"Komentimi i ajetit ‘Ngjiten tek Ai engjëjt’ ”

Duket se novatorët assesi nuk mund ta kuptojnë këtë dhe për çdo ditë tentojnë që nëpërmjet disa ajeteve muteshabihat t’i përshkruajnë Atij vend edhe pse çdokush që ka pak arsye e kupton se përshkrimi i vendit për Allahun mund të ketë domethënien e njërës prej këtyre dy gjerave:

- Ose përshkrimi rival Atij në pafillim dhe amshim edhe pse Ai vetë ka thënë se ajo që ia përshkruajnë është e krijuar.

- Ose pohimin se krijimi mund të ndikojë te Krijuesi (e cila gjë është kufër i qartë) dhe se Ai, pasi ka qenë i pakufizuar me krijimin e Arshit dhe vendit është bërë i kufizuar.

Nga ajetet të cilat këtë herë tentuan t’i komentojnë në favor të pikëpamjes së tyre për hyjninë e kufizuar i cili qëndron ulur në njëfarë froni këmbëkryq është ajeti 4 i sures El-Mearixh, në të cilin Allahu xh. sh. thotë: “Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë)”. (El-Mearixh, 4).

 Natyrisht, sikur edhe gjithnjë, nuk kanë shikuar ç’thonë mufesirët për këtë ajet por e kanë komentuar me hamendje dhe ky shpjegim i ka çuar te bindja e domosdoshme deri te dy gjerat të theksuara më sipër të cilat janë mosbesim i qartë dhe i dukshëm.

Sikur të kishin lexuar pak në tefsir dhe të kishin pranuar padijen e tyre dhe për herë të parë në historinë e tyre (edhe pse do të na habiste shumë kjo) ta braktisnin anash mendjemadhësinë dhe inatin e tyre, do të gjenim si vijon:

Fahruddin Er-Rraziu në Tefsirin e tij thotë:  

“Përfaqësuesit e ekzistimit të Allahut në vend apo në Arsh apo mbi të e marrin këtë ajet si dëshmi për pohimet e tyre dhe këtë në dy mënyra:

- E para është të thonë se Allahu është përshkruar si Ai të cilit i ngjiten kurse Ai nuk mund të jetë i tillë pos nëse nuk është në drejtim “lart’ dhe;

- E dyta, kurse ky është shpjegimi i tyre “Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt...” dhe kjo do të thotë se ngjitja e tyre bëhet drejt Tij kurse kjo kërkon që Ai të jetë në anën e sipërme.

Përgjigjja në këtë çështje është:

Pasi që dëshmitë udhëzojnë në pamundësinë e të qenit të Tij në vend dhe drejtim (është miratuar ixhmai se kush beson se Ai është në ndonjë drejtim del prej Islamit) ka nevojë për shpjegim. Sa i përket përshkrimit të tij “Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt...” , ne më herët kemi theksuar shpjegimin e kësaj e sa i përket fjalës “tek Ai” nuk është për synim me këtë të jepet shenjë në vendin por në atë se çdo gjë ndodh me vullnetin e Tij siç është kjo në ajetin: “... dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai!” (Hud, 123) dhe domethënia se fundi i tyre është vendi i Madhështisë së Allahut dhe begative të Tij sikur në fjalët e Tij: “... Unë po shkoj te Zoti im. ...”. (Es-Saffat, 99), me këtë udhëzohet se shtëpia e sevapit është shtëpia më e lartësuar...”. (Mefatih’ul-gajb, Fahruddin Er Razi, 30/ 113, Dar’ut-tevfikijjeh, Kairo). 

            El-Kurtubiu thotë: “Nga Allahu dhu’l-mearixh” respektivisht pronarit të lartmadhërisë dhe shkallëve të ndryshme të begative dhe ni’meteve – këtë e kanë thënë Ibn Abbasi dhe Katade.

Pra, mearixh janë shkallët e begatisë së Tij ndaj krijesave. Kurse është thënë edhe: “Muxhahidi madhështor dhe i lartësuar ka thënë: “Këto janë shkallët e qiejve” dhe është thënë: mearixhi i melekëve sepse melekët ngriten në qiell dhe se Ai veten e ka përshkruar kështu (d.m.th. Me atë i cili i ngrit) dhe është thënë edhe: mearixh, d.m.th. dhomave respektivisht: Ai është pronar i dhomave në xhenet të cilat i ka përgatitur për evlijatë e tij ...”engjëjt ngjiten”, d.m.th. ngjiten në shkallët të cilat ua ka dhënë Allahu.

“Drejt Tij”, d.m.th. drejt vendit i cili është i tyre e ato janë qiejt për arsye se ky vend është vendi i mirësisë dhe bujarisë së Tij. Kurse është thënë: Këto janë fjalët sikur të Ibrahimit: “Unë po shkoj te Zoti im...” (Es-Saffat, 99) d.m.th., në vendin në të cilin më ka urdhëruar Krijuesi im. Është thënë edhe: “te ai” – te Arshi i Tij. (El-Xhami’u li Ahkam’il-Kur’an, Kutrtubiu).

 Bejdaviu thotë: “Është thënë: ““Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet”. (Envar’ut-tenzil ve esrar’ut-te’vil, El-Bejdavi).

El-Mehalli dhe Es-Sujutiu thotë: “Ngjiten në vendin e dhënies së urdhrave të tij.” En-Nesefiu thotë: “Drejt Arshit të Tij dhe vendit të dhënies së urdhrave të tij.” (Medarik’ut-tenzil ve hakaik’ut-te’vil, En-Nesefi).

Ebu Suudi thotë: “Drejt Tij” – drejt Arshit të tij dhe vendit ku i jep urdhrat e tij dhe është thënë se këto janë sikur fjalët e Ibrahimit: “Unë shkoj te Krijuesi im”, d.m.th. Atje ku më ka urdhëruar Ai.” (Irshad’ul-akl’is-selimi ila mezaj’al-kitab’il-kerimi, Ebu Su’ud).  

El-Alusi thotë: “Është thënë: “Drejt Arshit të Tij dhe aty ku është vendi i dhënies së urdhrave të tij, kurse kanë thënë edhe: “Kjo është sikur fjalët e Ibrahimit: “Unë po shkoj te Zoti im.” Respektivisht atje ku më ka urdhëruar Ai. Por thuhet edhe: Në vendin e mirësisë dhe bujarisë së tij: “Kurse kanë thënë edhe “deri te vendi në të cilat udhëzojnë ajetet kurse të cilat janë komentuar si vend të melekëve në qiej.” Shumica e selefinjve këtë ajet e numërojnë në ajete muteshabihat dhe janë të bindur se Ai është i pastër nga vendi, trupi dhe gjerat që nuk i përkasin atij.” (Ruh’ul-Me’ani, Alusi). 

Siç e shohim, në këtë ajet nuk ka asgjë që do të udhëzonte në atë se Allahu gjendet në ndonjë vend lart. Nëse Ai do të ishte në atë vend lart i cili është larg nesh pesëdhjetë mijë vjet, d.m.th. nëse këtë ajet do ta komentonim fjalëpërfjalshëm atëherë përse nuk i komentojmë fjalëpërfjalshëm edhe ajetet “… Ai është me ju (u sheh) kudo që gjendeni, dhe çkado që punoni…” (El-Hadid, 4) dhe ajetin: “Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër ...” (El-Bekare, 186). Ç’është ajo që i  shtyn në komentimin e fjalëpërfjalshëm të disa ajeteve kurse në komentimin figurativ të ajeteve të tjera? Ç’është kjo, në të vërtetë, që i shtynë në komentimin e fjalëpërfjalshëm të pjesës së parë të ajetit kurse në komentimin figurativ të pjesës së dytë të ajetit siç është rasti me ajetin 4 të sures El-Hadid?

Allahu xh. sh. na ruajt prej fitnes …

 

Përktheu: N. Ibrahimi

 

Burimi: http://www.facebook.com/photo.php?fbid=151488844896107&set=a.136602656384726.24518.100001049780301&ref=notif¬if_t=photo_comment#!/notes/haris-dapo/tumacenje-ajeta-ka-njemu-se-dizu-meleki/138405246208882

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme