DEKLARATA ISLAME - 5

Në pyetjen e raportit ndaj krishterizmit, ne dallojmë diturinë e Jezu Krishtit nga Kisha. Në të parën shohim shpalljen e Zotit, në disa pika të shtrembëruar, kurse në të dytën një organizatë, e cila me kierarkinë, politikën, pasurinë dhe intereset e veta të pashmangshme, është bërëjo vetëmjoislame, por edhe antikrishtere. Çdokush kush duhet ta përcaktojë qëndrimin e vet ndaj krishterizmit, kërkon që t'i përkufizohet: a është fjala për diturinë e Jezu Krishtit ose për inkuizicionin, kurse kisha në të jetuarit e saj historik gjithnjë ka bredh ndërmjet këtyre dy poleve. Sa më shumë kisha të jetë shprehje dhe shpjegim i mësimeve etike të Uligjëllit, ajo është larg prej inkuizicionit, dhe me vetë këtë afër Islamit. Tendencat e reja në kishë, të cilën e ka deklaruar koncili i fundit i Vatikanit, ne i përshëndesim sepse i vlerësojmë si njëfarë afrimi bazave originale të krishterizmit. Nëse këtë të krishterët do të donin, ardhmëria mund të ofrojë shembuh të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të dy religjioneve të mëdha për të mirën e të gjithë njerëzve dhe njerëzisë, ashtu siç ka qenë e kaluara arenë e padurimësisë dhe grindjes së tyre të pakuptimtë.

Në parimin e ngjashëm zë fill qëndrimi i Islamit ndaj hebraizmit. Me Hebraikët me shekuj kemi jetuar së bashku dhe madje kemi krijuar kulturë, ashtu që në disa raste nuk mundet me siguri të ndahet çka në atë kulturë është islame, e çka hebraiste.

Mirëpo, nën udhëheqjen e Cionistëve, Hebraikët në Palestinë e kanë filluar aksionin i cili është barabartë johuman dhe i pa skrupull, sa edhe shkurtëpamës dhe avanturistik. Kjo politikë merrë në llogari vetëm giendjen momentale dhe..të përkohshme të raporteve, kurse i harron faktorët e perhershëm dhe marrëdhëniet e përgiithshme të fuqive ndërmjet Hebraikëve dhe muslimanëve në botë. Ajo në Palestinë i ka provokuar të gjithë muslimanët e botës. Jerusalemi nuk është vetëm pyetje e Palestinezëve, as vetëm e Arabëve. Kjo është pyetje e të gjithë popujve muslimanë që ta mbajnë jerusalemin, Hebraikët do të duhej ta ngadhnjejnë Islamin dhe muslimanët, kurse kjo - falënderimi i qoftë Zotit - giendet jashtë fuqisë së tyre. Ne do të dëshironim t'i dallojmë Hebraikët nga cionistët, nëse vetë Hebraikët gjejnë fuqi ta tërheqin këtë dallim. Të shpresojmë se fitoret ushtarake, të cilat i kanë shënuar kundër regjimeve të përçara Arabe Go kundër Arabëve dhejo kundër muslimanëve), krejtësisht nuk do të na turbullojë arsyen dhe se do t'i hyjnë eliminimit të konfrontimit të cilin e kanë krijuar vetë, në mënyrë që t'i hapet rruga jetës së përbashkët në trollin e Palestinës. Nëse ata megiithatë e ndjekin rrugën në të cilën i shpie mendjemadhësia e tyre, çka tash për tash duket më e besueshme, për lëvizjen islame dhe të gjithë muslimanët në botë ekziston vetëm një zgjidhje: të vazhdohet lufta, të zgjerohet dhe të zgjatet, nga dita në ditë, nga viti në vit, pa marre parasysh në sakrificat dhe kohën sa do të mund të zgjatë ajo, deri atëherë sa ata nuk do të jenë të detyruar ta kthejnë çdo hap të tokës së riëmbyer. Çfarëdo pazarllëku ose kompromisi, të cilët mund t'i sjellin në pyetje këto të drejta clementare të vëllezërve tonë në Palestinë, paraqet tradhti e cila mund ta rrënojë edhe vetë sistemin moral në të cilin zë fill bota jonë.

Këto qëndrime nuk janë shprehje e kurrfarë politike të re të Islamit ndaj të krishterëve dhe hebraikëve e cila do të ishte e diktuar nga rrethanat momentale. Ata në të vërtetë janë vetëm rezultat praktik i nxjerrur nga parimi islam mbi pranimin e krishterizmit dhe hebraizinit dhe rrjedhin pothuaj tekstualisht nga Kur'ani. (Kur'ani: 29, 45; 2, 136; 5, 47-49).

 

KAPITALIZMI DHE SOCIALIZMI

Në çfarë formash strukturale dhe trajtash politike do të manifestohet dhe sendërtohet rilindja islame e epokës sonë? A vlejnë disa trajta të organizimit të shtetit dhe shoqërisë, karakteristike për trevën e qytetërimit perëndimor - demokracia përfaqësuese, kapitalizmi, socializmi - edhe për shoqërinë islame, dhe a do të duhet pa tjetër edhe shoqëria detyrimisht të kalojë nëpërmjet kësaj dhe reformage të ngjashme?

Në dy shekujt e fundit në botë ishte rrënjosur bindja se çdo vend duhet pa tjetër të përjetojë kthesë kah demokracia përfaqësuese. Zhvillimi më i ri, e posaçërisht ndërmjet dy luftërave të mëdha, i ka afirmuar disa fakte të kundërta dhe ka treguar se demokracia klasike nuk është stadio i pashmangshëm në evolucionin e bashkësisë shoqërore dhe politike. Në menyre të ngjashme, disa sot përpiqen të dëshmojnë se socializmi është orientim i domosdoshëm me të cilin , dashtë e pa dashtë, lëvizin shoqëritë njerëzore. Zhvillimi bashkëkohor i të ashtuquajturave vendeve kapitaliste në Evropë dhe Amerikë, ndërkaq i demantojnë mjaft qartë këta predikues të domosdoshmërisë historike dhe tregojnë në disa drejtime të reja, të papritura të zhvillimit. Në skajin tjetër të botës, në Japoni, nga ekonomia feudale drejtpërdrejt u kalua në atë çka në Evropë do të quhej formë më e lartë e kapitalizmit monopolist. Skemat të cilat i kanë krijuar njerëzit që ta sistematizojnë zhvillimin historik,janë treguar si mjaft relative, kurse ligjësitë në zhvillimin e shoqërisë, ndonëse ekzistojnë, dukshëm nuk janë të asaj natyre çfarë na kanë përshkruar mendimtarët evropian të shekullit XVIII dhe XIX.

Ky determinizëm i imagiinuar e ka shtrënguar ndërgjegjjen ebrezevetëfundit,kursepërveç kësajështëeksploative edhe si mjet i fuqishëm psikologjik për përhapjen e ideve. Në të vërtetë, sistemi ndikon në gjendjen e një vendi vetëm aq sa që me më pak apo me më shumë sukses nxitë ose drejtpërdrejt e organizon punë i cili është burim i njëmendët i tërë pasurisë.

Të çliruar nga psikoza e domosdoshmërisë historike dhe duke iu falënderuar pozicionit të mesëm të citin e merrë Islami, ne mundemi pa paragjykime t'i shqyrtojmë anët e mira dhe të këqia të sistemeve ekzistuese, jo më tej si kapitalizëm dhe socializëm, por si praktikë e caktuar e shoqërive bashkëkohore në botën e sotshme.

Forma të pastërta dhe kapitalizmit dhe socializmit më nuk ekzistojnë askund. Zhvillimi i shpejtuar pas luftës së dytë. botërore i ka lënë larg pas vetes. Vetëm ekonomia e gurëzuar marksistike ekonomike, e cila gjithnjë e më pak është shkencë, kurse gjithnjë e më shumë shërbëtore e politikës, vazhdon t'i përsërisë konstatimet rillestare, sikur në botë në pesëdh ' jetë vitet e fundit nuk ka ndodhur asgjë. Duke gjykuar në bazë të shumë simptomeve të rëndësishme, kriteret klasike të "kapitalistes" dhe "socialistes" së shpejti do të bëhen absolutisht jopërkatëse për shënimin e fenomeneve ekonomike dhe shoqërore në fazën e zhvillimit e cila vijon drejtpërdrejt.

Duke mos u përkulur, pra, para parollave dhe emërtimeve dhe duke i marrë parasysh vetëm faktet siç i shohim në botë, ne duhet pa tjetër ta pranojmë evolucionin ejashtëzakonshëm të botës kapitaliste në tridhjetë vitet e fundit, dinamizmin e tij, aftësinë e ta vë në lëvizje ekonominë dhe shkencën dhe të sigurojë shkallë të lartë të lirive politike dhe sigurisë juridike, sikur që nuk mundemi t'i injorojmë të arriturat e sistemit socialiste veçmas në sferën e mobilizimit të burimeve materiale, në fushën e arsimimit dhe në eliminimin e formave klasike të varfërisë.

Poashtu, ne nuk mund t'i harrojmë anët e errëta dhe të papranueshme të përparimit të tyre dhe krizat e thella tê cilat kohë pas kohe i trondisin të dy këto sistemet..

Çiltëria pragmatike e Islamit në zgjedhjen e çështjeve të rregullimit të botës, kjo sot do të thotë përparësi që pa paragjykime të studiohen dhe përdoren përvojat pozitive dhe negative të tjerëve, para së gjithash, SHBA-ve, BRSS-së dhe Japonisë. Këto tri vendet paraqesin, parimisht dhe praktikisht, tri hyrje të ndryshme të zgjidhjes së pyetjeve themelore të mirëqenies dhe fuqisë.

Zhvillimi i kapitalizmit tridhjetë viteve të fundit ka treguar pasaktësinë e disa tezave themelore të marksizmit. T'i përmendim këtu tri:

1. Kundërthënia ndërmjet forcave prodhuese dhe raporteve prodhuese në kapitalizëm nuk është treguar e domosdoshme. Kapitalizmi jo vetëm që e ka ngadhnjyer këtë kundërthënie, por ka mundësuar zhvillim dhe hov deri atëherë të papashëm të prodhimit, diturisë dhe produktivitetit të punës.

2. Klasa punëtore në vendet kryesore kapitafiste nuk ka shkuar rrugës revolucionare, dhe;

3. Raporti ndërmjet qenies dhe vetëdijes, "bazës" dhe "superstrukturës", nuk është i atillë siç e ka pohuar atë Marksi. Ne kemi kapitalizmin në Suedi dhe kapitalizmin në Argjentinë. Ndryshimet në bazë në këto vende janë ndryshimet në shkallë (të dyiat janë kapitaliste); ndryshimet në superstrukturat e tyre (format e pushtetit politik, ligiet, regjionin, filozofmë dominuese, artin e të ngjashme) janë ndryshime në esencë.

Në bazë të të gjitha këtyre zhvillimi në botë nuk ka shkuar rrugës të cilën e ka trasuar Marksi. Vendet përparimtare e kanë mbajtur dhe më tej e kanë zhvilluar kapitalizmin, kurse socializimi ka ngadhnjyer në një varg vendesh të pazhvifluara, çka nga botëkuptimi mirksist është anomali e pashpjegueshme.

Me çka duhet të komentohet interesi i vendeve të pazhvilluara për disa forma të ekonomisë socialiste?

Para së gjithash, kjo formë e ekonomizimit tregohet më e dobishme për organizimin e ekonomisë ekstenzive, në të cilën janë përudhur vendet të cilat nuk kanë kurrfarë bazashi në atë kuptim çka nuk kanë kapital, kuadro ekspertësh, shprehi të zhvihuara të punës e të ngjashme.

E dyta, mjedisi më i prapambetur më lehtë pajtohet me kufizimet e ndryshme (me zvogëlimin e lirisë personale, centralizmin, pushtetin e fortë e të tjera) të cilat gjithnjë e përcjellin disa tipa të socalizmit, dhe;

E treta, edhe pse është tejkaluar si dituri, socializmi ka mbetur i gjallë si mit dhe aventurë. Kjo formë mjaft e rëndësishme e socializmit nuk i shpjegon vetëm shkaqet e ndikimit të tij shprehimisht më të madh në vendet katolike dhe romane në krabasim me vendet protestante dhe germane.

Përkundrazi, fryma pragrnatike e kapitalizmit më mirë i përgjigjet racionalizmit të shoqërisë së zhvilluar. U tregua se format e zhvilluara të ekonomisë kapitaliste me sukses funksio nojnë në shoqëri me format demokratike të pushtetit, me nivelin e lartë kulturor të mjedisit dhe me shkallën e lartë të lirive personale dhe politike. Përbri këtyre kushteve mundet madje në masë të konsiderueshme të neutralizohen disa aspekte johumane të ekonomisë kapitaliste, pa zvogëlimin qenësor të efikasitetit të saj.

Nuk ka, pra, asgjë nga domosdoshmëria e trilluar e këtij apo atij sistemi. Ajo çka me të vërtetë është e domosdoshme, ajo është të lëvizurit e pàndërprerë të ekonomisë, të zënë fdl në përparimin e përhershëm të shkencës dhe teknikës. Përkryerja e veglave dhe procesit të punës është, si duket, aktivitet i vetëm në këtë suazë, të cilën njerëzit "duhet pa tjetër" ta punojnë.

Sandejmi, para Islamit, sikurse edhe para botës përgjithësisht, nuk shtrohet dilema: kapitalizmi ose socializmi - dilema e atillë është e trilluar dhe artificiale - por pyetja e zgjedhjes dhe përkryerjes së përhershme të një sistemi të raportit të pronësisë dhe prodhimit i cili në mënyrë efikase dhe n ë pajtim me botëkuptimet islame të drejtësisë shoqërore, në mënyrën më të mirë do ta stimulojë punën dhe aktivitetin dhe t'i zgjidh problemet, që zhvillirni i pashmangshëm i prodhimit dhe teknikës i imponon.

 

Përmbyllje

Këto janë disa nga idetë kryesore dhe hamendjet qenësore të rilindjes Islame, e cila në vetëdijen e njerëzve gjithnjë e më shumë merrë domethënien e transformimit të përgjithshëm të popujve muslimanë – atë moral, kulturor dhe politik. Midis të gjithave humbjeve dhe dëshpërimeve, rilindja islame është emër për shpresën dhe dalje në territor të gjërë të botës.

Asnjë muslimanë për të cilin përkatësia Islamit nuk është e kulluar, por program dhe obligim, nuk mund të refuzojë këtë vizion, por shumica në hamendje do të pyesin: ku janë forcat të cilat këtë vizion do ta sendërtojnë.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje të pashmangshme, ne tregojmë në brezin e ri Islam, i cili po ngritet këtyre viteve. Ky brez prej njëqind milionë të rinjsh dhe vajzash, i lindur në Islam, i rritur në trishtimin e humbjes dhe nënçmimit, i unjësuar në patriotizmin e ri Islam, i cili do të refuzojë të jetojë nga lavdia e hershme dhe ndihma e huaj dhe i cili do të tubohet rreth synimeve që do të thonë të vërtetën, jetën dhe dinjitetin – mbanë në vete forcën e cila mund ta sendërtojë këtë ndërmarrje të pamundur dhe ballafaqohet me të gjitha sprovat.

Ky brez nuk ka mundur të shfaqet më heret. Është dashur që deri në fund të jetohet epoka e iluzioneve dhe lajthitjeve, që të tregohet paaftësia e zotërave të rrejshëm, etërve të ndryshëm të atdheut dhe shpëtuesve të shoqërisë, mbretërve dhe mehdive, që të na fitojnë në Sinajë që ta rrezikojnë Indonezinë, që ta trondisin Pakistanin, që të flasin shumë për lirinë, mirëqenjën dhe progresin, kurse ta sendërtojnë vetëm tiraninë, varfërinë dhe korrupsionin – e tërë kjo ka qënë e nevojshme që të vie koha e zhdukjes dhe që të lindet brezi të cilit i është e qartë se e tërë ka qenë lajthitje e kotë dhe se për botën islame ekziston vetëm një dalje: t'u’kthehën burimeve vetjake, shpirtërore dhe materiale, çka do të thotë kjo, Islamit dhe muslimanëve. Bota e sotme islame është laramani e shkëlqyeshme e popujve, rasave, ligjeve dhe ndikimeve, por është një çeshtje e cila në çdo kënd të asaj bote takohet me respektin dhe lojalitetin e barabartë: Kur’ani, dhe një ndjenjë e cila është e barabartë në Javë, në Indi, Algjeri ose Nigjeri: ndjenja e përkatësisë bashkësisë së përgjithshme islame. Këto dy lojalitete në gjendjen e ndjenjave elementare të miliona njerëzve të rëndomtë përmbajnë rezerva të energjisë qetësuese dhe paraqesinb atë çka është e njëjtë dhe e barabartë në botën e sotme muslimane. Sipas tyre bota muslimane qysh tash është bashkësi e mirëfilltë emocionale me përmasa botërore, mbase bashkësia e vetme shumënacionale emocionale (jo edhe e organizuar) në botë.

Si pjesë përbërëse e këtyre ndjenjave dhe si rezultati i ndikimit të gjatë të etikës islame, në çdokund në këtë botë, në formë të urtësisë popullore, gjejmë nocione të gjalla mbi barabarësinë e njerëzve, drejtësinë shoqërore, durimësinë dhe merhametin kundruall çdo gjësë çka jeton. Këto fakte nuk do të thonë vetëvetiu botë më të mirë dhe më humane, por do të thonëpremtim i një bote më të mirë dhe më humane.

Ndjenjat për të cilat është fjala, tregojnë se bota muslimane është e gjallë, sepse atje ku është dashuria dhe dhimsuria, nuk është vdekje por jetë. Bota islame nuk është shkretëtirë; Ajo është ledinë e palëruar e cila i pretë lëruesit e saj.

Duke iu falenderuar këtyre fakteve, detyra jonë bëhet reale dhe e mundshme. Ajo përbëhet në atë që këto ndjenja, të cilat tash janë forca potenciale, t’i shndërrojmë në forca aktive. Lojaliteti ndaj Kur’anit duhet rritur në vendosshmërinë që ai të zbatohet; bashkësia emocionale islame duhet të shndërrohet në bashkësi të organizuar, të vetëdijshme, kurse humanizmi popullor në ide të qarta, të cilat do të bëhen përmbajtje morale dhe sociale të ligjeve dhe institucioneve të ardhshme.

Kush dhe si do ta kryej këtë transformim?

Çdo veprim në ndodhi është veprim shoqëror. Çdo luftë e suksesshme është vetëm luftë e përbashkët, e organizuar. Brezi i ri do të mund ta kryej detyrën e vet të transformimitvetëm nëse synimet dhe idealizmi i tyre të jenë të shndërruara në lëvizje të organizuar, në të cilin entuziazmi dhe vlera përsonale e individëve do të jenë të bashkuar me metodat e veprimit të koordinuar dhe të përbashkët. Krijimi i kësaj lëvizjeje me synim dhe programin unik themelor, tregohet si kusht i parevokueshëm dhe pikënisëse e rilindjes në çdo vend muslimanë.

Kjo lëvizje do t’i tubojë të ngriturit, edukojë të pangriturit, do t’i ngrisë dhe thërras, përkufizojë synimet dhe gjejë rrugët deri te ata. Ajo gjithkund do të fusë jetë, mendim dhe aksion. Ajo do të bëhet ndërgjegjje dhe vullnet i një bote pas gjumit të gjatë dhe të thellë.

Duke ia drejtuar këtë mesazh të gjithë muslimanëve të botës, qartë theksojmë se nuk ka vend të premtuar, çudibërësa as mehdi. Ekziston vetëm rruga e punës, luftës dhe sakrificës.

Në çastet e sprovave gjithnjë t’i kemi në mënd dy çështje: pas nesh qëndron bekimi i Zotit dhe pëlqimi i popullit tonë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme