Turqia, sidomos nën udhëheqjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), hapëron drejtë zgjerimit të ndikimit në Lindje, duke përgatitur titullin e udhëheqësit të botës islame.
Turqit po mbushin një boshllëk psikologjikoo-strategjik në Lindjen e Mesme, sidomos në rajonin arab. Pa dyshim se ky boshllëk është paraqitur si rezultat i ndikimit të fuqive tradicionale arabe, si Egjipti, i cili në një masë të madhe është bërë një vend i prapambetur, një etnitet joambicioz, duke iu falënderuar nënshtrimit të plotë ndaj SHBA-ve.
Përmirësimi i vazhdueshëm i statusit rajonal i Turqisë është një tregim i shkëlqyer për suksesin, të cilin do të duhej ta marrin shembull shumë vende tjera.
Dielli turk po shkëlqen
Në të vërtetë kur AKP erdhi në qeveri në vitin 2002 dhe atë nëpërmjet kutive zgjedhore, e jo nëpërmjet mashtrimeve, siç është rasti me shumicën e vendeve arabe, u mundua që me qetësi dhe urtësi të kapet për problemet e shumta që atëbotë e kishin kapluar Turqinë. Në fund të fundit, një trajtim i suksesshëm i këtyre sëmundjeve ekonomike, dha rezultate të mahnitshme, duke i mundësuar ekonomisë turke jo vetëm të kaloj stagnimin e saj shumëvjeçarë, por edhe të bëj ngritje fenomenale, sidomos në sektorin e eksportit dhe importit.
Sot, ekonomia turke është e 17-ta në botë. Turqia sot është një vend që ka mundësi të ngrihet dhe t’i thotë “jo” Izraelit dhe SHBA-ve.
Gjithashtu, qeveria turke është munduar që me qetësi ta zgjidh, apo ta bëj më pak të rrezikshëm problemin kurd duke pranuar nevojat e tyre dhe legjitimitetin e të drejtave kulturore të popullit kurd. Kjo ndihmoi shumë të stabilizohet terreni shtëpiak dhe siguria e brendshme, çka është kërkesë themelore për prosperitetin ekonomik.
Nën udhëheqjen e Rexhep Taip Erdoganit Turqia arriti që në mënyrë të suksesshme ta zgjidh problemin me Armeninë duke ndaluar në këtë mënyrë lobin çifut-amerikan që nëpërmjet kësaj çështje të ndjeshme ta mbajë Turqinë nën vëzhgimin e tyre.
Megjithatë gjëja më e rëndësishme në lidhje me AKP-në është vendosmëria e saj që të ruaj lirinë politike, sidomos ndaj SHBA-ve dhe Izraelit. Para shtatë vjetëve, kur SHBA po përgatitej për invazion ndaj Irakut, qeveria turke fuqishëm kundërshtoi që avionët ushtarak amerikan të shfrytëzojnë bazën ushtarake Incirlik gjatë sulmit ndaj Irakut.
Kryeministri Erdogan mbrojti këtë vendim, për të cilin tha se paraqet dëshirën kolektive të popullit turk. Kjo ndodhi derisa shumë regjime arabe garonin mes tyre për ta kënaqur administratën e Bushit, e cila vrau mijëra irakianë.
Erdogani edhe nuk duheshte t’iu arsyetohet amerikanëve. Vetëm tha “jo” dhe fund. Duke mbrojtur dinjitetin e vendit të tij në botë, e cila i ngjante një xhungle e jo një shoqërie të civilizuar, Erdogani nuk u përmbajt që ta kundërshtoj shtetin “special dhe të shenjtë” të botës, Izraelin për shkak të agresionit të tij nazist ndaj popullit të pa mbrojtur palestinez.
Mbi të gjitha, derisa bën disa veprime pragmatike, në mënyrë të kujdesshme i mban lidhjet me Izraelin, gjithsesi se Erdogani ua ka bërë të qartë liderëve të regjimit izraelit se ardhmëria e raporteve turko-izraelite në masë të madhe do të varet nga sjellja e Izraelit ndaj palestinezëve. Këto fjalë serioze dalin nga goja e një lideri shteti i të cilit ishte aleati strategjik i Izraelit në Lindjen e Mesme. Izraeli e mori mesazhin, por nuk mundi ta pranoj. Është e vërtetë se Turqia joarabe nuk do të jetë një aleat proaktiv i palestinezëve në kohën e afërt. Megjithatë, lirisht mund të themi që tani, se Turqia nuk do të bëhet shurdhmemece dhe të kthej kokën nëse Izraeli do të fillonte ndonjë episod të ri të gjenocidit ndaj Gazës apo palestinezëve. Në masë të vogël, Turqia nuk do të jetë aleat strategjik i Izraelit, siç ishte rasti vite me radhë para ardhjes së AKP-së në pushtet.
Bota arabe stagnon
Në kontrast me rrëfimin turk, bota arabe ende ngel e përçarë mes vete, ku shumë vende arabe kanë vështirësi të mbijetojnë ekonomikisht, në të njëjtën kohë haptazi sovranitetin ua lëshojnë SHBA-ve dhe pjellës së saj Izraelit.
Në fakt situata kolektive arabe është më e keqja që nga koha e rënies së Perandorisë Osmane, pas Luftës së Parë Botërore. Mossuksesi kolektiv i vendeve arabe që të kryejnë një punë të lehtë siç është largimi i bllokadës në Gaza, si duket pasqyron paaftësinë e madhe dhe paralizën që kalon çdo kufi. Në të njëjtën mënyrë zënia e të gjitha vendeve arabe me punët e tyre të brendshme, në të vërtetë bën që të dështoj çdo përpjekje arabe në drejtim të integrimit ekonomik dhe politik. Shkaku kryesorë i kësaj paralize të gjatë, i kësaj varfërie të fuqishme, është dominimi i vazhdueshëm i mentalitetit fisnorë dhe despotizmit diktatorial në mbarë botën arabe…
Njëra nga shprehjet më të sigurta për këtë mentalitet fisnorë është fakti se, shumica e mbretërve autokrat arab, pa marrë parasysh se a kanë pranuar politikën mbretërore apo republikane, ekzistojnë për të kontrolluar popullin e tyre dhe për të siguruar veten dhe fëmijët e tyre me pasuri dhe forcë, e jo për të udhëhequr popullin e tyre dhe të nisen drejt interesave të tyre. Le të marrim shembull Egjiptin: Një vend që numëron 80 milion banorë dhe i cili ka në dispozicion resurse të mëdha njerëzore dhe të tjera. Ky vend i rëndësishëm që ndonjëherë e kanë quajtur “luani afrikan”, ngadalëson në çdo sferë të jetës, duke iu falënderuar politikës dhe regjimit despotik.
Siç ndodh edhe në të shumtën e rasteve, kjo gjendje ka ndihmuar në rritjen depresionit kolektiv, apatisë dhe mjerimit mes egjiptianëve të thjeshtë, çka bëri që mijëra profesionist ta lëshojnë vendin dhe të nisen drejt vendeve tjera për të kërkuar punën, dinjitetin dhe respektin.
Vendet e Gjirit
Sa i përket vendeve arabe që ndodhen në brigjet e Gjirit Persik, ku udhëheqin despot të paditur, dhe të prapambetur, edhe ata i ka kapluar i njëjti rreth i pengesave, sepse strategjia kryesore e sheikëve është që të mbesin me çdo çmim në qeveri, pa marrë parasysh koston, qoftë edhe nëse duhet të ngujohen nën këmbët e forcave të jashtme. Është e tepërt të themi se këto despotë në të shumtën e rasteve janë të paarsimuar, sepse edhe përkundër resurseve të panumërta financiare që i kanë, nuk kanë mundur t’i kthejnë në ekonominë reale.
Disa nga këto vende janë aq të prapambetura sa që kanë harxhuar miliarda dollarë duke ndërtuar projekte jo profitabile, siç janë ndërtesat e mëdha, vetëm e vetëm t’ua tregojnë të tjerëve pasurinë e tyre. Megjithatë, këtyre sheikëve fisnorë u mungojnë idetë elementare për të mbrojtur ekonominë e tyre nga krizat reale financiare: siç pamë edhe në rastin e Dubait.
Pikërisht, ky mentalitet destruktiv fisnor ka penguar homogjenin kulturorë të vendit, siç është rasti me vendet anëtare të Këshillit Arab të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) të cilat nuk janë në gjendje të bëjnë një treg të përbashkët apo të krijojnë një monedhë të përbashkët. Gjithashtu nuk janë të afta të ndërtojnë edhe asnjë fuqi ushtarake për t’i mbrojtur këto nga një agresion i mundshëm i jashtëm.
Nuk ka dyshim se situata kolektive arabe do të vazhdojë të përkeqësohet edhe më tej, derisa të rrënohet tërësisht. Përveç se nëse populli arab zgjohet nga apatia, mjerimi dhe gjumi i thellë dhe të vendos të kthej lirinë dhe dinjitetin e uzurpuar arab. Arabët nuk janë të marrë, dhe ata kanë mundësi, nëse duan, të mësojnë nga vëllezërit tanë sipas fesë -turqit. Megjithatë, kalin mund ta dërgoni deri pusi, por nuk mund t’i jepni ujë nëse ai nuk donë…
Vërtetë është për të ardhur keq që në vendin ku të Dërguarit të Allahut s.a.v.s iu shpallë Kur’ani, sheikët e pasur vrapojnë pas dëshirave shtazarake kurse në anën tjetër thonë se u përmbahen rregullave të Sheriatit… Çfarë Sheriati është ky, i cili p.sh. një princi të prapambetur i lejon të shpenzojë resurset e Ummetit për dëshirat e tij shtazarake, derisa miliona muslimanë nuk mund të gjejnë ushqim për fëmijët?!
Allahu i Madhërishëm në Kur’an e paralajmëron një popull të tillë dekadent se dënimi i tyre është çështje kohe: “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjek shembullin tuaj.” (Muhammed, 38).
Në të njëjtën kohë vëllezërve tanë turq u themi: Mirëserdhët përsëri! Një kohë të gjatë na mungonin osmanlinjtë…
Shqipëroi:
Arsim Dauti
http://breziiri.com/2010/10/11/turqia-ne-ngritje-karshi-arabeve-ne-renie/