Zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit

Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth këtyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:
1-Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdo gjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.
2-Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsye të caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.
3- Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet edhe në Kur'an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, "Zoti yt frymëzoi bletën" (Sure en-Nahl: 68).
Shkenca Islame është shkenca e cila buron nga Kur`ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njëjësisë (Teuhidit, Besimit në një ZOT të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur'anore. Ajo është zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin nga njëra anë dhe të shkencës nga ana tjetër. Ekziston një trup i një diturie të organizuar, e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame, jo pse është kultivuar nga ana e myslimanëve, por për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të. Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el - ilm, ose nga fakti se një mysliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj. Për më tepër se një milenium, shkencëtarët myslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën atë të cilën ne e quajmë shkencë islame. Shkenca Islame i referohet zhvillimit të shkencës nën civilizimin Islam mes shekujve VIII dhe XV, vite të cilat njihen edhe si Vitet e Arta Islame. Kjo shkencë gjithashtu njihet edhe si shkenca arabe, shkaku se shumica e teksteve të kësaj periudhe u shkruan në gjuhën arabe, lingua franca e civilizimit Islam. Civilizimi Islam në vete përfshiu shkencëtarët më produktivë të kohës, të cilët nuk ishin të gjithë arabë, por nga ata kishte jo arabë si dhe jo myslimanë e që të gjithë vepronin në ombrellën e civilizimit Islam në territoret Islame. Një numër i madh i shkencëtarëve modernë si Bertrand Russell,, Robert Briffault, Will Durant, Fielding H. Garrison, Alexander von Humboldt, Muhammad Iqbal, Abdus Salam dhe Hossein Nasr konsiderojnë se shkenca moderne ka lulëzuar nga shkencëtarët myslimanë, të cilët ishin pionierë të metodave shkencore duke paraqitur qasjen moderne empirike, eksperimentale dhe kuantitative të hetimeve shkencore. Disa skolastikë, si Donald Routledge Hill, Ahmad Y Hassan, Abdus Salam,dhe George Saliba,i referohen arritjeve si: "Revolucioni shkencor Islam".
Mendimi perëndimor zhvilloi një betejë të fortë dhe të rreptë mes fesë dhe shkencës. Dijetari perëndimor s'mund të pranojë se ekziston përputhshmëri midis fesë dhe shkencës. Dhjata e Vjetër thotë se pema që iu ndalua Ademit a.s. në Parajsë, Xhenet, ishte pema e "njohjes" dhe Ademi a.s., pasi hëngri frytet e saj, sipas Dhjatës së Vjetër fitoi "aftësinë e njohjes".
Për këtë arsye evropianët më shumë se dy shekuj diskutuan rreth pranimit ose mospranimit të arritjeve shkencore të cilat vinin nga vendet muslimane. Këto lloj dijesh konsideroheshin nga priftërinjtë mëkat shumë i madh. Dëshmi për këtë sipas tyre ishte pema "e njohjes", me ngrënien e frutave të së cilës, Ademi a.s. fitoi "aftësinë e njohjes" gjë që sipas tyre ai fitoi zemërimin e Allahut dhe u dëbua nga Parajsa.
Për këtë arsye dijetarët perëndimorë refuzuan dijet shkencore të botës myslimane, madje i luftuan ato, duke i konsideruar mëkat. Por, më vonë, në perëndim, kur dijetarët fituan betejën ndaj kishës dhe inkuizicionit të saj, për t'u hakmarrë ndaj saj ata hodhën poshtë çdo gjë që kishte të bënte me fenë...
Prandaj, kur njeriu flet me një dijetar perëndimor mbi lidhjet që ekzistojnë mes fesë dhe shkencës, ai i befasuar thotë: ç'thua?! S'ka mundësi!! Dijetarët perëndimorë nuk e njohin fenë islame. Ata nuk e dinë se Islami lartësoi dijen dhe dijetarët. Islami dijetarët i bëri dëshmitarë menjëherë pas engjëjve, të cilët dëshmojnë se s'ka Zot tjetër veç Allahut (i cili është Një, s'ka lindur dhe s'është i lindur. Askush dhe asgjë s'është i barabartë me Allahun). Allahu i Lartëmadhëruar në Kur'anin famëlartë, thotë: "Allahu dëshmoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, këtë e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët. (Ali Imran, 18), "Dije se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut." (Muhammed, 19)
Kur ne flasim me një dijetar perëndimor mbi fenë islame dhe shkencën, ai mendon se ekziston i njëjti raport siç është në mes fesë së tyre dhe shkencës. Më pas ata mbesin të mahnitur, kur hasin në fenë islame të vërtetat e qarta dhe të pakundërshtueshme shkencore.
Një ndër ata dijetarë është edhe XHULI SAMSUN, profesor i gjinekologjisë në universitetin NORTH WESTERN, në Çikago të SHBA. Kur u takuam në fillim, ai dyshonte nëse këto citate ishin në Kur'an dhe në thënie të Muhammedit a.s. Pasi e vërtetoi një gjë të tillë dhe u ndesh me citatet kur'anore, që flasin mbi gjenet dhe ndryshimet që pëson embrioni në periodat e para, kur ai është pikë uji etj. Pastaj pa përshkrimin preciz që i bën Kur'ani krijimit të njeriut, si dhe vetitë që trashëgohen nga këto kromozome. Në këto kromozome gjenden cilësitë e njeriut që do të lindë; ngjyra e syve, e lëkurës, e flokëve dhe shumë cilësi tjera. Pra, njeriu që në këto kromozome është i përcaktuar. Këto kromozome janë në fazën, kur embrioni është një pikë uji. Kjo do të thotë se njeriu është i përcaktuar që kur embrioni është një pikë uji.
Allahu i Lartëmadhëruar në Kur'an thotë: "... sa mohues i forte është ai (njeriu)! Prej çka e krijoi Allahu atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përcaktoi" (Abese 17,18)
Në embrion gjatë 40 ditëve të para formohen të gjitha organet dhe të gjitha pjesët janë të ngjitura njëra me tjetrën.
Pra, organet fillojnë të krijohen dhe embrioni ka formën e harkut.
I dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. thotë: "Vërtet çdo njëri nga ju formësohet në mitrën e nënës së tij në dyzet ditët e para... "
Profesor Xhuli Samsun e mori këtë hadith dhe hadithin tjetër, ku Muhammedi a.s. thotë: "Kur embrioni i kalon 42 ditë Allahu e dërgon engjëllin për t'i dhënë formën atij". Ai bëri krahasimin mes këtyre 2 thënieve të Muhammedit a.s. dhe konstatoi se ajo qe i ndante këto dy hadithe ishte numri 40. Prof. Samsuni pasi i pa këto të dhëna të detajuara dhe precize, në një simpozium, shprehu mendimin e tij rreth kësaj çështjeje, duke thënë: "Nga këto dy thënie të Muhammedit a.s. mund të nxirren në mënyrë precize ndryshimet që i pëson embrioni në 40 ditët e para. Një gjë e tillë u vërtetua edhe nga biseduesit e ditës së sotme. Këto të vërteta shkencore që përmbajnë hadithet nuk njiheshin në atë kohë, prandaj ato s'janë të bazuara në dijet a asaj kohe. Këto thënie të Muhammedit a.s. janë reflektim i njohjes (shpalljes) hyjnore".
PROF. EZ ZENDANI, gjithashtu thotë: Feja mund t'i paraprijë shkencës në mënyrë të suksesshme! Mos të harrojmë se disa fe mbajnë qëndrim negativ ndaj shkencës. Por ky profesor thotë se feja mund t'i paraprijë shkencës me sukses dhe ai ka parasysh fenë islame. Nëse hyjmë në një fabrikë dhe në dorë kemi katalogun, me lehtësi do të kuptojmë atë që është në të. Ndërsa ai që hyn në fabrikë dhe s'ka asgjë në dorë, s'do ta ketë të lehtë të kuptojë atë që është në të.
PROFESOR XHULI SAMSUN u drejtohet dijetarëve me këto fjalë: Unë besoj se s'ka kundërshtim mes njohurive shkencore dhe shpalljes islame. Islami i përkrah dhe i nxit metodat shkencore. Shfaqja kur'anore e cila iu zbulua Muhammedit a.s., para 1400 vjetësh aludon në të vërtetat shkencore rreth të cilave u diskutua në simpozium. Kjo dëshmon se: KUR'ANI ËSHTË FJALË E ALLAHUT.
PROF. EZ ZENDANI, Po... Muslimanët përsëri mund të jenë pishtarët e dijes, sikurse ishin më parë, duke ia dhënë dijes vendin që menton ajo dhe duke e bërë "dijen" dëshmi për besimin në Allahun, xh.sh. Zotin e universit, dhe në vër qetësinë e pejgamberisë së Muhammedit a.s. Të vërtetën e thotë Allahu i Madhëruar: "Ne do tua bëjmë atyre të mundshme që të shohin shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se Kurani është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë!" (Fussilet, 53)
"Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit! "E atyre që a është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëdishmit dhe të Lavdëruatit (Sebe,6)
Kur Ademi a.s. i tha emërtimet e sendeve, të cilat Allahu ia kishte mësuar më parë, emërtime të cilat engjëjt nuk i dinin, atëherë Allahu i urdhëroi engjëjt që të përuleshin para Ademit, si shenjë respekti për dijen që ai kishte. Pra, ngrënia e fruteve e të pemës së ndaluar nuk ishte shkaku i vërtetë për dëbimin e Ademit a.s. nga Parajsa, sepse qysh më parë Allahu e kish paracaktuar atë që të ishte mëkëmbës i Tij në tokë. Madje, Ademi a.s. zotëronte aftësinë e njohjes qysh para se të vendosej në Parajsë, dhe të hante nga frutet e pemës së ndaluar. Për hir të aftësisë së njohjes që zotëronte Ademi a.s., engjëjt para se Ademi a.s. të hynte ne Xhenet iu përulën atij në shenjë respekti.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme