
Kjo është një temë e cila menjëherë në kokë na krijon një konspiracion, por ne si një ummet islam, si një student i mbarë, si një musliman i ndershëm, medoemos duhet ta dimë se ku është pika e fillim të qiellit, e cila fillon nga qielli dhe zbret në tokë. Ne sot do të zbulojmë një sekret Kur’anor në të cilën do të sqarojmë fillim e vijës qiellore e cila siç thamë fillon nga qielli dhe zbret në tokë, sepse ummeti islam e ka për detyrë këtë vijë ta njohë bukur, sepse vetëm në këtë vijë do të ketë mundësi të ecë dhe suksesi i kësaj vije është i garantuar. Nëse ecim në këtë vijë e kemi të garantuar suksesin, mirëpo nëse bëjmë një rrëshqitje nga vija qiellore atëherë medoemos duhet ta pranojmë se kemi gabuar apo kemi devijuar. Kemi nderin të flasim për sekretet që janë në Kur’an sepse i zbulojmë para njerëzve, dhe që zbulohen çdo ditë thuajse, por më lejoni që ta bëjmë temën më të qartë për juve. Pra, vija qiellore, keni kujdes, vija qiellore janë ajetet e para që zbresin prej All-llahut xh.sh. dhe të cilat janë ajetet e fundit që zbresin, për ta kompletuar 23 vjetëshin e Muhammedit s.a.v.s. Me rendësi është se All-llahu xh.sh. për 23 vjet që i zbriti Muhammedit s.a.v.s. Kur’an të plotë qysh ditën e parë ia bëri të njohur në një vend ku asnjëri nuk i besoi, në një fshat të vogël ku asnjëri nuk dashti ta njohë si Pejgamber të Zotit, ajetet e para të All-llahut xh.sh. pra, i flasin se “Ty je Pejgamber i mbarë njerëzimit”. Tani mund ta kompletosh në kokën tënde këtë bukuri Madhështore që është Kur’anore, pra All-llahu xh.sh. i flet një të Dërguari që e mohojnë në atë kohë dhe asnjë nuk i beson, ajetet e para i flasin se “Ty je Pejgamber i mbarë njerëzimit”. Tani, sikur All-llahu na flet po me të njëjtën logjikë, me të njëjftin fjalorë edhe ummetit islam, pra, juve që ju kemi krijuar,që ju kemi sjellë ndihmën, që ju kemi bërë një bimë të Tefshirit të mbarë që ju duhet ti përbaheni, nëse doni të jeni në këtë botë të parët, të vyeshmit, të dobishmit. Sureja e parë që zbret, për ta filluar bisedën tonë, sureja e parë është sureja “El-alek ikre bismi rabike ledhiu halek”. Tamam, pra All-llahu xh.sh. na ka bërë të nderuar në këtë botë, na ka nderuar shumë, duke na thenë “Lexo dhe mëso në emër të Zotit” kjo është çështja e parë, pra, All-llahu nuk na flet as për namazin, as për agjërimin, nuk flet as për zaqatin nuk flet as për ibadetin, në fakt të nderuar ne e kemi thënë shumë herë, prej gjithsej 6666 ajete në Kur’an vetë 110 ajete kanë të bëjnë me adhurimin (namazin, zeqatin, haxhin etj.), ndërkaq 6556 ajete kanë të bëjnë me rregullimin e jetës shoqërore, ekonomike, politike, bashkëshortore, shtëpiake etj; muslimantë e kanë për detyrë që sot sferën e ngushtë të adhurimit ku ata vazhdimisht sillen të dalin prej asa sfere nëse kan kaluar 110 ajete mbarojn dhe kalojnë pastaj në sferën e natyrës, në sferën e shoqërisë, e hulumtimit etj. Të nderuar, All-llahu xh.sh në fillim na flet për shkencën, këtu është pra vija, këtu është fillimi, këtu është nisja e rrugës së qiellit. Pra, e para është Dituria, dhe ne jemi të të gëzuar, të nderuar që All-llahu na flet për diturinë; sureja e dytë që All-llahu xh.sh. na flet është sureja El-Mutekir – I mbuluari, njësoj El-Muzebir(?) janë dy sure që zbresin pas sures El-Alek por që ka të bëjë me ibadet, shif pra, ibadeti me adhurimin, ndërkaq sureja e katër që zbret në fund nga vija e qiellit, është sureja “Nun vel alemin vel neksurun(?)” prapë me shkencë. Tani vija qiellore kompletohet dalëngadalë, don të thotë fillon me shkencë, pastaj stacioni i dytë dhe i tretë është ibadeti dhe stacioni i katërt është përsëri shkenca. Kjo është sekreti Kur’anor ku All-llahu xh.sh. na bën neve që të ecim në këtë vijë të shëndoshë, në këtë vijë të bukur, që na e quajtëm vija e qiellit. Pra, ne muslimanët, edhe ty edhe unë duhet ta kemi të qartë, kjo vijë e qiellit fillon me shkencë, me ibadet, me ibadet pastaj me shkencë. Ndërkaq sureja El-Fatiha që e lexojmë pesë here në namaz ka zbrit dy here, njëher ka zbrit në fillim të vijës së qiellit dhe së dyti ka zbrit në fundin e qiellit. Pra, kuptoni suren Fatiha që falemenderon Zotin në namaz pesë herë si në mbështjellëse e ibadetit, e shkencës dhe e falemenderimit. Ne kur thellohemi në këtë temë për ta sqaruar sa më mire, ummeti islam e ka për detyrë që në këtë vijë qiellore të qëndrojë këmbëngulës, të jetë i vendosur dhe mos të devijojë fare nga kjo vijë qiellore. Të parët që ishin ithtarë të librit, hebrenjtë dhe të krishterët, e dime shumë qartë, ata këtë vijë qiellore e shtrembëruan, filluan me gënjeshtra, ta konsiderojnë Tevratin dhe Ingjilin të rremë, filluan të shpalosin gjëra të cilat nuk ishin fare të kësaj vije qiellore, pothuajse me një fjalë ata nuk i mbetën fare besnik kësaj vije qiellore. Pra, sureja e parë që zbret, po i hedhim një sy, një vështrim të bukur e shohim suren “El-Alek ikre bismi rabike ledhiu halek”, pra të nderuar këtu e shohim se ditën e parë që lindë islami, ditën e parë që lindë thirrja islame, sëbashku me islamin lindin edhe shumë gjëra tjera, falemenderimi, ibadeti, vlerat e larta shoqërore dhe ato morale, pra, për ate nuk është çudi që kjo vijë qiellore përnjëher i trajton gjërat që janë të bukura. Në fillim All-llahu thot :”Lexo në emër të Zotit”, kjo na bën të qartë se çdo teori, çdo shkencë e cila nuk është në emër të Zotit, çdo dituri që është e shkëputur nga emri i All-llahut është dituri, është shkencë e padobijshme, e pabazë. Përfitimet e para të shpalljes na bëjnë të ditur se me dituri të cilën e përfitojnë njerëzit në këtë botë dë të arrijnë një ditë të ndalen para derës së All-llahut xh.sh. Kështu, pra, është sekreti Kur’anor që Zoti na flet për shkencën. Pse All-llahu neve na flet për diturinë, sepse tani më ka mbaruar koha kur pejgamberët e Zotit, do të sjellin mrekulli shqisore, Musai a.s. nuk është më i gjallë, nuk është shkopi i tij për të bërë çudira, nuk është më as Ibrahimi a.s., nuk është as Isai a.s. që ta ngjallë të vdekurin me një të prekur dore, pra kto janë mrekulli shqisore, pra, tani vjen Muhammedi s.a.v.s. vjen Pejgamberi i shkencës, vjen Pejgamberi i mendjes, zbresin librin për ata që janë të mençur, mrekullitë e këtij të Dërguari nuk janë më shqisat, nuk është më dora e tij, nuk është më trupi i tij, shumë herë sahabët e Pejgamberit tonë s.a.v.s. kanë kërkuar prej tij t’ua tregon apo ti njofton me ndonjë mrekulli, kështu kemi njerëz jo nga dëfrimi por nga ajo që është Pejgamber i Zotit, poa ai gjithmonë i është ikur kësaj atmosfere, kur i kanë thenë mushrikët bëne një kopsht të bukur, bënë lumej, bën këtë e atë, Pejgamberi u ka thenë: “O njerëz, nuk jam i dërguar për këtë” u mund ta bëj këtë, Zoti më thot si të duash ta bëjë këtë punë, por unë i them O Zot, unë nuk jamë për këtë punë, unë kam ardhur që t’ju them se ky libër që ka ardhur tani nuk i flet më trupit të njeriut, nuk i flet më gjërave të materies, por ky Kur’an tani i flet mendjes së njeriut, All-llahu na bëri pra, të mençur dhe na mësoi se vetëm me shkencë, me dituri do t’arrijmë që në këtë botë të jemi të parët. Kjo është bukuria, dhe fundi i vijës prapë All-llahu na thotë: “Pasha kalemin (pasha lapsin) dhe atë që shkruan”. Nuk është pra, çudi që Pejgamberi jonë s.a.v.s. të jetë mësuesi i mësuesve, ndërkaq vetë të mos dijë as shkrimin e as leximin, por ai thjeshtë ua bëri me dije njerëzve se po shkëputeni na thelbi i Zotit, që tani fillon histori e re e njerëzimit do të jetë një shkëputje, ndërkaq njeriut do ti sjellë vetëm se dështimin. Pra, të nderuar studentë, sot në botë po shohim frikën, mossigurinë, dhunën, mosngopjen e njerëzve, vetëm e vetëm se njeriu kësaj vije i tha:”Ndal, unë e shkëpus, unë e ndërprej, vija nuk mjafton që të vij prej lart-poshtë, unë nuk dua të jetoj me këtë vijë, unë do ti vendosë(ti shpiki) vetë normat apo ligjet e mia dhe dua të jetoj sipas asaj”, por ne si muslimanë e kemi të qartë, sekreti i parë është shkenca, pastaj All-llahu xh.sh. në këtë vijë qiellore na flet edhe për një çështje tjetër, përnjëher na flet për pasurinë, na flet për kopracinë, na flet për njeriun i cili në këtë botë ka shumë të holla, ka shumë pasuri por që i tejkalon kufijtë e kësaj bote :”Kel-la inne insane vijetga el reahu stegna”(?). Kjo është përgëzim i cili neve nuk duhet t’na befason fare, sepse na bën më krenar, Zoti sikur don që në këtë vijë të na fusë, por të na fusë me një kapacitet të madh, me një capital të shëndoshë shpirtëror dhe fizik. All-llahu xh.sh. thotë: “A e sheh njeriun i cili ka shumë, dhe i tejkalon kufijtë dhe e konsideron veten të pavarur”. Ne e pyesim njeriun i cili ka shumë të holla, ka shumë pasuri, i pavarur prej kujt? I pavarur prej kujt?!! Përgjigjja s’mud të jetë fare hiç, s’ka përgjigje, sepse askush në këtë botë nuk është i pavarur prej Zotit, sepse fundi i fundit ai do paraqitet para Zotit lakuriq, pasi është lindur lakuriç dhe ashtu do të delë para Zotit, pra, as robat e tija që i ka pasur në këtë botë, nuk do ti ketë fare me vete, për ate ai asnjëher nuk mund të thotë që unë jam tani i pavarur, ne do të themi pastaj si është e mundur që ky njeri ta mohon dhuntitë e Zotit, ose ku mbetet pasuria e tij, ç’farë mendon ky njeri se bën me pasurin dhe vetveten, fundja edhe pasuria edhe ai i kthehen vetëm All-llahut xh.sh., kjo është çështja e parë pra, shkenca, çështja e dytë është pasuria dhe ekonomia dhe e treta është namazi. Kjo është mrekullia Kur’anore, kjo është sekreti në këtë vijë qiellore. Pra,All-llahu xh.sh. në fillim na flet për shkencë, pastaj na flet ekonominë(pasurinë) dhe pastaj na flet për lidhjen e vetme që ti e ke me Zotin e ajo është Namazi, për ate sot nuk mund të falin namaz ata që e mohojnë Zotin, nuk mund të falin namaz ata që e mohojnë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. por qëllimi jonë është që sëpaku popullin tonë ta ndihmojmë me një gjë, ti shtyjmë, apo ti nxisim njerëzit, kush është ai factor që të ka shkëputur nga Zoti dhe nga ai namaz. Nuk mban peshë, nuk mban fare peshë, ajo që thonë se namazi po e humbë prodhimin e ditës, nuk mban peshë se namazi e humbë edhe kohën, sepse në botë sot rregullisht punohet 40 orë në javë në një vend të zhvilluar, dhe asnjëher nuk ankohet asnjë popull i perëndimit se kjo e ngec prodhimin, fare hiç,; ne si muslimanë themi:” O Zot, namazin që e bëjmë për Ty na ngel kohë jo vetëm për punët shtëpiake por na ngel kohë edhe për të bërë plane ushtarake, politike, ekonomike, shoqërore etj. etj.”, jo vetëm kaq vetëm prodhimi, nuk bëhet pyetje prodhimi, janë shumë të tjera por njerëzit të cilët sot duan vetëm të ngrisin godina apo të kalojnë në dëfrime dhe zbavitje, këtyre u pengon kur në mes të tyre ngrihen faltore për ta Madhëruar dhe Lartësuar emrin e All-llahut xh.sh. Pra ky është faktori i pare që njerëzit i pengon, por ne prapë po rikthehemi, faktori hulumtues që ne duhet të bëjmë është kush është ai faktor që mua ma ka ndërpre mua komplet atë që është puna ime. Muhammedi s.a.v.s. ditën e parë që thiri në Mekkë, ai në dorë kishte një dritë, një kandil dhe ai përpos që e ndriçonte rrugën ku vetë ai ecte dhe shokëve të tij, ai u’a ndriçonte edhe atyre që ishin tiran, atyre që ishin despot, që ishin në humbje, pra edhe atyre ua ndriçonte. Paramendoni këtë bukuri të Zotit, unë veten time po e ndriçoj por edhe ty ta jap kandilin(dritën) nuk e mbaj për vete, edhe ty ta ndriçon rrugën; por ata sikur i thane:” Muhammed mbaje kandilin për vete ose ne ta fikim, sepse çdo ndezje e kandilit tënd i tregon të metat, gabimet apo devijimet që ne i kemi në rrugën tonë, sepse në errësirë nuk merret vesh kaosi apo çrregullimi”. Kështu pra ka vepruar Pejgamberi jonë s.a.v.s. Njeriu në këtë botë i tejkalon kufijtë, por All-llahu xh.sh. është aq i Mëshirshëm saqë çdoher që ai fillon ti tejkalon kufijtë, All-llahu e lerë, sa herë që ai dëshiron ti tejkalon kufijtë Alll-lahu xh.sh. prapë e lerë, por atë asnjëher All-llahu nuk e harron dhe asnjëher All-llahu nuk e lerë pa mos e ndëshkuar apo dënuar. Ai medoemos një ditë të arrijë te pika e kontrollit por ai në atë pikë nuk ka më ikje dhe prej aty ai më nuk ka dalje. Në një ajet të bukur Kur’anor i thot Pejga,mberit s.a.v.s :”Muhammed, më lerë ti Mua vetëm me atë”, paramendoni, kur All-llahu thot më lerë ti Mua vet me atë që Unë ti qeroj hesapet vet me këtë njeri, ne themi çfarë mbetet për atë që do të ngelë vetë me Zotin? Çfarë mbetet për njeriun të cilit i ka thenë Zoti ty tani je me Mua që ti qerojmë hesapet dhe ne nuk themi ndryshe përpos mjerë për atë që ka mbetë ti qeron hesapet me Zotin vetëm, kaq. Dhe All-llahu xh.sh. sikur Pejgamberit s.a.v.s. ia bëri të qartë se çdokush që i tejkalon kufijtë e Mi, dhe çdokush që del nga kjo vijë qiellore, nuk ka për ta shijuar asnjëher suksesin përpos që ka për ta shijuar komplet devijimin nga rruga e vërtetë. Ne themi po mirë, në Mekkë del një njeri me falë namaz, një njeri i devotshëm, i mire, falë namaz, në anën tjetër ky njeri tjetrit i thotë ti mos u fal, vetë kënaqet pra, kurse tjetrit i thotë:”ti mos bën ruku, mos bën sexhde, mos u fal”, ne pyasim vallë ku është shkaku i cili fshihet pas kësaj arrogance, pse ky njeri ta mer pozitën, ta mer atë gjendje, ta ndalon këtë njeri të falë namaz, në fakt faktori që fshihet pas arrogantës së këtij njeriu është dehja e pasurisë apo dehja nga autoriteti, pra në këtë botë kemi njerëz që autoriteti i deh komplet, i bën të pijmë në kokë, dhe kemi njerëz që pasuria i dehë i bën komplet të dehur pastaj krijojnë norma të cilët duan që në këtë botë të sundojnë vetë. Nga kjo nënkuptojmë se nuk është e kotë apo nuk është e paqartë që All-llahu xh.sh. në fillim të vijës qiellore na flet për All-llahun, na flet për njeriun, na flet për pasurinë, na flet për varfërinë, na flet për namazin, na flet për epshet, sikur All-llahu don që vijën e parë që ai e krijon ta bën të bukur, sureja e dytë në këtë vijë është sureja El-Mutethir, pra O ti i mbuluar. All-llahu xh.sh. sikur i thotë Muhammedit, Muhammed ngitu mos u mbulo,heqe petkun, dilë jashtë tani dhe fillo me aktivitet, fillo me punë. Ne shumë here e kemi shjeguar këtë çështje, sikur Muhammedi s.a.v.s. në ato momente kur ai ishte i mbuluar pra, në momentet pikënisëse të obligimit hyjnorë i Dërguari i All-llahut me vete kishte në shpinë se vallë çfarë kam për tju thenë njerëzve? Tani unë pod al jashtë, unë po marr hapin e pare por çka do tu jape atyre por All-llahu i Lavdishëm, ia bëri me dije se ti nuk duhet të pyasish se çka t’ju jap, por do të thuash çka kam për t’u dhënë. Një muslimanë sot në botë që është musliman dhe që falë namaz, nuk duhet të pyesë O Zot çka të punojmë por O Zot sa të punojmë, jo çka kemi për t’u dhënë njerëzve, por sa kam unë për t’u dhënë njerëzve. Pra, këto ajete, më konkretisht sureja e dytë flet për ibadetin por flet për përsosshmërinë e shpirtit, flet për përsosshmërinë e ibadetit të All-llahut xh.sh. Në mënyrë tmerruese dhe të ashpër i rrefuzon të gjitha gjërat që bëhen në mënyrën fatale, por realiteti që bëhen në islam janë të refuzuara fund e krye. Sot kemi njerëz të cilët kur falin namaz pastrohen, kur hynë në namaz ka për qëllim ta pastron shpirtin, por kemi njerëz që kur hynë në namaz në vend se ta pastron veten e ndotin namazin. Për këta themi, mjerrë për këta, me qenë mos të falen fare hiç. Pra, kur e sheh një njeri,një narkoman, një bjeri që është i korruptuar fund e kokë, kur e sheh duke falë namaz, thua mjerrë për ketë njeri, me qenë hiç mos falet fare, sepse në vend se ta pastrojë veten ai e ndotë namazin, e kundërta duhet të bëhet nga ana jonë, pra ne kur falim namaz e pasrtrojmë veten, e pastrojmë shpirtin, i pastrojmë komplet punët që janë tonat. Pra All-llahu në asnjë mënyrë nuk i harron ibadetet që bëhen në llogari të vlerave të larta. Nuk lejoi Muhammedi jonë s.a.v.s. në asnjë mënyrë që këta të bëhen. Në suren e dytë All-llahu që flet përnjëher për ummetin islam, për ibadetin, All-llahu flet edhe për shenjat apo paralajmërimet të cilat janë shkatëruese. All-llahu xh.sh. na flet në këtë sure për njerëzit që hyjnë në xhehennem, këti njeriu i thuhet pse ke hyrë në xhehennem, ai thotë sepse nuk kemi falë namaz, nuk i kemi ndihmuar të varfurit, nuk kemi dhënë zeqatin. Këto janë tre fjali të bukura, nuk kemi falë namaz don të thotë e kemi shkëputur lidhjen me Zotin, është ibadeti nuk e kemi ndihmu varfnjakun dhe nuk e kemi dhënë zeqatin, nuk kemi ndihmuar jetimin. Krejt këta janë çështje të cilat All-llahu xh.sh. i ka future në këtë vijë qiellore të jemi stabil, edhe në këtë sure kemi ibadetin por kemi edhe çështjen e pasurisë e cila është më e bukur dhe është thelb i vlefshëm këtë botë. Në fakt islami të nderuar studentë, islami është plot gjallëri dhe është plot kreativitet, islami po u fut me një vend nuk rin i vdekur aspak, islami po u fut me një vend përnjëher atë vend që është aq bosh tenton ta bën shumë me kreativitet dhe me gjallëri. Në Spanjë, kur u futën muslimanët ishte një botë e shkretë, ishte një tokë e papjellshme, ishte një civilizim i papërpunuar. Muslimanët ditën e parë kur u futën në Spanjë nuk lan vende që nuk i bënë. Tokën që ishte e papunuar e bënë pjellore, frytet më të bukura dolën nga Spanja, civilizimi më i bukur doli nga Spanja, zbulimet më të çmuara dolën nga Spanja, ne themi pse ndodhë kështu me Islamin?, Sepse Islami ditën që është stabil apo që rin në një vend atëherë nuk është islam fare hiç, atëher nuk është islam mbetet; pra Islami kur të shëndrohet në formë, Islami kur të bëhet formalitet, Islami kur të bëhet në llogari të vlerave të larta, të bëhet i pasur apo të avancohet atëher komplet mbetet dhe nuk quhet fare Islam. Për atë Islami vazhdimisht e mbjell devotshmërinë, e hap nderin edhe ate atë e hap kudo në shoqëri, kështu është pra Islami jonë. Ne kemi thenë gjithashtu se nëse një njeriu i themi të falë namazin, ne nuk i themi se ne jemi më të mire, përkundrazi ne i themi të falet përshkak se siç dëshiroj të shpëtoj veten gjithashtu dëshiroj që edhe ai në Ditën e Gjykimit të shpëton. Ne kur shohim dikend që nuk falë namaz duhet të themi :”O All-llah, Ty të Falenderoj që më ke dashtë mua dhe më ke bërë të fali namaz, por sikur që mua më ke dashtë dhe më ke futur të fali namaz të lutem O Zot duaje edhe filanin që edhe ai të falë namaz”. Kjo është sureja e dytë që zbret prej All-llahut xh.sh. apo që ne e quajmë vija qiellore.
Tani njëzetetrevjet(23) u kompletuan, kjo vijë tani fillon të aktivizohet, ta bëjnë punën e vet. Neve na intereson kjo vijë qiellore sot si do të finksionon para botës, net hemi O Zot si do të arrijmë ne ta prezantojmë këtë vijë qiellore para popujve tjerë këtë vijë të kompletuar të Zotit? Por patjetër e vëreta duhet të zbulohet, islami është i atillë, duam apo nuk duam ai dë të shëndrit. Sahabët, të parët që ishin Amir ibën Remijn dhe shokët e tij që morën guxim ta prezantojnë Islamin para popujve tjerë, megjithëse ata nuk shkuan fare me ndonjë ekzemplarë të rij të Kur’anit, por ata kur shkuan te mbreti Kisra të parën që bënë nuk morën ndonjë ekzemplar të ri dhe ti thonë kemi një botim të ri të Kur’anit dhe ti thonë: urdhëro merre. Kështu nuk bënë, as nuk çuan ndonjë zbulim të rij psh. ti thonin ne jemi muslimanë dhe ja kemi zbuluar diçka të re, por neve na intereson këta njerëz që ishin të parët që e prezantuan Islamin çka në fakt treguan para popujve tjerë? Këtu duhet të jemi shumë të qartë, dhe këtë duhet ta mbani mend shumë, të parët që e prezantuan Islamin para popujve tjerë në veçanti para mbretit Kisra, ishin në një shkallë shumë të lartë të vetëdijes, ishin pesë vetë jo më shumë, por ai i pari i tyre Amir ibën Remijn, ai ishte në një shkallë shumë të lartë të vetëdijes, kjo na bën të dijmë se këtë vijë qiellore nuk kanë mundësi ta prezantojnë rrugaçët,s’mundet pra, ose të papunët ose të pavyeshmit. Pra, është një jashtëzakonshmëri në shkencë, në vetëdije shumë shkallë e lartë për ta prezantuar para All-llahut xh.sh. Pra, këta ishin edhe në një shkallë shumë të lartë edhe mahnitëse të pastërtisë dhe të drejtësisë. Ishin pra tre elemente, vetëdije shumë të lartë, pastërti dhe drejtësi mahnitëse. Kur ai ballafaqohet me popujt tjerë dhe i tregon se ky jam unë, ata në kokën e këtij njeriu pra, e hasin një shkallë shumë të lartë të vetëdijes, një pastërti e shkëlqyer e njeriut dhe pastaj e treat një drejtësi që ishte e kompletuar. Rebijj ibën Amir kur e prezantoj Islamin para tij e prezantoj si një moral, si një sjellje, si një rregull i jetës edhe në fund si një shpresë e popujve, sin jë kandil pra, që duhet ta kenë të gjithë. Kjo është e katërta që thash, moral, sjellje, punë, ideal, pastaj është shpresë e popujve. Prandaj kur ai i tha se ne kemi ardhur për ta nxjerr atë që don Zoti nga adhurimi i të tjerëve në adhurimin e All-llahu xh.sh. kjo fjali e para i bëri ata që në kokat e tyre ta kuptojnë, të thonë:”Ky e tha të vërtetën, ky që ka ardhur nga Arabia, nga i Dërguari Muhammed e tha të vërtetën”. Këtë fjali ky nuk e thot bosh,ky Islamin prej ku e prezanton?, prej këpucëve apo prej nga koka? Ditën që Islami prezantohet para të tjerëve nga këpucët nuk është Islam fare hiç. All-llahu don që ne kur ta prezantojmë Islamin të fillojm nga koka, nga maja më e lartë që është Islami, që të na shohin njerëzit se ne në maje të Islamit jemi, ne flasim për vlera që janë në maje të Islamit dhe të thonë kjo është e vërtetë dhe atëherë njerëzit do të vijnë te ne lartë nuk do të zbresim ne poshtë te njerëzit. Pra Rebijj ibën Amir në këtë mënyrë e bëri kaq të bukur, e bëri kaq të mire, dhe arriti që të tregoj se këtë fe që unë po e tregoj dhe që po e prezantoj para juve është një shpresë e juaja dhe një shpresë e gjithë tjerëve.
Nuk është çudi, që Muhammedi s.a.v.s. të jetë i pari i cili nga asgjëja,i cili nga zeroja, nga zeroja komplet ta formonte një popull, ta formonte një ummet i cili pastaj do të shpërndahej nëpër katër anët e botës, për njëzetetrevjet(23). Po e pyetëm ne se nga kush fillove apo si fillove i Dërguari i All-llahut do të dinte aq bukur të na fletë prapë për këtë vijë qiellore. Pra, ai filloi prej shkencës, filloi me ibadetin, vazhdoi me ibadetin dhe pastaj prapë mbaroi i Dërguari me shkencën. Ai kur e çoi Muadh ibën Xhabir në Jemen ishte njeri i përkryer, përsosshmëri të plotë shpirtërore, i pastërt në shpirt, i pastërt në drejtësi, i lartë me vetëdije, dhe ai ishte vetëm____vjeç, por ai kur u bë gati për me nis e mori Pejgamberi i All-lahut një ditë prej ditëve, e hypi në deve, kurse Pejgamberi s.a.v.s. ishte poshtë dhe e mori për litari deven dhe nxori jashtë Medinës dhe e përcjellte për një vend shumë të largët, ky kombinim Pejgamberi poshtë, Muadh ibën Xhabir lartë nuk është i rastësishëm, i Dërguari i All-llahut ka të bëjë me një njeri që është i vlefshëm, i vlefshëm shumë, ky është në një nivel shumë të lartë në maje të piramidës. I Dërguari i All-llahut i tha fjalë të bukura:”Muadh ty do të shkosh te një popull, shif ata si të arrijnë në Islam, thiri në besim, bëne këtë përgjigje, bëne këtë punë,nëse ata të përgjigjen bëne këtë punë”. Komplet një porosi të artë, një porosi të bukur Kur’anore apo një porosi të bukur profetike, ia dha Muadh ibën Xhebirit, është një teatër i bukur kur e përcjell i Dërguari i All-llahut këtë njeri. Ai pastaj i thotë:”O i Dërguari i All-llahut po sikur të ndodhë diçka që nuk ma the ty çka të bëj unë, atëherë Pejgamberi s.a.v.s. i tha vendos sipas logjikës tënde, dmth. Se Pejgamberi i beson këtij njeriu, se ky më është futur në sferën e vijës qiellore, dhe ky nuk ka problem për prezantimin e kësaj vije. Kjo vijë qiellore dhe ky provim i ummetit islam që ne po synojmë ta vemë në trevat tona na sjell disa paralajmërime, ajo është sprova Hyjnore. Pra, kjo vija qiellore që e shpjeguam gjer më tani në mbrendinë e saj ka edhe sprovën, që ne e quajmë sprovë Hyjnore. Sprovat Hyjnore që ndodhin në këtë vijë qiellore nuk janë për ta mbytë njeriun, nuk janë për ta mposhtë njeriun por përkundrazi, ato janë për ta ngritë njeriun lartë, por All-llahu xh.sh. ka Caktimin e Tij,ka Kaderin e Tij i cili frymon në çdo sekond të jetës së njeriut. All-llahu pret deri në frymëmarjen tënde të fundit. Pra, kjo vijë qiellore ka sprova, sprova të vështira shumë, por All-lahu pret frymëmarjen tënde të fundit që ty a je aty i duruar, a e ke me seriozitet të plotë apo je një formalitet në këtë vijë qiellore, kështu sprova Hyjnore vjen.
Hixhreti i Pejgamberit tonë s.a.v.s. ,mund ta paramendoni 53 vjet Pejgamberi s.a.v.s. të jeton në Mekkë, edhe në fund të fundit ti thotë All-llahu xh.sh. dil nga shtëpia jote, edhe atë natën, jo ditën. Edhe ai (Pejgamberi) u thot njerëzve ti mbyllin dyqanet, ti mbyllin shtëpitë, ti leni familjet dhe ejani me mua në Medinë. Ju mendoni se kaq mund të jetë leht përshembull. Pesëdhjetvjet(50) kanë jetuar me Pejgamberin s.a.v.s. së bashku dhe pas 50 vjetëve Pejgamberi j’u thot ejani të shpërngulemi. Ai i cili çdo ditë ju premtonte njerëzve se ne jemi fitues,ne kemi ngadhnjy, një ditë ju tha mbylle, mbylle komplet dyqanin, mbylle tregtinë, mbylle shtëpinë, eja me mua në Medinë. Ku ishte shkaku që ata e bënë këtë punë, Pejgamberi ka thenë dhe u kry puna ajo po, por shkaku i vërtetë i tyre ishte se ata e kuptuan një punë, se në këtë vijë qiellore nuk shkohet sipas përcaktimeve tona, por shkohet sipas përcaktimeve të Zotit. Sa zemra ime është e lidhur për të ardhmen që është me All-llahun, nëse e ardhmja është nesër dhe pasnesër nuk është e ardhme, Zoti nuk të le, e ardhmja e ime dhe e jotja nuk është e nesërmja edhe e pasnesërmja, as 100 e as 200 vjetët, e ardhmja ime është sa është toka dhe qielli. Përate kur e bëj një punë, një punë të madhe nuk e bëj për sot, nuk e bëj për nesër por e bëj deri për në Ditën e Kiametit. Por sprovat që All-llahu xh.sh. që i jep në këtë vijë qiellore janë sprova të këndshme, por sprovat janë të këndshme për ata të cilët e duan dhe për ata të cilët janë të bindur se vetëm kështu mund të jetohet. Durimi është i domosdoshëm.
Vetëm mendoni dhe analizoni nënën e Ismailit a.s. Po ti kishte thenë dikush në frymëmarjen e fundit fëmija po vdes, fëmija jep shpirt, i vogël por jep shpirt, edhe një frymëmarje dhe do të vdes, pra sekondi është në pyetje; në këtë moment me ju afru dikush nënës së Ismailit dhe ti thotë se ky fëmij do të bëhet popull, ky fëmij do të bëhet një popull i madh, nga ky fëmij do të lind që Pejgamber Muhammed i cili do të jetë deri në Ditën e Gjykimit me emër të njohur, fare nuk kishte për ti besuar nëna, dhe do të kishte thenë ju po e thoni një punë që ju po e thoni kurse unë po e shoh se ky fëmij vetëm edhe një sekond frymëmarje ka. Ajo e sheh ashtu, por All-llahu xh.sh. nuk e sheh ashtu, për All-llahun xh.sh. koha nuk është sekond, nuk është moment, nuk është ditë, Caktimi i All-llahut nuk janë fletë të paluara, sikur që jemi mësuar ne për ta pare fletën tjetër duhet ta shpalosim apo ta kalojm fletën paraprake, port e All-llahu nuk është kështu, te All-llahu xh.sh. krejt punët e tona janë një fletë, te All-llahu xh.sh. është fletë e shtruar komplet. Nëna e Ismailit aq shumë brengoset, aq shumë mundohet, aq shumë djersitet, për tit hënë dikush se ky njeri do të bëhet një popull kaq i madh nuk do ti kishte besuar fare hiç, por All-llahu dashti që neve të na jep një urtësi të vacantë, një urtësi të plotë që ne në këtë vijë qiellore sado që të kemi sprova, është e qartë, edhe Musai a.s. këtë punë e bëri, edhe ai pra të njëjtën punë e bëri. I tha Firaunit :”Ndëgjo Firaun, kjo tokë nuk duron dy, të drejtë dhe të padrejtë, kjo tokë duron vetëm një, lëshoi beni israilët të vin me mua”. Faraoni i tha tamam, i lëshoi, posa e panë beni israilët se janë të lire, se janë liruar edhe Musai a.s. e pa se tash u lirua populli dhe tash po eci drejt dhe po shkoj në vendin tim, por ai që ishte tiran Firauni pra, filloi ti ndjekë, për ti mbytë. Kur arritën te deti, para ishte deti kurse pas ishte Firauni me ushtrinë e tij. Në këtë moment i thanë populli i tij Musait a.s. :”tash mbaroi gjithçka”. Pra, edhe ne duhet ti kuptojmë këta sprova, kësisoj sprova mund të kemi edhe ne, mund të arrijsh deri në fund dhe mbetesh komplet, në provim, në Fakultet, paekonomi, pa hëngër pa pij etj. Ishte fundi, kur e pa Musai a.s. se ishte në fund ata që ishin pranë tij i thane:”E tash ku shkojmë?”. Kjo sprovë Hyjnore që është në këtë vijë, që kishin mbetë nuk dinin më ku të shkojnë, Musai a.s. tha:”Inne nahja Rabi (Me mua është Zoti)”. Ndërkaq Pejgamberi jonë s.a.v.s. kur erdh në shpellën Hira, që bëhet hixhret, kur e pyet Ebu Bekri:”O Muhammed nëse tash e ulin kokën dhe na shohin”, Pejgamberi i tha:”Mos ke frikë, All-llahu është me ne”, pra fjali e kundërt me atë të Musait a.s. Pejgamberi jonë thot:”All-llahu xh.sh. është me ne”, Musai thot:”me mua është Zoti im”. Emrin e All-llahut Pejgamberi jonë e thot përpara, kurse Musai a.s. thot me mua është Zoti im. Shifni Musai a.s. thot me mua, sepse populli i tij asnjëher nuk kishte besuar qartë në Zotin e Musait, ai mund të thonte O njerëz me mua…, dhe njerëzit të thonin tamam ty të besojm më shumë, por ai tha Zoti im, ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. Pejgamberi i fundit, e dinte se besimi i Ebu Bekrit ishte mbi nivel, dhe tha Zoti ështe me ne.
Kur Musai a.s. arrin në fund dhe nuk din ka të shkon, thot mos keni frikë me mua është Zoti im, dhe atëherë bëhet një punë mahnitëse, pra e ndau detin komplet. Farauni ua kishte mbitur fëmijtë, ua kishte mbytur burrat, ua kishte marë pasurin, i kishte malltretuar komplet, sikur kjo fotografi të ndodhë te populli jonë tani me këtë tiran mbi shpinë dhe të thuash :”me mua është Zoti im”. Kjo është sprova Hyjnore që në këtë bukuri të madhe duhet ta kemi të qartë. Duhet ta kemi të qartë një të vërtetë shumë të bukur, sprovat Hyjore janë të domosdoshme, janë të vështira, janë të mundimshme, mirëpo në fund shkëlqen fuqishëm dhe i zbardhë fytyrat e muslimanëve. Kjo janë sprovat që All-llahu xh.sh. ja jep në këtë botë njeriut, dhe kur të dalim nga sprova e shohim se sa fytyrë bardhë që jemi, sa aq shumë shëndritim në botë me shkëlqimin pothuajse pastaj të katër anët e botës janë me neve. Në fakt ne duhet ta kemi shumë të qartë një punë se ne Islamin nuk guxojmë ta prezantojmë nga këpucët, Islamin nuk guxojmë ta prezantojmë nga roba, Islamin e prezantojmë nga vlerat, kështë e paten prezantuar edhe Rebijj ibën Amir, ne nuk themi se njeriu nuk duhet të jetë me roba të bukura, në fakt All-llahu xh.sh. është i Bukur dhe e don të bukurën, Ai është i Mirë dhe e don të mirën, kravata e bukur, robat e bukura, kompletin e bukur, dëshmon se ty je një njeri që je i mirë, por në anën tjetër Imam Shafiu r.a. ka pas roba të lishta, të varfura dhe u ka thenë njerëzve:”O njerëz unë kam robe të cilat edhe po i shes të gjitha, kushtojnë vetëm një denar”, ndërkaq ne themi sot:”robat që i kam unë kushtojnë 1000 denar por sikur ta dini se në trupin e kujt qëndrojnë këto roba po ti mbledhni të gjitha parët e dunjasë nuk keni për ti blerë”. Kjo është filozofia e Islamit, pra Islami thot mos shif robat e kujt janë por në trupin e kujt ata rinë. Imam Shafiu ka qenë një gjeni në këtë botë, është e vërtetë kanë kushtuar pak robat që ai i mbante, por ai sa ka vlerë në këtë botë tërë bota nuk kanë fuqi me e blejtë atë. Rebijj ibën Amir prezantoi Islamin nga ajo që është më e lartë. Nuk është e kotë që Islami na flet për namazin, për abdesin, për agjërimin, pra sot nuk mund të ndodhë, nuk është e logjikshme që njerëz të cilët nuk dinë të marin abdest të na udhëheqin edhe në jetën politike edhe në atë shoqërore, s’mundet. All-llatu xh.sh. thot në vijën time qiellore bëjnë pjesë vetëm ata që duart e tyre 5 herë në ditë marin abdest, 24 orë dora e tij ka abdest, dhe nuk është e logjikshme që kjo dorë që ka falë namaz, që ka mare abdest ta nënshkruaj ndonjë akt qeveritar apo ligjor që është kundra Zotit, s’mundet, “kjo është dorë e Zotit”, kjo është dorë që ka mare abdest, si është e mundur që një njeri 15 herë në ditë ta lane fytyrën dhe pastaj të ketë fytyrë të njollosur, s’mundet pra. si është e mundur që një popull 5 herë në ditë radhitet në saf edhe plotëson rregullin jashtë safit të jetë i parregullt, si është e mundur që një popull tërë jetën e meson rregullin, haxhin ta ketë të parregullt, s’mundet!!!. Pra, është qëllimi se Zoti fare nuk i don gjërat që bëhen me formalitet dhe që janë të padobishëm. All-llahu xh.sh don që në punët tona të ketë vetëm sende që janë komplet në pajtim me Urdhërin e All-llahut xh.sh.
Sot kemi njerëz që janë në haxh psh. papastërti etj, krejt kjo është pasojë e muslimanëve, jo e Islamit në Eudhubilah….
Realizoi : Blerim Sejdiu