SHKAQET E PRAPAMBETURISË SË MUSLIMANËVE -4

Me 5 mars 1946 me ligj ndalohet funksionimi i gjykatave të Sheriatit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Maqedoni e Kosovë kjo bëhet pa ligj.[1] Pra feja ndahet nga shteti dhe mbetet çështje private e individit. Po ashtu, në vitin 1946 pushteti ua ndalon fëmijëve prej moshës 7-14 vjet që të shkojnë në mekteb,[2] ndërsa medresetë e paraluftës do të jenë të mbyllura, të gjitha vakëfet që kishin arritur të mbijetojnë mbretërinë jugosllave do të nacionalizohen madje shumë xhami do të rrënohen.

Me kalimin e kohës, pushteti komunist do të prekë edhe në jetën private e intime të muslimanëve. Kështu do të ndalohet praktikimi i obligimeve fetare dhe të ushqyerit sipas normave islame. Nëpër institu-cione shtetërore dhe ndërmarrje tjera si në ushtri, burgje, spitale, fabrika etj., muslimanët e trevave tona do të detyrohen ta hanë mishin e derrit dhe yndyrën etj.

Menjëherë pas luftës pushteti komunist ndër objektivat kryesore e kishte që kultura të zhvillohet mbi parime marksiste dhe të kapërcehen format e vjetra ideologjike – reakcionare të jetës (lexo botëkuptimet fetare).[3]

Pushteti, përveç ndalimit të mektebeve dhe traditave islame, do të mundohet në mënyra të ndryshme që Islamin ta shkulë edhe nga shpirti dhe truri i muslimanëve. Për këtë qëllim do të jetë i instrumentalizuar gjithë sistemi arsimor. Në lëndën e historisë për Muhammedin alejhisselam dhe periudhën osmane në këto troje nxënësve u flitej në rol negativ dhe në mënyrë ofenduese për muslimanët. Po ashtu edhe në lëndën e biologjisë teoria e Darvinit dhe evolucionit shpjegoheshin si të pakontestueshme dhe u shpjegohej nxënësve se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit e nuk u lehej që të ruajnë bindjet e veta fetare mbi krijimin e njeriut. Në këtë drejtim edhe shumë arsimtarë bëheshin më të rreptë se sa që kërkonte Partia Komuniste dhe pushteti duke menduar se kështu tregojnë besnikëri ndaj pushtetit. Nxënësit të cilët e ndiqnin fshehurazi mësim-besimin, fyheshin nga vetë arsimtarët. Ata mundoheshin t’i bindin nxënësit për parëndësinë e normave fetare, si: namazi, agjërimi, zekati etj., kurse në anën tjetër haramet ua tregonin si të logjikshme dhe nevojë të përditshmërisë si: alkooli, mishi i derrit, prostitucioni etj. Agjërimin e shpjegonin kinse Muhammedi alejhisselam e ka paramenduar për njerëzit e trashë, namazin dhe xhaminë si rekreim për pleqt, kurse mishin e derrit e ka ndaluar feja gjoja se ka yndyrë dhe u bëka dëm atyre që jetojnë në vende të nxehta etj.[4]

Femrat që ndiqnin shkollimin pushteti i ndaloi që të mbulohen sipas rregullave islame, pasi që kjo ishte në kundërshtim me natyrën e shqiptarit musliman për ruajtjen e nderit të femrës, shumica prej tyre as që e ndiqnin shkollimin. Duke parë këtë mossukses, pushteti organizoi aktivistë të shumtë në terren, e në mesin e tyre edhe femra që t’i bindin gratë për heqjen e mbulesës, bile edhe udhëheqës aktual fetarë e përkrahin këtë propagandë.[5] Pasi edhe kjo nuk dha rezultat në vitin 1951 mbulesa e fytyrës u ndalua me ligj. Me këtë rast edhe u keqtrajtuan dhe u burgosën shumë besimtarë dhe hoxhallarë, bile ka pasur edhe të vrarë.[6] Edhe pse mbulesa e fytyrës është e preferuar e jo urdhër direkt kur’anor, tash nga një distancë gjysëmshekullore shohim se ideologët komunistë kanë vepruar me strategji afatgjatë dhe me ardhjen e demokracisë nuk u deshën ligje tjera, por vullneta-risht femra shqiptare shkoi më tej në heqjen e mbulesës sa që në disa raste ua tejkaluan edhe atyre të konfesioneve tjera. Ende sundon botëkuptimi se edhe mbulesa edhe shkollimi nuk shkojnë paralel.

Edhe ky pushtet edhe pse shqiptarëve u dha disa të drejta nominale, në praktikë do të zbatojë politikë shtërngimi dhe represioni ashtu që do të ndihet pasiguri nën këtë regjim, ndërsa në anën tjetër stimulohej shpërngulja e tyre për në Turqi, ashtu që llogaritet se ndërmjet viteve 1953 – 1966 për në Turqi u shpërngulën mbi tetëdhjetë mijë shqiptarë.[7]

Vitet e shtatëdhjeta do të jenë periudhë kur shqiptarët do të gëzojnë më shumë të drejta në pushtetin komunist jugosllav dhe do ta arrinë maksimumin e zhvillimit të tyre në shumë sfera të jetës, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Menjëherë pas vitit 1981 do të fillojë diferencimi ideopolitik, me të cilin eliminohen edhe ato pak kuadro që kishim në skenën politike dhe publike. Tash shqiptarët shpallen si iredentistë, nacionalistë dhe fundamentalistë. Shqiptarëve në Maqedoni do t’u ndalohet që fëmijët t’i mësojnë sipas dëshirës, do të luftohet nataliteti, në shkollat e mesme përsëri mësimi do të fillojë të zhvillohet në gjuhën maqedone. Edhe të drejtat fetare pas një liberalizimi të ndjeshëm në vitet e shtatëdhjeta pas 1981 do të jenë në restrikcione.

Pas zhbërjes së RSFJ-së më 1990 shqiptarët muslimanë në Maqedoni menduan se tash edhe jeta fetare do të ngjallet më tepër, por në praktikë shumë pak është bërë. Populli, tash vetë pa detyrimin e askujt proceset e filluara nga pushteti komunist i çoi deri në fund, laicizimin e jetës publike, femra shqiptare ekspozon trupin më ashpër se femrat tjera, lokalet që shërbejnë me alkool dhe shtëpitë publike i kanë vërshuar vendbanimet shqiptare. Në të gjitha sferat e jetës, në të ushqyer, veshëmbathje, banesa, festa dhe pikëllime jemi duke e imituar Perëndimin. Partitë politike shqiptare dhe deputetët shqiptarë për shumë çështje nacionale kanë bërë pazarllëqe të ndryshme me palën maqedonase dhe janë realizuar disa të drejta, por për çështjet fetare nuk ka interes, bile për disa çështje vetë politikanët shqiptarë kanë qëndrim negativ. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Xheladin Murati në gazetën “Flaka” u shpreh kundër futjes së mësim-besimit fetar në shkollat fillore. Profesorët e Gjimnazit të Tetovës ndaluan që vajzat me mbulesë të ndjekin mësimin në këtë shkollë etj.

Në Kosovë, edhe pse mësimi zhvillohej pavarësisht nga pushteti serb, mësim-besimin nuk e futën si lëndë nëpër shkolla, gjoja se mund t’i prish marrëdhëniet ndërfetare te shqiptarët.



[1] Fikret Karçiq, Šeriatski sudovi u Jugosllavi 1918-1941, f. 151.

[2] Avzi Mustafa, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në Republikën e Maqedonisë 1945-1975, f. 48, Shkup 1998.

[3] Avzi Mustafa, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në Republikën e Maqedonisë 1945-1975, f. 13, Shkup 1998.

[4] Bashkim Aliu, Qenia jonë nën mynxyrat sllave, f. 41.

[5] Avzi Mustafa, vep. e cit., f. 13.

[6] Bashkim Aliu, Qenia jonë nën mynxyrat sllave, f. 34.

[7] Po aty, f. 31.

 

 

DUKURITË DEKADENTE TE SHQIPTARËT

Dukuritë joislame dhe dekadente që janë prezente sot te shqiptarët mund t’i ndajmë në:

-         Dukuri që kanë qenë prezente te shqiptarët para Islamit, të cilat ose janë të sankcionuara me kanune ose rrjedhin prej krishterizmit.

-         Dukuri që i kanë sjellë turqit e që ata ose i kanë tradita të lashta popullore që i kanë veshur në petkun e Islamit ose tradita që janë islame, por të veshura me sjellje joislame.

-         Dukuri që i kemi marrë prej perëndimorëve, të cilët momentalisht dominojnë në botë me teknologji të cilën e shfrytëzojnë edhe për imponimin e kulturës dhe civilizimit të tyre sikur të jenë gjithëbotërore. Ky civilizim është i pastruar nga vlerat shpirtërore dhe zhvillohet nën moton “sa më shumë kënaqësi shqisore të përjetojmë në këtë botë”.

MBAJTJA E FESTAVE JOISLAME

1. Shëngjergji festohet më 6 maj. Emrin e ka të krishter ndërsa ritet janë të karakterit parakrishter, pagan. Besohet se nëse kontaktohet me tokën vjen plleshmëria, kështu mbet që vajzat të rrokulliseshin nëpër livadhe për të pasur fat në martesë, kurse nuset për të pasur fëmijë. Atë ditë bëhen pastrime rituale dhe spërkaten skutat e shtëpive dhe objektet e saj.[1]

Ndërsa në ditët e sotit kryesisht të rinjtë dhe të rejat dalin pranë ndonjë kroi ose në livadhe mbi fshatra ku praktikojnë disa rituale dhe argëtohen. Po ashtu vajzave të fejuara u dërgojnë dhurata familjet e të fejuarve. Këtë festë priftërinjtë ortodoksë ua urojnë besimtarëve të vet.

Pastrimi i trupit dhe ambientit ku jetojmë, pastaj dalja në natyrë janë gjëra të obliguara dhe të preferuara edhe nga feja islame dhe në to s’ka gjë të keqe, por nëse ato janë të lidhura për ditë të caktuara që ka simbolikë të thellë në fetë tjera dhe në këtë bazë presim bereqet, shtim dhe lumturi atëherë ajo nuk është në rregull, sepse është në kundërshtim me konceptin islam për kërkimin e bereqetit dhe mirëqenies.

2. Shën Valentini, dita e të dashuruarve, festohet më 14 shkurt. Edhe kjo festë është pagane krishtere dhe është riaktualizuar me ardhjen e demokracisë. Në fillim të krishterizmit perandori romak Klaudie I urdhëroi ushtarët që mos martohen e as fejohen, sepse kjo mund të jetë shkak që ushtarët mos shkonin në luftë. Prifti Valentin nuk respektonte këtë ndalesë dhe fshehurazi i mbante ceremonialet e martesës për të rinjtë, derisa e hetuan dhe më 14 shkurt Valentinit ia prenë kokën, ndërsa pas vdekjes e bënë të shenjtë.[2]

Po ashtu ndoshta kjo festë do të ishte e arsyeshme ta festojnë ata që besimi ose ideologjia e tyre e ndalon martesën dhe kjo është një fitore e madhe, por për Islamin kjo është gjë e tejkaluar dhe kthim prapa, sepse martesa është obligim fetar dhe nuk mund ta pengojë as shërbimi ushtarak, ndërsa të fejuarit për t’u takuar nuk duhet të presin një ditë në motmot, por sa herë që të duan mund të takohen sipas rregullave islame. Por, si duket problemi nuk qëndron aty, por kemi filluar të përvetësojmë verbërisht çdo gjë që na servohet, edhe pse në fenë tonë është gjë e tejkaluar.

3. Viti i ri, 1 janari. Kjo festë ka fituar karakter laik dhe e feston shumica në botë. Kjo datë e ndanë edhe historinë në erën e vjetër dhe erën e re. Këtu vendimtare është lindja e Jezuit (Isait alejhisselam). Veprimet e ndryshme që kryhen në këtë festë, po ashtu kanë simbolikën e tyre në besimet e popujve të ndryshëm në botë. Besohet se kjo natë si të kalohet në gëzim dhe hare e shoqëruar me muzikë dhe alkool, ashtu kalon tërë viti, kinezët besojnë se me zhurmë dhe krisma dëbohen shpirtërat e këqinj etj. Është me rëndësi se edhe këtë festë prijësit fetarë të krishterë ua urojnë besimtarëve të vet.

4. Dita e gruas, 8 marsi, festohet si fitore ku gratë avancojnë pozitën e tyre në krahasim me burrat. Nëse e shohim historikisht se si ka qenë pozita e gruas në krishterizëm dhe në Evropë, meriton të festohet, por nëse e shohim se çfarë pozite fiton gruaja në Islam qysh me shpalljen e Kur’anit ku i garantohet dinjiteti moral, e drejta për pronë private, për shkollim, inku-adrim në jetën publike, atëherë festimi i kësaj date është i tepërt. Megjithatë, sipas Islamit, konstitucioni psiko-fizik i gjinive është i ndryshëm, mandej edhe nuk mund të bëhet fjalë për barazi të tërësishme. Nëse kjo festë simbolizon fitore mbi mbulesën dhe pastërtinë morale që Islami e kushtëzon për gruan, atëherë kjo është protestë kundër Zotit dhe festimi i motivuar në këtë bazë është mosbesim.

1. Dasma me rastin e hitanit

Sunetimi i fëmijëve meshkuj është traditë e cila rrjedh qysh prej kohës së Ibrahimit alejhisselam, e që Muhammedi alejhisselam e ka konfirmuar. Përveç karakterit fetar që ka ky akt edhe në aspektin shënde-tësor është shumë i dobishëm. Që sunetimi është përcjellë me gostitje të musafirëve në kohën e Pejgamberit alejhisselam, nuk ka të dhëna. Turqit osmanlinj sunetimin e kanë bërë me dasëm, posaçërisht sulltanët i kanë bërë sunet djemt e tyre me dasma të mëdha e të gjata (T. Arnold). Si duket, kjo traditë, prej tyre është përcjellur edhe te shqiptarët dhe boshnjakët. Te boshnjakët ka qenë zakon që prindërit t’i dhurojnë fëmijës që bëhet sunet një qengj.[3] Ndërsa te shqiptarët dajallarët i dhuronin nipit të bërë sunet një dash eventualisht një dele. Por ky akt ashtu si manifestohet ndër shqiptarët, posaçërisht në trevën e Tetovës dhe Gostivarit, është shumë larg qëllimit primar dhe këto manifestime përcjellëse janë duke u bërë qëllim në vete. Kështu sjellja e mëzatit si dhuratë nga dajallarët për nipin që bëhet sunet është bërë ritual në vete, pastaj përdorimi i alkoolit dhe muzikës shfrenuese nëpër këto festa e vë në pikëpyetje a e realizojmë një sunet (udhëzim të Pejgamberit) apo i ndjellim djajt rreth nesh. Ka pasur raste kur sunetin e kanë bërë pa dua nga hoxha duke i dhënë përparësi përdorimit të alkoolit në këto dasma.

Me të vërtetë është e pakuptimtë që për një akt të këtillë të harxhohen paratë e fituara me vite të tëra, ndërsa ai fëmijë kur të rritet, ndoshta do të mbetet pa u shkolluar, sepse buxheti familjar është shterur.

2. Marrja e nderit

Një prej traditave të këqija e që është e veshur me petkun e Islamit është marrja e nderit, shumë e madhe të hollash që i marrin prindërit kur e fejojnë vajzën e tyre. Kur lidhet kontrata martesore (niqahi) duhet të konstatohet vlera e mehrit (shumë të hollash, pasuri e tundshme ose e patundshme vlera e së cilës nuk është gjithnjë e njëjtë) që duhet burri t’ia japë bashkëshortes së ardhshme. Kjo vlerë mund të jepet menjëherë, gradualisht, ndërsa afati i fundit për dhënie është kur prishet kurorëzimi. Vlera e mehrit i jepet ekskluzivisht bashkëshortes e jo prindërve ose tutorit të saj. Prindërit kur e martojnë vajzën më së shumti që mund të kërkojnë prej familjes së burrit është që ata t’i heqin harxhimet për përgatitjen e vajzës për martesë, por assesi nuk duhet të bëhen harxhime të tepruara.

Çkado që të merret mbi këtë vlerë, qoftë në emër të përgatitjes së vajzës, qoftë në emër të nderit, është rreptësisht e ndaluar dhe mund të konsiderohet si shitje e njeriut dhe mund të të përfshijë mallkimi i Zotit, siç thuhet në një hadithi kudsij:

Me tre lloje njerëzish Unë do të jem hasëm në Ditën e Gjykimit: me njeriun i cili në emër Timin betohet dhe nuk e zbaton; me njeriun i cili e shet njeriun e lirë dhe ato para i shfrytëzon; me njeriun i cili merr punëtor për t’ia kryer një punë dhe pas kryerjes së punës nuk e paguan sa duhet”.

3. Devri për të vdekurin

Një ndër risitë e dëmshme në raste vdekjeje është edhe devri. Duke bërë analogji me atë se Muhammedi alejhisselam ka preferuar që njeriut që vdes dhe nuk e ka kryer haxhxhin që e ka pasur obligim, ose nuk ka agjëruar Ramazanin mund t’i kompenzohet edhe pas vdekjes, disa dijetarë të medhhebit hanefit kanë paraparë edhe plotësimin e namazeve që nuk janë falë duke qenë gjallë, ashtu që për secilin namaz të pafalur të paguajë një fidje (të ushqejë një ditë fukaranë). Meqenëse duhet një shumë e madhe të hollash për t’i plotësuar namazet e atij që nuk i ka falur namazet pesëdhjetë e më tepër vjet kanë paraparë që disa njerëzve (shpesh hoxhallarë e fukara) t’u jepet e merret një shumë e caktuar të hollash ose ari derisa të plotë-sohet shuma e llogaritur për namazet e falura dhe atyre pastaj u jepet nga një mëditje. S’ka dyshim se institucioni i devrit është produkt i periudhës deka-dente në të drejtën e sheriatit. Të gjithë pajtohen se kjo është hilei sher’ijje dhe konsiderohet dobësi e medhhebit hanefit.

Sa i përket plotësimit të namazeve që na kanë mbetur pa falur në kohë, Muhammedi alejhisselam thotë: “Kushdo që e harron namazin pa mos e falë le ta falë kur t’i kujtohet, nuk mund të shpaguhet namazi vetëm se me faljen e tij (faljen kada)”[4]

Dëmet nga praktikimi i këtij virdi janë të shumta, ndërsa ne këtu do t’i përmendim vetëm dy:

-         Në këtë mënyrë është lënë pasdore veprimi sipas preferimit të Muhammedit alejhisselam i cili thotë: “All-llahu ju ka lejuar që të shpërn-dani një të tretën (1/3) e pasurisë suaj në fund të jetës suaj si shtesë për veprat tuaja”. Mirësia që bën njeriu në këtë rast është shuma simbolike që iu jepet pjesëmarrësve në devër.

-         Efekti psikologjik negativ te besimtarët që gjatë jetës të pendohen dhe ta falin namazin, ndërsa dihet se namazi pastaj luan rol konstruktiv në të gjitha sferat e jetës tek ata që e falin. Ndërsa te besimtarët pasivë, që e dinë se çfarë qëllimi ka devri, shpresën e shpëtimit e varin këtu dhe vazhdojnë të jetojnë në gaflet dhe mëkate.

Snobizmi si dukuri

Snobizmi është një prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një klase, të një shtrese a të një grupi njerëzish që mendohet si më i larti dhe më i zgjedhur; shija e sëmurë për t’i pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja pa shikuar vlerën e vërtetë të tyre.[5] Pikërisht ne pranojmë çdo gjë që vjen prej Perëndimi pa kurrfarë seleksionimi.

Mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe banesave tona si dhe funksionaliteti i tyre janë praktike dhe komode sipas botëkuptimeve perëndimore për jetën familjare e intime, ndërsa nuk mundohemi t’i përshtatim sipas botëkuptimeve islame mbi pastërtinë dhe intimitetin familjar e bashkëshortor. Pastaj është bërë dukuri që në shtëpi të mbajmë orendi dhe enë të shtrenjta, në vende të theksuara të vihen gjëra të çmueshme, si piktura, fotografi dhe statuja të kafshëve të cilat i ndalon rreptësisht feja islame. “Engjujt nuk hynë në një shtëpi ku ka statuja (ose figura)” (transmeton Muslimi).

Mirëpo, sa i përket veshëmbathjes dhe dekorimit personal, një pjesë e rinisë muslimane e imitojnë rininë e perëndimit, posaçërisht sportistët, artistët dhe këngëtarët, një gjë të tillë e ka ndaluar Muhammedi alejhisselam duke thënë: “Kush e imiton një popull atij edhe i takon” (transmeton Ebu Davudi).

Ndër meshkujt praktikohet tatuazhi i lëkurës, ngjyrosja e flokëve, bartja e gërshetëve, vanthëve dhe zinxhirëve prej ari në qafë e në dorë, që kjo është e zakonshme veç për femrat.

Ndërsa femrat, përveç heqjes së mbulesës me disa mënyra të veshjes, i imitojnë meshkujt. Pejgamberi alejhisselam ia ka ndaluar femrës t’i veshë rrobat e burrit dhe anasjelltas. Po ashtu i ka mallkuar burrat që u ngjajnë grave dhe gratë që u ngjajnë burrave.[6]

Pasojat e jetës së këtillë luksoze dhe të shfrenuar janë të shumta, ndërsa i ka anticipuar herët mendimtari musliman Ibën Halduni. Ai përafërsisht shprehet kështu: Njeriu sa të ketë gjëra personale të shtrenjta dhe orendi shtëpiake ai do të kërkojë edhe tjera më tërheqëse. Për t’ia arritur këtij qëllimi duhet dhënë mund sepse fitimet janë të vogla për përmbajtjen e tyre. Edhe pas angazhimit të madh si mos mund t’i plotësojë këto kërkesa atëherë ai nuk do të zgjedhë rrugë dhe mjete se si të vijë deri te mjetet e shtrenjta e luksoze dhe kështu do të përhapen gënjeshtrat, bixhozi, mashtrimet, vjedhjet, betimet e rrejshme dhe bursa e zezë. Njeriu si të jetë i rrethuar me luks e rehati do të jepet pas ushqimeve të lezetshme (dhe haram) e pasioneve dhe si pasojë e kësaj do të përhapen prostitucioni, homoseksualizmi dhe amoralitete tjera të shumta.[7]

Për këto shkaqe, veprimtaritë që në Evropë janë nën restriksione, te ne që synojmë Evropën e feja na i ndalon, këto veprimtari kryhen pa pengesa dhe janë më profitabile, siç janë disko klubet, kazinat, lokalet me alkool e muzikë dhe shtëpitë publike, këto i gjen nëpër vendbanime, pa kurrfarë kriteresh urbanistike dhe punojnë pa orar të caktuar, pas alkoolit kanë zënë të jepen të miturit, ndërsa përdorimi i drogës është çështje në veti.

Sjellje kontradiktore ndaj shtyllave islame

Te popullata aktive muslimane vihen re sjellje dhe qëndrime kontradiktore sa i përket plotësimit të pesë shtyllave kryesore të fesë dhe ibadeteve tjera. Ne këtu do të përmendim vetëm disa prej tyre.

Kështu namazit i kushtohet më pak rëndësi se agjërimit të Ramazanit, ka nga agjëruesit që asnjëherë nuk e venë kryen në sexhde, ndërsa Kur’ani shumë më tepër flet për namazin se sa për Ramazanin.

Zekatit i kushtohet më pak rëndësi se namazit, megjithëse All-llahu xh.sh. ato i ka përmendur së bashku në 28 vende në Kur’an, gjë e cila i shtyn disa nga sahabët të thonë: “Namazi i atij që nuk e jep zekatin është i pavlefshëm”. Pikërisht për këtë arsye Ebu Bekri u betua t’i luftonte ata të cilët bënin dallim midis namazit dhe zekatit.[8]

Po ashtu zekatit i kushtohet më pak rëndësi se haxhit, ka shumë nga haxhinjtë që as nuk llogaritin se a takon të japin zekat. Ka shumë njerëz tanë që shkojnë edhe bedel në haxh për prindërit e tyre të cilëve u ka mbetur pa kryer ky obligim për së gjalli, ose nga dëshira e vet që prindërve t’u dhurojnë sevabet e haxhit, kurse për pasurinë e vet nuk e japin zekatin. Nuk mendojnë se së pari duhet obligimet e veta t’i kryejnë ndaj Zotit e pastaj t’u bëjnë mirësi prindërve të vdekur.

Pastaj namazeve farze jasht Ramazanit iu kushtohet më pak rëndësi se sa namazeve gjatë Ramazanit, sidomos namazit të teravisë i cili është sunnet.

Ka shumë njerëz që marrin pjesë nëpër mevlude e kelimeitevhide dhe duken të devotshëm gjatë këtyre ceremonive, ndërsa ndërkohë, nëse falet ndonjë namaz, ata fare lehtë e gjejnë ndonjë qoshe të dhomës.

REFLEKSIONE RRETH RELACIONIT
                      KOMB-FE

Nacionalizmi të shenjta i konsideron gjakun, territorin, gjuhën, simbolet kombëtare dhe unitetin e bazuar në këto dhe për këto vlen të flijosh. Pastaj vjen besnikëria ndaj Zotit, fesë apo ideologjisë.[9]

Feja Islame të shenjtë e konsideron Zotin, fenë dhe unitetin e bazuar në këtë besim, pa marrë parasysh nacionalitetin, territorin dhe gjuhën. Për Zotin dhe Fenë Islame vlen të flijosh.

Shenjtëritë nacionale sa janë autentike dhe si i trajton Islami?

- Prejardhja e përbashkët ose lidhja e gjakut. Me këtë lidhje nënkuptohen në radhë të parë prindërit, familja, farefisi e pastaj kombi dhe raca. Në nivel kombëtar lidhjet janë aq të largëta nga paraardhësit sa që nuk është e mundshme të dëshmohen logjikisht dhe shkencërisht.[10] Posaçërisht kur të kihet parasysh se në territor relativisht të ngushtë me mijëra vite jetojnë disa popuj dhe kur me anë të martesave janë lidhur miqësi dhe pakte ndërmjet principatave dhe popujve.

Islami nuk e ndalon këtë lidhje derisa prejardhja nuk është turbulluar dhe kërkon solidaritet ndërmjet tyre nëse janë të një besimi. Nëse i takojnë besimit tjetër, duhet respektuar dhe mund t’u ndihmohet, nëse nuk na urrejnë dhe nuk na luftojnë për shkak të besimit.

Prejardhja dhe përkatësia e caktuar nacionale te Zoti nuk paraqet kurrfarë përparësie. “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat) e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” (Huxhurat, 13).

- Territori ku kemi lindur ose vendlindjen-mëmëdheun e duam se aty kemi lindur, jemi rritur dhe aty jetojmë. Njeriu doemos të jetojë në një territor të caktuar, sigurisht më lehtë dhe normale është të jetojë aty ku ka lindur. Dashuria për vendlindjen është e na-tyrshme. Por nuk është e natyrshme që t’i përshkruhet shejtëria hyjnore vendlindjes, as duke aluduar në krijimin e njeriut prej dheut, sepse njeriu është i krijuar nga dheu përgjithësisht e jo nga dheu i një vendi të caktuar.[11] Ne duhet ta adhurojmë dhe të flijohemi për Atë që na ka krijuar e jo lëndën nga e cila jemi të krijuar, sepse kjo çon në paganizëm. Lirinë dhe pavarsinë e vendlindjes i duam dhe i mbrojmë për hirë të Zotit, e jo pse duhet të flijohemi për dheun (e shenjtë).

- Simbolet kombëtare bazën e kanë në besimin totemist të popujve të mëhershëm,[12] ndërsa obligim patriotik është për këto të flijohemi. Shqiponjën, simbol kombëtar yni, sipas disa burimeve, e kanë adhuruar ilirët, sepse ka qenë korier i zotit të grekëve - Zeusit,[13] që edhe simbolikisht na ka vënë në pozitë të disfavorshme ndaj popujve tjerë.

- Karakteristikë e nacionalizmit është edhe ringjallja e traditave të së kaluarës, pastaj mbështetja në mite dhe zakone të lashta, pastaj glorifikimi dhe gati adhurimi e personaliteteve kombëtare dhe heronjve historik të rënë për atdhe,[14] bile bëhet edhe instrumentalizimi i tyre edhe për interese më të ngushta. Nga e gjithë kjo shihet se nacionalizmi është një pseudoreligjion.[15]

Islami nuk e mohon përkatësinë kombëtare, por e ven në suaza normale. Nisur nga kjo, ne përkatësinë tonë kombëtare e çmojmë, kemi gjuhën që të vetmit në botë ne e flasim, jetojmë në vend të caktuar, po ashtu i respektojmë edhe tiparet dhe traditat tjera kombëtare, por pohimi kategorik se shqiptari përparësi i jep kombit ndaj fesë nuk mban. Çka është puna me të gjithë ata shqiptarë që janë ndarë e që po ndahen nga trungu shqiptar dhe janë bërë serbë, malazezë, maqedonë, grekë, italianë, turq etj. dhe secili u shkri në popullin që i takon fesë së njëjtë, t’i dëgjojmë disa intelektualë apo faktet historike.

Kombi paraqet anën materiale të një populli, ndërsa feja paraqet anën ideale dhe shpirtërore të një populli dhe mos turpërohemi nga feja të cilës i takojmë. Shumicën absolute të shqiptarëve e përbëjnë muslimanët dhe mos turpërohemi nga cilësori musli-man dhe të deklarohemi se nuk i takojmë asnjërës, sepse shumë popuj në botë u takojnë feve të ndryshme por identifikohen me fenë që e ka shumica. Të tillë janë arabët, persianët, turqit, kinezët etj. Ndërsa popujt evropianë në formim ishin të tillë, por më vonë ose pakicat u asimiluan në shumicën ose prej tyre lindën entitete të posaçme. Kombi boshnjak i takonte tri feve, por kah mesi i shekullit XIX boshnjakët ortodoksë filluan të deklarohen serbë, ndërsa ata katolikë kroatë dhe tash kombi boshnjak është vetëm muslimanë, kurse një proces i tillë po ndodh edhe me shqiptarët jomuslimanë.

Shqiptarët muslimanë, si shumicë e kombit, duhet të jenë tolerantë dhe t’i respektojnë bashkëkombësit e krishterë, por jo deri në atë masë sa të anatemojnë Islamin si fe të tyre e cila paraqet anën shpirtërore të njeriut e që gjithësesi ka prioritet ndaj materiales (nacionales), kjo tolerancë e shqiptarëve muslimanë edhe është dëshmuar historikisht dhe asnjëherë nuk ka pasur thirrje publike që pakica krishtere të pranojë fenë e shumicës muslimane. Por, ne si shumicë si të mbrohemi nga propaganda e madhe e intelektualëve shqiptarë ateistë (kriptokomunistë) dhe sidomos prej propagandës së hapur nga disa persona intelektualë krishterë që u bëjnë thirrje të njëpasnjëshme shqiptarëve muslimanë që t’u kthehen vlerave krishtere, fesë së të parëve të tyre, para treqind-katërqind vjetësh!

Sa për ilustrim do të përmendim intelektualin antiislam, Ismail Kadarenë, i cili është shprehur kështu: “… Duhej të nisej hapja e kishave, pikërisht nga minoriteti grek… Muslimanët po të donin le t’i hapnin edhe ata xhamitë, megjithëse unë kisha mendimin se muslimanët do të ishin më pak të zellshmit nga të gjithë për këtë. Isha i bindur se prirja e Shqipërisë do të ishte drejt fesë së krishterë, nga që ajo lidhej me kulturën, kujtimet e vjetra dhe nostalgjinë e kohës paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonë islamike e ardhur bashkë me otomanët, do të zbehej (së pari në Shqipëri e më pas në Kosovë), derisa t’ia linte vendin fesë së krishterë. Kështu që së paku nga një e keqe (ndalimi i fesë më 1967), do të vinte një e mirë. Kombi shqiptar do të bënte një korrigjim të madh historik, çka do të shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën…”[16]

Të kuptuarit aktual të fesë te shqiptarët

I bëhet thirrje për t’ia ndërruar fenë një strukture të shqiptarëve e cila në Kosovë përbën 98 përqind të popullsisë shqiptare (në Maqedoni mbi 90 përqind të popullsisë shqiptare - B. I.), kurse në Shqipëri 75 përqind! Pa kurrfarë skrupullash, turpi dhe me një arogancë të pashoqe, me pamflete dhe artikuj të ndryshëm që shtypen në mjetet e informimit në gjuhën shqipe (për këto misionarë rubrikat e mjeteve informative janë të hapura, por për përgjigje ndaj punëve të liga të tyre nuk ka vend në rubrika të shtypit ditor ose atij periodik, ngase “duhet të ruhemi nga polemikat që mund të shkaktojnë ndasi në popull!”). Shqiptarin, sipas tyre, e ka lënë mbas feja muslimane e identifikuar si fe e “turqve mongolë”, me të cilën ne nuk kemi kurrfarë lidhje, kurse me fenë krishtere shqiptari do të emancipohet dhe si të tillë Evropa do ta presë krahëhapur(!?). E, popujt e Amerikës Latine gati të gjithë i takojnë fesë katolike, por ç’e do që pjesa më e madhe e tyre janë të paemancipuar dhe jetojnë në mjerim. Në këtë gjendje janë edhe popujt e Filipineve, grupet e ndryshme etnike krishtere të Afrikës, të diskriminuara nga të bardhit krishterë, të krishterët zezakë dhe hispanjollët e SHBA-ve, që kanë po të njëjtin fat. Pothuajse shqiptarë me vetëdije kombëtare mund të jetë vetëm shqiptari i krishter.  Propaganda e këtij tipi paraqet një cinizëm, sfidë dhe ironi ndaj strukturës dërmuese të popullsisë shqiptare.

Në botën pluraliste dhe shoqëritë pluraliste janë amorale këto thirrje kolektive që u bëhen shqiptarëve muslimanë për të kaluar në fenë katolike. Në planin individual secili ka të drejtë ta zgjedhë vetë rrugën ideologjike dhe shpirtërore, të bëhet musliman, kato-lik, ortodoks, ateist ose të pranojë ndonjë fe tjetër, mirëpo kur këto thirrje i bëhen tërë kolektivitetit, atëherë i bëhet blasfemi tërë shoqërisë, nuk i takon kjo sjellje një propagandeje qëllimmirë (propaganda fide), por asaj që ka konotacion me prosiletizëm, me mënyrën e fëlliqtë të sjelljes së dikujt për t’ia arritur qëllimit të konvertimit të dikujt.

Duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë faktin se tërësinë i kombit e përbën pikësëpari feja, gjuha (jo gjithkund), adetet dhe zakonet kulturore, historia dhe hapësira në të cilën jeton kombi! Nuk është ky rast vetëm me shqiptarët, por ky proces historik-kulturor iu takon të gjithë popujve në botë. Për t’u krijuar vetëdija kombëtare, asaj i ka paraprijë vetëdija e besimit, e cila ka shërbyer si substrat i procesit, kurse elementet tjera të kombit përbëjnë superstrukturën e tërësisë kombëtare. Këto fakte mund t’i injorojë vetëm njeriu i cili nuk e njeh abëcënë e zhvillimit kulturor të botës. Pa çdo element të përmendur më sipër, kombi humb njëpasnjë vetitë e tërësisë së tij, pas së cilës pason denacionalizimi i tij dhe asimilimi në “Melting Pot” (kazani shkrirës), siç janë SHBA-të, apo në kazanin e fqinjve apo të një kombi më të madh. Çudit fakti se edhe një pjesë e madhe e intelektualëve shqiptarë muslimanë, me mendime dhe sjellje të zëna në gojë, me tendenca retrograde, i bëjnë vetvetes padrejtësi kur predikojnë se kombi është “i ngarkuar me fe” e cila është “si gishti i gjashtë i dorës”, (këtu fjala është për strukturën muslimane).[17]

______________________

[1] Nijaz Shukriq, Islamska Kultura i civilizacija, f. 109, Sarajevo.

[1] Hafiz Ali Kraja, A duhet feja, f. 53, Shkup 1997.

[1] Jusuf Kardavi, Rizgjimi islam, f. 87.

[1] Mihailo Gjuriq, Sociologija Maksa Vebera, f. 125, Zagreb 1987.

[1] Shekib Arsllan, Zašto su muslimani zaostali a drugi su napredovali, f. 36, Zagreb 1995.

[1] Alija Izetbegoviq, Islami sot dhe nesër, f. 14, Prizren 1990.

[1] Po aty.

[1] Shekib Arsllan, Zašto su muslimani zaostali a drugi su napredovali, f. 36, Zagreb 1995.

[1] Dr. Jusuf Kardavi, Islamsko pravo, f. 141, Sarajevo 1989.

[1] Muhamed Ikbal, Obnova religiozne misli u Islamu, f. 115, Sarajevo 1979.

[1] Dr. Jusuf Kardavi, Pse Islami, f. 24, Shkup 1998.

[1] Dr. Jusuf Kardavi, Islamsko pravo, f. 149, Sarajevo 1989.

[1] Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare, dr. Musa Gashi, Aktualiteti islam në trevat shqiptare, f. 36, Shkup 1997.

[1] Dr. Jusuf Kardavi, Islamsko pravo, f. 151, Sarajevo 1989.

[1] Ali Bulaç, Islam i demokracija, f. 109, Sarajevo-Ljubljana 1995.

[1] Dr. Musa Gashi, Mënyra e kuptimit të vlerave shpirtërore-fetare te shqiptarët muslimanë, Zaman 15 dhjetor 1997, f. 9.

[1] Dr. Mustafa Abdulvahid, Besimi në All-llahun xh.sh., f. 31, Takvim, Prishtinë 1988.

[1] Mr. Nijaz Shukriq, Osnovi početnog islamskog obrazovanja, Zbornik radova ITF, br 3, Sarajevo 1990.

[1] Dr. Taha Xhabir Ulvani, Kriza e mendimit bashkëkohor, f. 52, Shkup 1997.

[1] Abdulhamid A. Ebu Sulejman, Drejt një teorie islame për marrëdhëniet ndërkombëtare, f. 100, Shkup 1998.

[1] Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare: Shaqir Fetahu, Islami dhe koha në të cilën jetojmë, f. 12, Shkup 1997.

[1] Dr. Jusuf Kardavi, Islamsko pravo, f. 152, Sarajevo 1989.

[1] Taha Xhabir Ulvani, Etika neslaganja u Islamu, f. 136, Sarajevo 1996.

[1] Fudajl Ebu Nasër, Bashkimi islamik dhe rendi i ri botëror, Takvim f. 87, Prishtinë 1996. 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme