HUTBEJA PËR AISHEN, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË

إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ 

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ

يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102)

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikëqyrës mbi ju." (en-Nisa, 1)

"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (el-Ahzab, 70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit, alejhi’s selam. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

 

Vëllezër të nderuar!

Do të doja që këtë hutbe ta filloj me ca pyetje, që mbase mund të jene pakëz të çuditshme për ju:

Cila ndeshje futbolli është zhvilluar mbrëmë?

Cila kombëtare ka gjasa të kualifikohet?

Cili ekip basketbolli kryeson ligën?

Cilat janë lajmet e fundit nga estrada jonë?

Kush u martua e kush u nda?

Kush u dënua për drogë e kush për dehje?

Tua them të drejtën, përgjigjet aspak nuk më interesojnë, edhe pse e di se shumë vëllezër mund të m’i japin ato, por më lejoni që nëpërmjet ca pyetjeve tjera, të një lloji tjetër, të zbulojmë diç, që është edhe thelb i kësaj ligjërate.

Cilat janë lajmet e fundit nga Palestina?

Cila është gjendja e muslimanëve pas vërshimeve në Pakistan?

Si është situata politike në Kashmir?

Ujgurët muslimanë a ndihen tashmë të qetë?

A është djegur Kur’ani prapë në ndonjë vend?[1]

Ç’lajme kemi nga Londra?

A mund të më thotë dikush se cila është risia e pakëndshme për muslimanët nga Londra?

A keni dëgjuar se me 17 Ramazan të këtij viti, që njëherësh përkon edhe me ditëlindjen e nënës tonë, nënës Ajshe, Allahu qoftë i kënaqur me të, shiiat rafidijj, janë mbledhur në një ceremoni dhe kanë sharë e ofenduar sahabet duke filluar nga Ebu Bekri, Omeri, Othmani, dhe së fundi me një “ekskluzivitet” i janë drejtuar Ajshes, duke e njollosur dhe akuzuar në moralin e saj?

 

Të nderuar!

Nuk e kam ndërmend t’iu akuzoj ju, assesi, ngase e tërë ajo që dua është vetëm vetëdijesimi karshi gjendjes së muslimanëve në botën mbarë. Ndryshe, unë kam mbetur i habitur kur kam parë se edhe nga hoxhallarët tanë i është kushtuar shumë pak rëndësi kësaj ngjarjeje ani pse në botën islame është diskutuar këto javët e fundit shumë kjo ndodhi.

 

Besimtarë të respektuar!

Ligjërata jonë në fokus ka gruan e Pejgamberit, alejhi’s selam, nënën e besimtarëve, Ajshen, vajzën e Ebu Bekrit, njeriut më të dashur tek Pejgamberi, alejhi’s selam. Duam të njihemi me të vërtetën përkitazi me të e po kështu edhe me realitetin e këtij grupi shiit, që nuk ndalen së shpifuri dhe shari sahabet e Pejgamberit, Allahu qoftë i kënaqur me ta. 

 

Kush ishte Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të?

Aisheja është vajza e Ebu Bekrit dhe Ummu Rumanit. Lindi në Mekke katër ose pesë vjet pas dërgimit të Muhammedit, alejhi’s selam si profet. Pejgamberi, alejhi’s selam u martua me të në vitin e dhjetë apo njëmbëdhjetë të pejgamberllëkut[2]. Në shenjë dashurie e respekti, ani pse nuk lindi fëmijë kurrë, Pejgamberi, alejhi’s selam ia dha ofiqin Ummu Abdullah (nëna e Abdullahut)[3], dhe kete nga lindja e djalit të motrës së saj, Abdullah b. Zubejrit.

Ajsheja jetoi gjatë pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi’s selam. Në fund të jetës u sëmur rende saqë  u detyrua të shtrihej në shtrat. Vdiq në Ramazan, në vitin 57h. Ajo është e varrosur në Beki’ ndërsa namazin e xhenazes ia fali Ebu Hurejre. 

 

Vlera e Ajshes, Allahu qoftë i kënaqur me të

Dashuria dhe respekti ndaj sahabeve, në përgjithësi, e ndaj familjes së Pejgamberit, alejhi’s selam, në veçanti, është pjesë e besimit[4]. Kjo dashuri dhe ky respekt shtohen edhe më atëherë kur ne mësojmë për personalitetet e tyre, personalitete këto që më nuk përsëriten kurrë në histori të njerëzimit. Si mos të jenë të tillë kur ata u certifikuan në shkollën e Muhammed Mustafasë. Si të mos ketë qenë Ajsheja një oqean dije, tiparesh, edukate, kur ajo ndau pjesën më të çmuar të jetës së saj me njeriun më të zgjedhur të botës. Nga këtu, në momentet që njihesh me detajet e personalitetit të kësaj legjenda të gjinisë femërore, krahas shtimit të dashurisë për të si nënë e jona, do të bindesh edhe për ata qe akuzat janë vetëm shpifje.

Ajsheja konsiderohet prej sahabeve më të shquar, me pozitën më të lartë dhe prej atyre që më së miri e kanë njohur Pejgamberin, alejhi’s selam dhe cilësitë e tij. Ka qenë ndër gratë me respekt të veçantë tek Pejgamberi, alejhi’s selam. Ka qenë deti në fe dhe thesar urtësish. Ishte shkollë në vete; ngado që shkonte me të ecte edhe dituria, nderi dhe devotshmëria[5].

Serinë e këtyre favoriteve që gëzon nëna jonë ndaj të gjitha grave tjera të botës do ta hapja me rastin e martesës së saj. Ajo është martuar me Muhammedin, alejhi’s selam me urdhër hyjnor. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

أُرِيتُك في المنام ثلاثَ ليالٍ، جاءني بك الملك في سَرَقَةٍ (قطعة) من حريرٍ، فيقول: هذه امرأتك، فأكشف عن وجهك فإذا أنت هي، 

Të kam parë në ëndërr (oj Ajshe) tri net. Xhibrili më solli pamjen tënde në një copë mëndafshi dhe më tha: Kjo është gruaja jote. Ta zbuloja fytyrën kur ja ishe ti ajo...”.

Ajsheja ishte njeriu më i dashur tek Pejgamberi, alejhi’s selam. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi’s selam qe pyetur:

أيُّ الناس أحبُّ إليك؟ قال: عائشة، فقلت: مِن الرجال؟ فقال: أبوها، قلت: ثم مَن؟ قال: ثم عمر بن الخطاب، 

Cili është njeriu më i dashur tek ti? Ajsheja- tha. Po prej burrave? Babai i saj –u përgjigj. Pastaj? Omeri, biri i Hattabit –tha...”

Nëse ndalemi tek kjo dëshmi dhe e krahasojmë me kohën kur është martuar me Ajshen, atëherë mund të përfitojmë një tjetër dëshmi të vlerës së saj. Pejgamberi, alejhi’s selam u martua me Ajshen pas vdekjes së Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe duke qenë se Hatixheja i kishte lënë një boshllëk sa asnjë nga gratë tjera nuk mund ta mbushte, martesa me Ajshen, të vetmen beqare, erdhi si një mirësi hyjnore për të dhe një lloj ngushëllimi. Mu për këtë, edhe ka qenë gruaja më e dashur tek ai, kuptohet pas Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Për vlerën e Ajshes ka folur Pejgamberi, alejhi’s selam, ka folur vet ajo dhe edhe të tjerët kanë folur për të. Pejgamberi, alejhi’s selam duke e lëvduar atë thotë:

فضْلُ عائشة على النساء، كفضْل الثريد على سائر الطعام

Vlera e Ajshes ndaj grave tjera është si vlera e theridit[6] ndaj të gjitha ushqimeve.” Buhariu.

Ndërsa Ajsheja duke folur për veten e saj, respektivisht specifikat ndaj grave tjera të Pejgamberit, alejhi’s selam, thotë:

“Jam favorizuar ndaj grave tjera të Pejgamberit, alejhi’s selam me dhjetë gjëra:

  1. Jam e vetmja beqare,
  2. Asnjë prej grave të tij nuk i ka patur të dy prindërit muhaxhirë,
  3. Shfajësimin tim e shpalli Allahu nga qielli,
  4. Xhibrili i erdhi Muhammedit, alejhi’s selam me pamjen time në mëndafsh, dhe i tha: Martoje ngase kjo është gruaja jote!
  5. Pastroheshim nga një enë e vetme,
  6. I shpallej vahji duke qenë me mua,
  7. E mori Allahu duke qenë i mbështetur për meje,
  8. Vdiq në natën që i binte të ishte me mua (edhe pse gjatë sëmundjes, me leje të grave tjera, qëndronte vetëm tek Ajsheja), dhe
  9. U varros në dhomën time.” [7]

 Kurse të tjerët për të, me përjashtim të gojëfëlliqurve, kanë thënë vetëm fjalë miradije. Meqë kanë dhënë lëvdata të shumta për diturinë e saj, saqë e llogarisnin prej grave absolutisht më të ditura të ummetit[8], do të doja të shkoqisim disa prej fjalëve të tyre në këtë aspekt..

 

Ajsheja, Allahu qoftë i kënaqur me të si dijetare

Ka transmetuar shumë thënie të Pejgamberit, alejhi’s selam. Respektivisht, ka transmetuar 2210 hadithe. Buhariu dhe Muslimi janë pajtuar për 174 hadithe derisa Buhariu është veçuar me 54 ndërsa Muslimi me 69 hadithe.

Aisheja ishte aq e ditur saqë plotësonte në disa raste edhe sahabet. Madje Imam Zerkeshiu e ka shkruar një libër të veçantë për këtë, të cilin e emërtoi: “El-ixhabetu li iiradi ma istedreketuhu Aishetu ala’s sahabeh”.

Aisheja ishte enciklopedi që ecën. Atë e konsultonin edhe sahabet. Ebu Musai rrëfen: “Nuk ka ndodhë të na jetë bërë ndonjë hadith i paqartë e ta pyesim Ajshen për të e të mos kemi gjetur dije për atë hadith”.

Zubejr b. Avvami kishte përmendur Aishen me ç’rast kishte thënë: “Aisheja ishte njeriu më i ditur për Hadith, Kur’an dhe poezi.”[9]

Ibni Tejmije qe pyetur për Ajshen në ishte më e mirë se Hatixheja, Allahu qoftë i kënaqur me të dyja, e ka dhënë këtë përgjigje: “Atë që e ka bërë Hatixheja në fillim të Islamit: përkrahja e fesë dhe kontributi i saj, Ajsheja sigurisht që nuk mund ta shoqërojë në të sikur asnjë grua tjetër e Pejgamberit, alejhi’s selam. Dhe atë që e ka bërë Ajsheja në fund të islamit: bartja e fesë dhe kumtimi i saj tek njerëzit si dhe akumulimi i shumë njohurive, natyrisht se nuk mund ta shoqërojnë Hatixheja (e cila kishte vdekur kohë më parë) dhe as gratë tjera...”

 

Bujaria dhe guximi i saj

Aisheja ishte një personalitet me vlera shumëdimensionale. Sa ishte bujare, ajo ishte edhe trimëreshë. E thoshte të vërtetën duke mos iu frikësuar askujt pos Allahut. Për bujarinë e saj na rrëfen Urveja, i cili thotë: “Ndodhte që Ajsheja të ndaj gjatë ditës 70.000 (shtatëdhjetë mijë) dërhemë ndërsa vet rrobat i arnonte.

Ajsheja urdhëronte për të mirë dhe ndalonte nga e keqja pa u frikësuar fare. Tregohet se një grua kishte hyrë tek ajo me një mbulesë koke të tejdukshme ndërsa ajo ia kishte shqyer atë duke i thënë: Po ti a nuk po e ditke çka ka shpallë Allahu në kaptinën en-Nur? Pastaj ia kishte sjellë një mbulesë tjetër sipas rregullave fetare[10].

 Nga këtu kujtoj nuk është çudi kur të dëgjosh se Xhibrili i bënte selam asaj. Vet Aisheja rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam një here i paskësh thënë:

يا عائشة هذا جبريل يقرئك السلام قالت وعليه السلام ورحمة الله

Oj Ajshe! Ky është Xhibrili, po të përshëndet me selam! Edhe ndaj tij qoftë selami- tha (Ajsheja)” Buhariu dhe Muslimi.

 

Akuzat ndaj Ajshes, Allahu qoftë i kënaqur me të

Zmbrapsja e Pejgamberit, alejhi’s selam nga misioni i tij ka qenë synim i përhershëm i jobesimtarëve, për realizimin e të cilit nuk kanë kursyer mjet as mund. Një prej atyre mjeteve ishte edhe hedhja e dyshimeve në moralin familjar, në mënyrë që jehona për familjen e tij të ishte e keqe, e kush ka familje të keqe si mund të jetë pejgamber. Këtë do ta sqarojmë më poshtë. Këtu dua të tregoj ndodhinë për çka është akuzuar Ajsheja, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Pejgamberi, alejhi’s selam kur merrte ndonjë rrugë, atëherë hidhte short tek gratë e tij për ta marrë ndonjërën me vete. Në një betejë mua më ra ta shoqëroja. Shkuam dhe kjo ndodhi pas shpalljes së urdhrit për Hixhab kështu që mua më bartnin në një lloj tende të vogël mbi deve. Kur po kthehej nga lufta, Pejgamberi, alejhi’s selam qëndroi afër Medinës me gjithë ushtrinë. Pasi ndenjën ca, dha urdhër që të niseshin natën. Por, natën, kur po nisej ushtria, unë dola më tej për të kryer nevojën dhe kur u kthye aty ku patën qëndruar për pushim, pashë kishte humbur qaforja. U ktheva atje ku më pati rënë, që ta kërkoja. Qaforen e gjeta, mirëpo ushtria qe nisur për në Medine. Kishin ngarkuar në deve tendën time duke menduar se jam në të. Ata nuk e kuptuan që dikush mungonte, sepse kur e ngritën tendën mbi deve ishin shumë veta. Kur u ktheva në vendin ku pushoi ushtria, nuk gjeta asnjeri. Qëndrova aty, duke menduar se ata do ta kuptonin se po mungoj dhe do të ktheheshin për të më kërkuar në vendin, ku kishin pushuar...

Vazhdon rrëfimi...

Ndërkohë Ajshen atë e zuri gjumi, meqë ishte e lodhur. Njëri nga sahabet, Safuan b. Muattal es-Selemiu kishte fjetur në prapavijë të ushtrisë. Ai e kishte zakon të flinte shumë, kështu që u zgjua me vonesë dhe mori rrugën nga kishte kaluar ushtria. Në rrugë e sipër pa një njeri që flinte. U afrua. E njohu që ishte Ajsheja, sepse e kishte parë atë para se të vinte ajeti për vendosjen e hixhabit (mbulesës së kokës). “Vërtet, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Kjo është bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut”,- tha ai, nuk foli asnjë fjalë tjetër. Në atë çast Ajsheja u zgjua dhe mbuloi fytyrën me shaminë e vet. Atëherë Safuani afroi devenë tek ajo, e uli devenë dhe Ajsheja hipi në të. Ai e mori për dore kapistrën e devesë dhe eci përpara. Ecën e ecën, derisa e arritën ushtrinë, që po pushonte në Nahru Dhahire. Kur Abdullah b. Ubeji, armiku i Allahut, dëgjoi për ngjarjen, gjeti çastin që ta villte tërë dyfytyrësinë dhe mërinë e tij. Ai shpifi kundër tyre. Ai nisi ta tregonte ngjarjen gjithandej, duke e mbushur me plot gjëra të paqena, ashtu siç i pëlqente atij. Shokët e tij grumbulloheshin dhe i dëgjonin prej tij ato sajesa dhe kur shkuan në Medine, i përhapën gënjeshtrat e Abdullah b. Ubejit, derisa nga ato shpifje u mashtruan edhe disa myslimanë. Kur arriti në Medine, Ajsheja u sëmur dhe sëmundja i zgjati rreth një muaj. Medinia ziente nga fjalët e shpifësve, ndërsa ajo nuk dinte gjë. Por diçka e bënte të dyshonte, sepse ajo nuk po shikonte të njëjtën mirësjellje dhe përkujdesje prej Pejgamberit, alejhi’s selam, siç e kishte shikuar më parë, kur sëmurej. Tani Pejgamberi, alejhi’s selam hynte tek ajo, përshëndeste me “Selam!”, pastaj pyeste “Si je?” dhe pastaj kthehej e nuk rrinte me të. Gjatë gjithë asaj kohe Pejgamberi, alejhi’s selam qëndroi në heshtje. E meqenëse shpallja iu vonua ca, ai u këshillua me shokët e vet. Aliu i tha që ta divorconte Ajshen, ndërsa, Usameja dhe të tjerët i thanë që ta mbante se Aisheja ishte e pastër si ari. Pejgamberi, alejhi’s selam hipi në minber dhe kërkoi ndihmë kundër atij burri, helmi i të cilit kishte arritur deri në familjen e tij –ishte fjala për Abdullah b. Ubejin. Atëherë, kryetari i fisit Eus kërkoi ta vrisnin atë. Kryetarin e fisit Hazrexh nuk e la ndjenja e bashkësisë (Abdullah b. Ubeji ishte i fisit Hazrexh), kështu që ai nuk deshi që ai të vritej. Atëherë, nisi grindja midis dy fiseve, derisa ndërhyri Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i qetësoi ata. Një ditë Ajsheja doli, pasi u bë natë për nevojat e saj. Sapo ishte përmirësuar nga sëmundja. Me të shkoi edhe nëna e Musatahut. Pasi kreu punë dhe po kthehej, Aishja rrëshqiti dhe u rrëzua. Nëna e Mistahut thirri për ndihmë djalin e vet, Mistahun, por Aishja nuk deshi që ai të vinte. Aty, nëna e Mistahut i tregoi Ajshes fjalët që ishin përhapur për të. Madje, ajo i tha Ajshes se edhe biri i saj, Mistahu ishte nga ata që fliste ashtu si të tjerët. Ajshja u kthye, i kërkoi leje Pejgamberi, alejhi’s selam dhe vajti te prindërit e saj. Kur mori vesh shpifjen që ishte ngritur kundër saj, nisi të qante me dënesë. Qau aq shumë, saqë dy net e një ditë nuk vuri gjumë në sy dhe nuk iu thanë sytë nga lotët. Prindërit e saj kujtuan se i ishin shqyer mëlçitë. Në mëngjesin e natës së dytë vajti tek Pejgamberi, alejhi’s selam. U ul pranë saj, tha dy dëshmitë dhe u shpreh: “Oj Ajshe! Unë kam marrë vesh për ty kështu, kështu. Por, në qoftë se ti je e pafajshme, Allahu do ta tregojë pafajësinë tënde. Në qoftë se je njollosur me faj, kërkoji falje Allahut dhe kthehu nga ai, sepse, kur njeriu e pranon fajin që ka bërë e kthehet nga Allahu, Allahu ia pranon teuben (pendimin).” Atëherë, Ajsheja i ndërpreu lotët dhe u tha prindërve që t’i përgjigjeshin Pejgamberit, alejhi’s selam. Por ata nuk dinin se çfarë t’i thoshin. Atëherë, Ajsheja tha: “Për Allahun, unë e di se ju i keni dëgjuar ato fjalë dhe se ato kanë hyrë në shpirtrat tuaj, saqë i besoni si të vërteta. Por, unë po t’ju them se jam e pafajshme dhe Allahu e di se unë jam e pafajshme, ju nuk do të më besonit. Sikur të pranoj sa për sy e faqe ndonjë gjë të paqenë, do të besonit e përsëri Allahu e di se unë jam plotësisht e pafajshme. E unë, për Zotin, mund të them vetëm siç tha babai i Jusufit: “Durim të fortë.” Pastaj u kthye dhe u shtri. Por zbriti shpallja në kohën që duhej. Pejgamberi, alejhi’s selam u gëzua, buzëqeshi dhe fjalët e para që tha, qenë: “Sa për Allahun, oj Ajshe, Ai të shfajësoi.” Nëna e saj i tha: “Çohu për të (për Pejgamberin, alejhi’s selam)!” “Për Zotin nuk i çohem,- ia kthehu Ajsheja, unë nuk falënderoj tjetër, përveç Allahut.” Fjala, që Allahu zbriti për shfajësimin e Aishes, janë dhjetë ajete nga surja “En Nur”. Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ الَّذِينَ جَاؤُوا بِالْإِفْكِ عُصْبَةٌ مِنْكُمْ لاَ تَحْسَبُوهُ شَرًّا لَكُمْ بَلْ هُوَ خَيْرٌ لَكُمْ لِكُلِّ امْرِئٍ مِنْهُمْ مَا اكْتَسَبَ مِنَ الْإِثْمِ وَالَّذِي تَوَلَّى كِبْرَهُ مِنْهُمْ لَهُ عَذَابٌ عَظِيمٌ * لَوْلاَ إِذْ سَمِعْتُمُوهُ ظَنَّ الْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بِأَنْفُسِهِمْ خَيْرًا وَقَالُوا هَذَا إِفْكٌ مُبِينٌ * لَوْلاَ جَاؤُوا عَلَيْهِ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَإِذْ لَمْ يَأْتُوا بِالشُّهَدَاءِ فَأُولَئِكَ عِنْدَ اللَّهِ هُمُ الْكَاذِبُونَ * وَلَوْلاَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ لَمَسَّكُمْ فِي مَا أَفَضْتُمْ فِيهِ عَذَابٌ عَظِيمٌ * إِذْ تَلَقَّوْنَهُ بِأَلْسِنَتِكُمْ وَتَقُولُونَ بِأَفْوَاهِكُمْ مَا لَيْسَ لَكُمْ بِهِ عِلْمٌ وَتَحْسَبُونَهُ هَيِّنًا وَهُوَ عِنْدَ اللَّهِ عَظِيمٌ * وَلَوْلاَ إِذْ سَمِعْتُمُوهُ قُلْتُمْ مَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَتَكَلَّمَ بِهَذَا سُبْحَانَكَ هَذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ * يَعِظُكُمُ اللَّهُ أَنْ تَعُودُوا لِمِثْلِهِ أَبَدًا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ * وَيُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآيَاتِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ * إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَنْ تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ * وَلَوْلاَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ رَؤُوفٌ رَحِيمٌ 

S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh. 12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!" 13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët. 14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t'ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët. 15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe. 16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!" 17. All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë. 18. All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë. 19. Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini. 20. Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.

Pejgamberi, alejhi’s selam doli përpara njerëzve dhe u foli atyre. Ai u lexoi atyre çfarë kishte zbritur për pafajësinë e Ajshes. Kur u kthye, urdhëroi të fshikulloheshin dy burra besimtarë të çiltër dhe një grua besimtare e çiltër, secilit tetëdhjetë rripa. Dy burrat ishin Hasan b. Thabit dhe Mistah b. Ethathe, kurse gruaja ishte Humne, bija e Xheheshit. Ata dhe ajo qenë lëkundur dhe përfshirë në mëkat. Kurse kreu i dyfytyrakëve nuk u dënua në këtë botë; ai do të qëndrojë përpara Allahut në Ditën e Gjykimit, atë Ditë, kur nuk do të bëjë dobi as pasuria dhe as fëmijët, përveçse zemra e pastër.

Ajsheja, jo vetëm kësaj radhe u shfajësua. Ajo u shfajësua prapë vetëm se kësaj radhe nga Pejgamberi, alejhi’s selam. Tirmidhiu transmeton se:

أن جبريل عليه السلام جاء بصورتها في خِرقةِ حرير خضراء إلى رسول الله فقال : إن هذه زوجتك بالدنيا والآخرة 

Xhibrili i pati ardhur Pejgamberit, alejhi’s selam me pamjen e saj në një copë mëndafshi të gjelbër dhe i pati thënë: Kjo është gruaja jote në dynja dhe ahiret!” Albani e cilëson autentik.

Pra, përderisa ajo është caktuar të jetë gruaja e tij edhe në Xhennet, doemos se ka vdekur si besimtare e sinqertë. Kjo është dëshmi e padiskutuar e pafajësisë së saj.   

 

Ata nuk urrejnë Ajshen por Allahun e Madhëruar

Ajetet që cituam lart shfajësojnë Ajshen. Ato janë shpallje nga i Madhi Allah. Kështu, të vazhdohet me akuza ndërsa këto janë fjalët e Allahut, është mohim i drejtpërdrejt i tyre. E ai që mohon Kur’anin, padyshim së është i dalë nga feja.

 

Ata urrejnë Muhammedin, alejhi’s selam

Është pyetur njeri nga selefi për ata që shajnë gratë e Pejgamberit, alejhi’s selam e ka thënë: “Ata janë zindikë – të dalë nga feja. Ata, në fakt, synuan Pejgamberin, alejhi’s selam por meqë nuk gjetën përkrahës nga ummeti, atëherë shanë gratë dhe shokët e tij.”

 

Shiitët si jahuditë

Rasti i tyre shumë të kujton çifutët, të cilët nënën e Isait, Merjemen e ndershme, e akuzuan për tradhti morale, dhe kjo jo në bazë të ndonjë argumenti por nga mëria shpirtërore. Plotësisht të ngjashëm janë ky fraksion i shpitëve të cilët ani pse kanë këto ajete kur’anore para vete, të cilat nuk i konteston askush, ata vazhdojnë me akuza.

 

Dispozita per ata që fyejnë sahatet në përgjithësi dhe Ajshen në veçanti

Dispozita për ata që shajnë gratë e Pejgamberit, alejhi’s selam përmblidhet në dy aspekte:

a. Prej mëkateve më të mëdha, dhe kjo nga aspekti i pozitës së tyre si nëna të besimtarëve. Allahu thotë:

النبي أولى بالمؤمنين من أنفسهم وأزواجه أمهاتهم

Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre...” el-Ahzab, 6.

Pra gratë e Pejgamberit, alejhi’s selam janë nënat tona ndërsa sharja e prindërve është prej mëkateve më të rënda dhe më të rrezikishme. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

إن من الكبائر شتم الرجل والديه ، قالوا : يا رسول الله وهل يشتم الرجل والديه ؟ قال : نعم يسب أبا الرجل فيسب أباه ويسب أمه فيسب أمه

Vërtet, prej mëkateve më të mëdha është që njeriu të shanë prindërit e tij. O i dërguari i Allahut – e pyetën disa me habi- po a shanë njeriu prindërit e vet?! Po, u përgjigj, dhe sqaroi se njeriu shan të babanë e tjetrit e ai i shanë babanë këtij, ia shanë nënën tjetrit, e is hahet edhe këtij.” Buhariu dhe Muslimi.

b. Është dalje prej fesë ngase Allahu e ka shfajësuar atë në Kur’an:

إن الذين جاءوا بالإفك عصبة منكم لا تحسبوه شرا لكم بل هو خير لكم لكل امرئ منهم ما اكتسب من الإثم والذي تولى كبره منهم له عذاب عظيم 

S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.” en-Nur, 11.

Kështu, të dalësh sot, pas këtyre fjalëve të Allahut, e ta akuzosh Ajshen, është drejtpërdrejt mohim i fjalëve të Allahut, gjë e cila padyshim se është kufër. Ka thënë Ibni Kethiri: “të gjithë dijetarët janë unik sa i përket asaj se kush akuzon Ajshen pas këtyre ajeteve eshte jobesimtar ngase mohon Kur’anin ”[11].

 

Besimtarë të nderuar!

Sa shumë do të doja sikur “yjet” tanë, në vend të aktorëve, këngëtareve, lojtarëve, atletëve, të ishin sahabet.

Sa shume do të më gëzonte sikur të shihja ndonjërin prej vëllezërve tek më flet për Ebu Bekrin, si praktikues të flaktë të traditës së Pejgamberit, alejhi’s selam, për Omerin si trim e guximtar, për Uthmanin si të moralshëm e bujar, për Aliun si trim e dijetar, për Ajshen si model ideal për gratë muslimane, për Esmanë si shembull të respektit bashkëshortor...

Meqë shpëtimi është në pasimin e tyre dhe në trasimin e rrugës së tyre, unë e lus Allahun e Madhëruar që të na udhëzojë në këtë mirësi, të na bëjë të jetojmë jetën sipas shembullit të tyre dhe të vdesim në këtë gjendje!

 

Tetor, 2010

_______________________

 

 

[1] Ne Strasburg është djegur Kur’ani dhe është emituar online. www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1299

 

[2] Nevval el-Ja’kubi, Terxhemetu Aishete Ummi’l Mu’minine, radijaAllahu anha, data: 19/12/2009, http://www.alukah.net/World_Muslims/0/8819/ 

 

[3] Shejh Sulejman es-Selameh, Aishetu radijAllahu anha ve erdaha, 26/9/2010, www.alukah.net

 

[4] Shejh Sulejman es-Selameh, Aishetu radijAllahu anha ve erdaha, 26/9/2010, www.alukah.net

 

[5] Nevval el-Ja’kubi, Terxhemetu Aishete Ummi’l Mu’minine, radijaAllahu anha, data: 19/12/2009, http://www.alukah.net/World_Muslims/0/8819/ 

 

[6] Theridi është një ushqim i vjetër arabë. Përbëhet nga buka, mishi dhe corba. Të gjitha këto vendosen në një enë e pastaj piqen. Servohet i nxehtë. 

 

[7] Nevval el-Ja’kubi, Terxhemetu Aishete Ummi’l Mu’minine, radijaAllahu anha, data: 19/12/2009, http://www.alukah.net/World_Muslims/0/8819/ Në këtë transmetim figurojnë vetëm 9 favorite.

 

[8] Ibid. 

 

[9] http://saaid.net/mohamed/309.htm  

 

[10] Shejh Sulejman es-Selameh, Aishetu radijAllahu anha ve erdaha, 26/9/2010, www.alukah.net

 

[11] http://saaid.net/mohamed/301.htm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme