Belbëzimet e politikanëve: Z. Toleranca urime Bajrami !

Me kohë dikush, këto urime i quante hipokrite, dikush i shihte më shumë pjesë të protokollit diplomatik por cilido që të ketë dhe të jetë qëllimi i tyre një gjë duhet të kihet në konsideratë, ato nuk paraqesin ndonjë vlerë për myslimanët fetar të cilët janë mërdhirë në mëngjesin e të njëjtës ditë duke u falur jashtë në rrugë ngase këtyre politikanëve po ju mungon vullneti politik dhe largpamës për të i dhënë leje Bashkësisë Islame për të ndërtuar Qendrat Islame në Prishtinë por edhe gjithandej në Kosovë kur janë rrit nevojat për objekte të kësaj natyre. 

E vërteta është se urimet e tyre janë bërë banale gjithnjë me të njëjtin tekst dhe porosi që në fund të fundit nuk është esenca e kësaj feste. Gjithnjë porosisin për tolerancë por edhe përgëzojnë për tolerancën shekullore e që në fakt këto dy tekste dalin të kundërta, megjithatë nuk është e çuditshme për llojin e tyre. 

Askush nuk i dërgon me zor në zyrat e BIRK-ut, prandaj para se të shkojnë përse nuk konsultohet me ata mysliman fetar (të sekularizuar) që i kanë në partitë e tyre, se si  do të ishte urimi më i mirë . Në fund të fundit edhe nëse vetëm shkollën fillore e kanë kryer mund ta kenë mësuar në Edukatë Qytetar të paktën që urimin e tyre ta shoqëronte një buzëqeshje qoftë edhe si e stjuardesave.Urimi për Bajram nuk është ‘veç ke ky adetin e me ja bë përhajr ktyne të fes islame festën’ por është moment për të dëshmuar përkushtimin për myslimanët fetar aga ana e institucioneve.  

Një mik i imi, tani më shumë i dashur të cilën e takove këtyre ditëve për herë të parë ndër të tjera tha një fjali që për mua më shumë tingëllon si një definicion , por se ai e tha në mes tjerash. ‘’ Kur qytetarët i dëgjojnë lajmet apo debatet, nuk janë perceptimet e njëjta si të një njeriu fetar dhe atij jo fetar. Një jo fetar gjithçka që dëgjon ose të paktën shumësinë e saj e merr për të qenë, ndërkohë që fetari e merr me rezervë’’. Ashtu disi e tha miku sepse nuk e kishte  për qëllim të thoshte një fjali kaq të madhe. 

Prandaj të mos kujtojnë politikanët se me vizitat apo mos vizitat e tyre në Kryesi të BIRK na bëjnë ndonjë nder apo dëm. Në fund të fundit është thjeshtë demonstrim i personalitet të tyre individual lakuriq (pa këshilltar) se sa dinë të aktrojnë mirë apo nuk dinë fare.

Mbi të gjitha, do të kisha dashur që fjalën tolerancë kurrë , ama kurrë të mos e dëgjoja në urimet e tyre të Bajramit sepse vërtet është bërë banale. Thua ti se feja Islame dhe myslimanët janë këtu vetëm për tolerancë dhe se nuk paskan nevoja tjera. Apo se Bajramet qenkan festa të tolerancës dhe jo të adhurimeve më parësore si fitri dhe kurbani.  

Nuk është çudi që në ndonjë nga vizitat e ardhshme festive të iu drejtohen myftiut me fjalë z.Tolernaca Me Fat Bajrami e blla blla blla . Me siguri pas kaq shumë vizitash, myftiut mund të jetë duke i plasur koka nga kjo fjalë. 

Tani është koha që të bëjnë tolerancë këta politikanë dhe këto parti politike të cilat i ngjajnë shumë njëra tjetrës në raport me festuesit e sinqertë Bajramit. 

Një katedrale politike e përmasave piramidale është në finalizim e sipër në qendër të qytetit të Prishtinës,  nëse përball saj ndërtohet Qendra Islame atëherë mund të themi që kemi tolerancë. 

Në Kosovë vetëm myslimanët fetar janë tolerant për fat të keq, gjithë të tjerët madje edhe vet shteti ndaj myslimanëve fetarë është dhe po tregohet jo tolerant. 

 Prandaj shpresoj që kur myftiu të vizitoj institucionet tona tua përmend tolerancën, dhe sidomos atë që e kemi pasur dikur tua gjysh e stërgjysh , gjithnjë në takime të hapura për publik.

 

16.11.2010

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme