Hap i madh i Erdoganit

Pas votimit pro-reformave, kryeministri Erdogan ditën e djeshme e quajti fitore të demokracisë. Ky rezultat është shumë domethënës për të ardhmen e vendit dhe popullit. Është pikëndryshimi esencial dhe shkurtim i pushtetit të uniformuar. Një etapë dhe kapitull i ri në drejtim të shkurtimit të pushtetit të gjeneralëve, imuniteti i të cilëve tani i takon së kaluarës. Pra, Turqit ia dhanë bekimin reformave të  Rexhep Tajib Erdoganit ku në të njëjtën kohë i ka futur në dorë dy armiqtë e përhershëm, Gjyqin Kushtetues dhe Ushtrinë.

Caktimi i gjykatësve të lartë të shtetit tani do të jetë i ndikuar nga presidenti dhe kryeministri. Këtë po e shfrytëzon opozita si gjatë fushatës para dhe pas referendumit, për ta sulmuar kryeministrin dhe AKP-në, se jurisprodencën turke dëshirojnë ta fusin nën kthetrat e kryeministrit dhe AKP-së. 

Natyrisht se votimi i këtij paketi për ndryshime kushtetuese është humbje e madhe për opozitën dhe ruajtësit e sekularizmit. Ata e ftuan qeverinë për zgjedhje të reja dhe e akuzuan atë për përdorim të shantazhit dhe manipulimeve gjatë referendumit. Kurdët edhe për shkak të thirrjes për bojkot nga partia BDP në disa vende votuan më pak e në disa vende pjesëmarrja ishte shumë e mirë.  

Ministrja e jashtme e BE-së Catherine Ashton, ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) si dhe komisionari për zgjerim Stefan Füle janë ata që më së shumti po shihen e dëgjohen me deklaratat e tyre gjatë këtyre ditëve në raport me Turqinë. Komisioni evropian për zgjerim e përshëndeti referendumin pro reformave kushtetuese për më shumë liri dhe të drejta njerëzore, por ata thanë: Tani duhet përgatitur një mori ligjesh dhe ne të gjitha këto do t`i përcjellim me saktësi. 

Pra, padyshim se fitorja e Tajib Erdoganit e shtata me radhë që nga viti 1994  si kryetar i qytetit të Stambollit, është bërë ndër figurat më markante në Turqinë moderne. Prandaj, lobuesit të madh dhe mikut të shqiptarëve për çështjen e Kosovës ne i dëshirojmë që të ketë gjithmonë ndihmën e All-llahut xh.sh., dhe sukseset nuk do t`i mungojnë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme