Namazi i Vitrit është tre rek’atë, e jo një

Transmetohet nga Aliu r.a.: “Pejgamberi s.a.v.s. ka falur tre rek’atë të vitrit dhe ka lexuar nëntë sure të shkurtra, në çdo rek’at nga tre, kurse sureja e fundit ishte Kul Huv’Allahu.” (Tirmidhiu, nr. 460; Ahmedi, I/ 89).

Transmetohet nga Ibn Omeri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Akshami është vitri ditor, prandaj faleni vitrin e natës.” (Ahmed ibn Hanbeli, Musnedi, 2/41).   

Transmetrohet nga Abdullah ibn Mes’udi se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vitri është tre rek’atë, njëjtë sikurse edhe vitri ditor - akshami.” (Et-Tahavij, Me’an’il-Athar, 1/294).

Nëse dikush thotë: “Maliku e shënon nga Ajsheja se Pejgamberi a.s. ka falur gjatë natës njëmbëdhjetë rek’atë, nga kjo një rek’at vitër, ndërsa kur e përfundonte shtrihej në anën e djathtë.” (Malik, fq. 94; Muslim, 1/ 508). 

Nga Ebu Mixhlezi gjithashtu shënohet: “E kam pyetur Ibn Omerin për vitrin, kurse ai ka thënë: “E kam dërgjuar Pejgamberin e Zotit duke thënë: “Rek’ati në fund të natës.” (Muslim, 1/ 518; Mean’il-Athar, Tahavi, 1/ 277). 

Do t’i thuhet: Buhariu dhe Muslimi shënojnë nga Ajsheja r.a.: “Pejgamberi a.s., gjatë ramazanit apo jashtë tij, nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rek’atë. I falte katër – mos më pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre; pastaj i falte katër - mos më pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre; pastaj i falte tre rek’atë. Ajsheja thotë: “Kam thënë: O Pejgamberi i Zotit, a do të flesh para se ta falësh vitrin?” Ai ka thënë: “Vërtetë sytë e mi flenë por zemra nuk flenë.” (Muslimi, 1/ 509; Buhariu, 3/ 59; Maliku, str. 94.; Mean’il-Athar, Tahaviu, 1/ 282). 

El-Menbexhi thotë: “Në këtë hadith Ajsheja na njofton se Pejgamberi a.s. ka falur tre rek’atë vitër, kurse mënyra me të cilën e bashkojmë këtë hadith me hadithet paraprakisht të përmendura është të themi: Pejgamberi ka falur një rek’at vitër dhe ka urdhëruar faljen e tij, por gjëja e fundit që na ka ardhur nga ai është t’i falim tre rek’atë vitër dhe në këtë na udhëzon ajo që e shënon Tahaviu nga Ebu Halide, se ka thënë: “Na kanë mësuar as’habët e Pejgamberit të Zotit se vitri është sikurse akshami, me dallim që në të lexojmë (kunutin) në rek’atin e tretë. Ky është vitri i natës, kurse ai (akshami) është vitri i ditës.” (Mean’il-Athar, Tahavi, 1/ 293).

Tahaviu shënon nga Ebu Zinade se ka thënë: “Omer ibn Abdulazizi në Medinë, me fjalimin e juristëve sheriatikë, ka konfirmuar se vitri është tre rek’atë me një selam.” (Ibid. 1/ 296).

Në rek’atin e tretë të vitrit para rukusë do të ngrehen duart deri në veshë, duke e shqiptuar tekbirin, e pastaj sërish i lidhë duart nën kërthizë, pas së cilës do ta lexojë duanë e kunutit.

Nesaiu shënon nga Ubejj ibn Ka’bi: “Pejgamberi e ka falur vitrin me tre rek’atë. Në rekatin e parë e ka lexuar Sebbihisme Rabbik’el-A’la, në rekatin e dytë Kul Ja Ejjuh’el-kafirun, kurse në rekatin e tretë Kul huv’All-llahu ehad dhe e lexonte duanë e Kunutit para rukuit. E kur e përfundonte, e lexonte Subhan’el-Melik’il-Kuddusi tre herë duke e zgjatur herën e tretë. (Nesaiu, 3/ 193).

 Tahaviu shënon nga Sulejman ibn Shuajbi, ai nga babai i tij, nga Ebu Jusufi, nga Ebu Hanife, nga Talha ibn Musarrifi, nga Ibrahim En-Nah’iu, se ai ka thënë: “Duart ngrehen në shtatë vende: Me rastin e tekbirit fillestar, te tekbiri për kunut, për bajram, te prekja e haxherit (gur), në Safa dhe Merva, në Xhem’ë dhe Arafat dhe në dy xhemretet.” (Mean’il-Athar, Tahavi, 2/ 178).

Tirmidhiu dhe Ebu Davudi shënon  nga Hasen ibn Aliu se ka thënë: “Pejgamberi a.s. më ka mësuar me fjalët që do t’i lexojë në vitër (Ibn Xhevasi thotë: Në Kunut): Allahumme’h-dini fi men hedejte ve afini fi men afejte ve tevel-leni fi men tevel-lejte ve barik li fi ma a’tajte ve kini sherr-rre ma kadajte inneke takdi ve la jukda alejke ve innehu la jezil-lu men valejte tebarekte ve tealejte.” (Ebu Davudi, nr. 1425; Tirmidhiu, nr. 464; Nesaiu, 3/ 206, Ibn Maxhe nr. 1178; Ahmedi 1/ 199; Hakimi 3/ 172). 

Tirmidhiu thotë: Nuk dimë nga Pejgamberi a.s. dua të kunutit më të mirë se kjo. Ky është medhhebi i Ibni Mes’udit, Sufjan Thevriut, Ibn Mubarekut dhe Is’hakut.” (Tirmidhiu, 2/ 328).

Nëse njeriu fal vitër, pastaj flenë dhe pastaj ngrehet dhe falë, vitri i tij nuk do të prishet.

Nga Kajs ibn Talk ibn Aliu transmetohet nga babai i tij se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Nuk ka dy namaze vitër gjatë natës.” (Tirmidhiu, nr. 470; Ebu Davudi, nr. 1439; Nesaiu, 3/ 188; Mevarid’uz-Zam’an, Hejthemi, fq. 174. Ky është hadith sahih). 

Tirmidhiu thotë: “Ky hadith është hasen garib kurse sipas tij thonë Maliku, Ibn Mubareku dhe Ahmedi. Ky është mendimi më korrekt, sepse transmetohet nga Pejgamberi a.s. në disa mënyra se ka falur pas vitrit nga dy rek’atë. (Tirmidhiu, 2/ 334).

Përktheu: N. Ibrahimi

 

Burimi: http://www.facebook.com/pages/Imam-Ebu-Hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/153033361396839#!/notes/imam-ebu-hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/vitr-namaz-je-tri-rekata/147814045259778 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme