Sot, shumica e atyre që treni i kontributit kombëtar i kishte ikur që moti, si dhe për ta arsyetuar dështimin e tanishëm, paraqiten si të prirë të merren me krenari që i përkasin të shkuarës, e që janë të mbërthyer prej metaforës e hiperbolës. Në vend të dashurisë dhe respektit ndaj nënës dhe gjyshes së gjallë, një pjesë bukur e madhe e këtij populli janë të prirë që ta duan stërgjyshen që me vite të tërë i ka vdekur. Përkundër kësaj, në asnjë mënyrë nuk bënë të mohohet kjo dashuri për stërgjyshen, por kjo dashuri mund të aludohet si origjinale dhe e vërtetë, vetëm atëherë kur nderohet dhe duhet me shpirt nëna dhe gjyshja që vazhdojnë të jen në mesin e të gjallëve.
Ngjashëm një pjesë bukur e madhe e këtij popullit si arsyetim të frikës për mos pjesëmarrje në luftërat dhe kontributet tjera që rrodhën në trojet shqiptare, e në ato kohëra në cilësinë e refugjatëve që promovonin paqe, duke pretenduar se vetëm nëpërmjet dialogut mund të zgjidhet çështja e kolonizimit shqiptar, po këta frikacak e paqedashës e zgjodhën rrugën e kobit, fyerjes dhe të (keq)informimit të popullit për Ushtritë Çlirimtare. Soji i këtyre frikacakëve shkoi aq larg sa që, me zell të pandërprere trumbetuan se shqiptarët i çliruan të huajt, pavarësisht se, djersa e gjaku për çlirimin e këtyre vendeve ishte e jona, pra e gjithë shqiptarëve. Ata këtë e thonë, jo që nuk e dinë realitetin, por marrja dhe turpi i dikurshëm që kishte të bëjë me fshehjen e tyre nëpër fustane të grave, i ka bërë që ta thonë atë që nuk është e vërtetë.
Në përsiatje të këtyre falsifikimeve, presidenti i Republikës së Kosovës, vitin 2010 e shpalli vit të “Nënë” Terezës. Pavarësisht se brenda atij viti mund të ketë muaj që dukshëm janë në kundërthënie me emërtimin e atij viti. Si u ndje një patriot shqiptar në muajin mars të vitit 2010, muaj që nga dora gjakatare serbo-ortodokse vdiq Nëna Zahide, nëna e kryetrimit legjendar, Adem Jasharit, nëna e cila lindi me mjaft mundime trima që drejtpërsëdrejti u ballafaquan me armikun, nëna që 20 pasardhës të saj i bëri kurban për këtë popull, nëna e cila për 74 vjet përjetoi tmerre nga më të ndryhem prej okupatorit terrorist serbo-ortodoks, nëna që e kishte vënë shaminë e bardhë shqiptare dhe islame mbi kokë, shami që me çdo kusht idhujtarët e një nëne që kurrë nuk lejoi të bëhet nënë e që kurrë nuk pranoi ta viziton Kosovën e paraluftës, me ngulm e me udhëzime ligjore administrative duan që ta ndalojnë.
Sidoqoftë, viti është më i madh se muaji, me këtë qartë aludohet se emërtimi i këtij viti është më i madh se gjitha emërtimet tjera. Muaji mars karakterizohet me përkujtimet e lavdishme të historisë sonë kombëtare, me këtë edhe të familjes Jashari, por përmes vitit 2010 pandehet zbehja e këtij përkujtimi, ngase tanimë itinerarin e paskan orientuar kah krenaria boshe, itinerar ky që proklamohet se do të bëhet traditë ndër popullin tonë, ku në çdo përvjetor të lindjes së “Nënë” Terezës do të behën aktivitete të shumta e të shtrenjta në gjithë truallin shqiptarë, por ndaras prej atyre në Vatikan dhe Indi, ngase atje shumë pak ishin të informuar për prejardhjen e kësaj figure, (mos)informim si rrjedhojë e vetë asaj, sepse si duket i mjaftojë që njëherë në gjuhë të huaj të thotë se për nga gjaku jam shqiptare, por menjëherë pastaj tha se, zemra ime plotësisht i takon Krishtit. Si ka mundësi që edhe përskaj kësaj thënie, shqiptarët ende të shastisen e çmenden pas kësaj, mbase mund t’i harrojnë edhe obligimet kundrejt nënës së vetë biologjike, ndonëse logjikisht është e pamundur që dikush në një vend të depërton, ku dihet mirëfilli se vendi në fjalë është “plotësisht” i pushtuar me dashuri të tjetërkujt.
Gjaku dhe zemra janë dy elemente, pa të cilin njeriu nuk mund të jetojë, që edhe njëra edhe tjetra i përkasin organizmit të njeriut, organizëm që nëpërmjet artikulimit të ndjenjave e bënë të mundur edhe identifikimin e tërësishëm të njeriut. Nëpërmjet këtij sistemi të organizmit, fare lehtë mund të kuptohet përkatësia e ndryshme e elementëve të trupit. Jo rastësisht Gonxhe Bojaxhiu, kur ishte fjala për gjakun tha se, për nga gjaku jam shqiptare, e nuk tha për nga gjaku “plotësisht” jam shqiptare, si dhe kur qe fjala për zemrën që i takon Krishtin, tha se, zemra ime “plotësisht” i takon Krishtit. Kjo mund të vërtetohet edhe më saktë në aspektin gjuhësor dhe mjekësor, tutje pra rreth kësaj çështjeje le të flasin gjuhëtarët dhe mjekët.
Ndërsa ajo që realisht lindi, e me shumë mundime i rritë bijtë më të mirë të kombit shqiptarë, tanimë ka filluar të harrohet prore. Të nderuar lexues, ju kisha lutur që ta provoni këtë amnezi për nënën tonë të madhe, edhe atë filloni prej familjeve tuaja e deri nëpër shkollat tona fillore, mos shkoni nëpër shkollat e mesme se mund t’i turpëroni edhe profesorët, pyetni pra, anëtarët e familjes suaj se sa poezi i dinë për “Nënë” Terezën, e të paktën emrin e nënës së Adem Jasharit, a ia ia dinë?! Për fatin tonë të keq, jam i bindur se, poezi të tëra, biografinë dhe veprimtarinë (kuptohet të mitizuar) e “Nënë” Terezës pothuajse gjithsecili do t’ia dijë, ndërsa Zahide Jashari, as si emër nuk do t’i kujtohet, e lëre më ndonjë vepër madhore e saj, që për fatin tonë të mirë ka shumë vepra të tilla nga kjo nënë e madhe.
E gjithë kjo amnezi vije si rrjedhojë e politikanëve dhe shkrimtarëve tanë pacifistë, e kripto-krishterë. Përmes propagandës, këta plehra dhe fundërrina të kombit tonë, arritën t’i zhveshin nga kujtesa e fëmijëve tanë, nënat që u vranë e u masakruan prej plumbave sllav. Kështu u harrua bëma e nënave të familjes Jashari, mbase tentohet të harrohet Zahidja, Zarifja, Feridja, Selvetja, Hidajetja,Valdetja, Igballi, Afetja, Liria, Fatimja, Igballja, pastaj, Shote Galica, Nerimane e Selvije Zymberi, dy dëshmore që vdiqën në Sllupçanin legjendar nga granatat e terrorit maqedonas, Xhev Lladrovci, Nëna Hatixheja – gruaja e Mulla Idriz Gjilnit, nëna e Ismet Jasharit e Zahir Pajazit, e kështu me radhë, duke kërkuar ndjesë për nënat tjera që për shkaqe hapësinore nuk po mund t’i përmendim, nëna që për asnjë çast nuk ngurruan që t’i dalin zot këtij atdheu të bekuar. Kështu që t’i jepet përparësi ekstreme Gonxhe Bojaxhiut, edhe atë në emër të kombit shqiptar përballë këtyre nënave të devotshme, është me të vërtet padrejtësi, përgjegjësi dhe çmenduri e madhe.
Katolikocentristët nuk u ngopën vetëm me shpalljen e vitit 2010 si vit të saj, por këto falsifikime dhe lojëra i finalizuan me katedralen e ndërtuar mu në zemër të Prishtinën, kuptohet nën emrin e saj, edhe atë për t’ia shpërlarë trurin edhe më tej shqiptarëve të këtyre trevave, mbase për t’ia treguar atyre adresën e derrit më falni adresën e të parëve tanë, ngase në Kosovë paska krizë në shitjen e derrave, ku ne i paralajmërojmë, kuptohet nëse vazhdojnë kështu në thirrje hipokrite e fare pa argumente shkencore se, edhe ata pak derra çka janë, së shpejti mund t’i humbin prore, sepse shqiptarët fenë po e shohin si fe - pra si sistem vlerash, e jo se çfarë na paskan qenë të parët tanë, fundja të parët tanë ishin pellazgo-paganë, vallë të kthehemi tashmë në pellazg dhe pagan?
Jo të nderuar e të marruar, ne jemi këta që jemi, edhe ata janë ata që janë, çdo evoluim fillimisht le të ballafaqohet me bindjen dhe logjikën, e tek pastaj është e lirë rruga e vendosjes, sepse ata që haptas e fshehtas po bëjnë thirre, tanimë përmes kësaj katedraleje, duhet fillimisht të përgjigjen se si është e mundur të jenë tre zota (teoria e trinitetit), apo Zoti të ketë djalë ose vajzë, kur dihet mirëfilli se Zoti është i pastër nga kjo, sepse pastaj në këtë botë nuk mund që të këtë babë, e as krijesa, por dy Perëndi njëri mashkull e tjetra femër, ku një mosmarrëveshje e vogël do të reflektohej me shkatërrimin e qiejve dhe të tokës, pastaj çfarë dobia ka mishi i derrit, po konsumimi i ligjshëm i alkoolit, i motrave të nderit - të ndershme quhet se nuk martohen, po unë pastaj pyes se çfarë na qenkan ato motra që martohen dhe lindin, etj., për mos t’i ngushtuar edhe më tej, duke treguar një respekt ndaj këtyre, ngase sidoqoftë kombësia shqiptare na lidh, deshën apo nuk deshën ato.
Esenca e katedrales e boshllëku i saj, mund të perceptohet dhe baras-vlerësohet me kryqin e madh në Shkup. Në Vodno të Shkupit maqedonasit ortodoks e ndërtuan kryqin e madh vetëm për inati të shqiptarëve mysliman, ndërsa shqiptarët katolik me përkrahjen e Vatikanit e ndërtuan katedralen (krye-kishën) në Prishtinë m’u për inati të shumicës shqiptare që i përkasin besimit Islam. Shkuan edhe më tej me nënçmime, duke e quajtur këtë katedrale si tempull kombëtar. Çfarë tiranie dhe idiotësie e institucioneve të Kosovës!!! Fundja a e kuptojnë ata se ç’kuptojmë me nocionin tempull dhe me nocionin komb, si dhe cili është kuptimi i këtij togfjalëshi? Me nocionin tempull, bazuar në fjalorin e gjuhës shqipe, kuptojmë: “Faltore - Tempull indian (egjiptian, grek, romak).Vend që i ngjall dikujt nderim të thellë; diçka që nderohet a çmohet shumë, diçka që mbahet si e shenjtë e si e paprekshme”.
Ndërsa për domethënien e nocionit komb autori shqiptar, S. Kiçmari, kështu shprehen: “Nocioni komb rrjedh nga gjuha latine „natio" që ka kuptimin lindje; prejardhje; „(fis) popull(or). Përmes nocionit komb fillimisht përcaktoheshin fiset, pastaj në mesjetë pjesëtarët e një bashkësie të vogël fshatare, në periudhën e kohës së re bashkësitë e njerëzve me pikëpamje të përbashkëta për vlera si historia, kultura dhe gjuha si dhe grupet e njerëzve që e ndjenin përbashkësinë politike me njëri tjetrin në një hapësirë të kufizuar gjeografike, të cilën e bashkëbanonin”. Çfarë lidhjeje ka kjo katedrale si tempull me kombin shqiptar, ku përmes kësaj katedraleje haptas provokohet shumica e kombit shqiptar, njashtu nënçmohet edhe kontributi i atyre që aspak nuk e kishin ndërlidhur kontributin e tyre me katedralet. Unë të paktën nuk mbaj mend që dikush të ketë luftuar, apo kontribuar në mënyra tjera për kësi lloj tempujsh, që tashmë përmes këtij të ashtuquajturi tempull kombëtare, seriozisht tentohet të përdhunohet kombi jonë i pastër.
Si është e mundur që kjo katedrale provokuese të quhet tempull kombëtarë (e kamë parasysh, me këtë dëshirohen venitja e kullës së jasharajve), e ku në vendin e saj, fizikisht u rrënua gjimnazi, Xhevded Doda për ta ndërtuar kështu një katedrale që edhe nëse bashkohen me ortodoksët serb, hapësirën e saj asnjëherë nuk do të mund ta mbushin. Fundja pse, kjo katedrale nuk u ndërtua në valën e luftës, jo të luftës që u zhvillua në Prishtinë, sepse në kohën kur në Drenicë e gjetke luftohej, arkitekti i kësaj katedrale kërkonte zgjedhje dhe bekimin e Papës, bekim që ia kthye me mos njohje të pavarësisë së Kosovës?! Por, u desh që të vritet Nëna Zahide, e bashkë me këtë edhe shumë nëna tjera për të ardhur gjer te kjo liri, kuptohet duke mos e anashkaluar edhe intervenimin e faktorit ndërkombëtarë, por jo edhe duke ia atribuuar shumicën e meritave këtij faktori, ngase institucionalizimi i çështjes kombëtare filloi shumë herët, kështu duke u njësuar me këmbëzën e pushkës së Adem Jasharit, e të shokëve para dhe pas tij.
Këta që për idhull gjoja të kombit e kanë marrë, “Nënë” Terezën, unë i them që ta marrin edhe për model filozofinë e jetës së saj, por kujdes, ngase për 50 vite më nuk do të ketë shqiptarë as këtu e sa diku tjetër, sepse filozofia e saj ishte që të përkujdeset për fëmijët e braktisur, duke u barazuar në mëkat me ata që i braktisën këta fëmijë. Pse unë kështu mendoj? Sepse, ata që i braktisën fëmijët bën një mëkat të madh, por ana tjetër e medaljes është se, ata e ndihmuan vazhdimin e gjenit njerëzore, kurse “Nënë” Tereza bëri mirë që tregoi përkujdesje, kuptohet në emër të humanizmit dhe të konvertimit fetar, por bëri një mëkat të madh, atëherë kur vendosi që mos të martohet – me këtë të privohet prej një natyrshmërie njerëzore, duke e ndaluar kështu vazhdimin e gjenit njerëzorë.
Kësisoj, “Nënë” Tereza ka merita në aspektin fetar-katolik, sepse në emër të saj e flijoi vetën, duke shkuar me mijëra kilometra larg vendlindjes, ndërsa në aspektin kombëtar, para se të ketë dhe të flasim për ndonjë kontribut të saj, fillimisht do duhej përgjigjur në pyetjet se, përse asnjëherë nuk e vizitoi Kosovën, përse aq lehtësisht e harroi gjuhën shqipe, përse zemrën - organin kryesor të organizmit ia atribuoj plotësisht Krishtin, përse nuk la vend, qoftë edhe shumë pak për Shqiptarinë e përvuajtur, si dhe përse ende Vatikani dhe India nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kur dihet mirëfilli se Gonxhja tërë jetën e harxhoi në këto dy shtete, ndonëse si shqiptare apo jo?!