Refleksione të shkurtra rreth perceptimit të Allahut në Islam

Për muslimanin Allahu është i Gjithëmundshëm, i Gjithëfuqishëm, Krijues dhe Mbajtës i Universit. Asgjë nuk i ngjason Atij dhe askush nuk mund të krahasohet me Të. I pyetur nga bashkëkohësit e tij për Zotin, Muhammedi a.s. u përgjigj me suren El-Ihlas:

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ . اللَّـهُ الصَّمَدُ . لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ . وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ .

“Thuaj: “Ai është All-llahu, Një, i vetmi! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lind as është lindur. Dhe askush Atij nuk i përngjet.” (El-Ihlas /112/: 1-4).

Disa fe të tjera e imponojnë mendimin para auditorit të tyre se Zoti në Islam është rigoroz dhe i vrazhdë, sepse Ai kërkon nga krijesat e sidomos nga njeriu nënshtrim, dorëzim të plotë, sepse Zoti ekskluzivitetin e Njëshit ia lë vetvetes, se Ai nuk është i mëshirshëm, falës, i butë etj. Mirëpo, nëse do t’ia bënim edhe një vështrim emrave të sureve kur’anore, do të shohim se çdo sure fillon me Bism’il-lah’irr-rrahman’irr-rrahim, e që do të thotë: “Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

Por, nuk ngelet vetëm në cilësitë e sipërme, por Allahu është edhe I Drejtë. Si rezultat i drejtësisë së Tij, njerëzit e virtytshëm do të shpërblehen me xhenet, kurse të ligët e mëkatarët do të ndëshkohen. Është e qartë: nuk mund ta kenë trajtim të njëjtë edhe ata që gjithë jetën e tyre shkaktojnë dhembje dhe dëm për të tjerët, dhe ata që punojnë ndershëm dhe përjetojnë dhembje nga shfrytëzuesit e njeriut dhe dhunuesit e të drejtave njerëzore. Nëse për shkak të kësaj drejtësie Allahu në sytë e kundërshtarëve cilësohet me cilësi shëmtuese, atëherë këtu kemi të bëjmë me njerëz apo grupe tendencioze.

Ajeti vijues kur’anor është i qartë dhe shprehimor:

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ . أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ . مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ.  

“Nuk ka dyshim se të devotshmit do të kenë te Zoti i tyre kënaqësi të xhennetit. A mos sillemi njëlloj me musimanët si me mëkatarët? Çka është me ju, si po gjykoni?” (El-Kalem /68/: 34-36).

Idetë dhe insinuatat e sipërme janë rezultat ndër të tjera edhe të koncepteve vetjake të Zotit, siç është perceptimi hebraik dhe kristian se Zoti ka krijuar gjashtë ditë, kurse ditën e shtatë, për shkak të lodhjes, e ka zgjedhë për ditë pushimi (shabati), apo perceptimi se Zoti ka bërë pehlivanllëk me Davidin, të cilin e ngadhënjei vetëm pas shumë përpjekjesh etj. Islami bindjet e tilla i konsideron blasfemi dhe pjellë të imagjinatës së sëmurë.[2] Vetëm emri Allah, unikal në përdorim dhe kuptim, tregon pastërtinë e perceptimit islam të Zotit. Për këtë arsye, çdo ngatërrim krijesash ose hyjnish me Zotin absolut nuk do të pranohet dhe madje do të konsiderohet mëkat i pafalshëm dhe i ndëshkueshëm me xhehenem:

إِنَّ اللَّـهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّـهِ فَقَدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمً.  

“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (En-Nisa, /IV/: 48).

Zoti është ndryshe nga të gjitha krijesat, nga të gjitha botët, sepse po të ishte i njëjtë apo i ngjashëm, Ai nuk do të ishte zot, por vetëm një nga krijesat me pamje tjetër. Ai është Një, i Vetmi, i Vetëmjaftueshëm, pa kohë dhe hapësirë dhe çdo perceptim për të është vetëm një imagjinatë dhe asgjë tjetër. Allahu i mëshirshëm thotë për vetveten:

ليس كمثله شيء.

“Asgjë nuk i ngjason Atij.”

Zoti është shkaku përfundimtar i çdo gjëje:

اللَّـهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ . لَّهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّـهِ أُولَـٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ .  

“All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë. Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur!” (Ez-Zumer /39/: 62-63).

وَمَا مِن دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّـهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا ۚ كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ .  

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj. Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudh).” (Hud /11/: 6)

***

Allahu është i Ngahershëm dhe i Përhershëm, i Pari dhe i Fundit, dhe cilësitë e Tij janë absolute e jo të kufizuara. Cilësitë e Tij janë gjithnjë dhe do të jenë gjithnjë. Këto cilësi nuk janë të ndashme në dy e më shumë zota, por e drejtë ekskluzive i Një, të Vetmit Allah. Për të Muhammedi a.s. ka porositur të sillemi sipas formulës së njohur:

تَفَكّروا في خلق الله، ولا تَفكَّروا في الله‏.

“Mendoni për krijimin e Allahut, por mos mendoni për Zotin.”

مَا اتَّخَذَ اللَّـهُ مِن وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَـٰهٍ ۚ إِذًا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَـٰهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يَصِفُونَ.  

“All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.(El-Mu’minun /XXIII/: 91). 

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّـهُ لَفَسَدَتَا ۚ فَسُبْحَانَ اللَّـهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ.  

“Sikur të kushte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zot i Arshit.” (El-Enbija /XXI/: 22).

            Në anën tjetër, Allahu i lartëmadhërishëm na përkujton në zotët e rrejshëm dhe karakteristikat e tyre dhe në Zotin e mirëfilltë dhe pastërtinë e besimit:

قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ.  

“Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?” (Es-Saffat /XXXVII/: 95).

 قُلْ أَفَاتَّخَذْتُم مِّن دُونِهِ أَوْلِيَاءَ لَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا  

“... Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “A keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi t’i sjellin as dobi as dëm vetvetes?...” (Er-Ra’d /XIII/:16).

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۖ هُوَ الرَّحْمَـٰنُ الرَّحِيمُ . هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ . هُوَ اللَّـهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ.

“Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Dijetari i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen), Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!” (El-Hashr /LIX/: 22-24).

اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ ۚ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۖ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ . لَا إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ ۖ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ ۚ فَمَن يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللَّـهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىٰ لَا انفِصَامَ لَهَا ۗ وَاللَّـهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ.

            All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” (El-Bekare /II/: 255).

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى اللَّـهِ إِلَّا الْحَقَّ ۚ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّـهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَىٰ مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّـهِ وَرُسُلِهِ ۖ وَلَا تَقُولُوا ثَلَاثَةٌ ۚ انتَهُوا خَيْرًا لَّكُمْ ۚ إِنَّمَا اللَّـهُ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ ۖ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ ۘ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَكَفَىٰ بِاللَّـهِ وَكِيلًا.

            “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.” (En-Nisa /IV/: 171).

***

Islami ndalon paraqitjen e Zotit në formë njeriu apo paraqitjen e Tij në formë fotografie, skulpture, portreti e të ngjashme, siç ndodh te disa popuj. Kjo traditë te këta popuj kryesisht bazohet në premisa të fuqisë individuale, të prejardhjes fisnore, pasurisë individuale dhe familjare apo shtresës shoqërore së cilës i përkiste. Në Islam një gjë e tillë ndalohet, sepse njeriu nuk mund ta perceptojë Zotin në asnjë formë apo mënyrë pos ta besojë siç e përshkruan Ai veten në Kur’an, kurse vetë njerëzit mund të krahasohen mes veti vetëm në bazë të devotshmërisë dhe virtyteve (takvallëkut):

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّـهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّـهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ.

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Huxhurat /IL/: 12).[3]

 Publikuar ne: Revista ETIKA, nr. 31/ tetor 2010, fq. 8-9.



[1] Është interesant të theksohet se edhe në gjuhën e Isait a.s., në gjuhën arameike, fjala Zot thuhet Allah. Kjo për më tepër sepse gjuha arameike, bashkë me gjuhën hebraike dhe arabe, janë gjuhë semite, gjuhë motra.

[2] Konsulto: Dejvid Xh. Goldberg – Xhon D. Rejner, Jevreji – Istorija i religija, Beograd, 2003.

[3] Konsulto librin: Mustafa Mahmud, Allah, Tetovë, 1997.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme