
Transmetohet nga Ibrahim En-Nah’iju se ka thënë: “Imami në vete do t’i shqiptojë pesë gjera: subhaneken, eudhun, bism’il-lahin, aminin dhe All-llahumme rabbena lek’el-hamdu.”[2]
Transmetohet nga Ebu Vaili se ka thënë: “Aliu dhe Abdullah ibn Mes’udi nuk e kanë thënë me zë bismil-lahin, eudhun dhe aminin.”[3]
Transmetohet nga Hasan El-Basriu se ka thënë: “Semure ibn Xhundub dhe Imran ibn Husejn e përkujtuan hadithin e Pejgamberit të Zotit dhe ka thënë se e ka mbajtur në mend se Pejgamberi i Zotit i ka pasur dy pauza në namaz, në të cilat nuk ka shqiptuar asgjë: pauza pas tekbirit fillestar (deri sa në vete pejgamberi e lexonte subhaneken) dhe pauza pas Fatihasë (deri sa në vete e lexonte aminin). Por, Imran ibn Husejni e ka mohuar këtë hadith dhe se për këtë i shkruan letër Ubejj ibn Ka’bit, me ç’rast e kanë pyetur për këtë hadith. Pas këtij rasti Ubejji ua kthei përgjigjen: “Në mënyrë korrekte e ka mbajtur në mend Semurre.”[4] (Ebu Davudi, Ahmedi dhe Darekutni; Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: senedi i këtij hadithi nuk është hasen por sahih).
Transmetohet nga Ebu Vaili se ka thënë: “Omeri dhe Aliu nuk e kanë folur me zë bismil-lahin as aminin.”[5]
Transmetohet nga Vail ibn Huxheri se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Zotit në namaz dhe e kam parë fytyrën e tij, nga ana e majtë dhe e djathtë deri sa lexon: “Gajr’il-magdubi alejhim ve’led-dal-lin” dhe thoshte amin, duke e zgjatur, në mënyrë që të na mësonte se atë duhet shqiptuar pas fatishasë.”[6]
Sa i përket hadithit për leximin e aminit me zë, të gjithë ata janë përcjellë në mënyrë që Pejgamberi të na mësojë shqiptimin e tij pas fatihasë, sepse nga transmetimet të cilat përcillen nga Aliu dhe Abdullah Ibn Mes’udi, Ibrahimi e të tjerë shohim se suneti i Pejgamberit të Zotit, të cilit më vonë, kur e kanë mësuar se duhet ta shqiptojnë aminin pas fatihasë, i janë përmbajtur as’habët më të mirë të Pejgamberit të Zotit, për shqiptimin e aminit në vete.
Përktheu: N. Ibrahimi
______________________
1 Sunen, Darekutni, 1/ 334; Musned, Ebu Davud Et-Tajalisi, Hakim, 2/ 232 ku thotë: Ky hadith është sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, - kurse me të është pajtuar edhe Dhehebiu.
2 Atharu Sunen, 1/ 99; Abdurrezak në Musannef me sened sahih.
3 Mu’xhem, Taberani, 9/ 262.
4 Ebu Davud; Ahmed; Darekutni; Ibn Hadžer kaže da je sened ovog hadisa Sahih
5 Taberi; Tehzibul asar; Dževheru Nakji, 1/ 130
6 Kitabul Esmai Vel Kuna, Hafiz Dulabi; I’lau Sunen, Et Tehanevi, 2/ 252