
Tiranë - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
“Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Festën e shenjtë të Fiter Bajramit! Në mbyllje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shpresoj që ky muaj t’ju ketë sjellë një reflektim të paqtë së bashku me familjen dhe të dashurit tuaj! Ju uroj ju dhe popullit tuaj paqe, shëndet dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në telegram.
Telegrami është bërë publik sot nga Presidenca, megjithëse festa e Bajrami zyrtarisht është festuar të enjten që shkoi.
Telegrami është bërë publik sot nga Presidenca, megjithëse festa e Bajrami zyrtarisht është festuar të enjten që shkoi.