Fëmijët dhe lojërat e dhunshme kompjuterike

Fëmijët dhe lojërat e dhunshme kompjuterike “Papritur u ngrit nga ku qe ulur dhe filloi të bërtas. Dukej i tërbuar ngase nuk mund ta vriste njeriun që shtinte në të. U ul për të provuar përsëri. Çmendurisht shpresonte se kësaj here do të çlirohej nga njeriu përball tij. I shkaktoi humbje të mëdha rivalit. Më në fund, kur kundërshtari qe shtrirë në një pellg me gjak, filloi të qesh pa mëshirshëm. Vazhdimisht i përsëriste këto aksione. Dhunshëm po luftonte dhe përpiqej që sa më shumë t’i dëmtonte armiqtë e tij. Ndonëse e ëma ka disa herë që po e thërret për drekë, as që do të lëviz nga tavolina. Aq fort qe zhytur në lojë sa që nuk ishte në gjendje të mendonte për diçka tjetër.” Pamje të tilla tani më janë bërë mjaftë të zakonshme në shumë shtëpi dhe internet kafe. Si fëmijët ashtu dhe të rinjtë kalojnë kohën më të madhe duke luajtur lojëra të tilla kompjuterike. Përderisa për prindërit kompjuteri konsiderohet si domosdoshmëri e kohës moderne dhe si asistent për fëmijët në detyrat e tyre të shtëpisë, fëmijët kryesisht e marrin atë si një kuti lodrash. Ata fillimisht nisin me një synim të çiltër, por me kohë humbin qëllimin e tyre të parë. “Përdorimi i pa kontrolluar i kompjuterëve”, problem ky i përbashkët për shumë prindër, është gjithashtu një çështje shume e vështirë për tu zgjidhur edhe për shume ekspertë. Si ndikojnë lojërat kompjuterike në ndërgjegjen dhe ardhmërinë e fëmijëve? A kanë lojërat me efekte pozitive një prezantim tërheqës? Lojërat kompjuterike mund të klasifikohen në dy kategori. Të parat janë lojërat që ndihmojnë në zhvillimin e talentit, kuptimin e eksperimenteve jetësore dhe vlerave etike, përmes një metode argëtuese; të dytat janë ato lloj lojërash që nuk kontribuojnë ndonjë gjë në imagjinatën e fëmijëve dhe aftësive për të menduar por, përkundrazi nxisin dhunë dhe sjellje imorale tek ta. Që të ndikoj një lojë në zhvillimin intelektual, fizik dhe shpirtëror të fëmijës, varet nga përmbajtja dhe kohëzgjatja e saj. Koha e lojës nuk duhet të jetë as shumë e shkurtë as shume e gjatë. Në mënyrë që të arrijmë një balancë të duhur në këtë çështje, së pari duhet t’i pajisim fëmijët më një edukatë mbi shpenzimin e mençur të kohës. Fëmijët që kalojnë kohën më të madhe në aktivitete të pa dobishme, mund të mos jenë të vetëdijshëm në shpenzimin e kohës në mënyrë efektive edhe kur të rriten. Shkurt, fëmijët duhet të mësojnë vetëdijen e të versuarit të kohës. Kalimi i kohës karshi kompjuterit shkakton pasivitet tek fëmijët dhe të rinjtë. Për më tepër, kjo rrit edhe stresin të cilin e përjetojnë ata më vonë. Në veçanti tek fëmijët aktiv, ky lloj pasiviteti shkakton një akumulim të energjisë e cila negativisht ndikon në sjelljet e tyre. Shfrytëzimi i energjisë në sporteve të ndryshme është mjaftë i vlefshëm për zhvillimin fizik dhe mental të fëmijës si dhe ngritjen e një vetëdije shoqërore të tij . Kurse në anën tjetër, harxhimi i kohës përballë kompjuterit, privon fëmijët dhe të rinjtë nga aktivitetet e ndryshme kulturore si lojërat grupore, studimi bashkarish dhe marrja me aktivitete sportive. Shumë nga ne ankohemi se fëmijët tanë nuk janë të aftë të shprehen ashtu si duhet, dhe nuk janë të qartë në komunikim me mjedisin e tyre. Po t’ua bësh një pyetje, do të marrësh një përgjigje ose të shkurtë ose të zakonshme. Koha e kaluara përballë kompjuterit luan një rol shprehës në këtë drejtim. Ne po vërejmë se në çdo lojë te re kompjuterike niveli i dhunës sa vjen e shtohet. Prodhuesit e lojës e konsiderojnë të lejueshme çdo lloj metode vetëm që t’i tërheq fëmijët drejt ekranit. Ka skena të cilat nuk janë te përshtatshme për moshën e fëmijës për shkak të vetëdijes së tij të ulët. Fëmijët që i janë ekspozuar skenave të ndryshme të dhunës, shpesh janë të prirë drejt agresionit, frikës dhe panikut dhe në përgjithësi janë të egër dhe me temperament të shpejtë duke e konsideruar dhunën si një gjë të zakonshme. Reaksionet e fëmijëve të cilët shikojnë filma të dhunshëm dhe luajnë lojëra të egra dhe të errëta kompjuterike, ndryshojnë me kohën duke filluar të aplikojnë sa më tepër forcë kundrejt njerëzve dhe fëmijëve përreth. Ata tentojnë t’i godasin dhe shkelmojnë të tjerët qoftë edhe pas një mosmarrëveshje të lehtë. Të prekur nga skena të dhunshme shkatërruese, tek ta shfaqen probleme te shumta, si shqetësimi i tepruar, trazime gjatë gjumit dhe çrregullime të sjelljeve. Përderisa shkaqet dhe efektet e sjelljeve të influencuara nga pesë shqisat nuk vihen shumë në pyetje tek fëmijët parashkollor, abnormalitetet e përmendura pak më lartë mund të vërehen dukshëm në ta. Ja disa raste që na shërbejnë si shembull: “ Një fëmijë tre vjeçar i cili shikonte filma të dhunshëm, zbatoi atë që kishte parë në TV duke shpuar dhe therur vëllanë e tij me thikë. Një fëmijë tjetër i cili mendoi të bëhej pokemon ( një karakter i filmave vizatimor sh.p.), u gjuajt nga kati i shtatë duke dashur të fluturoj. Një fëmijë tjetër në Francë duke mos fituar asnjë lojë kompjuterike u bë epileptik për shkak të momenteve të shpeshta të zemërimit si pasojë e lojërave të pa suksesshme.” Fatkeqësisht shpesh dëgjojmë lajme të tilla. Në mënyrë që ta ndriçojmë vetëdijen e fëmijëve tanë me gjëra të bukura dhe të pëlqyera, dashuri dhe altruizëm, duhet t’u ofrojmë alternativa me lojëra të dobishme dhe edukative. Lojërat dëmtuese gjithashtu i pengojnë fëmijët të mësojnë kulturën e tyre, duke shkaktuar kështu një korrozion kulturor. Lojëra të tilla i qojnë fëmijët tanë drejt një bote me veshje dhe frizura të çuditshme, ku armët shërbejnë si dekor. Në këtë botë virtuoze nuk ekziston vlerë tjetër përveç “ forca ka të drejtë”. Veç kësaj, në shumicën e këtyre lojërave Islami paraqitet si bogimen ( lugat sh.p. ) dhe Myslimanët si terroristë që meritojnë të vriten. Fëmijët e pushtuar nga lojërat kompjuterike bëhen mjaftë armiqësor ndaj rrethit të tyre. Ngase e kanë vështirësi të krijojnë shokë rreth vetes, ata bëhen të robëruar nga kompjuteri, duke e izoluar vetveten nga shoqëria. I vetmi shok i fëmijës mbetet kompjuteri, por edhe përkundër kalimit të kohës me të, fëmija ndjen një vetmi të madhe përbrenda. Kështu që mbetet detyrë e prindërve që jo vetëm t’u ofrojnë aktivitete të përshtatshme fëmijëve të tyre por dhe arsyeshëm t’ua rregullojnë kohën për të luajtur lojëra të dobishme kompjuterike. Shumë karakter të këqij që paraqiten nëpër lojëra kompjuterike lënë përshtypje te mbrapshta në zhvillimin personal të fëmijës. Është shumë e saktë se mesazhet që japin këto lojëra, si të qenit i fortë dhe i pa sfiduar, jo konsiderata ndaj jetës së te tjerëve, të vrarit për hir të së jetuarit, përbuzja e vlerave etike, përçmimi i ndjenjave të njerëzve tjerë, disrespektimi i personit që i adresohemi, kategorizimi, etj, negativisht dëmtojnë zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Lojërat e këtilla gjithashtu kanë një rol negativ mbi aftësitë e të mësuarit si dhe vetëdijes së fëmijës. Skenat të cilat shpejt ndërrohen në ekranin e kompjuterit e hutojnë fëmijën më të madhe, ia çrregullojnë mendjen dhe e bëjnë mjaftë konfuz . Kjo sjell vështirësi në koncentrim gjatë të mësuarit. Veç kësaj, ndërrimi i shpeshtë i dritave mund të shkaktoj kriza epileptike tek ca fëmijë. Përfundimisht, lojërat kompjuterike inspirojnë fëmijët se edhe vet jeta është vetëm një lojë dhe i shpie ata që të mendojnë shumë rreth personazheve të lojërave duke qenë fizikisht dhe mentalishtë me ta gjithë kohën. Lojërat e shpeshta kompjuterike, bëjnë që fëmijët t’i bartin konceptet e lojës në relacionet e tyre të përditshme me familjen dhe shokët, shkaktojnë konfuzion tek ta në mes realitetit dhe imagjinatës, kalojnë shumë pak kohë së bashku dhe gradualisht sjellje jo shoqërore integrohen nën personalitetin e tyre. Assesi, nuk duhet nënvlerësuar anët përfituese të kompjuterit i cili është një domosdoshmëri për kohën moderne. Andaj është ideale që të përfitojmë nga shërbimet pozitive të kompjuterit dhe të sigurohemi nga përdorimi i tij i dëmshëm. Koha e lojës, e cila është e domosdoshme për një rritje të shëndetshme të fëmijës, duhet të ndahet mencurishtë në mes lojërave virtuoze dhe lojërave te vërteta grupore. Mu për këtë ne duhet t’i preferojmë lojërat: - Ku fëmijët mund të luajnë një rol aktiv - Të cilat sugjerohen nga specialistët dhe ekspertët - Të cilat i pajisin fëmijët me një vetëdije kombëtare dhe identitet kulturor - Të cilat mbështesin të kuptuarit dhe inteligjencën e fëmijës - Të cilat kontribuojnë në virtyte pozitive, si të ndarit me të tjerët, shpirti ekipor, kujdesi për të tjerët, çiltërsia dhe diligjenca ( zelli dhe kujdesi sh.p.) - Të cilat nxisin kureshtjen dhe bëjnë të mësuarin argëtim - Të cilat përfshijnë edhe prindërit në lojë - Të cilat ngjallin vetëdijen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive - Të cilat ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës, aftësive mendore, aftësive zbuluese dhe shpikëse. Po qe se sytë, veshët dhe organet tjera që na janë dhuruar nga ana e Krijuesit të Gjithë Mëshirshëm përdorën vetëm për lojëra kompjuterike argëtuese, atëherë ato po shfrytëzohen jashtë qëllimit të tyre esencial. Prandaj, mbetet përgjegjësi vitale e prindërve që t’i udhëzojnë fëmijët e tyre në përdorim të drejtë të shqimit, dëgjimit, ndijimit dhe aftësive gjykuese, me qëllim që t’u përgatitet një mjedis i cili siguron një të ardhme të pasur dhe të ndritur. Përktheu : Jeton Mehmeti

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme