ASHIKUT!
Shkruan: Fatmir Muja
23 Nëntor 2010, 14:43
More ashik, dashuronjës! Zhgënjimi nuk ka vend në botën tonë Sepse ne nuk u besojmë njerëzve por mendimeve tona që kemi për njerëzit Prandaj, sado që bota është e kufizuar ne jetojmë të lirë Ne nuk grindemi me askë sepse askush nuk na ka premtuar se do mendojë si ne dhe as ne nuk u kemi premtuar të tjerëve se do mendojmë si ata e dimë se jemi pjesë e botës por bota nuk është e jona Prandaj, ne jetojmë qetësisht, sepse nuk mund ta humbasim atë që s’e kemi Sado ta përziejmë grurin me gurin, Toka do ta njohë edhe njërin edhe tjetrin Nga një kokërr e vetme gruri do marrim dhjetëra të tjera Nga një gur nuk do të marrim asnje gur Pra, ti o dashuronjës, mos ke frikë nga mbjellësit e gurëve Ata nuk shtojnë e as pakësojnë asgjë në tokë! Ashik! Ruaju nga ata që thonë se budallallëku s’ka fund Sepse, nëse budallallëku është njerëzor Dhe nëse numri i njerëzve që jetojnë në tokë është i kufizuar Si ka mundësi që budallallëku të mos ketë kufi? Aty ku dashuria gufon, mendja çalon Por ti nuk je si shumica edhe pse shumicës i takon Ti ruaje mendjen, se po të humbi mendja me çfarë do ta ruash dashurinë?! Ti thua: “me zemër”, edhe unë jam dakord Por jo të gjithë kanë zemër për të na kuptuar se ç’themi ne n’këtë botë.
O dashuronjës që dashuria ta ka dhuruar çelsin për ta hapur çdo dry Ndodh që nga dëshira e madhe për t’i hapur drynat, të na thyhet çelësi E kur gjysma e çelësit të ketë ngelur brenda drynit Do ta kuptojmë se gjysma, sado që mund të qëndrojë pranë të plotës, Nuk mund të na shpjerë dot te thesari.
Ashik! Mbi të gjitha, ruaje mendjen kur përballesh me të pamendët! Mos e shfaq thellësinë para atij që kënaqet me cektësinë Kush qendron në turbullirat e ujërave të cekëta Nuk është i prirur ta besojë kthejlltësinë e ujërave të thella Mos i hap sytë në prani të dritës së fortë Sepse, përveç që s’do shohësh gjë, do ta dëmtosh edhe shikimin Mos ia thuaj të vërtetën të paditurit se do të quhesh gënjeshtar Të gjitha “mos”-eve të mia, po deshe thuaju: “Mos!” Veç ruaje veten nga vetvetja, e mos e plagos!
Nëntor 2010
|
|