KONTAKTET E PARA TË OSMANLINJVE ME PERËNDIMIN NË FUSHËN E GJEOGRAFISË DHE MJEKËSISË

Nëse hulumtohen dy harta gjeografike të shekullit XV të projektuara nga hartografët myslimanë, e para e Ibrahim Katibiut e vitit 1416, dhe e dyta e Taib Mursiel Ibrahimit i vitit 1461., në të cilat përfshihen Deti Mesdhe dhe Evropa jugperëndimore, vihet në konkludim se këto harta janë projektuar duke u shfrytëzuar dituria perëndimore. Kjo tregon se myslimanët edhe për së afërmi i përcillnin të arriturat shkencore të Perëndimit në këto fusha. Nëse merret parasysh ajo që në të njëjtën kohë Osmanlinjtë i shfrytëzonin ato harta, mund të vijmë në përfundim se Osmanlinjtë në mënyrë të tërthortë i arrinin dituritë e tyre në fushën e gjeografisë.

Harta e njohur e Piri Reisit, e cila vjen pas këtyre dy hartave jo aq të njohura, është projektuar në bazë të hartës së punuar nga K. Kolombo 1489. e cila i është dorëzuar Sulltan Selimit në Egjipt. Piri Reisi thotë se për këto të dhëna ishte informuar axha i tij Kemajl Reisi prej një robi i cili kishte tregu se brenda një periudhe kohore njëzet e pesë vjeçare tri here kishte shkuar me Kolombon në Amerikë. Disa vite më vonë Pir Reisi shkurtimisht i botoi të dhënat për Botën e re dhe zbulimet e saja në veprën e tij “Kitab-i Bahrije. Vepra Tarih-i Hind-i Garbi, për të cilën thuhet se është shkruar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XVI nga një autor i pa njohur, është shkruar në bazë të burimeve Italiane dhe Spanjolle. Kjo vepër paraqet rëndësi për shkak që tregon se Osmanlinjtë i përcillnin zbulimet gjeografike të botës perëndimore. Pjesa e tretë, e cila përbënë qendrën e këtyre tre veprave dhe dy të tretat e saja, flasin për zbulimin e Amerikës 1492 si dhe për aventurat gjashtëdhjetëvjeçare të Kolumbos, Balboas, Magelanit, Kortesit, dhe Pizaros deri në vitin 1552.

Ajo çka kjo vepër, e cila është shkruar në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XVI, që fletë për zbulimet gjeografike të viteve 1552, është që na bënë me dije se sa kishin mundësi Osmanlinjtë për t’i përcjell përparimet në perëndim.

Paralelisht ne e shohim se duke marrë dijeni të reja Evropiane në fushën e gjeografisë të shekujve XV dhe XVI dhe përpunimin e hartave sipas teknikave të reja, një rëndësi të madhe paraqitnin edhe ngjarjet në fushën e mjekësisë.


MJEKËSIA

Mjekët tek osmanlinjtë arsimoheshin sipas principit që nxënësi praktikisht të mësoj nga mësuesi në kuadër të traditës klasike islame, dhe që ato mësime praktike të arrihen nëpër spitale. Për arsimimin e këtyre mjekëve , të cilët mjaftonin për shërbimet ushtarake dhe nevojat e qytetarëve, në kohën e sulltan Sylejmanit u ndërtua medreseja e orientimit mjekësor (Suleymanije Tip Medresesi) në kuadër të medreseve të Sylejmanijes. Me themelimin e kësaj medreseje të pavarur të orientimit mjekësor, dituria mjekësore padyshim që së pari herë në historinë e civilizimit islam fitoi, një institut e cila do të punoi shekuj më vonë. Ekspertët e mjekësisë dhe të artit, të cilët arsimoheshin jashtë disiplinave akademike, i kishin ligjet dhe bashkësitë e veta.

Shumica e mjekëve që u shkolluan në medresenë Sylejmanije me detyrat e tyre u angazhuan nëpër spitalet e themeluara të kryeqytetit dhe në shumë qytete tjera të perandorisë Osmane të shekullit XVI. Në këtë kohë gjuha turke pranë asaj arabe dhe perse u bë gjuhë e mjekësisë dhe librat mjekësore filluan të shkruhen në gjuhën turke.
Osmanlinjtë shumë herët kanë rënë në kontakt me mjekësinë e renesancës. Mjeku Italian hebreu Giacomo di Gaeta, i cili ishte në shërbim të sulltan Muratit II, u bë mjek i sulltan Mehmet Fatihut. Ai e pranoi islamin me emrin Jakub. Sipas fjalëve të Ashik Pashës, sulltan Fatihu për shkak se e donte shumë e emëroi për mjek kryesor dhe e shpërblej me pozitën e vezirit. Mbas këtij mjeku Italian, që në historinë e Osmanlinjve u njoh me emrin Jakub-pasha, mjekësia Osmane në fund të shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI e fitoi mundësinë e njohjes me mjekësinë e renesancës.

Pasi mbreti Karli VI (i lindur më1368-1422; sundoi prej vitit 1380 deri në vitin 1422, plotësim SH. V.), në vitin 1394 i dëboi hebrenjtë nga Franca, që të njëjtin punë kohë më parë e kishte bërë edhe Ludevigu mbreti i Gjermanisë nga Bavaria (i lindur 1286-1347; kurse sundoi gjatë viteve 1314-1347, plo.. SH. V.) duke i dëbuar hebrenjtë prej Gjermanisë, ata gjeten vend strehim në Turqi. Ndërkaq që më vonë edhe ata hebrenj, që u dëbuan nga Spanja në vitin 1492, u strehuan dhe gjetën garanti për jetën dhe fenë e tyre nën mbrojtjen e shtetit Osman. Në mesin e Hebrenjve të cilët u shpërngulën në shtetin Osman, duke filluar nga viti 1492, kishte mjek me prejardhje nga Spanja, Portugalia, dhe Italia. Mund të themi se ndikimet e reja të mjekësisë perëndimore në mjekësin Osmane më tepër arritën nëpërmes rrugës së mjekëve të cilët erdhën gjatë kësaj vale të dytë të shpërnguljes.

Mjekët hebre të cilët u vendosën në Stamboll dhe Selanik, patën mundësi që, në këto rrethana të përparojnë, sepse ata me vete bartnin elemente të reja të mjekësisë evropiane që dallonin nga mjekësia klasike islame. Ata mjekë, të cilët kishin arrit që me vete ti marrin librat e tyre, ishin shkolluar nëpër universitet të Lisabonit, Koimbreit, dhe Alkales. Në mesin e tyre shumica kishin diplomuar në Universitetin Salamanka. Disa prej tyre arritën të vijnë deri në oborrin mbretëror dhe të përparojnë në pozitën e mjekut personal të sulltanit.

Shembulli tjetër i tolerancës fetare i Osmanlinjve dhe respekti ndaj bashkësisë së hebrenjve, është edhe ajo që ndaj mjekëve hebrenj kishte privilegje, sikurse për shembull lirimi nga disa tatime si dhe kalërimi me kuaj. Udhëpërshkruesit evropian, të cilët e kishin vizituar Stambollin dhe Selanikun në mesin e shekullit XVI, flasin për pozitën e mjekëve hebrenj të këtyre dy qyteteve. Ndërsa Belloni thotë se në vitin 1547, kishte shumë mjekë hebrenj. Gjeografi Nikollas de Nikollay shënon se në mesin e tyre pati edhe asi të cilët kishin dituri teorike dhe praktike dhe se shkaku i përparësisë së tyre qëndronte në at se ata i shfrytëzonin librat mjekësore të shkruara në gjuhën hebraishte, arabishte dhe greqishte. De Nikolaji në një vend tjetër provon se dituria e mjekëve hebrenj lidhet ngushtë me njohjen e gjuhëve evropiane: latinishten, italishten dhe spanjishten, përveç atyre që u cekën më parë.

Musa b. Hamun i cili qe më i njohuri prej këtyre mjekëve, arriti që në oborrin mbretëror të bëhej mjeku i sulltan Sylejmanit ligjdhënësit, dhe shkroi njërin nga veprat e para në gjuhën turke për stomatologji. Sipas mendimit të A. Terzioglut, i cili kishte botuar faksimilen e kësaj vepre në gjuhën turke dhe i cili e kishte hulumtuar at, kjo është një vepër, e cila përveç se që është shkruar në bazë te veprave të vjetra greke, islame dhe ujgure të mjekësisë, ajo është shfrytëzuar edhe nga burimet osmane të mjekut Sherafedin Sapunxhuoglu (vdes 1468.) dhe nga burime tjera osmane dhe evropiane. Përveç kësaj vepre të njohur të Musa b. Human-it, ekziston edhe një vepër në gjuhën turke e cila nuk është hulumtuar aq shumë. Titulli i kësaj vepre, e cila ka ndihmuar në arritjen e diturve mjekësore të renesancës, është Risale fi Tabayi el-Edviya ve Istimalila. Ky mesazh, që përbëhet nga katër vepra, tregon për karakteristikat e barnave dhe përdorimin e tyre. Në parathënien e kësaj vepre Musai sqaron se e kishte shkruar duke i shfrytëzuar burimet Islame, evropiane, greke, dhe hebrenje.

Shaban b. Ishak el-Israili (vdes rreth viti 1660.), i njohur si Ibn Xhami, ishte njëri nga shkrimtarët hebre që në kohën e tij nuk ishte aq i njohur, dhe që ne lidhje me biografin e tij nuk kemi të dhëna të mjaftueshme, kishte përkthyer nga gjuha spanjolle në at arabe, shkrimin se si të bëhet shërimi me duhan. Duke iu referuar të dhënave të mjekut spanjoll Mortarusi-t, i cili kishte jetuar kah fundi i shekullit XVI, Ibn Xhami flet për shfrytëzimin e gjetheve të duhanit dhe për mënyrën e metodave të shërimit nga lëngu i saj. Ai thotë kur kamë pa se edhe femrat kanë filluar të thithin duhanin, vendosa që ta shkruaj këtë libër. Ibn Xhami kishte dijeni se ishte thur një poezi në të cilën lavdërohet duhani.

Se sa kishte qenë kontributi i mjekëve hebrenj gjatë shekullit XVI, prej të cilëve vetëm disa këtu u përmendën, dhe se në ç’mas ato kanë sjellë ndryshime, tregojnë rezultatet e krahasuara me veprat e shkruara në atë kohë nga burimet perëndimore dhe me literaturën klasike islame për të cilat mund të konstatojmë se a u vazhdua me rrjedha të reja apo me ato të vjetra. Në këtë mënyrë mund të krijohet një përqindje shumë më e qartë në lidhje me mjekësinë osmane dhe mjekësinë perëndimore të asaj kohe.


Përktheu dhe përshtati: Shevki Sh. Voca 


*Autori është Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike si dhe anëtarë i shumë asociacioneve tjera të karakterit shkencor. Për punët e tija shkencore është shpërblyer disa herë. Ky material është shkëput nga vepra e tij: “OSMANLINJTË DHE SHKENCA” faqe 223-229.
Burimi: “Dituria Islame” nr. 219- vit, 2009, faqe 39-40.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme