Evropa, kohë pas kohe dërgonte ushtritë e saja për të okupuar pjesë të caktuara të Afrikës. Një forcë e bashkuar e ushtrisë egjiptiane dhe britanike e shoqëruar me forca sudaneze nën udhëheqjen e gjeneralit Kiçner depërtoi në Sudan për ta çliruar atë nga “okupimi “islam. Britania e Madhe një veprim të këtillë e konsideronte “mision civilizues”. Lordi Kromer, përfaqësuesi i lartë britanik në Egjipt thoshte se ai që mbizotëron pjesën e sipërme të lumit Nil, ai mbikëqyr tërë Egjiptin. Ai poashtu pohonte se Sudani dhe Egjipti janë një shtet, por ata duhet të sundohen si dy vende të ndara.
Referendumi, i cili do të organizohet në fillim të janarit në jug të Sudanit është ndër temat më të nxehta jo vetëm në Sudan, por edhe në vendet rajonale, arabe dhe afrikane.
Për mbajtjen e referendumit në fjalë dy partitë e koalicionit, Partia e Kongresit Kombëtar nën udhëheqjen e presidentit sudanez, Omer Hasen el-Beshir dhe Lëvizja Popullore për Çlirimin e Sudanit nën udhëheqjen e Salva Kirit, ishin marrë vesh në marrëveshjen e nënshkruar ë vitin 2005 në qytetin Nivasha të Kenisë. Vlen të theksohet se problemi i jugut të Sudanit, ka fillet e tij qysh nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që lamë pas. Konsiderohet ndër konfliktet e armatosura më të gjata në kontinentin e Afrikës. Në periudha të ndryshme kohore ishin nënshkruar marrëveshje paqësore në mes qeverisë qendrore në Hartum dhe qeverisë provinciale në Xhuba, kryeqendër e Jugut të Sudanit, por ato vetëm sa i kishin ulur tensionet për një kohë të shkurtër.
Me afrimin e 9 janarit 2011, kur popullata e jugut të Sudanit duhet të zgjedh në mes shpalljes së pavarësisë dhe mbetjes në kuadër të Sudanit të bashkuar, kanë mbetur edhe më pak se dy muaj, tensionet sa po vijnë e po rriten në mes dy partive të koalicionit në pushtet. Salva Kiri, kryetar i Lëvizjes Popullore për Çlirimin e Sudanit është edhe nënkryetar i Omer Hasen el-Beshirit, por ka kohë që është prononcuar për pavarësinë e Jugut të Sudanit nga Hartumi. Kjo e ka nervozuar pa masë kryetarin e tij dhe Qeverinë Qendrore të Hartumit, ku bënë pjesë një numë ri konsideruar i ministrave nga Jugu i Sudanit.
Konflikti i gjatë në mes Hartumit dhe Xhubës ka karakter etnik, fetar dhe politik. Zanafillën e ka prej kohës kur Sudani ishte koloni e Britanisë së Madhe. Për dallim nga veriu i Sudanit që është i banuar m popullsi arabe, pjesa jugore e tij është e populluar me popullatë afrikane, kryesisht pagane. Meqenëse aktiviteti i organizatave misionare të krishtera ka qenë i përqendruar në jug të Sudanit për dekada të tëra. Aty jeton një popullatë prej 16% të krishterësh, pothuajse një përqindje e njëjtë e popullatës prej 17% janë mysliman, kurse 68% janë paganë.
Jugu i Sudanit përfshin gjashtë provinca në një sipërfaqe prej 250,000 mile2, ku jetojnë 8 milionë banorë, ndërkohë Sudani është shteti më një sipërfaqe prej 967, 419 mile2 dhe me një popullatë prej 42 milionë banorëve. Popullata e Jugut të Sudanit përbën 25% të popullatës së Sudanit që jeton në një sipërfaqe prej 30% të hapësirës së vendit.
Popullata jugut të Sudanit kryesisht formohet prej fiseve nomade, që merren me bujqësi, blegtori dhe peshkim. Fisi numerikisht më i madh është Denka që numëron afër 3 milionë banorë, pastaj fisi Nuvejr, Shuluk, Zandi etj.
Popullata e Jugut të Sudanit nuk ka një gjuhë të përbashkët komunikimi, siç ka qenë deri më tash “arabishtja e Xhubës”, aty fliten mbi 200 dialekte të ndryshme.
Referendumi që duhet mbahet në Jug të Sudanit me 9 janar 2010, ka ngjallur interesim te madh në Sudan, vendet e rajonit dhe fuqitë e mëdha. Mbi 80% e burimeve të naftës të zbuluara deri më tani gjenden në Jug të Sudanit. Shtetet e rajonit, në veçanti Egjipti është i interesuar për stabilitetin e Sudanit, nëpër të cilin kalon lumi Nil. Për këtë qëllim këto ditë në Hartum po qëndrojnë Ahmed Abu al-Gajt, ministër i punëve të jashtme dhe Omer Sulejman, shef i shërbimit informativ i Egjiptit. SHBA-të ka kohë që në Hartum kanë caktuar të dërguarin e tyre special që referendumi të kaloj pa pasoja dhe të jetë i suksesshëm. Si do të zhvillohen ngjarjet mbetet të shihet në ditët në vijim. A do të jetë referendumi në Jug të Sudanit fillim i shthurjes së Sudanit dhe vendeve tjera afrikane mbetet të shihet.
Diplomacia kosovare duhet at dijë se nga janari i vitit 2011, përveç Kosovës kërkesës për njohje dhe aderim në OKB do t’i bashkëngjitet edhe një shtet i ri i Afrikës, Jugu i Sudanit, dhe Kosova më nuk do ta gëzojë epitetin e shtetit më të ri në botë.