
Unë kam futur Skënderbeun si nje Anti-shqiptar ne rastesine e disa politikave te asaj kohe, kjo ka ndodhur sepse ka fakte Historike ( Skenderbeu Masakroj shqiptaret mysliman te fshatrat e krujes me te ardhur nga Turqia), dhe ky rast e ben Skenderbeun Anti-shqiptar.
Por me anti shqiptar tregohet Kadareja kur thote (Minarja e Xhamise se Hetem Beut ne mes te Tiranes eshte nje shkop i Turkut ngulur ne prapanicen e shqiptarit).
Skëndërbeu....., nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman.
Ishte i varur plotësisht prej Vatikanit dhe i shërbente këtij vendi me besnikëri.
Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqës shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryergjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë)e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike e shqiptareve.[b]Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t'i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve.
Mendoi se më i vlefshëm se çdo figurë e kombit shqiptar është vetë kombi shqiptar, se interesat e tij nuk duhen dëmtuar për hir të asnjë figure kombëtare, se sado e madhe të jetë një figurë historike, gabimet e saj nuk duhen vazhduar në qoftë se janë të dëmshme për kombin me arsyetimin se "duhen ruajtur figurat" dhe se figurat duhen ruajtur për çka kanë vepruar
drejtë.
Secilit i bie barra të vendosë vetë, nëse më i rëndësishëm është kombi dhe populli shqiptar apo "pastërtia" folklorike e figurave historike.
Shtrohet pyetja: a mund te quhet nje popull i ditur kur "pastërtia" folklorike e figurave historike eshte me i rendesishem se sa kombi dhe populli shqiptar?
Historia dhe histografia shqiptare dominohet nga elementi joshqiptar, kryesisht
vlleh-ortodoks, grek dhe sllav.
Mendoi se do te vije koha kur do te shkruhet historia reale e kombit shqiptar dhe kur do te dalin ne siperfaqe figurat reale te kombit shqiptar te cilat tani per tani gjenden te varrosura nen siperfaqen e tokes shqiptare.
Për të mësuar historinë e popullit tonë, sot lexuesi shfrytëzon literaturë të huaj, gjegjësisht serbe apo greke, çka është vërtet brengosëse. Nevoja për flakjen e teksteve filo-serbe nga bankat e shqiptarëve, s’ka dyshim që është diçka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Sot, në kohën e lirisë së fjalës, pas shkëputjes nga sistemi sllavo-komunist - sistem i instaluar nga serbet në Shqipërinë tonë - shqiptarët s’kanë kurrfarë arsye të mendojë akoma si Enveri, shërbëtori besnik i marksizëm-leninizmit, i cili u nguliti shqiptarëve përmes dhunës dhe mekanizmit të shpëlarjes së trurit idenë se këta shpëtuan e dolën fitimtarë në kohën kur u shkëputën nga Perandoria Osmane, e cila punoi për disa shekuj duke u mbështetur në parimet e Sheriat (Sistemin e Zotit).
Enveri mendonte kështu dhe impononte të njëjtin mendim, sepse ish i ngarkuar me këtë mision nga serbet, të cilët vetëm atëherë (1912), kur shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarëve, çka nuk patën mundësi që ta bënin më herët, në kohën kur aleati i shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, pjesë përbërëse e të cilit qe edhe Shqipëria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (përhapësi i ideve komuniste) vazhdoi me të njëjtën egërsi kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre myslimanë, njëlloj siç kishin vepruar punëdhënësit e tij(6) dekada më parë. Prandaj, lipset thënë që në fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga një kryetradhtar s’mund të merret parasysh, dhe e njëjta gjë vlen edhe përsa i përket historiografisë në lidhje me historinë e popullit tonë, krenaria e të cilit u ngrit në kohën kur ishte mik e akraba me perandorinë më të fortë të kohës.
E ngushtojmë tashti rrethin e konsideratave. Së rishmi në parim, tek flitet për një rishikim të historisë së shkruar e cila veçanërisht gjatë periudhës së diktaturës u deformua, u cungua dhe u shfytyrua lidhur me njerën anë kurse u fry me të dhëna fare të pavërteta nga ana tjetër, si edhe u bë ushqim shkollor për breza të tërë, është fare e qartë se barra duhej t’u binte mbi supe historianëve që me vullnetin dhe ndershmërinë më të madhe të përballoheshin me këtë detyrë nderi kombëtar dhe punën t’a çonin përpara.
Mirëpo realiteti i hidhur krejtë ndryshe qëndron! e si ...???