Secili musliman e din se fjalet “La ilahe ill Allah” janë çels i xhennetit. Por shumë muslimanë mbështeten vetëm në shqiptimin e këtyre fjalëve, duke besuar se kjo mjafton për të hyrë në xhennet. Ata mendojnë se do të hynë në xhennet thjesht vetëm pse e kanë shqiptuar shehadetin.
S’ka dyshim se shqiptimi i thjesht i shehadetit, “Unë dëshmoj se nuk ka Zot (të vërtet) përpos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij,” nuk mjafton për shpëtim në botën tjetër. Në realitet, dyftyrshat shumë shpesh e kanë shqiptuar këtë dëshmi, por megjithatë Allahu i përshkruan si renca, dhe thotë se do të banojnë në pjesën më të thellë të Xhehennemit.
Siç thonë shumë dijetar islam, ky shehadet me të vërtet është çels Xhenneti. Taabi’iu i njohur (nga gjenerata e dytë e muslimanëve) Wahb ibn Munabbih një herë është pyetur, “A nuk është shehadeti “laa ilaaha ill Allah” çelës i Xhennetit?” Ai është përgjegjur, “Po, por secili çelës ka dhëmbza.” Nëse vjen me çelsin që ka dhëmbëzat përkatëse, dyert do të çelen. Nëse nuk ka atëherë dyert nuk çelen. Pra, shqiptimi i shehadetit duhet të plotsojë kushte të caktuara. Nga plotsimi i atyre kushteve mvaret se a do të ketë dobi ndonjë person nga shqiptimi i shehadetit, pa marë parasysh sa herë e përsërit.
Para se të diskutoj për këto kushte, me doemos të tërhek vërejtjen edhe për një çështje. Gjinden njerëz që e kanë shprehi ta marin një hadith ose një ajet dhe pastaj në bazë të ati hadithi ose ajeti të vinë në përfundim se,p.sh. secili që thot “laa ilaha ill Allah”, do të hyjë në Xhennet. Ne gjithsesi duhet ta kuptojmë se të gjitha ajetet kur’anore dhe të gjitha hadithet e plotsojnë dhe spjegojnë njëri tjetrin. Që të vihet te pozicion i sakt për cilëndo çeshtje, njeriu me doemos t’i tubojë të gjitha ajetet dhe hadithet relevante dhe të shohë se çka thot Islami për të. Kjo njejt vlen edhe për kushtet e shehadetit.
Nëse ne i studjojmë ajetet kur’anore dhe hadithet e Pejgamberit alejhisselam, do të mësojmë se ka shtatë, tetë ose nëntë kushte për vlefshmërinë e shehadetit, mvarësisht si shiqojmë në ato. Me doemos të jemi të sigurtë se këto i plotësojmë në jetërat tona individuale dhe në dëshmimin e fesë. Me rëndësi është që të japim krejt nga vetvetja që t’i plotësojmë këto kushte para se të bëhet shumë vonë dhe t’i humbim dobitë nga shqiptimi i shehadetit. Qëllimi i studimit të këtyre kushteve është që këto t’i praktikojmë. Në ne është që të provojmë vetveten dhe të sigurohemi se i plotësojmë këto kushte dhe me mëshirën e Allahut për ne të jenë dyert e Xhennetit të hapura me çelsin “laa ilaha ill Allah”.
Kushti i parë është al-‘ilm – të diturit. Kjo don të thotë se ne duhet të kemi dituri themelore dhe të përgjithshme për kuptimin e shehadetit. Medoemos të kuptojm se shehadeti çka mohon dhe çka vërteton. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut” 47, 19.
Ngjajshëm me këtë, Pejgameri a.s. ka thënë: “Kush vdes duke ditur se nuk ka zot tjetër përveç Allahut do të hyjë në xhennet” (Muslim)
Në realitet, shehadet dmth. dëshmi . Kur njeriu dëshmon diçka, ai duhet ta dijë çka është ajo për të cilën ai dëshmon. Është e qartë se dëshmia për diçka që njeriu nuk ka njohuri është tërësisht e papranueshme. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë” 43, 86.
Tash ky kusht sigurisht duket i qartë. Nëse dikush ju thotë, “Nuk ka zot përveç Allahut”, e pastaj thotë se në realitet kur ai thotë Allah mendon në Jezusin, ju menjëherë do t’i thonit se shehadeti i tij është i pa kuptimt. A mund ta mendoni se ekziston një vend musliman ku deri para pak kohësh kanë patur festë vjetore që ka zgjatur shtatë ditë me emrin, “Zotrat e detit”! ndërsa quhen muslimanë dhe e përsëritin shehadetin disa herë në ditë. Ky shembull qartë tregon se ata nuk e dinë domethënien e shehadetit. Përveç nëse kanë ndonjë arsyetim të pranueshëm për paditurinë e tyre para Allahut, a mendoni se dëshmia e tillë atyre do tua çelë dyert e Xhennetit?
Sot ka shumë muslimanë që pyeten pse mos e pranojmë sistemin sekularë (dhe t’i lëmë ligjet e Allahut). Ata në këtë nuk shohin kurfarë gabimi! Shumë prej këtyre muslimanëve falen pesë herë në ditë dhe shpesh e thonë shehadetin. Ndërsa edhe më tutje nuk shohin kurgjë të gabueshme në të pranuarit e tjetër Ligjvënësi krahas Allahut. Çfarë shehadeti njerëzit e tillë përsërisin?
Të gjithë ne doemos duhet të japim çdo gjë nga vetëvetja që bile t’i mësojmë bazat e besimit islam. Esencën e kuptimit të shehadetit. Në këtë mënyrë, in sha’ Allah, ne do ta deklarojmë drejtë shehadetin. Do ta dëshmojmë të vërtetën ashtu siç duhet.
Kushti i dytë për vlefshmërinë e shehadetit është al-jakiin- bindje – që është e kundërta e dyshimit. Në Islam çdo dyshim është i njëjtë me kufrin ose mosbesimin. Ne duhet që në zemrat tona të jemi apsolutisht të sigurtë në aspektin e vërtetësisë së shehadetit. Zemrat tona nuk guxojnë të luhaten në asnjë mënyrë kur e dëshmojmë të vërtetën, “s’ka kurgjë që e meriton adhurimin përveç Allahut”.
Allahu thotë për besimtarët në Kur’anë se besojnë në Allahunë dhe se zemrat e tyre nuk luhaten. Allahu xh.sh. thotë:
“Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hirë të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” 49, 15.
Ngjajshëm me këtë, Pejgameri a.s. thotë: “Askush nuk e takon Allahun me dëshminë se nuk ka zot të vërtetë përveç Allahut dhe se unë jam pejgamer i Allahut, dhe në këtë mos dyshojë e të mos hyjë në Xhennet.” (Muslim).
Me të vërtetë, Allahu ka thënë për dyftirshat se zemrat e tyre luhaten. P.sh. Allahu thotë:
“Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.” 9, 45.
Shumë dijetarë kanë thënë se sëmundjet e zemrës ose dyshimet të cilat hynë në zemrën e njeriut, janë më të rezikshme për besimin e tij se pasionet dhe lakmia. Kjo është kështu sepse njeriu në kohë të caktuar mund t’i kënaqe pasionet dhe lakminë e vete, por ai edhe më tutje do të besojë se kjo është e gabueshme, kështu ndoshta do të mund t’i sundojë, të bëjë teube dhe ta lenë atë mëkat. Ndërsa sa i përket dyshimit, ai mund të hyje në zemër, e të mos ketë shërim. Personi i tillë në fund del nga korpusi Islam në tërësi ose vazhdon ta praktikojë Islamin ndërsa në zemrën e vetë nuk ka besim të vërtetë.
Ilaçi më i mirë për këto dyshime në zemër është shtimi i diturisë. Me dije të drejt për Kur’anin dhe sunnetin shumica e këtyre dyshimeve do të shmangen. Me mësim dhe studim, njeriu arinë saktësinë. Njeriu sa më shumë të mësojë saktësia e tij shtohet.
Do tu jap një shembull që u përket të gjitha dyshimeve në lidhje me autenticitetin e haditheve. Për shembull, disa muslimanë bile besojnë se hadithet janë shkruar shumë vite pas vdekjes së Pejgamberit a.s. Në të vërtetë duket se ka muslimanë që dyshojnë shumë në hadithet dhe të cilët në bazë të dyshimit të vet lehtë e refuzojnë hadithin. Mirëpo nëse njeriu ndan kohë që ta studjojë historinë e hadithit dhe ruajtjen e tij, menjëherë do të kuptojë se të gjitha ato mendime dhe padi kundër hadithit aspak nuk bazohen në diçka shkencore. Ato nuk janë kurgjë veçse pohime jo të sakta, burim i të cilit është shejtani dhe të cilave muslimanët me njohuri dhe të kuptuar të dobët u kanë lejuar që të hynë në zemrat e tyre.
Më lejoni që tju përkujtoj edhe për diçka në lidhje me saktësinë. Siç kam spjeguar më parë, dyshimi dhe të kuptuarit gabim janë shumë të rezikshme për fenë e njeriut. Dyshimi dhe luhatja janë baras me lëshimin e islamit. Prandaj secili musliman duhet të ruhet nga dyshimet e tilla dhe të largohet nga kudo që burojnë ato – posaqërisht nëse nuk posedon njohuri solide për shkencat islame dhe dije me të cilën ato do t’i refuzonte. Prandaj nëse njeriu ka kolegë ose shok, po edhe nëse është musliman dhe i cili gjithnjë e çon të dyshojë në Allahun dhe fenë e Tij, duhet që ta lëshojë me qëllim që ta ruajë besimin e vet. Shumë muslimanë sot e mësojnë islamin nga orijentalistët dhe për shkak të bazës së dobët të tyre në shkencat islame, bien nën ndikimin e absurditeteve të cilat disa nga orijentalistët i shesin në emër të “shkencës”. Njeriu duhet të jetë i vetdishëm dhe të largohet nga këto dhe të arijë njohuri më të thella për Islamin nga burime autentike të fesë.
Përsëri tërhek vërejtjen, forca më e madhe për të përgënjeshtruar dyshimet dhe kundërthënjet, pas udhëzimit nga Allahu xh.sh. është njohja e drejtë për fenë. Njeriu kur të posedojë këtë, argumentet e dobta që i shfrytzojnë armiqët e Isalmit në atë nuk do të ndikojnë, dhe ai do të jetë prej atyre të cilët i ka përshkruar Allahu në Kur’an:
“Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.” (35:28)
Kushti i tretë është al-kabuul – pranimi. Nëse njeriu posedon dituri dhe saktësi për çështjen e shehadetit, atëherë duhet ta ndjek me pranim, me gjuhë dhe me zemër, çdo gjë që shehadeti implikon. Secili që refuzon ta pranojë shehadetin dhe implikimet e tij, bile edhe nëse e din me saktësi se shehadeti është i vërtet, ai është pabesimtar. Ky refuzim ndonjëher është nga krenaria, zilia apo për shkaqe tjera. Për ëdo rast, shehadeti nuk mund të jetë sinqerisht i kompletuar pa pranimin e pakusht të të gjithave që ai implikon.
Të gjithë dijetarët flasin për këtë kusht si kusht themelor ashtu siç unë e përshkruajta. Megjithatë, ka edhe aspekt detal të këti kushti për të cilin duhet të jemi të vetdishëm. Besimtari i sinqert i pranon të gjitha implikimet e shehadetit. Kjo poashtu don të thot se ai beson çdo gjë që është e thënur në Kur’an ose nga ana e Pejgamberit a.s., pa kurfar të drejte të zgjedh në çka don të besojë dhe në çka jo. Allahu thot në Kur’an:
“A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër.” (2:85)
Muslimanët me doemos për këtë të kenë kujdes. Duke refuzuar një pjes të së vërtetës që është nga Allahu, edhepse ky refuzim nuk është i njejt me refuzimin total të së vërtetës, njeri e refuzon shehadetin e vet.
Për fat të keq, shumë muslimanë sot këtë e bëjnë në shumë mënyra. Edhepse të gjitha ato aspekte nuk don të thon lëshim i Islamit, ata janë vazhdimisht të rezikshëm. Për shembull, nëse nuk ju pëlqen çka është thënë në një ajet të Kur’anit, ata thjesht dota reinterpretojnë atë ajet sipas tekeve të tyre. Nëse nuk ju pëlqen çka është thënë në hadith, ata thjesht do të thonë se hadithi nuk mund të jetë autentik edhepse nuk janë ekspert në shkencën e hadithit. Kjo sjellje është antitezë e sjelljes së muslimanit të vërtetë. Çdo gjë që është nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij, muslimanët e vërtetë në atë besojnë si të vërtetë. Sjellja e tilë është në pajtim me shehadetin e tyre.
Kushti i katërt për vlefshmërin e shehadetit është al-inkijaad – nënshtrim dhe përultësi. Ky kusht implikon realizimin e shehadetit në praktikë. Ky është në realitet edhe njëri prej kuptimeve të vet Islamit – “nënshtrim vullnetit dhe caktimit të Allahut.” Allahu urdhëron në Kur’an:
“Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij.” (39:54)
Allahu i livdon ata që iu nënshtrohen ligjeve të Tij me anë të veprave të tyre. Allahu thot:
“Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës.” (4:125)
Në realitet, Allahu qart e ka bërë nënshtrimin urdhërave të Tij dhe urdhërave të Pejgamberit të Tij si kusht të besimit:
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (4:65)
Fatkeqësisht, shumica sot pohojnë se nuk ka kurfar lidhje ndërmjet imanit (besimit) dhe veprave. Bile mund të dëgjoni që muslimanët sot thonë për ndonjë musliman, “Ky është muslimani më i mirë që ndonjëherë e kam takuar”, ndërsa ai person mezi i plotëson disa obligime islame. Një kuptim i këtillë i gabuar i fesë është përhapur në mbarë botën islame.
Në të vërtet, shehadeti ose deklarimi fetar duhet të realizohet ose plotësohet në zemrat tona, në gjuhën tonë dhe në veprat tona. Në zemrat tona, ne doemos ta tuam Allahun, t’i frigohemi Atij dhe të shpresojmë në mëshirën eTij. Me gjuhët tona doemos ta shprehim shehadetin. Ndërsa nëpërmjet veprave doemos të praktikojmë çdo gjë që prej nesh kërkon shehadeti. Secili që pohon se është musliman ndërsa nuk bën kurfar vepre të mirë në përputhje me mësimet islame, ose nuk din për Islamin ose dëshmon kundër vetvetes se shehadeti i tij nuk është manifestim i vërtet i fesë.
Kjo nuk do të thotë se besimtari i vërtetë nuk bën kurfar gabimesh. Përkundrazi, edhe besimtarët gabojn. Mirëpo, derisa besojnë se ajo që e bëjnë është gabim dhe në kundërshtim me nënshtrimin ndaj Allahut, ata nuk e nënçmojnë vërtetësinë e shehadetit të tyre. Por mos haroni ata edhe më tutje janë gabimtarë, derisa nuk bëjnë teube.
Çka është minimumi i nënshtrueshmërisë të cilën e kërkon shehadeti, pa të cilën nuk ka besim? Për ata dijetar të cilët thonë se mosfalja e namazit është mosbesim, nënkuptohen pesë kohët e namazit brenda ditës. Secili që së paku nuk i falën pesë namazet e ditës e ka kaluar kufirin për mangësin e veprave, ndërsa Allahu e din më së miri.
Kushti i pestë për vlefshmërinë e shehadetit është as-sidk – vërtetësi, korektësi, sinqeritet, kjo është e kundërta e dyftirësisë dhe të pa vërtetëts. Kjo don të thotë se kur e shprehim shehadetin, ne këtë e bëjmë korekt dhe me sinqeritet. Ne mendojmë atë që e deklarojmë dhe nuk rrejmë në aspekt të deklarimit të besimit.
Pejgameri a.s. ka thënë: “Askush nuk deklaron se nuk ka zot tjetër pos Allahut, sinqerisht nga zemra e tij, ndërsa Allahu atij mos ia bëjë të ndaluar Xhehennemin.” (El-Buhari dhe Muslimi)
Ne të gjithë dimë për ata që e shprehin shehadetin, por këtë nuk e bëjnë me sinqeritet dhe korektësi. Ata nuk besojnë në shehadetin që e shprehin, por e shprehin që të mbrohen ose që në atë mënyrë të përfitojnë diçka. Këta janë dyftirsha të cilët Allahu xh.sh. i ka përshkruar në filim të Kur’anit me fjalët:
“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtëtë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.” (2:8-10)
Dukshëm, shehadeti i atyre që janë bërë muslimanë vetëm për të përfituar diçka, e jo për shkak se besojnë në Islam, nuk do të jetë i pranuar nga ana e Allahut në botën tjetër. Të tillët do të fitojnë dënim të dhimbshëm për shkak të rrenave të veta.
Kushti i gjashtë për vlefshmërinë e shehadetit është al-ihlas – sinqeriteti. Kjo don të thotë se kur e shprehim shehadetin, këtë e bëjmë ekskluzivisht për Allahun xh.sh. Kurnjë arsye tjetër nuk është e pranueshme. Shehadetin nuk duhet ta bëjmë për dikënd tjetër pos Allahut. Në këtë mënyrë, kuptimi i vërtetësisë është e kundërta e shirkut, ose me i përshkruajtur Allahut shok. Ne pra bëhemi dhe mbetemi muslimanë ekskluzivisht për Allahun. Allahu në Kur’an thotë:
“Andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! “ (Zumer, 2)
Allahu xh.sh. poashtu thotë:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Bejjine, 5)
Ndërsa Muhammedi a.s. ka sqaruar:
“Allahu e ka ndaluar hyrjen në Xhehennem të secilit që thotë, “La ilaha ill Allah”, duke kërkuar me këtë kënaqësinë e Allahut”. (Muslim)
Kjo është diçka për të cilën duhet të gjithë të mendojmë. Posaçërisht ata të cilët janë ritur në familjet muslimane dhe si musliman. Ne duhet me vetvehten t’i pastrojmë gjërat se jemi muslimanë ekskluzivishtë për Allahun. Ne nuk jemi muslimanë për shkak të prindërve, miqëve, familjes ose të shokëve. Duhet ta kemi të qartë se jemi muslimanë emkas për Allahun, prej fillimit deri në mbarim.
Një prej shenjave se jemi muslimanë për Allahun xh.sh. është që ne t’i kryejmë të gjitha ato që prej neve i kërkon Allahu, pa marë para syshë se tjerët çka kërkojnë prej nesh. Pra siç jemi muslimanë vetëm për Allahun poashtu edhe veprat tona janë enkas vetëm për Allahun xh.sh.
Ndërkaq, ndonjëherë njeriu pyetet a është plotësuar ky kusht nga ana e disa njerëzve. Disa njerëz në botën islame e praktikojnë Islamin aq sa u pëlqen familjeve të tyre. Nëse ka diçka në Islam që nuk ju pëlqen familjeve të tyre – edhepse familjet e tyre si muslimanë duhet të duan çdo gjë islame – ata atëherë e lënë atë aspekt të Islamit. Një shembull i kësaj natyre është përzierja e meshkujve dhe femrave. Ndonjëherë ndodh që ndonjë musliman nuk përzihet me gratë dhe edhe gruaja e tij ndahet nga burrat. Ndërkaq, kur kthehen në shtëpit e tyre, ata leht dhe thjesht e kompromitojnë fenë e tyre për shkak të prindërve të tyre. Njerëzit e tillë duhet sinqerisht të pyeten për çfar shkaku janë musliman. A janë muslimanë për shkak të prindërve të vet dhe bëjnë çfar ju pëlqen atyre dhe i lënë ato që nuk ju pëlqejnë atyre? Ose janë muslimanë enkas për Allahun dhe nuk bëjnë kurgjë me çka Allahu nuk është i kënaqur dhe i bëjnë të gjitha ato me të cilat Ai është i kënaqur?
Kushti i shtatë për vlefshmërinë e shehadetit është al-mahabba – dashuria. Besimtari e don shehadetin, e shpreh dashurinë në përputhje me shehadetin, i don implikimet dhe kërkesat e shehadetit, poashtu i don ata që punojnë dhe luftojnë në përputhje me këtë shehadet. Ky është kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e shehadetit. Nëse njeriu e shpreh shehadetin, ndërsa nuk e don ose nuk e don atë për të cilën angazhohet shehadeti, atëherë feja e tij nuk është komplete. Feja e tillë nuk është fe e besimtarit të sinqert. Ndërsa nëse diçka don më tepër se shehadetin, ose më tepër se Allahun, atëherë ai e ka mohuar dëshminë e vete të besimit. Besimtari i vërtetë, ai që i plotëson të gjitha kushtet për vlefshmërinë e shehadetit, nuk e venë askënd në rang të barabartë me Allahun në dashurinë e tij. Allahu xh.sh.
“E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë.” (El-Bekare, 165).
Në një vend tjetër në Kur’an Allahu xh.sh. thotë:
“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Tewbe, 24).
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush i posedon këto tri cilësi e ka shiju ëmbëlsinë e imanit (besimit). (E para) Që të dojë Allahun dhe Pejgamberin e Tij më tepër se çdo gjë tjetër…” (El-Buhariu, Muslim)
Ky është njëri prej aspekteve më esenciale të Islamit, ndërkaq, për një shkak ose tjetër, shpesh nuk ka vend në jetën e shumë muslimanëve. Ata sillen sikur Islami është ndonjë punë e përditshme, në vend që çdo gjë të bëjnë nga dashuria ndaj Allahut xh.sh. Kur na urdhëron diçka Allahu, p.sh. që ta dëshmëjmë besimin tonë, ne duhet ta kuptojmë se kjo është diçka me të cilën Allahu është i kënaqur. Pra, për shkak të dashurisë sonë ndaj Allahut, ne duhet të jemi shumë të kënaqur kur bëjmë diçka me të cilën e kënaqim Allahun. Ndërkaq, siç thashë, kjo ndjenjë nuk është prezente te shumë muslimanë sot.
Kushti i tetë për vlefshmërinë e shehadetit është që personi i cili e thotë shehadetin ti mohoje të gjithë ata të cilët i adhurojnë njerëzit krahas Allahut. Edhepse kjo nënkuptohet nga fjalët e vetë shehadetit, duket se nuk e kanë të qartë të gjithë ata që e thonë shehadetin. Prandaj e theksoj këtë kusht.
Në suren al-Bekare, Allahu qartë na përkujton këtë aspekt të shehadetit. Shehadeti nuk është vetëm vëtetim, por edhe vërtetim edhe mohim. Allahu thotë:
“E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.” (el-Bekare 256)
Pejgameri a.s. këtë e ka theksuar kur ka thënë, “Secili që thotë se nuk ka tjetër Zot (të vërtetë) pos Allahut dhe i mohon të gjithë ata që i adhurojnë (njerëzit) pos Allahut, atëherë pasuria dhe gjaku i tij janë të mbrojtur dhe gjykimi i tij do të jetë te Allahu.” (Muslimi)
Edhepse ky kusht duhet të jetë i qartë për secilin që thotë shehadetin, ende mund të gjejmë muslimanë të cilët e shprehin shehadetin dhe pastaj adhurojnë persona dhe sende pos Allahut. Do t’i gjeni si shkojnë në varre dhe u bëjnë ibadet atyre në vor. Ata atë ibadet nuk e bëjnë për Allahun por për ‘shejtorët’ e vdekur në vor. Çfarë shehadeti këta njerëz shprehin? A mendoni se shehadeti i tyre do të ketë ndonjë dobi derisa mendojnë se ibadeti mund të bëhet për tjetër kënd pos Allahut?
Kushti i nëntë për vlefshmërinë e shehadetit është që muslimani t’i mbetet besnik shehadetit deri në vdekjen e tij. Ky është obligim nëse njeriu dëshiron që prej shehadetit të ketë dobi në botën e ardhshme. Njeriu nuk duhet që të mbështetet ekskluzivisht vetëm në atë që e ka bërë në të kaluarën. Shehadeti duhet të jetë ‘parulla’ e jonë deri në vdekje. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njeriu kalon kohë të gjatë deke bërë vepra të njerëzve për në Xhennet, ndërsa veprat e veta i përfundon me veprat e njerëzve për në Xhehennem, poashtu njeriu kalon shumë kohë duke bërë vepra të njerëzve për në Xhehennem, ndërsa veprat e veta i përfundon me veprat e njerëzve për në Xhennet. (Muslim)
Në hadith tjetër, Pejgamberi a.s. thotë:
“Betohem me Atë pos të cilit nuk ka zot tjetër të vërtetë, njëri prej juve bën vepra të njerëzve të Xhennetit derisa ndërmjet tij dhe Xhennetit mos ketë një pllëmbë, dhe pastaj Libri (i paracaktimit) e kaplon dhe bën vepra të njerëzve të Xhehennemit dhe hynë në të.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” (Ali Imran, 102)
Vëllezër dhe motra të dashura, këto janë kushtet për vlefshmërinëe shehadetit. Secili prej neve duhet t’i shqyrtoj të gjitha aspektet e shehadetit dhe të pyetet, “A i plotëson deklarata ime fetarekëto kushte? A e shprehi shehadetin sinqerisht, me bindje dhe nga dashuria ndaj Allahut? A e them në bazë të kuptimit të tij të vërtetë? A i mohoj të gjitha ato që të tjerët i lutin krahas Allahut?…”
Këto pyetje duhet t’i shtrojmë tash, para se ta takojmë Allahun. In sha’ Allah, do ta dimë se të gjitha përgjigjet tona kanë qenë të sakta. Ose, nëse gjejmë ndonjë të metë, do të bëjmë çdo gjë që ta mënjanojmë. Ashtuqë, me mëshirën e Allahut, në botën e ardhëshme, shehadeti jonë, “Unë dëshmoj që nuk ka zot të vërtetë përveç Allahut (që kurrgjë nuk meriton adhurim pos Allahut) dhe se Muhammedi është rob dhe pejgamer i Tij”, do të jetë çelsi jonë i Xhennetit dhe se dyert e Xhennetit për ne do të jenë të hapura gjërë.
Përktheu nga boshnjakishtja: Basri Iljazi