Mes’hi mbi çorape nuk lejohet

Por, ata që përpiqen ta lejojnë mes’hin mbi çorapet e sotme, duke ndjekur vetëm prirjet vetjake, i shfrytëzojnë disa hadithe të cilët patjetër duhet t’i përmendim me qëllim që të mos vijë deri te ndonjë huti në mesin e muslimanëve.

Në fakt, nga Mugire ibn Shu’be transmetohet se ka thënë:

“E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. duke marrë abdest dhe duke dhënë mes’h mbi çorape.” 

Ky hadith nuk është argument për mes’hin mbi çorape nisur nga këto arsye: 

Në librin e tij Sunen’ul-Kubra En-Nesaiu thotë:

“Nuk e njoh ndonjë njeri të ndjek Ebu Kajsin në këtë rivajet. E vërteta është ajo që e transmeton Mugire me zinxhir transmetuesish autentikë se i Dërguari i Allahut a.s. u ka dhënë mes’h mesteve.” 

Edhe El-Bejhekiu e përmend këtë hadith nga Mugire dhe thotë se është hadith i papranueshëm. 

Sufjan Eth-Thevriu, Abdurrahman ibn Mehdiu, Ahmed ibn Hanbeli, Jahja ibn Me’ini, Ali ibn El-Medini dhe Muslim ibn Haxhaxhi thonë se është i njohur hadithi i Mugires për mes’hin mbi mestve, por jo edhe për mes’hin mbi çorape.” [1]  

Asnjë nga juristët muslimanë nuk e ka lejuar mes’hin mbi llojet e çorapëve që përdoren sot, për një arsye fare të thjeshtë kurse kjo është pamja e çorapëve në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe destinomi i tyre. Ajo që quhej çorapë në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. do  të shërbente si këpucë në kohën e sotme. Që diçka të mund ta quajmë çorapë në kohën e Muhammedit a.s., ky çorapë do të duhej të ishte i tillë që me të së paku të mund të ecej një rrugë prej katër kilometrash. 

Imam Ebu Hanife ka thenë:

“Lejohet mes’hi mbi çorapë vetëm nëse janë të mbuluara me lëkurë.”

Nxënësi i tij Ebu Jusufi dhe Muhamed Shejbaniu konsiderojnë se lejohet mes’hi mbi çorape të qepura me lekurë dhe mbathëset të qepur me lëkurë, kurse janë ndarë në mendime se a mund të bëhet mes’h te çorapet e bëra në mënyrë të vrazhdë dhe fortë të bëra.

Kurse Ahmedi dhe Shafiu konsiderojnë se çorapët duhet të jenë të atillë që nuk e lëshojnë ujin dhe të ketë mundësi që të me ta të ecet në mënyrë normale si dhe të qëndrojnë vetvetiu në këmbë pa lidhëse.

Derisa Imam Maliku konsideron se çorapet duhet të jenë prej lëkure ashtu që të duken sikurse mestve. [2]  

Muhamed Jusuf El-Benuri thotë:

“Të gjithë Imamët kanë pranuar se lejohet mes’hi mbi çorape që janë të bërë nga lëkura. Ata në të njëjtën kohë pranuan se nuk merret mes’hi mbi çorape të hollë dhe të tejdukshëm, ndërsa nuk janë të një mendimi se a mund të merret mes’hi mbi çorapët e fortë dhe të ngurtë.” [3] 

Imam Es’ad Muhamet b. Said Sagırxhi në librin e tij El-Fikh’ul-hanefij ve edil-letuhu thotë:

“Mes’hi mbi çorapet e holla nuk është i lejuar sepse në traditën e selefinjëve (selef’us-salih) çorapet nuk janë përdorur për ngrohjen e këmbëve, por për shetitje, sikurse që ne sot i përdorim këpucët.” [4]



[1] “El-Binaje”; 1/ 368 

[2] Ebu Muhammed Ali ibn Zekerija El-Menbexhi; “El-Lubab fil xhem’i bejnes-Sunneti vel Kitab”; fq. 134. 

[3] Es Sejjid Muhammed Jusuf ibn Es-Sejjid Muhammed Zekerija El-Haseni El-Benuri “Me’arifu Sunen, Sherh Suneni Tirmidhi”; 1/ 346, Karaçi, 1413.H.; Ibrahim El-Halebi, “Multekal-Ebhur”; fq. 44.[

[4] Esat Sağırcı, “Fikhul Hanefi ve Ediletuhu”, 1/ 97. 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme