Rabini izraelit, Ovadia Jsuf, lider shpirtëror i partisë fetare Shas, që është pjesëmarrëse e koalicionit qeveritar. Konsiderohet partia e tretë në Izrael, nga 120 deputetë sa ka Knesti izraelit, 17 janë nga kjo parti. Rabini 89 vjeçar në predikimin e tij të rregullt të së shtunës, në një sinagogë të Jerusalemit , me anë të një lutje kërkoi që “ Zoti ta zhduk Ebu Mazinin (presidenti palestinez Mahmud Abas) dhe tërë popullin palestinez nga faqja e dheut, duke i dërguar një murtajë”. Prononcimet e tij ishin raportuar në Radion e Armatës izraelite, njërën ndër radiot më të dëgjuara në Izrael gjatë natës.
Është për çdo keqardhje që një lutje e këtillë të vijë nga një prijës fetar i lartë izraelit nga Jerusalemi, qyteti i shenjt i të tri feve monoteiste, Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamit. Por, ajo që është edhe më tragjike, rabini izraelit, Ovadia Jusuf, lutjen e tij e mbështet në ligjet hebraike, ku gjenden lutje për “eliminimin e armiqve të urryer të Izraelit”.Këtë lutje e kishte bërë ditën e shtune, në një sinagogë në Jerusalem, me rastin e vitit të ri hebraik, me këto fjalë: “ Zoti t’i shkatërrojë palestinezët, urrejtës të Izraelit me një murtajë”.
Radio izraelite përshkroi prononcimet e Rabinit, Ovadia Jusuf, i lindur në Irak, për shkatërrimin e palestinezëve, se ato bijën ndesh me vendim e tij ligjor, me anë të cilit ai pranon që Izraeli mund të lëshojë pe në disa pjesë të territoreve të Izraelit për të kursyer jetët e hebrenjve. Kurse lidershipi i partisë u mundua t’i arsyetojë prononcimet e prijësit shpirtëror, duke komentuar se Rabini përdori shprehje nga Telmudi për të shprehur dëshirën e tij që armiqtë e Izraelit të zhduken për hir të paqes.
Kjo nuk ishte hera e parë që Rabini Jusuf po i sulmonte palestinezët, arabët dhe myslimanët. Në maj të viti 2000, ai kishte thënë: “Arabët janë insekte dhe të gjithë ata duhet të gjithë të zhduken”. Kurse në korrik të vitit 2001 kishte bërë thirrje për “vrasjen e arabëve me raketa” si dhe kishte shprehur dëshirën e tij për “zhdukjen e tyre nga faqja e dheut”. Në gusht të vitit 2004 kishte konsideruar “vrasjen e myslimanëve sikur mbytjen e krimbave dhe gjarpinjve”. Në fund të vitit të kaluar në një sulm kundër myslimanëve i kishte përshkruar ata “të marrë dhe kokë trashë”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu, nuk kishte denoncuar prononcimet e prijësit shpirtëror të Shasit, rabinit Ovadia Jusuf. Ndërkohë që Zyra e tij, ishte mjaftuar me një prononcim të shkurtër, ku thuhej: “Prononcimet e Rabinit, Ovadia Jusuf nuk paraqesin qëndrimet e kryeministrit izraelit, Natanjahut”.
Prononcimet e Rabinit, hasën në reagime të ashpra nga ana e palestinezëve. Kështu, anëtari i Knesit izraelit, me origjinë palestineze, Xhemal Zahalika, prononcimet e Rabinit Jusuf i quajti “të rrezikshme” ,, sepse ai ka me qindra mija aderues, ai është prijës i partisë politike, e përfaqësuar në Kneset me 17 anëtarë.
Ai shtoi se prononcimet e tij nuk janë vetëm “thirrje raciste, por thirrje për vrasjen e palestinezëve, nëse dëshira e tij është shkatërrimi i palestinezëve dhe vrasja a tyre, ai ka anëtarësinë që mund ta realizojnë një gjë të tillë”.
Anëtari i Knesit, vazhdon “sikur një prononcim i këtillë të kishte dal nga një prijës fetar mysliman kundër izraelitëve e tërë bota do të ishte ngritur në këmbë dhe ai do të përfundonte prapa grilave”.