Dr. Ramiz Zekaj
Islami – familja – interneti
PLANIFIKIMI FAMILJAR I PARË NË OPTIKËN ISLAME
Kjo qështje nuk është një problem që tani paraqitet për herë të parë, as ndër ne e as në arenën ndërkombëtare. Edhe tek civilizimet e lashta Babilonase, Egjiptase, Greke etj. ka qenë prezente qështja e shtimit të popullsis ose mosshtimit të sajë, ngase mbi këtë bazë vendosej fati dhe e ardhmja e shumë popujve e përendorive.
Por me rritjen e mundësisë së komunikimit midis popujve e sidomos pasi që lufta e ftoftë fillon të zë vendin e konflikteve midis blloqeve të caktuara në botë, hynë në modë të zhurnalistikës, diskutimit dhe propagandës, termi "Kufizimi i familjes", term ky i cili ishte paksa i ashpër për të qëndru para masave të mëdha të njerëzve në mbarë botën pa dallim feje, race a ngjyre. Kjo bëri që strategët të cilët kishin interes nga kjo fushatë të gjejnë një term më të butë për këtë qështje, siq është "Planifikimi familjar".
Nën këtë "simbol" ata organizojnë konferenca me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar; duke i lidhë këto në raste të caktuara edhe me nëntituj tjerë si "të drejtat e gruas" ose "barazia në mes burrave e grave" etj. Është për të quditë fakti se këto në përgjithësi organizohen nga perëndimorët, të njohur për zhvillim të ulët të popullsis ose shumë të ulët, madje të quajtur banor të vendeve "të mplakura" nga popullsia, vende këto ku ky problem vazhdon të mbetet në një kufizim të tejskajshëm. Pra janë këta që shkojnë në vendet e të ashtëquajtur "botë e tretë" me qëllim që t'u propozojnë edhe atyre për të zvogëluar dhe kufizuar numrin e lindjeve (shtimit të popullsis) në ato vende.
Për mua kjo është njësoj me atë të çobanit i cili meqenëse nuk ka ushqim të mjaftueshëm për kafshët, nuk dëshiron që të futet në dimër me qengjat e porsalindura. Pra thënë më qartë, botës perëndimore "të zhvilluar" nuk i lëverdis që shtete të caktuara në botë të kenë shtim të popullsis më tepër sesa kanë nevojë ata, ngase nuk ju hyjnë në punë!? "janë tepricë teknologjike", "gjendja mundë t'u dalë nga kontrolli" etj...!?
Por e keqja nuk qëndron këtu, ngase maksima latine "Homo homoni lupus est" (njeriu për njeriun është ujk), fatkeqsisht vazhdon të jetë prezente edhe sotë në botën tonë gjoja të moderuar, por e keqja është në në atë se shumica e njerëzve, edhe sotë e kësaj dite nuk dallojnë "Planifikimin e familjes" si koncept i cili është lansuar nga dikush, dhe Planifikimit të familjes si nevojë përsonale. Ngase, përderisa në prapavi të të parit fshihen qëllime të caktuara që do të kenë pasoja në sfera të ndryshme të jetës, e dyta është krejt normale dhe e arsyeshme nëse për këtë ka shkaqe për të cilat do të vendosin vetë bashkëshortët.
Në të gjitha trevat shqiptare, në radhë të parë në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. problemi i "planifikimit familjar" nuk ka vend dhe as s'ka pse të jepë "alarm" përfshi madje edhe familjet shqiptare që jetojnë e punojnë në diaspor. Megjithatë një lloj kufizimi është realizuar, veqanërisht në dekadat e fundit, sidomos në rrethe intelektualësh ku është bërë si në modë që familjet e tyre të qëndrojnë me një ose dy fëmij.
Pastaj në qoftë se i hyjmë problemit të shtimit natyror të popullsis në gjendjen aktuale tek ne, mundë të themi se ka edhe diferencime zonale, krahinore, madje edhe racore (është fjala për Romët). Kështu në një vështrim të përgjithshëm të diferencimeve krahinore vërejmë një shtim të dukshëm të popullatës në trevën e Kosovës. Këtë mundë ta themi përgjithësisht edhe për trevat e Maqedonisë Përendimore duke bërë përjashtime të veqanta, sidomos tek disa intelektual. Ndërsa në disa qytete të mëdha siq është Tirana ky diferencim është edhe më i ndjeshëm, pasi vërehet një kufizim i theksuar në planifikimin familjar. Pastaj diferenca ka edhe në mes zonave fshatare dhe qytetare, ku shihet një munges e shqetsimit për planifikimin familjar në zonat fshatare. Sigurisht këtu ka disa probleme, ngase qështja në fjalë është një problem shumë i gjerë dhe kompleks.
Por ne në trajtimin e sotshëm, nuk do të ndalemi më tepër se kaq në anët socio-politike të këti fenomeni, ngase e shofim të arsyeshme t'i kthehemi trajtimit teologjik e fetar të këti fenomeni tashmë të njohur; dhe më konkretisht, t'i kthehemi shpjegimeve që islami i bënë kësaj qeshtjeje, si dhe qëndrimit që duhet të mbajë çdo musliman e muslimane për planifikimin familjar - abortin.
Në planin fetar por edhe shkencor ky fenomen për t'u sqaruar duhet domosdo të kthehet tek një qështje së cilës duhet dhënë përgjigjen e duhur; dhe konkretisht se:
A lejohet aborti ose pengimi i shtatzanisë? Nëse po! Kur dhe si?
Por para se t'i përgjigjemi kësaj dhe të shkojmë më tutje, fillimisht le të dëgjojmë se ç'na mëson Kur'ani i madhnueshëm për këtë:
"O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, (atëherë mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë.
Ndërsa atë që dëshirojmë Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje..." El-Haxh: 5
Dhe thotë Kur'ani gjithashtu:
"Vërtet Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), një balte. Pastaj atë (ajkë-baltë) e bëmë (e shndërruam ) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas , atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bënë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, më i miri Krijues"! El-Mu'minun:12-14
QËNDRIMI I SHERIATIT ISLAM PËR ABORTIN
Aborti mund të ndodhë në çdo kohë para momentit të lindjes, por në përgjithësi juristat (Fukahat) islam sa i përket kësaj ndahen në dy grupe: Aborti pasi të jetë ndier fëmija i gjallë, dhe aborti para se të jetë ndier fëmia i gjallë..
E para: Qëndrimi për abortin pasi të jetë ndier fëmia gjallë:
Janë të pajtimit të gjithë juristat islam se aborti pasi të jetë ndier fëmija i gjallë është i ndaluar (haram), pa marrë parasysh a është shkaktar nëna ose dikush tjetër, bile edhe nëse bëhet kjo me marrëveshjen e të dy bashkëshortëve, ngase kjo konsiderohet vrasje e një njeriu pa të drejtë (pa hak) për çka në Kur'an thuhet:
" Dhe mos mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij)".. El-En'am:101
Për këtë janë prenoncuar shumë dietarë islam si Ibn Abidin, Ibn Xhevzij, Ez-Zerkeshij, Ibni Hazmi etj, të cilët janë plotësisht të një mendimi se një gjë e tillë është haram dhe nga mëkatet e mëdha, aq sa është e rëndë vrasja e një njeriu të gjallë të ardhur në jetë.
Përjashtohet nga kjo një rast domosdoshmërie si p.sh. nëse bindemi në rrugë të sigurtë se fëmiu nëse vazhdon në barkun e nënës do të çojë deri te vdekja e nënës, dhe se rruga e vetme për ta shpëtuar atë është aborti (nxjerrja e fëmijës), atëherë lejohet të nxirret fëmija duke u mbështetur në ligjin:
"Domosdoshmëritë bëjnë të lejohen edhe gjërat e ndaluara", dhe ligjit:
"Dëmi më i madh mund të mënjanohet me një dëm më të vogël", dhe padyshim se vdekja e fëmijës në bark është më e lehtë se vdekja e nënës, ngase nëna është burimi i atij fëmije. Dhe jeta e saj vërtetohet me siguri të plotë, kurse e fëmisë është e mundshme, dhe se vdekja e nënës mund të shkaktojë edhe vdekjen e fëmisë me të, dhe në këtë rast abortimi i fëmijës do të mundësojë jetën e nënës.
Por nëse nuk jemi të sigurtë se nëna mund të vdesë nëse nuk e nxjerr fëminë, por vetëmse për këtë ekziston frika atëherë sipas mendimit të juristëvë (Hanefi) fëmiu abortohet nëse është i vdekur, por nëse është i gjallë atëherë aborti nuk lejohet, ngase vdekja e nënës është e pasigurtë e dyshimtë dhe e pa argumentuar. Për këtë nuk lejohet të vritet një njeri i gjallë pse dyshohet se mund të vdesë një tjetër për shkak të tij.
KUR NDIHET FËMIJA GJALLË?
Meqenëse jemi duke trajtuar këtë fenomen e shof të arsyeshme që shkurtimisht të ndalem edhe tek kjo qështje. Sipas mendimit të juristave islam fëmija ndihet gjallë pas 120 ditësh, këtë e mbështesin në një hadith sahih të cilin e transmeton Abdullah Bin Mesudi r.a. ku thotë (duhet të kihet parasysh se kto thënje datojnë këtu e 14 shekuj më parë):
"Na ka foli neve i Dërguari i Zotit s.a.s. dhe ai është më besniku dhe më i besuari, ka thënë: Vërtet ndonjëri nga ju i mblidhet krijatura e tij në barkun e nënës së tijë dyzet ditë pastaj do të jetë copë gjaku (gjithashtu), pastaj do të jetë copë mishi (gjithashtu), pastaj dërgon Allahu një Melek i cili urdhërohet për katër fjalë (qështje). I thuhet atij: Shkruaj (caktoji) veprat e tijë, rrizkun e tij dhe egjelin (momentin e vdekjes), i hidhëruar (do të jetë) ose i gëzuar, pastaj i vëhet (fryhet) atij shpirti..."
(E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
E dyta: Aborti para se të jetë ndier fëmiu i gjallë
Dietarët islam nuk janë të një mendimi sa i përketë abortit para se të jetë ndier fëmija i gjallë, pra pas 120 dite.
Tek HANEFITË kemi dy qëndrime:
1) Lejohet qoftë edhe pa lejen e burrit, dhe femra që kryen abortin nuk ka ndonjë mëkat. Kështu në: "Ed-der El-Muhtar" (Libër i ligjeve në medh'hebin hanefi) thuhet:
"Lejohet nxjerrja e fëmijës para katër muajve qoftë edhe pa lejen e burrit". Dhe në një vendë tjetër thuhet:
"Nuk ka mëkat përderisa nuk është qartësue krijatura e tij".
2) Aborti është i papëlqyeshëm (Mekruh) dhe do të ketë mëkat për këtë. Vetëm nëse për të abortuar ka arsye (domosdoshmëri) atëherë nuk ka mëkat. Ngase uji (sperma) pasi ka kalu në mitër është bërë gati për jetë prandaj duhet të trajtohet si i gjallë.
Sipas MALIKIVE: Aborti është i ndaluar pas 40 dite. Ndërsa sipas SHAFIVE nuk lejohet aborti qoftë edhe para 40 dite, përderisa sperma është vendosur në mitër. Kurse HANBELIT janë të mendimit se aborti lejohet përderisa trupi i fëmis ende nuk është formuar.
PËRFUNDIME:
Sa i përket planifikimit familjar:
Meqenëse qëllimi i martesës në islam është lindja e fëmijëve dhe ruejtja e llojit njerzor, gjë për të cilën pajtohen të gjitha fenat hyjnore atëherë ligjet e fesë islame vijnë në përfundim se:
1- Nuk lejohet ndërprerja e shtatzanis nëse është shkak i kësaj frika për t'i mbajtur ose ushqyer fëmijët.
2- Nuk lejohet të nxirret ndonjë ligjë i përgjithshëm që do të kufizonte lirin e bashkëshortëve për të lindur fëmij.
3- Lejohet kufizimi i përkohshëm i mundësis së lindjes me qëllim të rrallimit të lindjeve, ose për shkak të ndonjë arsyeje tjetër që përputhet me normat e sheriatit, dhe bin në ujdi të dy bashkëshortët, me kushtë që nga një gjë e tillë të mos ketë pasoja, dhe të jetë rruga ose mënyra, në përputhje me rregullat e sheriatit, dhe me kusht që të mos dëmtohet ndonjë lindje e mundshme. Për të mbështetur këtë po përmendim dy argumente:
a) Transmetohet nga Sarmete (njëri nga shokët e Pejgamberit a.s.) se:
"E pyetën Sahabët Pejgamberin a.s. në luften e Beni Sulejmit për largimin (në rastin e orgazmës) në çka ai u përgjigj: Të largoheni a të mos largoheni, atë çka e ka caktue Allahu nga pasardhësit, ajo do të bëhet deri në ditën e kijametit (ditën e mbramë)".
b) Ndërsa në një hadith që e transmeton Ebi Seidi thotë:
"Veprini si të dëshironi, ngase ajo që ka caktu Allahu do të ndodhë, dhe nuk do të thotë se prej çdo uji të ketë fëmijë.
Sa i përket abortit:
* Nëse shtatzania (barra) ka kalu 120 ditët, nuk lejohet aborti, qoftë edhe nëse të dhënat e bëra nga kontrolli mjeksor dëshmojnë se fëmija ka defekte në kriatur. Dhe mundë të lejohet aborti, vetëm nëse dëshmohet me analiza të bëra nga një grupë mjekësh besnik e specialista se vazhdimësia e shtatzanis do të jetë rrezik i sigurt për jetën e nënës, kjo pa marrë parasysh a është fëmiu i shëndoshë ose jo.
* Nëse shtatzania nuk i ka kaluar120 ditët dhe vërtetohet nga një komision mjekësh specialista të sigurtë, dhe analizat e bëra me aparate përkatëse se fëmia ka anomali të rënda të cilat nuk ka mundësi të shërohen, dhe nëse fëmia mbetet gjallë ai do të ketë jetë të vështirë e të dhimbshme për te dhe për familjen e tij, atëherë lejohet aborti i mbështetur në kërkesën e prindërve.