
Megjithatë, fushata shtetërore që është ndërmarrë në këto vitet e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku një personazh fetar i huaj, si Anjezë Bojaxhiu, po ju imponohet shqiptarëve si shenjtore kombëtare, shtyjnë shkruesin e këtij shkrimi të besojë se, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, të dy regjimet e korruptuara që perëndimi mban në pushtet mbi shqiptarët, po punojnë në mënyrë të pandalshme të instalojnë një diktaturë nacional-katolike mbi qytetarët e tyre me shumicë muslimane.
* * *
Mesha që është zhvilluar në Prishtinë me rastin e inagurimit të Katedrales Nënë Tereza, më 5 shtator 2010, ditën e 26 të Ramazanit dhe në prag të natës së Kadrit, në një kohë kur besimtarët muslimanë ishin në kulmin e adhurimit të tyre, tregon sesa e papërgjegjshme dhe e paturp është kthyer politika e sotme kosovare, e cila në të njëjtën mënyrë si edhe ajo e Tiranës, janë kthyer në klientë të bindur të urdhërave që marrin nga Vatikani dhe amerikanët. Personat që kanë ndjekur me vëmendje ditarin e transmetuar mbi inagurimin e Katedrales Nënë Tereza në emisionin e Zërit të Amerikës në shqip të datës 5 shtator 2010 apo lajmet në faqet e Radios Evropa e Lirë, nuk kanë mundur që të mos vënë re, sesi përveç lavdërimeve që mediat amerikane i kanë bërë fushatës katoliçizuese të Prishtinës, të dëgjojnë edhe fjalimin nacional-katolik të të dërguarit të Papës, arqipeshkvit të Tivarit, Zef Gashi, i cili Nënë Terezën në vend që ta trajtojnte siç i ka hije një kleriku, si punëtore të Kishës, është kujdesur ta tregojë si “përfaqësuesen më të mirë të popullit shqiptar” dhe se “atdheu i saj është këtu.” Fjalimi i Zef Gashit është mbështetur sa nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi aq edhe nga pjesëmarrja në meshë e një trupe ushtarakësh të flotës ajrore amerikanë, të cilët duke marrë pjesë në ceremoni të veshur me uniforma ushtarake sikur kanë dashur ti tregojnë muslimanëve kosovarë se nëse ata nuk janë të kënaqur me katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, mund të kenë punë me Forcat Ajrore Amerikane të cilat janë të keqfamshme nëpër botë për vrasjet e civilëve muslimanë që nga Afganistani e deri në Irak.
Fushata e përurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është shoqëruar me një mori aktivitetesh pararendëse sa në Tiranë aq edhe në Prishtinë. Në Tiranë kryeministri Berisha dhe ministri i tij i kulturës Ferdinand Xhaferraj kanë përkujtuar ditëlindjen e Nënë Terezës dhe shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës” dhe tamam si Herod Antipa i cili i preu kokën Gjon Pagëzorit për nder të ditëlindjes së vajzës së tij, edhe në Shqipëri, kryeministri Berisha e ka pritur ditëlindja e Nënë Terezës me rituale pagane si prezantime muzeale, koncerte e mesha publike, posterë gjigandë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët të nxjerrin mallin e festimeve të kohës së PPSH-së që bëheshin për Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin. Në festimin e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut nuk ka ngelur pas as opozita e Tiranës ku si presidenti Topi ashtu edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama janë zotuar përunjësisht përpara organizatës katolike “Unioni i Paqes” që të ndërtojnë një “Rrugë Paqeje” për ndër të Nënë Terezës”. Në celebrimin e figurës së Nënë Terezës në Tiranë, nuk ka ngelur pas as Nexhmie Hoxha e cila në intervistën që ka patur me gazetën Shekulli në datë 06/09/2010 ka lëpirë atë që burri i saj ka deklaruar për Terezën (duke e përshkruar si kurvë të kapitalizmit) dhe bashkuar korit të lavdërimtarëve të misionares katolike. Ndëra në shkrimin me titull “Shqiptarët përkulen para Nënë Terezës” që kryeministrit Berisha i është botuar në gazetën Panorama të datës 28 gusht 2010, kryeministri i një vendi si yni i cili deklaron në Kushtetutë se nuk ka fe zyrtare dhe persekuton vajzat me ferexhe dhe djemtë me mjekra që të mos hyjnë nëpër shkolla dhe institucione publike, në emër të ndarjes së fesë nga shteti, ka kryer një akt adhurimi dhe idhujtarie publike, duke deklaruar se “sot me nderim të madh në 100-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare përkulen qytetarët e të gjithë kombeve tjerë, pavarësisht nga besimet fetare, racat apo bindjet.”
Ndërsa në Kosovë, përveç inagurimit pompoz të Katedrales politike Nënë Tereza, president Sejdiu ka shpallur vitin 2010 “Vitin e Nënë Terezës”, e Kuvendi i saj ka kryer një seancë speciale adhurim-përkujtimi për ditëlindjen e plakës së Kalkutës ku kryeparlamentari Jakup Krasniqi i është drejtuar Ipeshkvisë së Kosovës duke e përshkuar Gonxhe Bojaxhiun si “Nëna dhe Motra jonë … në hapësirën tonë tokësore e qiellore.” “mrekulli, …shenjtëri… që s’është parë, as dëgjuar kurrë.” Në anën tjetër zelotët katolikë kosovarë, që nga Don Robert Jakaj e deri te Ndue Ukaj ndërsa lazdrohen nëpër internet nga gëzimi që kanë për këtë pushtimi kulturor që Kisha Romane po i bën kulturës shqiptare këmbëngulin nëpër shkrimet e tyre dhe facebook se “Katedralja e Re është 'Nëna e të gjitha Kishave' në Kosovë!”, “…është Simboli i Kosovës, siç është Statuja e Lirisë në Neë York!”, “Katedralja e Re -është Shenjtërorja fetare dhe kombëtare e gjithë shqiptarëve!”, “Katedralja e Re në Prishtinë i ka rrënjët në një histori shumëshekullore: në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë - që duke i bërë ballë shpatave e shekujve - hyri në Mijëvjeçarin e tretë të Krishtërimit!” etj. Në shkrimin “Njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës” të botuar në revistën Drita, Ndue Ukaj që citon Milan Kunderën, i cili thotë se: "Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoj siç duhet" mitifikimin që i bëhet figurës së Terezës në këto tre dekadat e fundit, e nënkupton si kryqëzatë të katoliçizmit kundër Islamit “pas shumë e shumë shekujve zie” dhe imponimin e mitit të Terezës e sheh si pjesë të strategjisë së Kishës Romane-Katolike për të shndërruar katoliçizmin në fenë shtetërore të shtetit të ri kosovar.
Fushata e egër propagandistike që po ushtrohet në këto muajt e fundit si në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në Maqedoni në përkujtim të figurës së Nënë Terezës ka shkuar paralelisht me një agresion të vazhdueshëm dhe konstant kundër Islamit. Në këto vitet e fundit organizma të shumtë perëndimorë dhe shqiptare nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë, shqiptarë e të huaj, të cilët janë sulmuar nëpër media, burgosur, dëbuar nga vendi, etiketuar si ekstremistë, larguar nga shkollat e institucionet shtetërore etj. Sulmi që ndërmerret kundër Islamit sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni justifikohet në emër të ruajtjes së laicitetit dhe sigurisë kombëtare edhe pse në shumë raste politikanë si Menduh Thaçi në Tetovë dhe Hashim Thaçi në Prishtinë kanë deklaruar paturpësisht se ata nxiten në luftën kundër Islamit nga Perëndimi. Por ndërsa fushata kundër Islamit si në Shqipëri ashtu edhe matanë kufirit bëhet në emër të laicizmit, maskarada që po ndodh në këto javët e fundit si në Tiranë e në Prishtinë me shenjtërimin shtetëror të murgeshës katolike Nënë Tereza, diskreditojnë pretendimet e pushteteve të Tiranës dhe Prishtinës kundër Islamit dhe vërtetojnë frikshëm tezën që shumë shqiptarë nuk kanë dashur të besojnë deri më sot; atë që perëndimi po i kthen në diktatura shpirtërore të Kishës Katolike dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Invazioni katolik në jetën kulturore, politike, shkencore e propagandistike të Shqipërisë dhe Kosovës mund të shihet në akademitë shkencore të të dyja vendeve, ku fanatikë katolikë e filokatolikë kanë marrë nën drejtim institucionet shkencore; e po ashtu në mediat, rrugët e sheshet e spitalet, ambasadat dhe konsullatat shqiptare, në bibliotekat kombëtare e nëpër librat shkollorë dhe emrat e shkollave të të dy vendeve, e deri te romanet e filmat pas-komunistë të Ismail Kadaresë, ku qytetarët shqiptarë që nuk duan, nuk janë, nuk ndjehen apo refuzojnë me përbuzje që të identifikohen me paganizmin roman-katolik, yshten e cyten nga regjimet e Tiranës dhe Prishtinës, të cilët duke përdorur aparatet dhe aparatçikët e tyre shtetërorë janë lëshuar në një orgji katoliçizuese publike nëpërmjet të cilës duan t’iu mbushin mendjen shqiptarëve që të parët e tyre nuk kanë qenë majmunë, siç pranohet me konsensus nëpër Evropë që nga koha e iluminizmit, por katolikë. Propagandimi skizofrenik i katoliçizmit politik shihet sot që nga rrugët e Prishtinës e Tiranës ku sheshet e Gjon Palit e Nënë Terezës të marrin frymën, te ndërtimi i kishave e katedraleve politike dhe shtëpive të Nënë Terezës, te propaganda e sëmurë e Radio Marias që me një dialekt të egër malësie të acaron nervat kur je në makinë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë duke të ulëritur “lavdru qoftë Jezu Krishti”, te promovimi që Berisha i bën deputeteve myslymane të konvertuara në katolike si Melisa Doda (e shkolluar në Universitetin “Pontific Urbaniana”) dhe klanit të Jozefina Topallit, e deri te ata që lexojnë Gazetën Shqiptare të Karlo Bolinos në Tiranë e cila në çdo numër të Milosaos të bombardon me zbulimet e renegatëve - Etleva Lala e Musa Ahmeti, të cilët nuk lënë numër reviste pa propaganduar se ekzistenca e kombit tonë vjen falë Kishës Katolike.
Me ardhjen e Berishës në pushtet në Tiranë, pushtimi katolik i jetës kulturore, politike e mediatike të Shqipërisë ka gjetur heroinën e tij, provincialen Jozefina Topalli, e cila ska lënë katundar katolik pa zbritur në Tiranë e futur nëpër institucionet shkencore të kryeqytetit, siç ka bërë fjala bie me drejtorin e Qendrës Albanologjike të Tiranës Ardian Marashi i cili përdor Akademinë e Shkencave dhe aparatçikët e institucioneve shkencore të Tiranës për të organizuar (siç Mirela Baxhaku i quante) Mevlude Shkencore për Nënë Terezën. E njëjta gjë ndodh edhe me Nevila Nikën në Arkivin e Shtetit, Melisa Dodën në KKRT dhe me dhjetra e ndoshta qindra malësorë-katolikë që në këto vitet e fundit kanë zbritur në Tiranë e punësuar në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Fushata katoliçizuese e Shqipërisë shihet edhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës ku vllahu-katolik Aurel Plasari i cili sëbashku me mikun e tij Fahri Balliun janë kampionë të Islamofobisë në Shqipëri, organizon përvit dhe pa i bërë “tërt” xhami i syzeve prej qorri që ka, ekspozita fetare me “shenjtorë shqiptarë” në Bibliotekën qe Plasari mban peng. Shenjtorët e Aurel Plasarit që vetëm shqiptarë nuk janë, janë të gjithë e padyshim të krishterë që nisin që me Nënë Terezën, Shën Vlashin, Shën Jeronimin, Shën Nikodemin, Shën Nifonin, Shën Lefterin, Shën Laurin, Shën Gjon Vladimirin, Shën Naumin, Shën Terinin, Shën Donatin, Shën Jan Kukuzelin e mbarojnë me Zojën e Këshillit të Mirë. Çka i bashkon të gjithë këta shenjtorë ortodoksë e katolikë janë padyshim mrekullitë e tyre fantastiko-fetare të cilat variojnë që nga “mrekullia” e Zojës së Kshillit të Mirë e cila i shfaqet katolikëve në qiell në ditën e Shën Markut, te serbi Shën Gjon Vladimir i cili lufton me hasmin duke mbajtur kokën e tij përdore, e deri te maqedonja Anjezë Bojaxhiu për të cilin Kisha Katolike pretendon të ketë bërë mrekullira duke shëruar të sëmurë me prekjet e saja magjike. Të gjithë këta shenjtorë propagandohen e celebrohen nga bibliotekari fundamentalist i Tiranës me paratë e taksapaguesëve shqiptarë.
Që Krishtërimi është ngritur mbi kësi përrallash e duke dhunuar e pushtuar liritë dhe hapësirat publike të njerëzimit për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Por ajo që të lëndon dhe revolton në atë që ne shohim sot në Tiranë dhe Prishtinë është paturpësia dhe arroganca që dy regjimet shqipfolëse janë duke treguar me imponimin holistik që ata po i bëjnë Anjezë Bojaxhiut, të cilën nga një misionare të Kishës Katolike, janë duke e kthyer dhe imponuar me dhunë si shenjtore kombëtare të një populli me shumicë muslimane. Imponimi i shpifur e Terezës si heroine kombëtare e një populli musliman ka shkaktuar shumë indinjatë në mesin e shqiptarëve. Revolta kundër proçesit nënëterezizues mund të lexohet kur dikush lexon komentet e njerëzve në gazetat kosovare dhe shqiptare në internet dhe listat e shumta në facebook. Shkruesit nëpër forume të ndryshme pyesin seç ka bërë Anjezë Bojaxhiu e cila edhe pse ska qënë kurrë nënë, shitet si Nënë, e që po i grabit paratë taksapaguesëve shqiptarë dhe po çon qeveritë shiptare të organizojnë origji të këtilla mediatike-fetare e politike nga Prishtina e deri në Tiranë. Shumë komentues pyesin me të drejtë çfarë ka bërë kjo grua për ne. Nga zbriti ajo dhe pse po propagandohet dhe imponohet në këtë formë ndaj një populli që nuk ka asnjë ndjesi për të? Ndue Ukaj shpjegon në njëfarë mënyrë filozofinë e Kishës Katolike pas fushatës nënëterezisuese. Sipas tij Kisha kërkon ti imponojë një memori katolike shqiptarëve në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe Italia fashiste në gjysmën e parë të shekullit të XX kur mitizoi një numër klerikësh anti-semitë dhe fashistë shqiptarë duke i kthyer në etër të kombit. Ajo që po ndodh sot në të dy anët e kufirit shqiptar është vijimësi e politikave kolonizuese katolike-italiane me muslimanët shqiptarë.
Kur dikush sheh këtë fushatë mesjetare që Vatikani po ndërmerr me shqiptarët në këto kohë pyetja që çohet është se deri kur do të jenë të durueshëm shqiptarët dhe pranojnë tiraninë e Kishës Katolike që të pushtojë shtetet e tyre dhe tallet me identitetin e tyre fetar dhe kulturor? Kuptohet që pjesa më e madhe e shqiptarëve sot nuk kanë as kohë e as nerva që të merren me Nënë Terezën dhe nënëterezistët pasi kaurët e Perëndimit e kanë zhytyr si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në një varfëri të thellë e cila nuk i lejon që të merren me fushatën e nënëterezistëve. Por në anën tjetër nëpër faqet e internetit shumë qytetarë shkruajnë e protestojnë kundër maskaradës katolike që Tirana dhe Prishtina po bën me paratë e taksapaguesit shqiptarë të cilëve po ju imponohet një heroinë e pakuptimtë. Por ndërsa nëpër interent unë lexoj shumë shqiptarë që protestojnë kundër dhunimit që politika e Tiranës dhe Prishtinës po i bën identitetit të tyre, në Tiranë ka akoma shumë muslimanë të cilët besojnë se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në anën e tyre. Ka nga disa muslimanë që janë bërë pjesë e makinës elektorale të Partisë Demokratike dhe që Berisha i përdor si yzmetqarë të tij, të cilëve ndërsa jua katoliçizon vendin dhe nuk i lejon të ndërtojnë xhami në Tiranë, i përdor si legena nëpër fushatat e tija elektorale dhe i korrupton me ndonjë vend pune në administratën publike. Muslimanët e Tiranës dhe Shqipërisë, ashtu si edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, nëse duan që vendet e tyre të mos kthehen në diktatura katolike, duhet të kuptojnë që punët nuk po shkojnë mirë me të ardhmen e tyre. Kisha Katolike po i kthen shtetet e tyre në shtete idhujtare / mushrike, dhe Nënë Terezën po e kthen në Latin dhe Uzanë modern të shqiptarisë. Përballë idhujtarizmit shtetëror që sot regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po bëjnë me shtetet dhe identitetin e shqiptarëve, taksapaguesit muslimanë shqiptarë kanë për detyrë që të ringjallin synetin e profetit Ibrahim dhe Muhamed, të bëhen qytetarë dhe ndërmarrin aksione civile për ti thënë ndal idhujtarisë institucionale katolike që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës po projektojnë mbi ta. Dhe një mënyrë për ti thënë ndal pushtimit shpirtëror që po bëhet sot kundër tyre, është organizimi politik i muslimanëve në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni, dhe refuzimi politik i idhujtarisë që po ju imponon Kisha Katolike me zagarët e saj që janë në pushtet.