ta marrë rrezikun, me një fjalë - të mos fle, por tëjetojë. Vetëm i zgjuar dhe aktiv, ai mund ta gjejë vetën dhe rrugën e tij.
(GRUAJA DHE FAMILJA)
Pozita e gruas në shoqërinë muslimane duhet gjithkund të ndërrohet në harmoni me detyrën e saj të nënës dhe edukatorin natyral të brezit të ri. Nëna e paarsimuar, e lënë pas dore dhe e pafatshme nuk mund t'i ngrisë'dhe edukojë bijtë dhe bijat, të cilëtjanë të aftë të nisin dheime sukses ta udhëheqin rilindjen e PoPuive muslimanë. Islami duhet nisur iniciativën që nënës t'i njihet rangu i funksionit shoqëror. Haremet do të abrogohen. Askush nuk ka të drejtë që të thirret në Islam që ta mbajë padretësinë ndaj femrës dhe keqpërdorimit të këtii lloji duhet t'i jepet fund.
Këto qëndrime nuk janë kurrfarë feminizmi i natyrës perëndimore, i cili e ka shprehur synimin që shoqërisë t'i imponohen kriteret, teket dhe sundimi i shtresës së çoroditur të giinisë femrore. Kio nuk është as barabarësi në kuptimin evropian. Kjo është theksimi i vlerës së njëjtë të mashkullit dhe të femrës, së bashku me theksimin e dallueshmërisë së tyrç e cila duhet tëjetë e ruajtur. Kurse parimi i vlerës së njëjtë është pasojë e drejtpërdrejtë e rregullave të obligimeve të njëjta fetare dhe morale, e cila në disa vende në mënyrë të shprehur është ekspozuar në Kur'an (vcçmas ajeti 33,55).
Qytetërimi nga femra ka bërë objekt i cili shfrytëzohet ose të cilit i robërohet, por femrës ia ka marrë personalitetin, e cila e vetmeja mund të jetë bartës i vlerave dhe respektit. Duke e mospërfillur detyrën e nënës, ai gruan e ka privuar nga funksioni i saj themelor dhe i pazëvendësueshëm.
Në këtë epokë kur familja po kalon nëpër krizë serioze dhe kur vlera e saj është vënë në pikëpyetje, Islami sërish e konfirmon lojalitetin e saj kësaj forme të jetës njerëzore. Duke i kontribuar sigurisë së strofullës familjare dhe duke i larguar faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilët e rrënojnë (alkoholi, amorali, mospërgjegjësia), Islami praktikisht e mbronë interesin më të lartë të vërtctë të femrës së shëndoshë dhe normale. Në vend të barabarësisë abstrakte, ai femrës i siguron dashuri, kurorëzim dhe fëmijë, me tërë atë çka për femrën do të thonë këto tri gjera.
E drejta familjare dhe martesore e cila është formuar në shekujt e parë të Islamit, do të jctë e nevojshme të rishqyrtohet në pajtim me nevojat e sotme dhe me shkallën e zhvillimit të vetëdiies njerëzore dhe shoqërore, me tendencën që të shkohet në të ngushtuarit sa më të madh të poligamisë dhe në drejtim të eliminimit të saj të shkallërishëm nga jeta praktike, sikur edhe në kuptim të kuftzimit të shkurorëzimeve dhe mbrojtjes efikase materiale të femrës dhe fëmijëve në këto raste.
(QËLLIMI NUK ARSYETON MJETIN)
Në luftë për rregullimin islam është i lejuar përdorimi i të giitha mjeteve, të giithave përveç njërit, përveç krimit. Askush nuk ka të drejtë emrin e bukur të Islamit dhe këto luftëra t'i njollosë me aplikimin e pakontrolluar dhe të tepërt të dhunës. Bashkësia islame duhet edhe njëherë të konfirmojë se drejtësia paraqet një nga themelet e tij. Kur'ani nuk ka urdhëruar t'i duam armiqët, por shprehimisht na ka urdhëruar të jemi të drejtë dhe të falim (Kur'ani, 4,15 dhe 16, 126). Përdorimi i fuqisë duhet patjetër të jetë në harmoni me këtë parim. Formula: caku arsyeton mjetin, është bërë shkak i krimeve (PAKICAT) Rregullimi islam mund të sendërtohet vetëm në vendet në të cilat muslimanët paraqesin shumicën e banorëve. Pa këtë shumicë, rregullimi islam reduktohet vetëm në pushtet (sepse mungon elementi i dytë - shoqëria islame) dhe mund të shndërrohet në dhunë. Pakicat jomuslimane në përbërje të shtetit islam, me kusht të lojalitetit, gëzojnë liri fetare dhe tërë mbrojtjen. Pakicat muslimane në përbërje të bashkësive joislame, me kusht të garancive të lirive fetare dhe jetës normale dhe zhvillimit, janë lojale dhe janë të obligueshme t'i zbatojnë të gjitha detyrat ndaj asaj bashkësie, përveç atyre të cilat i bëjnë dëm Islamit dhe muslimanëve. Pozita e pakicave muslimane në bashkësitë joislame gjithnjë realisht do të giendet në varshmëri nga fuqia dhe autoriteti i bashkësisë botërore islame. (MARËDHËNIET NDAJ BASHKËSIVE TJERA) Marrëdhëniet e bashkësisë islame ndaj bashkësive tjera në botë mbështeten në parimet: 1. Lirisë së përcaktimit fetar (Kur'ani, 2,156);
të panumërta. Caku i lartësuar nuk mund ta shenjtërojë mjetin jo të denjë, por për këtë shkak përdorimi i mjetit jo të denjë mund ta zvogëlojë dhe komprometojë çdo cak. Sa më të fortë të jemi moralisât, aq më pak do të na nevojitet fuqia, e cila në pyetjet e përcaktimit është armë e të ligëve, e jo e të fortëve. Atë që nuk mundet fuqia, mundet bujaria, përpikshmëria, qëndrimi i guximshëm (Kur'ani, 16,125; 26, 34-35).
2. Fuqisë dhe mbrojtjes energjike dhe aktive (Kur'ani, 8, 61-62; 42, 39-42; 2, 190-192;);
3. Ndalesës së luftës ofanzive dhe krimit (Kur'ani, 2, 190-192; 42,42),
4. Bashkëpunimit dhe njoftimit reciprok të popullit ndërmjet veti (Kur'ani, 49,13);
5. Respektimit të obligimeve - kontratave të marra (Kur'ani, 9,4) dhe;
6. Dyanshmërisë - reciprocitetit (Kur'ani, 9,8).