Si nje djale i ri që dikur shiste limonada dhe simite për të fituar diç më shumë në Stambollin e viteve të 60’nuk do ta mendonte pas 50 viteve do të ishte një nga liderët më të mëdhenj të botës. Do të ishte ai për të cilin do shkruanin e do të flisnin me mijëra shkrime, fëmijët që lindin do të emëroheshin me emrin e tij dhe një komb prej 80 milionësh do të frymonte më lirshëm dhe në mënyrë më demokratike.Mirëqenia ekonomike dhe sociale do të bëhej sinonim i zhvillimit dhe model për shtetet e tjera dhe se nën udhëheqjen e tij shumë popuj do t’iu rishfaqej prapë endërra për çlirim nga okupatori .I diplomuar për Ekonomi dhe Administrim me një përvojë prej një bashkiaku të suksesshëm të Stambollit dhe me dhjetëra doktorata nderi dhe me sukjsese të një pas njëshme në afirmin e Turqisë së sotme në arennën ndërkombëtare dhe kthimin e saj në një lojtar të fuqishëm ndërkombëtar është ky Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i sotëm i Turqisë , i cili do vizitoj sot vendin tim . Mirë se vini në Republikën e Kosovës, zotëri Kryeministër.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2002, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan ka ndryshuar në mënyrë dramatike konturat e politikës së jashtme turke.
Ndryshimet në politikën e jashtme pasqyrojnë një revolucion në rritje në aranzhmanet e brendshme politike të Turqisë. Ushtria, e cila për një kohë të gjatë njihet si shtylla e sekularizmit turk, sot më nuk e ka atë fuqi që kishte dikur dhe mu këtu është fillesa e demokracisë fillesa e demokracisë së mbrendshme turke.
Dhe kur vendi është bërë më i pasur dhe në disa aspekte edhe më demokratik por ajo gjithashtu reflekton një qëndrim publik që nuk dëshiron që Turqia të jetë më e huaj në rajonin e vet, sidomos kur në mënyrë të lehtë mund të jetë udhëheqës i saj.
Gjithmonë ka qenë e rëndësishme pozita gjeostrategjike e Turqisë afër Lindjes së Mesme dhe Rusisë dhe ndërmjet Evropës dhe Azisë. Por me ardhjen ne pushtet te z. Erdoĝan, në vitet e fundit, rëndësia Turqisë iu rrit dukshëm, pasi kaloi dy transformime, atë ekonomik dhe të politikës së jashtme.Në vitet e shkuara, ekonomia e Turqisë ishte e pllakosur nga rritja e vogël ekonomike, inflacioni i madh dhe dështimet e shpeshta bankare.
Sot inflacioni është tejet i ulët, bankat janë solide dhe ekonomia e Turqisë ka shkallën më të lartë të rritjes ekonomike në vendet e OECD-së. Me një fjalë, Turqia mund të quhet Kina e Evropës.Turqia dhe Norvegjia ishin të vetmet vende të NATO-s që kufizoheshin me Bashkimin Sovjetik, por qëndrimi pro-perëndimor i Turqisë ishte vendimtar në balansin apo me thënë ndryshe në epersinë e Perëndimit karshi Perandorisë Sovjetike. Mirëpo tani, e mbështetur nga ekonomia e fuqishme, Turqia është bërë tejet aktive në diplomacinë e saj në Lindjen e Mesme, në Ballkan dhe madje edhe në Afrikë. Me një fjalë, Turqia është bërë lojtar gjigant i diplomacisë apo siq e quajnë analistë te ndryshem dhe të gjitha këto arritje janë pjesë e reformave të ndërmarra nga Kryeministri Erdoĝan. Arritjet ekonomike qe ia kane ngritur prestigjin Turqise në këto vite kur qeveriste politikani i shkelqyer Recep Tayyip Erdoğan, sukseset dhe arritjet e qeverise aktuale turke krahas atyre qe i kane pershendetur keto arritje nuk kane qene te paktë ata që kanë qendruar orë të tëra zgjuar duke bërë plane si ta zbresin nga piedestali qeverinë e suksesshme dhe partinë nga eshte formuar kjo qeveri. Ata që u tronditen shumë ishin laiket që ne Turqi kanë një tradite dhe bazë te fuqishme që lidhet edhe me karakterin laik te vetë shtetit turk.dhe pika ku u sulmua qeveria e Erdoganit dhe partia e tij ishte tek pozicioni i saj fetar i cili u amplifikua ne kuota te tilla sa u paraqit kjo parti me rrënjë islame dhe që paraqet rrezik per karakterinlaik te shtetit turk. Akuzat morën karakter ligjor duke e drejtuar problemin ne Gjykatën Kushtetuese te Turqise me pikesynimin per ta nxerre te jashteligjshme partinë e kryeministrit Erdoğan dhe figurat kryesore te saj Erdoğan dhe Abdullah Gül per t’i larguar nga politika dhe pse jo edhe per t’ia dhënë drejtesisë për ndjekje penale. Segmente te caktuara te ushtrisë ishin mbeshtetes se kesaj nisme e cila nuk doli e suksesshme per ata qe e hartuan dhe e drejtuan per ne Gjykaten Kushtetuese. Ne nje vendim qe nuk vonoi te merret akuzat u hodhen poshte nga trupi gjykues dhe qeveria dhe partia qe ajo perfaqeson dolente fituar duke siguruar nje vazhdimesi te sigurte per zhvillimin e gjitheanshem te Turqise dhe duke u kujtuar segmenteve laike radikale se ditet kur ata benin ligjin i takonin të kaluares. Akuza që rëndonte qeverine e Erdoganit sipas atyre qe iu drejtuan ligjit ishte se ajo i dha dritën jeshile vënies së shamisë nga studentet në universitet duke iu dhenë një te drejtë që vajzat universitare e kanë në të gjithë Evropën e që janë shumë me laike se Turqia.
Guximi i Erdoganit
Recep Tayyip Erdoğan, i cili iu ka kërkuar vendeve evropiane që të bëjnë publike arsyet e vërteta që vazhdojnë të mbajnë larg BE shtetin turk. ,por Erdoğan nuk ka ngurruar të deklarojë publikisht se nuk do të shembet bota edhe nëse Turqia nuk pranohet në BE duke bërë publik faktin se BE nuk është e vetmja alternativë për Turqinë që ajo të kapë majat e arritjeve dhe të zhvillimit.
Qeveria e Turqise ka deklaruar se ajo do të plotësojë vetëm ato standarte qe nuk prekin interesat e popullit turk dhe të vetë shtetit turk. duket se BE i trembet një shteti me fuqi të mëdha ekonomike dhe ushtarake.
Gazeta britanike’’Ekonomist’’pohon se Turqia është një pasuri e madhe për BE ,sepse ky komb ka lidhje të fuqishme me botën islame, me Iranin, me Sirinë dhe me vende te Azisë që kanë një rëndësi të veçantë për Perëndimin.Gazeta britanike vazhdon komentin duke thënë se vendet e BE duhet të heqin dorë nga frika që ata kanë nga Islami, sepse një Turqi në BE do të ndihmojë për uljen e tensioneve ne Lindjen e Mesme.Pavarësisht nëse hyn apo jo Turqia në BE, një gjë është shumë e sigurtë.Turqia është një vend që, sipas parashikimeve te shoqatës amerikanë ‘’Stratfor’’e cila bazohet në parametrat ekzistuese që ka rritur Turqia në të gjitha fushat, në 100 vitet e ardhshme Turqia do të jetë forca dominuese në botë në fushën ushtarake politike dhe financiare.
Turqia nën Erdoğanin është liberalizuar
Që nga ardhja në pushtet e Partisë per Drejtësi dhe Zhvillim të udhëhequr nga kryeministri Rexhep Taip Erdoğan shumë klishe për këtë vend kanë rënë në ujë. Turqia nuk është më vetëm vend i burrave mustaqegjatë, të cilët tërë ditën e kalojnë duke pirë çaj nën hijen e blirit. Me gjithë goditjet e shumta që ka marrë demokracia turke nga puçet e shpeshta ushtarake, megjithatë ajo ka arritur të konsolidohet. Me gjithë mospajtimet e shumta të gjeneralëve me reformat e kryeministrit Erdogan, ata nuk kanë marrë guximin t’u kundërvihen me puç politikanëve të zgjedhur me votën e lirë. Ndërkohë, Turqia po përpiqet të krijojë një raport më të shtendosur me kurdët, duke lejuar përdorimin e gjuhës së tyre. Në këtë drejtim shteti turk duhet të ndërmarrë edhe shumë hapa, në mënyrë që shtypja e pakicës së madhe kurde të marrë fund. Të gjitha këto zhvillime pozitive i jan arritur nen udhëheqjen e kryeministrit Erdogan.
Interesimi dhe roli i Turqisë për Republikën e Kosovës
Gjatë vizites se ministrit turk të jashtëm, Ali Babacan e që me rastin e vizitës ai mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës në një seancë solemne. Për dallim prej shumë ministrave të jashtëm që vijnë në Prishtinë vetëm sa për të tërhequr vërejtjen se situata duhet të jetë e qetë dhe për të thënë se Kosovën ”e pret një rrugë e gjatë“ drejt Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm turk solli me vete me dhjetëra biznesmenë, premtoi bashkëpunim ekonomik, njoftoi kosovarët e izoluar se Turqia do të heqë vizat dhe paralajmëroi se së shpejti disa shtete nga bota arabe do ta njohin Kosovën
Ali Babacan u zotua se Turqia edhe më tutje do të lobojë te vende të tjera në favor të Kosovës.
Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij me rastin e inagurimit te autostrades Rrëshen-Kalimash shprehu kënaqësin e tij që mori pjesë krah për krah kryeministrit shqiptar Sali Berisha në përurimin e autostradës e cila lidh Kosovën me portin e Durrësit. Kryeministri turk konsideron se kjo rrugë do ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, pavarësia e së cilës tha se është gëzim edhe për Turqinë
Në trazirat e 97” në Shqipëri kur kanosej zhdukja e shtetit shqiptar dhe kur Greqia tentonte të hynte në Shqipëri , ishin deklaratat bombastike të v/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të asaj kohe të Turqise se vetëm nëse shkelet një pëllëmb e Shqipërisë ne do marrim ishujt grekë, deklarata të cilat alarmuan të gjitha kancelaritë e botës. Kjo tregon qartë për interesimin e shtetit turk krahas problemit shqiptar. Ne luften e NATOS kundër Serbisë ishin po ata pilot turqë që me zemër e me shpirt bombardonin pa përtesë caqet serbe.
Takimet dhe pritjet me rezervime te veqanta për elitën politike si të Kosovës dhe të Shqipërisë tregojnë angazhimet e parreshtura që ka politika turke krahas qështjes shqiptare dhe këto vërehen haptazi pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Erdoğan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i kishte rezervuar një takim të veçantë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Rezervrim madhështor iu bë edhe kryeministrin Berisha dhe kryeministrit z.Hashim Thaci ku ne prezenc të ketij kishte bërë disa telefonata burrshtetasëve të ndryshëm dhe kishte kerkuare sa më parë njohjen e Kosoves nga keto vende.
Turqia ka thelluar bashkëpunimin me Shqiperin dhe Kosoven, gjithnjë e më shumë po kthehen në partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria ësht vendi qe ka vizituar me se shpeti z.Erdogan dhe kjo flet per interesim e Turqisë për rajonin. Investimet turke në rajon janë shumfishuar në tërë rajonin e Ballkanit dhe në një periudhë afatmesme pritet që Turqia ta rikthen një lloj primati që kishte dikur në botë.Padyshim që i takon primati i liderit ballkanik dhe më gjërë.
Vizita e Erdoğanit e gjenë Kosovën në një situatë të palakmueshme, pa qeveri e institucione ,por besojmë fuqishëm se deklaratat dhe puna e kryeministrit turk do të jetë shembull për qeverinë e ardhshme që do dali pas zgjedhjeve.
Kur kryeministri ynë po thoshte dhe ne e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, live ne tv duke shikuar parlamentin e Kosoves gjatë miratimit të deklarates së Pavarësisë ishte mbledhur Parlamenti turk dhe pasi kryeministri ynë tha ne e shpallin, kryeministri Erdoğan tha : “Dhe ne e njohim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”
Duhet ta potencojmë për fund se parim i politikës turke është zero konflikte jashtë dhe brenda Turqisë. Besojmë fuqishëm se politikat e Erdoğanit do ti dhënë edhe më shumë liri dhe të drejta shqiptarëve që jetojnë në hapësirat e Turqisë së sotme.
Po përfundojmë me një pjesë nga fjalimi i ideologut të politikës së sotme turke z. Davuoğlu që mbajti në Sarajevë: “Ndaj dhe politika jonë e jashtme synon të vendosë rregull në të gjitha rajonet që na rrethojnë, në Ballkan, në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Sepse nëse nuk ka rregull, ne do të paguajmë një çmim”
Shkrimi eshte botuar ne ballinen e Epoka e Re