FINTOLEND

Më lejoni para së gjithash t’i them dy-tri fjalë për termin “fintë” në të cilin bazohet i tërë kyshkrim. Edhe pse nuk gjendet në fjalorin e gjuhës shqipe, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve edinë se ai është sinonim i mashtrimit. Pas disa kërkimeve të shpejta, e kuptova se ajo fjalë rrjedhnga fjala frënge “feint”, e cila ka kuptimin e një lëvizje a manovre që pritet të ndodh, por befasishtndodh një lëvizje krejtësisht tjetër ose nuk ndodh asgjë. Francezët ndoshta e kanë krijuar këtë fjalë,por manovrat dhe lëvizjet e rrejshme jam i sigurt se rrjedhin nga këto troje ballkanase.Një kompani telekomunikimesh në vendin tonë këtyre ditëve është duke zhvilluar njëkampanjë marketingu në lidhje me ofertën e saj, ku qëllimi kryesor është ta bindë publikun se kjoofertë kësaj here është shumë e volitshme dhe “PA FINTA”. Më duket shumë e çuditshme dhe gatie pabesueshme si është e mundur që një kompani serioze mund të tregohet aq naive kur del nëmedia me këso kampanjë, ngase duke thënë se “kjo ofertë është pa finta”, dëshmon në fakt se tëgjitha reklamat dhe kampanjat e deritanishme kanë qenë “ME FINTA”.Nga ana tjetër, them në vete, nuk kanë faj, ne edhe ashtu e dimë se në këtë shtet gjithçkaështë “ME FINTA”, andaj pse mos të përfitojnë nga rasti kur dihet se prej gjërave më të thjeshta, ederi të ato më të rëndësishmet, p.sh. prej daljes në pazar e deri te bërja e politikës më të lartështetërore, gjithçka realizohet duke u bazuar në teknikën e mashtrimit. Me të dalë në pazarmenjëherë hasim në fintat e pazarxhinjve, që e vendosin një çmim më të ulët mbi malin e tyre dhe,kur shkon të blesh, ta mbushin qesen dhe të kërkojnë një çmim tjetër, më të lartë, e të thonë: “Kyçmim i ulët vlen për ato dy-tre sende të prishura në skaj të tezgës, ndërsa këto që ti i merr kushtojnëmë shumë”. Pastaj mos të flasim se sa vjedhin duke bërë matjen, e si mashtrojnë kur mallin e mirë elënë lart, ndërsa kur ta mbushin qesen të japin nga poshtë ku e kanë mallin e keq, pikërisht sifintaxhi të vërtetë. Mos ta zgjas më shumë se fintat e pazarit s’kanë fund dhe ma merr mendja se tëgjithë ne kemi qenë viktimë të ndonjërës nga këto metoda, por më e keqja qëndron në faktin sefintat të cilat na atakojnë janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës. Këtë shembull me pazarin emora vetëm si një indikator të shoqërisë, ngaqë punët hiç më mirë nuk janë as në sferat tjera të jetëspublike-shoqërore: si në komunikacion, në teatër, në shkolla dhe në vendet e tjera publike – në tëgjitha fushat e jetës punët maten me të njëjtin kandar.Po të shkojmë një shkallë më lart, në kontaktin e qytetarit me administratën publike dhe meorganet shtetërore, aty do t’i takojmë fintaxhinjtë e vërtetë. Kujtoni vetëm sportelet tona sifunksionojnë: nuk ka gjasë që një punë e thjeshtë administrative të kryhet me një të shkuar nësportel. Aq larg ka shkuar puna, sa edhe certifikatat e lindjes nuk nxirren pa proteksione, se përletërnjoftime e pasaporta as që bëhet muhabet “pa finta”. Mos e bëftë Zoti që të të dalë ndonjë punënë kadastër ose në ndonjë organ tjetër shtetëror, sepse duhet ose ta shfrytëzosh pushimin vjetor ose“të sëmuresh” e të marrësh pushim mjekësor që t’i afrosh punët deri diku. Mos të flasim përshërbimet mjekësore, për të cilat secili i punësuar gati çdo muaj paguan afër 100 euro dhe, kurshkon në klinikë për të bërë ndonjë analizë të zakonshme, ta caktojnë termin pas 3-4 muajve dhe tëtregojnë se privatisht bëhet diku dhe se atje kushton më shumë së sigurimi jot mujor. Pastaj fintat efundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me gjobat në komunikacion janë thjeshtfantastike. Në një shtet ku rroga mesatare është 300 euro, dënimi mesatar në komunikacion është poashtu 300 euro. Ndërkaq policët janë të detyruar të shqiptojnë një numër të caktuar të gjobave, se nëtë kundërtën atyre u ndalin përqindje të caktuar nga rroga. Andaj bëre ose s’bëre kundërvajtje, nësepolici nuk e ka arritur ende normën, e hëngre dënimin. Në radhë vjen “Shërbimi i merimangës”, tëcilët në bashkëpunim me MPB-në “u lodhën” duke marrë vetura të qytetarëve. Ky shërbim, për tëcilin paguhet 35 euro, vazhdimisht është i pranishëm afër objekteve dhe institucioneve që dihet se ifrekuentojnë një numër i madh njerëzve dhe pranë të cilave nuk ka fare vende parkimi ose ato janëjoadekuate (ka pak vende parkimi në krahasim me frekuentimin e njerëzve) d.m.th. Edhe kjo njëfintëpar exellence.Të vazhdojmë pak në sferën politike. Aty gjendja është më shumë se katastrofike. Në këtë sferë askush nuk beson se dikush e thotë të vërtetën, por të aftë konsiderohen ata që zgjedhin mënyrën më të mirë për të mashtruar qytetarët, për të bërë finta. Kësisoj në kampanjë parazgjedhore ofrohet dhe premtohet gjithçka dhe pastaj askush nuk merr përgjegjësinë për atë që ka premtuar. I tërë potenciali i partive politike angazhohet në drejtimin se cilën fintë do e hante më shumë pazari.PA FINTA E KAM!!!! 

Pastaj edhe mes vete kur ballafaqohen, akuzat i drejtojnë ndaj njëri-tjetrit se cili prej tyre është fintaxhi më i madh. Më interesante prej fintave më duket ajo e krerëve të shtetit. Neve qytetarëve të këtij (thuaja) shteti na mbytën me finta të pakripura (që edhe fëmijët e djepit e dinë se janë gënjeshtra të kulluara), por tani mundohen t’ju bëjnë finta edhe evropianëve e amerikanëve, si në shembullin e kontestit me emrin. Shkon presidenti jonë ne OKB dhe bën finta pa lezet dhe bile krenohet sa fintaxhi që është. Kjo vërtet i tejkalon të gjithë kufijtë, sepse edhe për të bërë finta duhet pasur shije dhe sens. Kështu kur pushtetarët tanë takohen me emisarët evropianë dhe amerikanë u thonë se dëshirojnë ta zgjidhin kontestin, por ja që Greqia i bllokon dhe kështu kënaqen duke menduar se i kanë mashtruar ata. Vërtet interesante dhe gati e pabesueshme më duket si mund të bazohet një politikë e tërë e kryeministrit, e presidentit dhe e tërë kreut të shtetit në një mashtrim evident, kur problemi për të cilën bëhet fjalë është i natyrës jetike për ardhmërinë e shtetit. Nga këtu mund ta nxjerrim edhe lidhjen e tyre mes politikës dhe antikitetit, ngaqë dikur Aleksandri i Madh sundoi botën, ndërsa këta mendojnë për veten e tyre se si më të mençurit e botës, me hesapin e tyre mund ta mashtrojnë kë të duan dhe si të duan. Fatkeqësisht, ende nuk e kanë kuptuar se të mashtruar e të pësuar janë pikërisht vetë ata dhe, si pasojë e fintave të tyre, të gjithë ne.

Po të vazhdoj t’i numëroj të gjitha fintat që ne ia bëjmë njëri-tjetrit si shoqëri dhe të cilat i bën shteti ndaj qytetarëve të vet, do të më duhej shumë kohë dhe shumë hapësirë, por më brengos dhe, njëkohësisht, më shqetëson fakti se dalëngadalë kjo anomali po shndërrohet në normalitet, gjë që nuk guxojmë ta tolerojmë në asnjë mënyrë. Në këtë shtet askush më nuk angazhohet për të edukuar gjenerata të reja mbi bazë të drejtësisë dhe të vërtetës, nuk ka më as përpjekje për të krijuar sistem që do të prodhonte vlera dhe do ta mënjanonte këtë sistem të mashtrimit. Prandaj na mbetet që vetë të angazhohemi që fëmijët tanë t’i edukojmë të jenë të drejtë dhe të mos mashtrojnë asnjëherë. E deri sa kjo situatë është kështu, do të duhet t’i mësojmë se duhet të kenë shumë kujdes nga shteti në të cilin jetojnë sepse ai do t’ju merr taksa të majme pandërprerë dhe nuk do t’ju ofrojë asnjë shërbim si duhet. Sepse ky është shtet i fintave. Andaj, vazhdimisht duhet t’ua përsërisim fëmijëve tanë: kujdes nga shteti sepse ai të mashtron.

Dhe, kështu nga finta në fintë, përditshmëria jonë dhe gjithçka në këtë shtet të quajtur FINTOLEND është shndërruar në një FINTIJADË që nuk përsëritet çdo katër vjet, por jeton me ne çdo ditë dhe atë e kemi pranë nesh në çdo hap e në çdo sferë të jetës. Kjo është e vërtetë, për Zotin,

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme