Bismilah

Fjalët, jo, nuk mund t’i japin dot hakun  bismilah-ut,

Se  bismilah-u   bart vlerën e çdo fjale të Allahut.

Dëgjoje  që me ‘b’ ka  nisur  dhe me ‘h’ në fund ka dalë,

skaje të tjera në  këto skaje të veta përmban:

shihe  që mes tyre shqiptohet çdo tingull  tjetër i cilësdo fjalë.

“Lexo me bismilah,”-  ja! për të në fjalën, në urdhrin e parë të Allahut flitet,

Me të ndahen suret dhe në Kuran e para renditet.

Me pahir s’do të bësh gjë dëm,

Do ta zvogëlosh sa një milingonë shejtanin,-alejhi lanetullah,-

Avretit tënd nga syri i xhindëve do t’i vësh perde; 

Vetëm bëj, gjithmonë të bësh  bismilah! 

Allahu na e shtroi për detyrë,

Para çdo pune që nisim ia dha vlerën farz,

Pa të s’na ka puna bereqet dhe s’ruhemi  ndryshe,

Ndaj na u lejua edhe kur jemi xhynypë e me hajz. 

Bëj bismilah, është kaq e madhe,

Mund të ta pëlqejë edhe jomyslimani,

Me të i nisi mbretit letër i dërguari ynë

Dhe Belkises i kishte shkruar hazreti Sylejmani.

Herën tjetër kur lapsin për poezi në dorë të marrim

Prapë për temën e pashterueshme të bismilah-ut

Ju dëftojmë çka thotë ajo pika poshtë e ‘bau'-t

Dhe pse s’duket aty pas saj, si askund, elifi i emrit të Allahut.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme