Transmetohet nga Ibn Omeri:
“Kush merr abdest dhe me duart e tij e fërkon qafën, do të ruhet nga prangat në Ditën e Gjykimit.” (E shënon Ebul Hasen ibn Faris, 1/ 34, dhe thotë: Sahih; Telhisul Habir, Ibn Haxher, 1/ 93).
Transmetohet nga Ibn Omeri:
“Kush merr abdest dhe fërkon nëpër qafën e tij do të ruhet nga prangat në Ditën e Gjykimit.” (Ebu Mensur Ed-Dejlemiu në Musnedul-Firdevsu; Ez Zubejdi, Sherh Ihjai Ulumid-din, 2/ 364).
Nga Talha ibn Musarrifi nga babai i tij, nga gjyshi i tij:
“E kam parë të Dërguarin e Pejgamberit se si e fërkon kokën deri në zverk dhe fillimit të qafës që vazhdon.” (Ahmed; Nejlul Evtar, Shevkani, 1/ 142; Et-Tehaneviu thotë: Hadithi është hasen kurse e shënojnë edhe Tahaviu në Me’anil Athar, Taberaniu kurse shënohet edhe në Gajetul Maksudu, 1/ 137).
Edhe pse këto hadithe janë mjaft të dobët ata janë dëshmi e mjaftueshme për pëlqyeshmërinë e fërkimit të qafës gjatë marrjes së abdesit, sepse kanë përkrahje në hadithet e tjera në të cilat kërkohet vazhdimi i abdesit, respektivisht vendet të cilat pastrohen. Njerëzit të cilët marrin abdest do të njihen në Ditën e Gjykimit nga gjurmët e abdesit dhe qoftë i bekuar ai i cili i zgjeron gjurmët e abdesit në tërë trupin.
Nëse dikush do të thotë: Fërkimi i qafës është bid’at, këtë nuk e ka praktikuar Muhamedi a.s. Ne do t’i themi: Po ashtu edhe sapunio edhe shamponi janë bid’ate dhe poërse i përdorni dhe çfarë prove keni për këtë?