LUFTA E KRUQEZATAVE DHE FORMIMI I MASONEVE

Me qindra vite mësimet e Romës ishin pranuar tërësisht, ritualet e tij kryheshin me nderime, kurse kremtet shenjtëroheshin gjithkund. Klerikalizmi i tij respektohej dhe mbështetej pa kusht. Kurrë më vonë kisha e Romës nuk arriti nderë, shkëlqim dhe forcë më të madhe se atëherë. Mirëpo “Zeniti i Papës ishte mesnatë për Botën”.

Pasi që e kishte mënjanuar Ligjin Hyjnor, kriterin e drejtësisë dhe e kishin përvetësuar fuqinë e pakufizueshme, atëherë iu kishin dhënë amo-ralitetit të pafrenueshëm biseksual. Mashtrimet, komplotet dhe veset kishin dominuar gjithkund. Njerëzit nuk frikoheshin nga krimi, me ndihmën e tij ata mund të krijonin pasuri dhe pozitë. Feja s’është më për ta një ushqim i shëndetshëm, por transformohet në helm për trutë e infektuar. Pallatet e papës dhe të peshkopëve ishin bërë vendet e amoralitetit më të tmerrshëm

Disa papë iu kishin qasur krimeve aq të ulëta, sa që pushtetarët botëror ishin përpjekur për t’i rrëxuar këta prijës të lartë kishtarë si monstrumë të tmershëm të cilët më nuk mund të duroheshin. Evropa me shekuj nuk kishte arritur përparimë në shkencë, në art dhe në qytetërim. Krishterimi ishte goditur nga paraliza morale dhe intelektuale. Gjatë shekujve të errësirës nën pushtetin e politikës së Romës, ka ecur në drejtim që ta shlyejë çdo gjurmë të mospajtimit me besimin dhe vendimet e saj.

Shprehja e dyshimit apo një pyetje në pikëpamje të autoritetit të dogmave të Romës, kanë qenë arsye e mjaftueshme që t’u merret jeta të pasurëve apo të varfërve, njerëzve me prestigj apo pa te. Roma është përpjekur që të asgjësojë çdo raport për brutalitetin e vet ndaj atyre që kanë besuar ndryshe. Në kuvendet e papatit është vendosur të ndezen libra dhe shkrimet me raporte të tilla. “Jo vetëm që është shumë mizore të persekutosh në këtë ekzistencë të shkurtër gjithkend që s’mendon si ty, por është akoma më mizore të shqiptosh mallkimin e tyre të përjetshëm”.

Në Britaninë e Madhe krishterimi ishte rrënjosur shumë herët. Ungjillin të cilën e kishin pranuar britanikët në shekullin e parë ende nuk ishte prishur aq nga bjerrja e Romës. Ndjekja e perandorëve paganë të cilat kishin arritur edhe deri në brigjet e largëta qenë dhurata e vetme të cilën kishat britanike e kishin marrë nga Roma. Shumë të krishterë duke ikur nga ndjekjet në Angli kishin gjetur vendstrehim në Skoci, prej aty e vërteta ishte bartur në Irlandë, dhe në të gjitha këto vende ishte pranuar me gëzim. Kur Sasët e kishin pushtuar Anglinë paganizmi kishte mbizotëruar. Pushtuesit kishin refuzuar ta pranonin shkencën e Shpëtimtarit nga skllevërit e tyre, kurse të krishterët qenë detyruar të kërkonin vendstrehime nëpër kodra dhe vendet e shkreta moçalike. Mirëpo Roma e kishte hedhur syrin në Britani dhe kishte vendosur ta nënshtrojë nën pushtetin e vet. Në shekullin e VI misionarët e Romës e ndërmorën një aksion për t’i bërë të krishterë sasët paganë. Ata edhe u bindën nga Roma ta pranonin fenë e tyre, me te gjitha-shtu edhe pushtetin e papatit. Britanikët iu përgjegjën se papa nuk ka të drejtë në pushtetin suprem në kishë dhe se këta mund t’ia pranonin vetëm përuljen e cila duhet t’i pranohet çdo pasuesi të Krishtit. U bënë tendenca për të arritur në-nshtrimin e tyre ndaj Romës, por këta të krishterë, të habitur nga fodulluku i të dërguarëve të Romës u tha: ”Nëqoftë se nuk i pranoni vëllezërit të cilët po ua sjellin paqjen do t’i pranoni armiqët të cilët do t’ua sjellin luftën. Në qoftë se nuk doni të bashkoheni me ne që sasëve t’ua tregojmë rrugën jetësore, prej tyre do të merrni goditje vdekjeprurëse”. Këto nuk qenë kërcënime boshe. Kundër këtyre dëshmitarëve të fesë biblike u përdorën luftëra, intriga dhe mashtrime, derisa kishat Britanike nuk u shkatërruan apo nuk u detyruan ta pranonin autoritetin e papatit. Këta papata vininë dhe sa e shtonin urrejtjen edhe më të madhe mes tyre, që do të vazhdonin deri në erën bashkëkohore, me luftën Katoliko-Protestante në luftën e parë dhe të dytë botërore si dhe më tej. Pas luftërave të pasuksesshme kundër tiranisë së Romës, prijësit e këtyre kishave kundër vullnetit të vet e pranuan pushtetin e papës të cilin siç dukej e pat pranuar e tërë bota.

Thuaj : ”Ai ka fuqi t’ju sjellë dënimin prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe a ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë”. (En Am 65)

“...Ne ndërmjet tyre hedhim armiqësi e urrejtje që do të vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, Allahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. Allahu nik i do ngatërrestarët”. (Maide 64)

Njëri ndër shkaqet kryesore i cili solli ndarjen e kishës së vërtetë nga Roma qe urrejtja e Romës ndaj të shtunës biblike hebraike. Ashtu siç e kishte predikuar profetizimi (hebraizmi), fuqia e papatit e kishta shkelur të vërtetën. Ligji hyjnor ishte shkelur, kurse tradita dhe doket njerëzore ishin madhëruar. Mirëpo kjo nuk u mjaftonte prijësve të papizmit. Ata nuk kërkonin që e diela vetëm të shenjtërohej dhe të kremtohej por që edhe e shtuna të shëmtohej; ata me fjalët më të ashpra i sulmonin ata që merrnin guximin për ta respektuar.

Kurse Kurani kerim nga dita e zbritjes arriti deri më sot i pa ndry-shuar. Ata shpejtuan ta mohojnë islamin dhe të tallin Kuranin dhe Muham-medin a.s. Për tallje dhe njollosje morën ditët e shenjta të islamit, siç është edhe dita e Premte (Xhuma). Si shembull ”e Premte 13” e ”Premteja e Zezë”. Në të premtet ata bënin vrasjet, bënin luftërat me qëllim që të arrihet Sata-nizimi i të Premtes etj. ...Hadisi Kudsij thotë : ”Ashtu si iu dha dita e Shtunë Izraelitëve dhe e Diela të Krishterëve, dita e Premte iu është dhënë Musli-manëve. Në këtë ditë për muslimanët ka të mira dhe begati”.

U hudhën Themelet e Urrejtjes së pafundshme në gjirin e njerëzimit mes të Shtunës dhe të Dielës, që do të pasojë deri në luftën e ardhshme (lufta e tretë fetare-botërore krishtere) të mirënjohur me emrin - ARMAGEDON.

            Gjatë periudhës së shekujve më të errët të devijimeve ka pasur të cilët e patën refuzuar pushtetin suprem të Romës, e patë refuzuar lutjen para figurave duke konsideruar këtë idhujtari dhe e mbanin të shtunën e vërtetë. Edhe pse therreshin nga shtizat dhe ndizeshin në turrët e zjarrta të drurëve, ata e ruajtën bindjen e tyre. Për shkakë të këtyre intrigave mes të shtunës dhe të dielës ata në kohën e re, bënë kompromisë dhe u pajtuan në dualizimin e këtyre dy ditëve të satanizuara, që edhe sot e kësaj dite këta dy ditë të figu-rojnë si ditë jo pune. Dita e dielë si ditë botërore e jopunës është kryekëput prej ditëve fetare krishtere.

- Atëherë, duhetë pyetur veten se, kur dita e Premte do të bëhet, ditë jo pune e Muslimanëve ?!

Pas ndarjes së Perandorisë Romake në atë perëndimore (katolike) dhe asaj lindore (ortodokse) si dhe vet ekzistimi i këtij populli i cili e ruajti fenë e Krishtit ishte qortim i përhershëm për Romën dhe për këtë arsye ajo e urrente dhe i ndiqte në mënyrë tepër të vrazhdët. Refuzimi i tyre ishte fyerje të cilën Roma nuk mund ta përballonte. Prandaj ajo vendosi që t’i shfaroste nga faqja e dheut. 

  

Simboli i sotem i Unionit të Krishterëve Evropianë paraqet Tavolinën e Kryqëtarëve të mesjetës katolike

 

KOHERAT BARBARE

 

Nga Papanati në shek. XI-XIII u morrë iniciativa që të krijohet ushtria e përbashkët të formuar nga 12 Mbretëritë të besimit Katolikë, duke u betuarë në tavolinën e rrumbullakët mbi 12 Shpatat me frazën “God Bless Crusaders” (Zoti i bekoft Kryqëtarët) duke u emëruar - Kryqëzatat (veni re, simboli i sotëm i Unionit Evropianë me rrethin 12 yjor është i pandryshuar sipas numrit të atëhershëm!).

Federata e Regjimit të UE'së ose “Traktati i Romës”, nga viti 1946 e deri më sot, perfshin tri elemente : Politikën, Ekonominë dhe Ligjin. Aktiviteti i saj zhvillohet nga këto tri pika të Trekëndëshit. Shtyllat dhe Ndërtesa e UE'së tregojnë “Shpatat dhe Tavolinën rrethore”, fushat në të cilat shtetet anëtare kanë shprehur pajtueshmëri që të krijojnë sovranitet mbi disa çeështje të përbashkëta për të cilat kanë - interes nacional. Dominiminë hegje-moniste e shprehinë me ngjyrën e flamurit të kaltër e cila është ngjyra e qiellit dhe gjërë-sisë së horizonteve, simboli i detit. Simbolizon shikimet e largëta dhe pakufi-zueshmërin!

Në periudhën nga fundi i shek. XI deri nga fundi i shek. XIII, perëndimorët feudal kanë organizuar tetë luftëra kryqëzatash në Lindje. Organizatori kryesor dhe nxitës i të gjitha fushatave luftërake të kryqëzatave ka qenë Kisha Katolike Romake. Me pjesëmarrjen në luftërat e kryqëzatave Kisha Romake dëshironte të vëndoj sundimin e vet mbi besimtarët e Lindjes. Evropa duke shfrytëzuar të gjitha mundësit arriti të tubojë Armatën kryqtare prej 600 mijë njerëz.            

E gjithë kjo maskarad e organizuar nga Papa Urbani i II-të në saborin në Klermon - në Francën veriore, në vitin 1095, me preteks që të Shpëtohet Varri i Krishtit në fakt edhe të “Prioriumit Sionas”(mit. - njëra nga shoqëritë më të vjetra dhe më të fshehta botërore, drejtues i errët i njeriut. Sipas të krishterëve pagan, Prioriumi Sionas, e mbron burimin e fuqisë së Perëndisë në Tokë. Të krishterët, me qëllim të mbrojtjes së sekreteve të tyre i koklavitën punët në tepri, me enigma dhe kode të fshehta “Apokrifite”... Ky është Gjahim pas Pasurise. Të gjitha tregimet për Priorium Sionasit nga ana e Kishës përfundojnë me gjakderdhje, kasaphane e vërtet).) nga të pabesët, por, në fakt ishte shenjë e hakmarrjes ndaj Muslimanëve dhe plaçkitja e pasurive të popujve Lindor. 

Gardneri thotë : “Luftërat e kryqëzatave s’janë zhvilluar për ta pushtuar Kudusin-Jerusalemin, por, janë bërë për ta zhdukur Islamin”. Kjo është Lufta mes Kryqit dhe hënës. 

Që para se të filloninë fushatat kryqtare ndaj muslimanëve, ishinë hartuar planet. Kryqtarët, duke i përdorur të gjitha rrugët legale dhe ilegale, nga ana e Papa Lio IX (1038-1054), me dëshir që me çdo kushtë të kolonizoninë dhe të vëndojnë dominiminë e tyre në Lindje.

Përfaqësuesi Lindor krishter Perandoria Bizante (395-1453), në vitin 1071 duke u  mundur nga ana e Selçukve turk (1038-1194), Turqve i’u hapën dyert drejt Anadolisë dhe Evropes. 

Kryqëtarët me shenjat famëkeqe të Kryqit të Kuq Katolik  gjatë fushatës së tyre Kryqëtare

 

PAPA i thiri të gjithë të pranishmitë të marrin pjesë në këtë fushat kah Lindja. Thirja e papës ka qenë e pritur me mahnitje dhe brohoritjet “Ashtu ka dasht Zoti”. Të gjithë pjesëmarrësit në veshjet e tyre ngjitën Kryqe me pëlhurë të Kuqe, si simbol i Krishterëve Katolikë. Dhe shkaku i simboleve ata u quajtën kryqtarë, (veni re, ngjyra e kuqe bëhet simboli i Katolikëve, ngjyra e zezë i Ortodoksëve dhe më vonë ngjyra e kaltërt i Protestantëve). Dhe për habi, sot këta dy ngjyra fetare krishtere (katolike-ortodokse) janë ngjyrat tona “kombë-tare”(fetare) të cilat datojnë që nga mesjeta Kastriote!!? - Simbolet janë gjuha me të cilat ndihmohemi që ta kuptojmë të kaluarën tonë. - Fotografia tregon njëmijë fjalë. Por, cilët fjalë?

 

*** Shtrohet pyetja, si të ndërhyhet në historinë e shtrembëruar dhe të gjendet e vërteta e arsyeshme se si, para 1000 viteve filloi Lufta e Kryqëzatave.

 

           Në vitin 1096 - Filloi fushata e parë me çmendurin e luftërave fetare të Kryqëzatave katolikë, që vazhdoi 2 shekuj me rradhë, si hak-marja ndaj muslimanëve Turk-Selxhuk si heretikë dhe ndaj ortodo-ksëve duke marrur si preteks rënimin e kishës së shenjtë në Kudus-Jerusalem. 

Kur Roma kishte vendosur ta shfaroste sektën e urrejtur ajo e lëshoi ediktin me të cilën pjesëtarët e saj i gjykoi si heretikë dhe i dorëzoi që të vriten. Papa urdhëroi : ”Në qoftë se kjo sektë e keqe dhe e neveritshme refuzon të heq dorë nga feja e vet duhet të shtypet si gjarpëri i helmu-eshëm“.  Ky edikt i papatit i ftonte të gjithë anëtarët e kishës të bashkohen në luftën e kryqëzatave kundër heretikëve, duke premtuar faljen e gjitha mëkatëve atyre që do të vrisnin ndonjë heretik, dhe kish autorizuar të mund t’i merrnin pasuritë e tyre (sikur sërbët në luftën jugosllave). Besimtarët vazh-duan ta përhapin fenë e tyre krahas luftërave të kryqëzatave që u ngritën kundër tyre dhe vrasjeve brutale me të cilat qenë të gjykuar.

Kryqëzatat u nisën drejtë Lindjes së Mesme, gjatë kalimit të kryqtarëve përmes Gadishullit Ballkanik shkretëruan shumësish sundimet bizan-tine, rrugës ajo bënte llakërdi me terror duke plaçkitur popujt e ndryshëm. Filluan marshimet më të tmerrshme të kryqtarëve kundër popullit të Zotit-muslimanëve, i karakterizuanë ata si jonjerëz, dhe vriteshin pamëshirshëm. Fushat e tyre pjellore u shkatërruan, shtëpitë dhe kasollet e tyre u rrafshuan për dheu. Vendi pjellor i këtyre popujve u shëndërruan në shkretëtirë etj.                 

“E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrime në te, të asgjë-sojë të korrat dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çregullimin (fesadin)”. (Bekare 205)

 Ata arritën në lindje duke e rrethuar Kudusin-Jerusalemin në vitin 1099, për dy javë rresht duke i detyruar banorët të dorëzohen prej urisë.

 Mbreti Francezë e pushtoi qytetin e shenjtë. Me shpatat zhveshur, njerëzit vrapuan në qytet; nuk kursyen askënd, madje as përgjërimet për mëshirë. Brenda dy ditëve ekzekutuanë 80 mijë muslimanë të pafajshëm, pa dallim moshe dhe gjinie. Kuajt ecnin mbi gjakun që u shkonte gjer në gjunjë, madje dhe më tepër, deri në frerë. Kryqtarët fëmijët muslimanë i kanë pjekur pastaj i kanë ngrënë.

 Zoti në Kuran thotë: Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët”. (Araf 41)                                 

Lufta e kryqtarëve ka qenë një nga spastrimet më masovike të shënuara në histori.

  

Me masakrimin e muslimanëve dhe hebrejve, qyteti bëhet qendër e kryqëzatave duke fituar edhe emër të ri - Mbretëria e Jerusalemit. Lufta udhëhiqej paralelishtë edhe nga nëntoka e papanatit nga Vëllezëria sekrete e Prioriumit Sionas dhe dora e tyre militante, “Kalorësit Templlar”. Poashtu ne 13 maj te vitit 1110, Kryqtaret marshojne ne Bejrut duke shkaktuar gjakderdhje te madhe.

- Kalorësit Templlar

 

E formuar për mbrojtjen e Tokës së Shenjtë, (mask për fshehjen e sekretit mitik). Specifikë e kishin praktikiminë e fesë sipas tyre dhe lufta kunder muslimanëve. Simboli i dy kalorësve mbi një kalë tregonte se ishin në marrëdhenie seksuale (GAY)! Ata nuk kishin famile apo farefisni dhe kurrsesi nuk pastroheshin gjatë jetës dhe e zgjodhën këtë simbol për vete. Pas luftimeve me Salahuddinin ata u mposhtën, 1186, ata për të shpëtuar do ta blejn ishullin Qipro nga shoku më i afërt i tyre, Mbreti Riçard. Pas saj, ata u pasuruan shumë, sepse nga hebrejët kishin përvetsuar bankierin, kurse nga muslimanët, matematikën dhe algjebrën. Ata  posedoninë shkathtësi të madhe në detari, dhe velat e anijeve të tyre i shënuan me “Kryqin e Kuq”. Prej Qipros ata u drejtuan në Evropë, në Skoci, pastaj në vende tjera të evropës. Shumë mbretëri u bënë borxhli të tyre. Me mbështetjen e tyre, u zgjodhë Papa Innocenti. AI U DHA TE DREJTEN E NDERTIMIT TE KISHAVE TE TYRE. Pasi kaluan në Evropë, ata u emëruanë në – MASON. Iluminati si doktrina u bë një përzierje e sekreteve masonike (doktrina luciferiane) që lidhet direkt me binomin Knight Templar (kalorësit e Tempullit dhe Order of the Assassins (Urdhër i Vrasësve), vrasësit më mizorë të muslimanëve, që daton vitin 1050 pas Krishtit. Invazioni në njërën anë ishte për gjetjen e Artefaktit, dhe thuhej se kisha çdo kend do të mbys për posediminë e tij... Ndodhë që një ditë Templlarët kanë pushuar së kërkuari... e lëshojnë Tokën e Shenjtë duke iu drejtuar direkt Romës. Nuk dihet se, nëse i kanë bërë shantazh Papanatit apo Kishës duke ua blerë heshtjen e tyre, askush se di, por, fakt  është se kisha i ka shpallur këta Kalorës Templlari me fuqi të pakufizuara. Deri në vitet 1300 Templlarët bëhen tepër të fortë dhe shumë kërcënues. Vatikani shpall urdhër sekret duke ia përhapur Evropës. Papa Kalorësit Templlar i shpalli si adhurues të satanit. Papa tha se, atë zoti e shpalli për spastrimin e Tokës nga këta heretik.                                 

Toka është shndërruar në ferr, Templlarët gati se u shfarrosën. Data ishte 13 Tetor e Premte i vitit 1307, ... e Premteja 13-.. Papa dërgojë trupa për përvetsimin e pasurisë së Prioriumit, por s’gjejnë gjë. Kalorësit të shpëtuar të Prioriumit zhduken drejt ishullit të Qipros. Sërish filloi gjurmimi kah bota e tyre e artefaktit. Artefakti është” “Grali i Shenjtë”. Betimi i anëtarëve të “Priorionasëve” është si vijon, ”Fjalët tona asnjëherë nuk do të dalin nga këta mure”. Dhe prej atëherë nga këta kalorës të ikur, do të lindinë Masonët e ardhshëm.

Edhe sot kisha ndjek anëtarët të kësaj Vëllazërie deri në shkatërrimë. Shenja e Gralit të Shenjtë ishte -“Kupa Magjike”, burim i fuqisë së zotit në Tokë etj...Priorium Sionas është Lufta e Fshehtë mes Papanatit dhe mbroj-tësve. Mbrojtësit me dinakëri ngarkojnë veten me detyrë të mbrojtjes së fshe-htësisë më të madhe në historinë moderne.

Prioriumi mbron fuqinë e kishës në tokë. Biblën e  prezantonë një njeri pagan Perandori Konstantini, ai kur s’ka qenë i Krishterë... Grali (Kupa) i Shenjtë nuk ka qenë e vërteta, por është shenja “Çalus - V që përkujton në kupën ose anijen ose  në formën e Vulvës femërore. Grali s’është kupë... por, simbol i vjetër pagan për femëroren. Kjo do të thotë se, femra është bartësja e fort e fshehtësis, poqëse ajo do të ishte e zbuluar do t’ia rrënonte themelet e Krishterizmit. 

Pra, del se figura femrore është Grali. Femra Gral është Maria Magdalena. Po ajo, në vitin 591 nga Kisha u njollos si “Prostitute”, por ajo s’ishte e tillë. Marija Magdalena ka qenë bashkëshortja e Jezusit, (e shënuar sipas Evangjelis së Filipit I cili ka qenë i refuzuar nga këshilli i Najsias, së bashku me Evangjelit të tjerë ku Jezusi paraqitet si njeri dhe jo si perëndi).

           Shpëtimtari i thotë bashkëshortes se, duhet ta vazhdojë - Kishën si Femër. Thuhet se ajo ka qenë shtatzëne nga Jezusi, që të mbrohet ajo ik nga Toka e Shenjtë në Francë, atje lind vajzë... Saran... Kjo është fyerje dhe poshtërim për Kishën, sepse paganët besonin në bashkimin mes mashkullit dhe femrës që lind perëndi qiellore. Kurse në fakt kisha e ka monopolinë mbi te. Femrat u bënë kërcënim për kishën, dhe kisha shpalli librin famëzezë -“Malejas Malifikarum” (Çekani për Shtrigat), libër i cili do të ushtrojë terrorë shekullorë ndaj femrave.

*(“Kodi i da Vinçit”, thotë se Jezui qe i martuar me njëren prej pasueseve të tij, Maria Magdalenën. Me të kishte fëmijë, dhe  pasardhësit e tij ekzistojnë edhe në ditët e sotme. Por, Kurani nuk  tregon asgjë për martesën e Isait a.s., gruas së tij, apo fëmijëve (për këtë nuk flet as Dhiata e re), por nga aspekti islam asgjë nuk është e diskutueshme se është martuar dhe se kishte fëmijë).

              Ky është sekreti të cilën Priorium Sionasit (sionistët të krishterë) e mbrojn reshtazi 20 shekuj. Mbrojtësit të dëshmis për të kaluarën e vërtetë të pasardhësve të Jezu Krishtit dhe të M. Magdalenës, janë Priorium Sionasit. Opus Dei (larja e trurit) është sekt Konzervative Katolike, dora e zgjatur e Vatikanit. Vrasjet nuk kryen nga Vatikani ose Opus Dei, por ata janë në mes luftës e cila udhëhiqet me shekuj. Në njërën anë janë Prioriumi, dhe në tjetrën grupa e vjetër tiranësh... anëtar me grada të larta kishtare. Ky këshill në hije gjatë historisë, tenton shkatërriminë e dëshmis për vijën e gjakut. Për zhdukjen e dëshmis së ekzistimit të M. Magdalenës, vritenë pasardhësit e Jezusit. Templlar paraqiten si mbrojtësit e saj. Ndoshta gjithë kjo maskarad është një Apoteoz... Kjo rrëmuj ka ndodhur mes katër luftërave kryqtare.

Nga ana e dukshme, e vitit 1202 u organizua edhe Lufta e Katërt e Kryqëzatave. Në vend se të  “Çlirohet Varri i Shenjt” në Kudus-Jerusalem, ajo u drejtua kah pushtimi i fronit bizanto-ortodoks Konstantinopojën. Në vitin 1204 kryqtarët e rrethojnë qytetin dhe pas përleshjeve të ashpra rrugëve ate e pushtojnë. Ndërkohë kryqëtarët i fituanë edhe pjesën më të madhe të territoreve të Perandorisë Bizantin. Në vitin 1204 u rrënua Bizanti dhe në vend të saj u krijua Peran-doria e re Latine Katolike, me fronin në Kons-tantinopojë. Prej atëherë në Shqipëri u imponua domonimi i Venedikut që merrte pjesë në ekspe-ditin e kryqëzatave. Që në vitin 1261 përfundimisht u likuidua Perandoria Latine dhe përsëri të rivendoset Perandoria Bizantine. Pasojat nga luftërat e kryqëzatave ishte se, ata luftëra mundësuan që të vën-dohet fund zotërimit tregtar të Bizantit dhe Arabëve Islam.      

*Evropa Perëndimore përmes luftërave të kryqëzatave erdhi dhe plaçkiti kulturën dhe të arriturat teknike të popujve të azisë dhe afrikës veriore islame. Nga civilizimet lindore kanë qenë të përfituara shumë virtyte të tyre : larja e duarve para ngrënies, përdorimi i banjove të ngrohta, bajtja e mjekrave të pastra, zbukurimi i mburojave me stema të ndryshme etj...

            ...Pas disa shekujve me ndërhyrje të Perandorit Bizantin Konstantin Paleologos dhe mbështetjen e patrikut Grighorlos Mammas’it nga kisha ortodokse dhe katolike i dërguari i papës kardinali IsidorKishën Ajasofia në vitin 1452 me një solemnitet të madh fetar u shpall bashkimi i dy kishave në një Kishë me qëllim të largimit të Perandorisë Islamo-Osmane nga Lindja e Mesme duke e izoluar brenda anadolisë, me shpres të gllabërimit të  tokave islame nga të krishterët. 

Por, puna u shkoi huq, kur në vitin 1453 Sulltan Fatih Mehmet’i  pushtoi Stambollin duke e këthyer Kishën AjasofiaXhami. Krishterizmi Lindor plotësishtë u zhvendos nga Azia e Vogël dhe Konstantinopoli, kryeqytet i botës Krishtere. Mbeturinat e Krishterimit u hodhën nga kjo anë e Mesdheut në tjetrën. Bizanti ra në duar të osmanëve, kurse Kisha e dobë-suar Katolike mbeti e vetmuar me dyer krahëhapur drejt Evropës. Çlirimi i Stambnollit është një ngjarje shumë e madhe, sepse aty së pari herë përdoren armët e zjarrta dhe teknika moderne ushtarake. Viti 1453, simbolizone edhe fundine e mesjetes. 

Sulltan Fatih Mehmet ashtu siç ka qenë shumë guximtar dhe i zgjuar, ka qenë edhe një prijës shumë i përgatitur dhe bujar. Sulltani arriti të pushtonte Stambollin - Konstantinopolin pas një rrethimi i cili zgjati 53 ditë.

 “Pas dështimit të kryqëtarëve në lindje, ata nga urrejtja iu vërsulën në Evropë shtetit të Andaluzisë duke e shkatërruar në gjak deri në themel ”!

          

Materiali i shkoqitur nga libri i autorit „Kthim ne Vetvete“.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme