|
Është e vërtetë se të gjithë njerëzit nuk janë në një nivel të diturisë, prandaj ka nevojë që njerëzit të cilët nuk janë të thelluar në dituri, të ndjekin ata të cilët kanë studiuar rreth fesë, pasi ata më mirë i kuptojnë tekstet fetare, pasi edhe vetë urdhër i Allahut xh.sh. është të “Pyetni dijetarët nëse ju nuk dini”(Nahl, 43), sepse “ mbi çdo të dijshëm ka edhe më të dijshëm” (Jusuf, 76); e kur ta kuptojmë këtë, ne nuk do të kemi nevojë që të pyesim çdo njeri rrugës për fenë, e të marrim dispozita nga njerëz të cilët diturinë e kanë të pa verifikuar, por do të pyesim njerëzit e ditur, do të ndjekim një shkollë juridike, pra, medhhebin të cilin e kanë përkrahur shumica e botës islame, e nuk mund të thirret çdo njëri në mohim të medhhebit dhe marrjen e fesë direkt nga Kur`ani dhe suneti, kjo është absurde, pasi çdo njeri i thjeshtë i cili ka lexuar ndonjë pamflete me përmbajtje fetare t`i jap guxim vetes e të flas rreth fesë pa njohuri, kurse tekstet bazë të fesë ai nuk i ka kuptuar, kur dihet se edhe shumë dijetarë të mëdhenj nuk kanë mundur të japin përfundim për çdo gjë dhe kanë mbetur temë diskutimi për gjatë 1400 viteve?! Kur këta dijetarë të mëdhenj kanë mundur të gabojnë gjatë dhënies përgjigje, si mund që një njeri i thjeshtë t`i kupton dhe të punoj sipas tyre pa u bazuar në mendimet e dijetarëve? |
|
|
