DEKLARATA ISLAME - 4

Përgjigja në këtë pyetje është: rilindja islamc nuk mund të fillojë pa revolucion fetar, por nuk mund të vazhdohet dhe përfundohet me sukses pa revolucion politik.  Kjo përgiigjje, e cila rilindjen islame e përkufizon si revolucion të dyfisht - moral dhe shoqëror, por i cili përparësi qartë i jep rimëkëmbjes fetare, rrjedh nga parimi dhe natyra e islamit, por edhe nga disa fakte të zymta, me të cilat është karakterizuar realiteti i botës së sotme muslimane.  Këto fakte flasin mbi gjendjen e rëndë morale në botën muslimanc, mbi çoroditjen e karakterit, dominimin e korrupcionit dhe supersticionit, përtacisë dhe hipokrizisë, supremacionit të traditave dhe shprehive joislame, materializmin e përbetuar dhe mungesën shqetësuese të entuziazmit dhe shpresës. A mundet në gjendjen e këtillë drejtpërdrejt të fillojë çfarëdo transformimi shoqëror dhe politik?  Çdo popull para se është ftuar ta kryej rolin e vet në histori, medoemos është dashur të përjetojë periodën e pastrimit të brendshëm dhe pranimit praklik të disa qëndrimeve themelore morale. Çdo fuqi në botë fillon si forcë morale, çdo humbje fillon si dështim moral. Çdo gjë që dëshirohet të sendërtohet, së pari duhet patjetër të sendërtohet në shpirtërat e njerëzve. Ç'do të thotë rimëkëmbja fetare si parakusht i rregullimit islam? Ajo para së gjithash, do të thotë dy gjera: vetëdije të re dhe vullnet të ri.
Rimëkëmbja fetare është vetëdija e qartë mbi synimin e vërtetë të jetës, mbi atë për çka jetohet dhe për çka duhet të jetohet. A është ky synim standard personal apo i përbashkët, lavdia dhe madhësia e racës apo popullit tim, afirmimi i personalitetit vetjak apo pushteti i ligjit Hyjnor në tokë? Në rastin tonë rimëkëmbja fetare praktikisht, do të thotë "islamizimi" i njerëzve të cilët veten e quajnë muslimanë ose të cilët të tjerët rëndom i quajnë me atë emër. Pika nisëse e këtij "islamizimi" është besimi i fuqishëm në Zotin dhe praktika rigoroze dhe e sinqertë e normave islame fetare dhe morale nga ana e muslimanëve. Komponenta tjetër e rimëkëmbjes fetare është gatishmëria që të zbatohet imperativi të cilin e imponon vetëdija mbi synimin. Për këtë shkak rimëkëmbja fetare është një kualitet i ngritjes dhe entuziazmit moral, një psikozë e supremacionit të shpirtit ndaj gjerave, një giendje e idealizimit të përjetuar dhe praktik në të cilin njerëzit e rëndomtë bëhen të aftë për vepra të jashtëzakonshme të trimërisë dhe sakrifikimit. Ajo është edhe një kualitet i ri i fesë dhe vullnetit në të cilën kriteret e përditshme të së munshmes pushojnë të vlejnë dhe në të cilën individët dhe grupe të tëra befasisht ngriten deri te shkalla e flijimit për idealin e tyre.
Pa këtë gjendjen e re të shpirtit dhe të ndjenjës është e pamundur të arrihet çfarëdo ndërrimi i mirërilltë në botën e sotme muslimane. Te këto shqyrtime giithnjë, qoftë për një çast, do të shfaqet dilema, që rruga më e shkurtër deri te rregullimi islam do të shpiente nëpërmjet marrjes së sundimit, i cili më pastaj do të krijonte institucione përkatëse dhe do ta zbatonte edukimin sistematik fetar, moral dhe kulturor të popullit, si parakusht për ngritjen e shoqërisë islame. Kjo dielmë është vetëm sprovë. Historia nuk njeh asnjë revolucion të mirëfilltë i cili ka ardhur nga pushteti. Çdonjëri ka filluar nga edukimi dhe në esencën e tij ka domethënie të thirrjes morale. Përveç kësaj, formula e cila konstituimin e rregullimit islam ia beson njëfarë pushteti dhe institucioneve të tii, nuk përgjigjet në pyetjen prej kah vetë ai pushtet. Kush do ta konstituojë dhe krycj dhe prej cilëve njerëz ai dhe institucionet e tij do të përbëhen? Kush, më në fund, do ta kontrollojë ,sjelljen e vet atij pushteti dhe si të sigurohet që ai mos të degiencrohet dhe mos të fillojë t'i shërbejë vetes në vend që t'i shërbejë synimit në emër të të cilit është konstituuar?
Është e mundur që një grup në pushtet të ndërrohet me tjetër, dhe kjo për çdo ditë po ndodh. shtë e mundur që tiraninë i, njërit ta ndërrosh me tiraninë e tjetrit dhe të kryhet ndërrimi i pronarit të të mirave të kësaj bote. Është e mundur të ndërrohen etmrat, flamujt, hymnet dhe parollat në emër të të cilëve e tërë kjo bëhet. Por, me këtë s'është e mundur të bëhet asnjë hap më afër rregullimit islam, si një ndjenjë e re e botës dhe qëndrimit tjetër të njeriut ndaj vetes, njerëzve dhe botës.
Mendimi që çdokund të thirret në ndihmë njëfarë fuqie ose njëfarë sundimi, rrënjën e ka në prirjen e lindur të njeriut që t'i shmanget fazës së parë dhe më të rëndë të xhihadit - luftës kundër vetëvetes. Vështirë është të edukohen njerëzit, por edhe më rëndë veten. Rimëkëmbja fetare, tashmë sipas përkufizimit të tij nënkupton fillimin nga vetëvetja, nga jeta vetjake. E kundërta, fuqiagjithnjë e ka parasysh tjetrin. Në këtë është tërheqshmëria e kësai ideje. Për këtë arsye lëvizja, e cila si synim kryeso'r të vetin do ta theksojë rregullimin islam, duhet para së gjithash tëjetë lëvizje morale. Ajo duhet pa tjetër moralisht t'i mallëngjejë njerëzit dhe të paraqesë një funksion moral, e cilanjerëzit i ngre lartë dhe i bënë më të mirë. Në këtë është dallimi ndërmjet lëvizjes islame dhe partisë politike, e cila parashtron barabarësinë e mendimeve dhe interesit, por nuk i inkuadron kriteret etike, as që moralisht i angazhon njerëzit. Qëndrimi mbi prioritetin e rimëkëmbjes fetare, përveç tjerash, ka edhe mbështjetje të qartë në burimet islame. E para, Kur'ani thotë se rilindja e brendshme është parakusht i çdo ndërrimi dhe përmirësimi të gjendjes së një populli (Kur'ani, 13,12) E dyta, ky ligi është afirmuar edhe në praktikën e Islamit të bershëm dhe luftën e Muhammedit a.s. për konstituimin e rregullimit të parë islam në histori. Në këtë tregon fakti se Kur'ani gjatë trembëdhjetë. viteve të para ka vazhduar të diskutojë dhe theksojë ekskluzivisht pyetjet e besimit dhe përgjegjësisë, dhe se gjatë këtyre trembëdhjetë viteve nuk i ka hyrë shqyrtimit të cilit do problem shoqëror ose politik apo formulimit të cilit do ligj të shoqërisë të mbështetur në Islam. Nga rimëkëmbja fetare presim edhe tri gjera me rëndësi:  1. Vetëm rimëkëmbja fetare mund të krijojë vendosshmëri që urdhërat e Kur'anit, veçanërisht ato të cilat janë të drejtuara të këqiave të rrënjosura sociale ose janë jo të këndshme për pushtetmbajtësit dhe pronarët e pasurive, zbatohen pa hamendje dhe kompromise. Rimëkëmbja fetare mund të bëjë që ato të sendërtohen pa dhunë dhe urrejtjf, sepse të gjithë, ose shumica e madhe e shoqërisë së rimëkëmbur, do t'i kuptojë dhe pranojë si zbatim i urdhërave të Zotit dhe si çështje e drejtësisë. 2. Rilindja Islame nuk mund të mendohet, jo vetëm pa njerëz të gatshëm në sakrifica të mëdha vetjake dhe materiale, por edhe pa shkallën e madhe të besimit reciprok dhe bashkëpunimit lojal. Çka mund të sigurojë që orvatjet, vetëm mohimi dhe sakrificat e disave të mos shfrytëzohen që të sendërtohet sundimi dhe ambicia e të tjerëve? Çka mund të pengojë që tragjedia e dështimit moral, aq e shpeshtë në historinë e re islame, mos të përsëritet? Çdo rregullim, e edhe ai islam, gjithnjë më shumë do të përngjasë në njerëzit të cilët e krijojnë dhe zbatojnë se sa në parimet të cilat ata i proklamojnë. 3. Për shkak të prapambeturisë së madhe, bota islame do të duhej pa tjetër të pranojë tempon shumë të shpejtë të arsimimit dhe industrializimit. Zhvillimi i shpejtuar çdokund është i ngarkuar me fenomenet e atilla përcjellëse, siç janë: despotizmi, korrupcioni, shkapërderdhja e familjes, pasurimi i shpcjtë dhe i paarsyeshëm, dalja në plan të parë i individëve të gjindshëm dhe të paskrupull, urbanizimi i shpejtë me heqjen e traditave, vullgarizimi e marrëdhënieve shoqërore me përhapjen e alkoholizimit, drogës dhe prostitucionit. Penda kundër këtij vërshimi të jokulturës dhe primitivizmit mund të jetë besinù i pastër dhe i fortë në Zotin dhe praktika e dispozitave fetare nga ana e të giitha shtresave të popullit. Vetëm feja mund të sigurojë që qytetërimi mos ta zhdukë kulturën. Progresi i thatë material dhe teknik, sikur që këtë disa raste qartë e tregojnë, mund të shndërrohet në kthim të hapur ne barbarizëm.

PUSHTETI ISLAM

Theksimi i prioritetit të rimëkëmbjes fetare-morale nuk do të thotë - as që mund të komentohet se do të thotë - se rregullimi islam mund të sendërtohet pa pushtet islam. Ky qëndrim do të thotë vetëm se rruga jonë nuk zë fill në të marrurit e pushtetit, por në të pushtuarit e njerëzve, dhe se rilindja islame është së pari kthesë në sferën e edukimit, e vetëm pastaj në sferën e pofitikës. Medoemos duhet, pra, së pari të jemi predikues e pastaj ushtarë. Mjetet tona të para janë shembulli personal, libri, fjala. Kur këtyre mjeteve do t'i bashkangjitet edhe fuqia? Zgjidhja e këtij rasti gjithnjë është pyetje konkrete dhe varet nga një varg faktorësh. Megjithatë mund të vëhet një rreguu i përgjithshëm: lëvizja islame duhet dhe mund t'i afrohet marrjes së pushtetit posa moralisht dhe numerikisht të jetë aq e fuqishme sa të mund jo vetëm ta rrënojë pushtetin ekzistues joislam, por edhe ta ndërtojë pushtetin e ri islam. Ky dallim është i rëndësishëm, sepse rrënimi dhe ndërtimi nuk kërkon shkallë të njëjtë të gatishmërisë paologjike dhe materiale. Të hershosh këtu është barabartë rrezik sikur të vonohesh. Të marrësh pushtetin në bazë të rrethanave fatlume beftëse, pa përgatitje të mjaftueshme morale dhe psikologjike, dhe pa minimumin e domosdoshëm të kuadrove të fortë e të ndërtuar, dû të thotë të sendërtosh edhe një grushtshtet, e jo revolucion islam (kurse grushtshteti është vazhdim i pofitikës joislame nga ana e grupit tjetër të njerëzve apo në emër të parimeve tjera). Të vonohesh në marrjen e pushtetit, do të thotë të privohesh nga një mjet i fuqishëm për sendërtimin e synimeve të rregullimit islam dhe pushtetit joislam, t'i ofrosh mundësi t'i shkaktojë goditje lëvizjes dhe t'i rrallojë kuadrot e tij. Për këtë të fundit, historia e paradokohshme ofron shembuj të mjaftueshëm, tragjik dhe instruktiv.

PAKISTANI - REPUBLIK ISLAME

Kur është fjala për pushtetin islam, shembulfi i Pakistanit, si republikës sot të vetme të deklaruar islame, nuk mund të bishtrohet. Ne e përshëndetim Pakistanin, pa marrë parasysh në mossukseset dhe vështirësitë e caktuara, sepse ai është fryt i këtij synimi për konstituimin e rregullimit islam dhe sepse ata të cilët e kanë menduar, sikur edhe ata të cilët e kanë sendërtuar kanë qenë të udhëhequr me mendimin e qartë islam.  Pakistani është provë gjenerale e vendosjes së rregullimit islam në kushtet bashkëkohore dhe në shkallën e sotme të zhvillimit. Në shembullin e Pakistanit, protagonistët e Islamit dubet dhe mund.të mësojnë si duhet dhe si nuk duhet punuar. Përvojën negative të Pakistanit - kurse përvojat negative janë gjithnjë më të rëndësishme - mund ta përmbledhim në këto dy pika: 1. Uniteti dhe krijueshmëria e pamjaftueshme e fuqisë themelore të organizuar e cila e ka jetësuar idenë e Muhammed Ikballit mbi Pakistanin. Së shpejti pasi është krijuar Pakistani, u tregua se Liga Muslimane ka tubuar elemente shumë të pabarabarta, të cilët nuk kanë pasur pikëpamje unike në pyetjet fondamentale të rregullimit të shoqërisë dhe organizimit të shtetit. Nga kjo anë Liga ka qenë mezi diç më shumë se partia politike e tipit klasik dhe para dilemave të mëdha para të cilave është gjetur Pakistani, ajo nuk ka mund ta mbajë unitetin e saj. 2. Hyrja formaliste dhe dogmatike sendërtimit të parimeve islame në praktikën e Pakistanit. Mendimtarët dhe juristët e Pakistanit, në vend që t'i kthehen pyetjeve të mëdha të arsimit, e kanë shterrë energjinë e tyre dhe përfundimisht janë ndarë në pyetjet e zbatimit më pak apo më shumë të përpiktë të të drejtës penale dhe martesore të sheriatit. Deri sa ata kanë zhvilluar diskutime të pafund mhi atë a t'i prehet dora vjedhësit ose thjeshtë të dërgohet në burg, një aspekt i veçant i vjedhjes - korrupcioni, ka marrë përmasa që s'mbahen mend dhe solli deri te kriza, e cila i ka dridhur themelet e Pakistanit si shtet. Mësimet nga ekzistimi njëzet vjeçar i Pakistanit janë të qarta. Ato janë: E para, luftën për rregullimin islam dhe rekonstruimin themeltar (solid) të shoqërisë muslimane me sukses mund ta zhvillojnë vetëm individët e kalitur dhe të ngritur, të radhitur në organizatë të fortë dhe homogjene. Kjo organizatë nuk  është kurrfarë partie politike nga arsenali i demokracisë perëndimore; ajo është lëvizje e mbështetur në ideologjinë islame dhe në kriteret e qarta morale dhe ideore të përkatësisë; E dyta, lufta për rregullimin islam sot është lufta që të sendërtohet esenca e Islamit, e kjo do të thotë, që në praktikë të sigurohet edukimi fetar dhe moral i popullit dhe elementet themelore të drejtësisë shoqërore. Format në këtë çast kanë rëndësi dytësore; dhe E treta, funksioni i republikës islame nuk është pikë së pari të deklarojë barabarësinë e njerëzve dhe vëllazërimin e të gjithë muslimanëve, por të luftojë të sendërtojë diç nga këto parimet e larta në praktikë. Islami i zgjuar duhet që në çdo mjedis të merrë në duart e tij flamurin e luftës për rregullimin më të drejtë shoqëror dhe që qartë ta theksojë që me luftën për Islam të fillojë edhe lufta kundër mosdijes, padrejtësisë dhe varfërisë, luftë në të cilën nuk do të ketë kompromise dhe zbythje, nëse këtë luftë e bënë, këtë flamur do ta marrin demagogët dhe shpëtuesit e rrejshëm të shoqërisë, që t'i sendërtojnë synimet e tyre hipokrite.
Këto mësime kanë shije trishtimi. Ne megjithatë mbesim të besojmë në Pakistanin dhe në misionin e tij në shërbim të Islamit botëror. Sepse, nuk ka zemër muslimane e cila nuk do të dridhet gjatë të përmendurit të diçkahit aq të dashur siç është Pakistani, ndonëse kjo dashuri, sikur edhe çdo tjetër, di për tmerret dhe shqetësimet e veta. Pakistani është shpresa jonë e madhe, plotë sprovë. (Përsiatjet lidhur me Pakistanin duhet kuptuar në kontekstin kohor, v.p.).

PANISLAMIZMI DHE NACIONALIZMI

Në një nga tezat për rregullimin islam të të sotshmes, kemi theksuar se funksioni natyror i rregullimit islam është synimi për tubimin e të gjithë muslimanëve dhe të giitha bashkësive muslimane në botë. Në rrethanat e sotshme ky synim do të thotë luftën për krijimin e federatës së madhe islame prej Marokos deri në Indonezi, prej Afrikës tropike deri në Azinë Qendrore. Neve na është mirë e njohur se si përmendja e këtij vizioni e nevrikos një Iloj të njerëzve në mjedisin tonë, të cilët veten e quajnë ose e konsiderojnë realist, dhe ne aq më qartë dhe zëshëm e theksojmë këtë synim. Ne e injorojmë këtë "realizëm" i cili popuit muslimanë i gjykon në pozitë të vazhdueshme inferiore dhe nuk i lë vend kurrfarë përpjekjeje dhe kurrfarë shprese. Ky realizëm, i cili burimin e ka në dekurajim dhe në respektim ndaj të fuqishmëve në botë, do të thotë se zotërinjt rnbesin zotërinj, kurse mëditësit - mëditës. Mirëpo historia është jo vetëm rrëfim mbi ndërrimin e përhershëm, por edhe mbi sendërtimin e vazhdueshëm të të pamundshmes dhe të papritures. Pothuaj, tërë çka e bënë njërnendësinë e botës bashkëkohore është dukur e pamundshme para pesëdhjetë vitesh. Ekzistojnë qartë dy realizma: i yni dhe i dekurajuesve tonë dhe të dobëve. Neve na duket se nuk ka asgjë më të natyrshme, sandejmi as më reale, nga kërkesa që muslimanët t'i sendërtojnë format e ndryshme të unitetit për t'i zgjidhur problemet e përbashkëta dhe që suksesivisht t'i hyjnë krijimit strukturave të caktuara supranacionale - ekonomike, kulturore dhe politike - për arsye të veprimit të koordinuar dhe të përbashkët në disa sfera të rëndësishme. "Realistëve" (lexo: të dobtëve) tonë ky mendim u duket joreal. Ata e sanksionojnë gjendjen ekzistuese, e cila sërish, për të kuptuarit tonë të realizmit, paraqet shembull të diçka shumë jo të natyrshme e madje absurde. Për ne, për shembull, është absolutisht e papranueshme dhe joreale që në epokën e sotshme të koncentrimit dhe bashkimit, një popull- ai arab - të copëtohet në trembëdhjetë bashkësi shtetërore; që në sërën e pyetjeve të rëndësishme botërore vendet muslimane qëndrojnë në anët e kundërta: që Egjiptit muslimanë mos t'i interesojë vuajtja e muslimanëve në Etiopi ose Kashmir; që në kohën e konfrontimeve më të ashpra të vendeve arabe me Izraelin, Persia muslimane mbanë marrëdhënie miqësore me agresorin, etj. etj. Nëse, pra, ekziston diç që nuk është reale, atëherë kjo nuk është unitet i muslimanëve, por mosprania e këtij uniteti, pikërisht gjendja e sotme e mosunitetit dhe e mospajtimit. Nuk ekziston synim historik - përveç nëse është në kundërshtim me faktet natyrore apo historike - të cilin njcrëzit me vullnetin e përbashkët dhe punën c përbashkët nuk do të mund ta sendërtonin. Utopia në të cilën besohej dhe për të cilën punohej pushon të jetë utopi. Kurse të dobëtit as që mund të besojnë, as që mund të punojnë, dhe në këtë duhet kërkuar shpjegimin e "realizmit" të tyre të degraduar. Kur ata thonë se uniteti i muslimanëve është ëndërr i cili nuk mund të sendërtohet, ata, në të vërtetë, vetëm e shprchin paaftësinë të cilën vetë e mbjellin. Kjo pamundësi nuk është në botë, por në zemrat e tyre. Ideja mbi unitetin e të gjithë muslimanëve nuk është çpikje e askujt, as dëshirë e bukur e këtij apo atij reformatori ose ideologu. Atë e ka themeluar vetë Kur'ani me parollën e njohur "muslimanët janë vëllezër", kurse Islami vazhdimisht e ka mbajtur dhe përtëritur në vetëdîjcn e njerëzve nëpërmjet agjërimit të përbashkët, vizitës së Mckkes, dhe Ka'bes si qendër unike shpirtërore, duke krijuar në këtë mënyrë një ndjenjë të përhershme dhe identike të përkatësisë dhe përbashkësisë përgjatë botës muslimane. Kush kurdoherë pas ndonjë fatkeqësie e cila e ka goditur ndonjë popull të largët muslimanë, ka zbritur ndër njerëzit e rëndomtë, ka mundur të bindet çfarë ngarkese kanë këto ndjenja të dhimsurisë dhe solidaritetit. Si po ndodh që ky "panislamizëm popullor", pa mëdyshje i pranishëm në aspekt të ndjenjave të fuqishme të masave të mbetet pa shumë ndikim në jetën reale dhe politikën praktike të vendeve muslimane? Pse ai mbetet velëm në gjendjen e ndjenjave dhe nuk ngritet deri në vetëdijen e duhur mbi latin e përbashkët? Si të shpjegohet fakti se lajmi mbi pësimin e muslimanëve, atyre në Palestinë, ose atyre në Krime, Sinkjang, Kashmir, Etiopi nxisin ndjcnjën e dcpresionit dhe gjykimit njëzëri, e që njëkohësisht aksioni gjithnjë mungon ose ai është në disproporcion të plotë me atë çka ndihet? Përgjigjja në këtë pyetje gjendet në faktin që përkundër ndjenjave të popullit të rëndomtë, veprimi i vetëdijshëm i qarqeve udhëheqëse, të shkolluar në Perëndim ose nën ndikimin e perëndimit, kanë qenë jo panislamike, por nacionaliste. Instituti dhe vctëdija e popujve muslimanë kanë qenë të ndarë dhe të kundërshtuar, dhe në këtë gjendje çdo aksion i rëndësishëm ka qenë dhe do të jetë i pamundshëm. Panislamizmi bashkëkohor sandejmi është pikë së pari përpjekje që vctëdija të harmonizohet me ndjenjat, që të duam atë që jemi dhe të mos duam atë që nuk jemi. Kjo giendje përcakton edhe karakterin edhe fatin e nacionalizmit në botën e sotme muslimane. Deri sa çdokund në botë nacionalizmi ka pasur karakteristika të lëvizjes së gjërë popullore, sepse ka paraqitur afirmimin e synimeve popullore (melosit, folklorit e veçanërishtë gjuhës'), në vendet muslimane sipas rregullimit takohet një formë e atrolizuar e nacionalizmit, ose madje një lloj i nacionalizmit jopopullor, anacional. Shpjegimin e këtii fakti duhet kërkuar nga një anë në faktin që ndjenjat popullore i ka absorbuar panislamizmi, kurse nga ana tjetër, çka këtu nacionalizmi është menduar si ndërrim për Islamin dhe si i tillë prej rillimit ka paraqitur lëvizje antiislame. Duke u gjetur në konflikt natyror me të kaluarën dhe traditat e popujve - sepse këto tradita janë gjithnjë dhe vetëm islame - lëvizjet nacionaliste ne një sërë vendesh muslimane vijnë në gjendje ta aplikojnë një lloj denacionalizimi, mjaft të ngjashme asaj të pararendësve të tyre kolonialistik. Pozita e gjuhës arabe, për shembull, në disa vende arabe - së paku sa i përket qëndrimit të administrimit - nuk është shumë më i përshtatshëm se sa gjatë kohës së okupacionit anglo-françez. Nëse në këtë aspekt diç edhe bëhet, ajo është pa entuziazëm të vërtetë, apo është vepër e fuqive të cilat nuk janë bastardhuar (krahaso. Hebraitët në Izrael e kanë futur pothuaj gjuhën e harruar hebraite). Shkaku për qëndrimin e këtillë kundruall gjuhës arabe është i thjeshtë: kjo gjuhë si gjuhë e Kur'anit dhe qytetërimit islam, më tepër është instrument i ndjenjave islamike se sa arabe, panarabe, përgjithësisht nacionaliste. Protagonistët e nacionalizmit saktë e vërejnë këtë fakt (ose më shumë instinktivisht e ndiejnë) dhe gjejnë dalje pa présidence: ata dhe administrata e tyre flasin me gjuhën e okupatorëve të hershëm (!). Në botën muslimane pa Islam nuk ka as patriotizëm. Këto konkludime në mënyrën e vet i konrirmon edhe fakti se idetë nationaliste në botën muslimane janë islame edhe sipas prejardhjes së tyre. Kjo është më evidente në Lindjen e Mesme, ku pionierët e nacionalizmit janë intelektualët sirianë dhe të krishterët libanez, të shkolluar në Institutin Amerikan (në fillim: kolexhi Sirian protestantist) dhe në Univerzitetin e Shën Gjergjit në Bejrut. Të hulumtuarit e rrënjëve shpirtërore dhe historike të lëvizjes së Kemalit në Turqi, të "pança shillës" së Sukarnos në Indonezi, partisë BAATH në disa vende arabe (veçanërisht disa rrymave të saja) dhe vargut të tërë të grupeve nacionaliste dhe "revolucionare" përgiatë botës muslimane, e konfirmon këtë konstatim. Panislamizmi gjithnjë ka buruar nga vetë zemra e popujve muslimanë, nacinalizmi gjithnjë ka qenë mallë i importuar. Popujt muslimanë, pra, nuk kanë "prirje" për nacionalizëm. A duhet të dëshprohen lidhur me këtë fakt? Madje edhe sikur për një çast ta mospërfillnin të vër tetën e qartë se parimi i bashkësisë shpirtërore është më superior prej parimit të kombit, do të duhej medoemos, duke e marrë parasysh çastin kur po e shkruajmë këtë mesazh, t'u këshillojmë popujve tonë që edhe mos të orvaten ta ngadhnjejnë këtë "aftësi". Edhe nga popujt të cilët me shekuj jetojnë në bashkësitë nacionale ardhmëria kërkon që shkallërisht t'u përshtaten formave të reja të jetës së përbashkët, të cilat mundësojnë tubimin në bazë të gjerë. Njerëzit largpamës në Francë dhe Gjermaninë e sotshme u këshillojnë bashkëqytetarëve të tyre që më pak të ndihen Francezë ose Gjermanë e më shumë Evropianë. Themelimi i Bashkësisë Ekonomikë Evropiane - ndonëse ky konfirmim në shikim të parë mund te duket i papranueshëm - paraqet ngjarjen më konstruktive të historisë evropiane të shekullit XX. Kurse krijimi i kësaj strukture mbinacionale është fitorja e parë e vërtetë e popujve evropianë mbi nacionalizmin. Nacionalizmi po bëhet luksuz, shumë i shtrenjtë për popujt e vegjël, e madje edhe për popujt e mesëm të mëdhenj. Bota bashkëkohore gjendjet para zhvillimit, i cili në njëfarë aspekti është pa krahasim në histori. Me programet e tyre jashtëzakonisht të shtrenjta të arsimimit, hulumtimit, ekonomisë, mbrojtjes e tjera, ky zhvillim kërkon koncentriniin deri tash të pa mbajtur mend dhe të papritur të njerëzve dhe të mjeteve dhe objektivisht u jep rast vetëm popujve të mëdhenj, ose edhe më qartë, lidhjeve të popujve. Në botë momentalisht sundojnë dy unione - amerikane dhe sovjetike kurse e treta në procesin e krijimit - evropiane, gjithnjë e më qartë e paralajmëron daljen e saj në skenë. Bashkësia e cila nuk mund t'i tubojë 200 milionë banorë dhe t'i krijojë 200 miliardë dollarë të ardhura nacionale - kurse këto madhësi kanë tendencë rritjeje - nuk mund ta mbajë hapin në këtë lëvizje dhe patjetër do të duhej të pajtohet me pozitën e varur. Ajo nuk mund të reflektojë jo të sundojë me të tjerët, por as të sundojë me vetëveten. Shkalla e zhvillueshmërisë pushon të jetë faktor vendimtarë. Atë e ndërrojnë madhësitë absolute. Kina sipas zhvillimit të saj qëndron konsiderueshëm pas Frances ose Anglisë, por duke iu falënderuar koncentrimit ië madh të njerëzve dhe mjeteve, ajo në lojën rrjedhëse tregon supremacionin shprehës. Kjo situatë paraqet rastin për botën muslimane, e cila nuk është e zhvilluar, por është e madhe. Ekziston edhe një çështje e cila në mënyrë alarmante thërret në tubim dhe në përpjekjet e bashkuara të ve ndeve muslimane. Prapambeturinë ekonomike dhe kulturore të vendeve muslimane nga dita në ditë e keqëson fenomeni i rritjes së vrullshme të popullësisë. Dy vendet muslimane - Egjipti dhe Pakistani - momentalisht mbajnë dy vendet e para në shkallën e natalitetit në botë. Sipas disa parashikimeve, çdo vit në botë lindin 20 milionë muslimanë dhe nëse rritja vazhdohet me këtë tempo, bota muslimane në kufinjt ekzikstues do të dyfishohet deri në fund të këtij shekulli. A mund t'i pranojmë, ushqejmë, shkollojmë dhe të hapim vende pune për aq miliona të cilët presin qe të linden?  Ky zhvillim dramatik demografik , nëse nuk do të përcillej me zhvillimin gjithashtu të shpejtë ekonomik dhe shoqëror, është përplotë rreziqesh dhe pasigurish potenciale. Për 20 vitet e kaluara ky "inflacion demografik" kryesisht e ka absorbuar tërë rritjen e produktivitetit, ashtu që në shumicën e vendeve muslimane të ardhurat nationale për njëri sot janë më të vogla se sa para dy dekadave. Ashtu rritja e popullësisë, në vend që të jetë faktor i fuqisë në botën e bashkuar muslimane, po bëhet burim i krizave dhe dëshprimeve për vendet e përçara muslimane. Është e qartë se vendet muslimane nuk munden individualisht të dalin në krye me këtë problem. Të ballafaqohemi me këtë situatë dhe njëkohësisht të kompezohen dekadat e humbura të prapambetjes dhe stagnimit mundemi vetëm nëpërmjet këtij kualitetit të ri - unitetit. Atë që nuk mund ta zgjidhin vetë Arabët, Turqit, Persianët ose Pakistanezët nund ta zgjidhin muslimanët në një përpjekje e cila do të jetë e përbashkët dhe e koordinuar. Çdo vend muslimanë mund ta ndërtojë lirinë dhe mirëqenien e tij vetëm nëse me këtë e ndërton lirinë dhe mirëqenien e të gjithë muslimanëve. Kuvajti dhe Libia e pasur nuk mund të ekzistojnë si ujdhesa të mirëqenies në detin e mjerimit. Nëse nuk e krijojnë solidaritetin islam dhe nuk i ndihmojnë vendet fqinje muslimane, nëse udhëhiqen me egoizëm, a nuk do t'i përudhim këto vende në sjellje te ngjashme? Kurse kjo do të shpiente në gjendjen e urrejtjes dhe kaosit, të cilën e dëshirojnë armiqët. Duke e kryer detyrën e tyre islame, vendet e pasura muslimane do ta kryejnë edhe atë çka kërkon interesi i tyre më i lartë. Alternativa para çdo vendi muslimanë është e qartë: ose i bashkuar me vendet tjera muslimane të sigurojë ekzistimin, përparimin dhe fuqinë që të ballafaqohet me çdo sprovë, ose nga dita në ditë giithnjë e më shumë të mbetemi mbrapa dhe të bijmë në varshmëri nga të huajt e pasur. Çasti bashkëkohor historik këtii uniteti i jep dimension të ri: ai nuk është më vetëm dëshirë e mirë e îdealistëve dhe vizionaristëve: uniteti është bërë domosdoshmëri, nevojë e shtrëngueshme, ligj i ckzistimit dhe kusht i denjësisë në botën e sotme. Ata të cilët për çfarë do shkaqesh dhe motivesh e përmbajnë ndasinë e sotme, praktikisht janë në anën e armikut.

Instinkti panislam i masave muslimane përkryeshmërisht pajtohet me këtë imperativ të situatës historike. Edhe këtu përparimtarët janë ata të cilët me nacionalizmin e tyre nuk shohin asgjë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme