Krijimi i një civilizimi

Njerëzit përpara neve dhe paraardhësit tanë vunë themelet e civilizimeve përparimtare në të njëjtin rajon ku ne sot jetojmë. Arsyeja se pse unë e theksoj këtë është jo që ta ngushëlloj veten time me madhështinë e së kaluarës ose për shkak të nostalgjisë për atë kohë.
Për më tepër,është që të përkujtoj, siç është konceptuar nga Malek Bennabi, tre faktorët kryesorë:njeriun,tokën dhe fenë-që i aktivizuan njerëzit në ndërtimin e civilizimit,në mënyrë që të vazhdojnë ekzistimin e tyre në histori,faktorë që zbatohen edhe sot.
Është e vërtetë se shumë civilizime ishin themeluar në këto toka, përpara ardhjes së Islamit. Sidoqoftë,ajo që e shqoi civilizimin islam nga civilizimet e tjera në rend të parë është se civilizimet e mëparshme përmbaheshin nga njohja e lirisë së besimit dhe ndërgjegjes të grupeve që jetonin nën sundimin e tyre dhe detyronin grupe të caktuara të jetonin si skllevër të lidhur për tokën e cila ishte nën sundimin e klasës së privilegjuar,pavarësisht nga fakti se ata(klasa e privilegjuar) ishin nën ndikim e mësimeve të lashta fetare.
Faktori më i rëndësishëm që siguroi rritjen e numrit të myslimanëve përgjatë historisë është se ata sollën me vete lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes kudo që shkuan dhe liruan njerëzit që ishin të lidhur për tokën duke mos ndërhyrë në besimin,identitetin dhe mënyrën e tyre të jetuarit. Ligjet e reja islame që çliruan fshatarët e robëruar bënë të mundur që feudalizmi perëndimor të mos lëshojë rrënjë në lindje. Veç kësaj,civilizimi islam u zgjerua duke siguruar se dituria,estetika dhe drejtësia mund të ekzistojnë në një vend. Në këtë drejtim”njeriu”është njëri nga elementet përbërës të civilizimit islam.
Megjithëse mesazhi islam së pari u paraqit në Gadishullin Arabik,ai arriti larg,si në Afrikën Veriore,në Spanjë,te Muri i madh Kinez dhe në Anadoll për një kohë të shkurtë. Kështu,kur faktorët “fe ∕ Islam”,”rajon ∕ tokë”dhe “njeri” përzihen në kushte të përshtatshme,krijimi i një civilizimi është i lehtë sikur kur mbin një farë,e cila pastaj bëhet një pemë e madhe për një kohë të shkurtë.
Sidoqoftë,synimi final i religjionit-përmes së cilës transcendentalja(e jashtëzakonshmja) manifestohet në tokë-nuk është ndërtimi i një civilizimi. Nëse qëllimi primar apo i fundit i islamit do të ishte ndërtimi i një civilizimi,ai do të kishte fituar një natyrë plotësisht jofetare deri më sot,sikur civilizimi modern që aktualisht përcillet me mungesë të qëllimit në numrin e madh të instrumenteve, rritje të pabarazisë,dhunës dhe të konsumimeve hedoniste.
Nga pikëpamja islame ,civilizimi nuk është asnjëherë qëllim,por një rezultat i nevojshëm. Përderisa njerëzit jetojnë në një vend dhe së bashku,ata i rregullojnë marrëdhëniet e tyre duke iu referuar rrethanave të caktuara njerëzore. Çdo gjë në një mori sferash duke filluar nga prodhimi deri te marrëdhëniet financiare,nga ligji deri te administrata,nga politika si pjesë e domosdoshme e jetës sociale deri te mbrojtja dhe zhvillimi i normave morale-arkitektura,literatura,muzika,jeta e përditshme,funksionimi i ekonomisë së tregut etj-është e formuar sipas një koncepti të caktuar të botës dhe të një grupi të njohur të perceptimeve për botën,dhe është rregulluar në forma të përshtatshme nëpërmjet institucioneve. Shuma e këtyre aktiviteteve si një tërësi quhet civilizim.
Modeli i përbashkët për civilizimet islame qoftë i Indisë,Mongolisë apo Andaluzisë,është Medina ashtu siç ishte formuar nga Muhammedi s.a.v.s. Medina nuk është thjesht një qytet apo një qytet-shtet. Ajo është modeli i parë i civilizimit në kuptimin se ajo vërteton se feja ishte mishëruar në një vend urban.
Për këtë arsye marrëdhëniet kuptimore ndërmjet fesë, Medinës, ”medeniyet”(civilizim) dhe “medeni”(qytetar) janë të rëndësishme.
Fillimisht i quajtur Jethrib,ky qytet u riemërua në Medine-sepse në gjuhën arabe ky term ka kuptimin “civilizim”-dhe ajo çka e dalloi nga Meka ishte se ajo siguronte lirinë për të shijuar dhe praktikuar Islamin. Nëse shtypja,dhuna dhe izolimi që myslimanët e përjetuan në Meke do të ekzistonte gjithashtu edhe në Medine,Islami as nuk do të përparonte as nuk do të kishte përpjekje për të ngritur një civilizim.
Veprimet e lira të njerëzve dhe të grupeve civile dhe përparimet që ata mund të bëjnë në këtë drejtim luajnë rolin më të rëndësishëm në formimin e një civilizimi. Pa liri,një civilizim nuk mund të ekzistojë kurse ato ekzistuese do të shkatërrohen.
Myslimanët humbën aftësitë e tyre për krijimin e një civilizimi si rezultat i traumave që ata pësuan pas humbjeve të rënda në luftëra. Humbja territoriale dhe e objekteve qendrore e cila rezultoi u shtynë mënjanë dhe çdo lëvizje e re reformuese hoqi disa liri.
Mbi ne ende kanë ndikim traumat e mëdha që ne pamë përgjatë dy shekujve të fundit,dhe problem kryesor sot është mungesa e mjeteve nëpërmjet të cilave myslimanët lirshëm do të shprehnin dhe përfaqësonin vetveten. Lufta e atyre që po marrin burimet e shenjta islame sipas tyre është luftë për liri,dhe kjo luftë do të ndiqet nga një iniciativë e madhe për ngritjen e një civilizimi.
Ata që themeluan civilizime përparimtare në këtë rajon në të kaluarën mund ta bëjnë të njëjtën edhe sot.


Përktheu: N.Ibraimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme