Allahu xh. sh. nuk zbret, nuk vjen dhe nuk lëviz nga vendi në vend

          وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلْمَلَكُ صَفّاً صَفّاً 

“Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rreshta-rreshta.” (El-Fexhr, 22). 

Dhe:

هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ ٱلْغَمَامِ وَٱلْمَلاۤئِكَةُ وَقُضِيَ ٱلأَمْرُ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلأُمُور .

“Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vie ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), edhe ëngjujt, dhe të merr fund puna (të zhdukën)?! – E, te Perëndia do të kthehen të gjitha punët.” (El-Bekare, 210).

Pejgamberi a.s. thotë: “Jenzilu (Junzilu) rabbuna çdo natë në të tretën e fundit të natës. E Allahu flet: “Kush më lut që t’i përgjigjem, kush nga Unë kërkon që t’i japë, kush nga Unë lut falje që t’ia fal?!”[1]

Ulemaja islame nuk i ka shpjeguar këto ajete dhe hadithe në kuptim të ardhjes së Allahut, sikur këtë e kanë bërë Muxhesiminët, por ka thënë se këtu ka të bëjë me ardhjen e urdhrit të Allahut.

Imam’ul-huda, Ebu Mensur El-Maturidiu thotë: “Ardhja dhe lëvizja është ajo që e bëjnë trupat dhe aksidencat kurse Allahu është i pastër nga këto domethënie. Nuk lejohet që nga idafeti ndaj Allahut të kuptohen këto kuptime. Nuk ka forcë pos tek Allahu.” [2]

Ibn Hibani ka thotë: “Jenzilu, pa vegla ndihmuese, pa lëvizje dhe pa transferim nga vendi në vend.” [3]

Ibn Kethiri thotë: “Bejhekiu shënon nga El-Hakemi, nga Ebu Omer ibnu Seneka nga Hanbeli se Ahmed Ibn Hanbeli duke i shpjeguar fjalët e Allahut

 وَجَآءَ رَبُّكَ  

ka thënë: “Ka ardhur urdhri i Allahut”.

Pastaj Bejhekiu thotë: “Në senedin e këtij transmetimi nuk ka mangësi.” [4]

El-Bejhekiu thotë: Nuzul dhe Mexhi’ janë dy cilësi të cilat si lëvizje dhe transferim nga vendi në vend nuk mund t’i përshkruhen Allahut xh. sh..” [5]

Ibn Abdul Berri thotë: “Nga Habib ibn Ebi Habiba transmetohet se ka thënë: “Na ka treguar Maliku, duke e komentuar hadithin për nuzulin: “Zbret urdhri i Tij e jo Ai, Ai është i qëndrueshëm, i Amshueshëm.” [6]

Edh-Dhehebiu thotë: “Nga Maliku transmetohet se ka thënë: “Allahu xh. sh. e zbret urdhrin e Tij kurse Ai është i amshueshëm dhe nuk ndryshon. Salihu thotë: Ia kam cekur këtë Jahja ibn Bukejrit, kurse ai ka thënë: “Për Zotin, ky është shpjegim i mirë.” [7]

Ibn Haxher El-Askalaniu ka thënë: “E sa i përket fjalëve të tij jenzilu, kjo kthehet në veprimet e Tij e jo në qenien e Tij. Kjo është fraza e cila çon te Meleku i cili zbret me urdhrin e Allahut.”[8]

Ibn Hazmi thotë: “Me transmetim korrekt nga Pejgamberi a.s. na ka ardhur hadithi në të cilin përmendet jenzilu rabbuna. Ky veprim është të cilin Allahu xh. sh. e punon në Qiellin tokësor kurse i cili ka të bëjë me pranimin e lutjes. Këto orë janë koha e pranimit, përgjigjes dhe e faljes për ata të cilët kërkojnë falje dhe për ata të cilët pendohen. Kjo është e njohur në gjuhën e arabëve. Thuhet:

نزل فلان عن حقه 

“Më ka dhuruar (nezele) atë që ishte e drejta e tij dhe më ka bërë shërbim.” Nga dëshmitë se ky është veprim e jo cilësi e qenies së Tij është edhe ajo që Pejgamberi a.s. nuzul-in e ka lidhur për kohë të caktuar. Ne e dimë se ajo që është e amshueshme kurrë nuk lidhet për kohën. Gjithashtu, Pejgamberi a.s. në disa rivajete të këtij hadithi na ka sqaruar se çka ashtu zbritet dhe ka thënë: “Allahu i urdhëron melekut që në të tretën e fundit të natës të bërtet ...”. Pastaj, e treta e fundit e natës ndryshon nga vendi në vend, varësisht nga lindja dhe perëndimi i Diellit, dhe se nga kjo është e ditur se është e domosdoshme që ky të jetë veprimi të cilin Allahu xh. sh. e bënë në këtë kohë për banorët e secilit vend veç veç. Sa u përket atyre të cilët thonë se Ai lëviz nga vendi në vend, ne e kemi shpjeguar jokorrektësinë e të folurit të tyre kur kemi folur për pamundësinë që Ai të jetë trup sepse, sikur Ai të levëz nga vendi, do të ishte i kufizuar, i krijuar, i përbërë nga pjesët, i përfshirë me vend e të gjitha këto janë cilësi të krijesave, e Allahu është i lartësuar nga këto. Allahu xh. sh. e lavdëroi Ibrahimin a.s. kur ai me lëvizjen e yllit i shpjegoi popullit të tij se ai nuk është Zot. Allahu xh. sh. thotë:

 فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ ٱلْلَّيْلُ رَأَى كَوْكَباً قَالَ هَـٰذَا رَبِّي فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لاۤ أُحِبُّ ٱلآفِلِينَ  .

“Dhe kur arriti nata, ai vërejti yllin dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ai yll, tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”. (El-En’am, 76). Çdo gjë që perëndon lëviz kurse Allahu është i lartësuar nga kjo. Po kështu themi edhe për ajetet nga sureja El-Fexhr dhe El-Bekare. Tërë kjo, sikur që kemi shpjeguar, është në lidhje me veprimet të cilat Allahu xh. sh. do t’i bëjë në Ditën e Gjykimit, kurse të cilat do t’i quajë El-Mexhi’ dhe El-Itjan, kurse ne edhe më herët kemi transmetuar nga Ahmedi se në lidhje me fjalët ve xhae rabbuke ka thënë: “Ka ardhur urdhri i Allahu”[9]

Pastaj, nga dëshmitë se në këtë hadith nuk flitet për zbritjen e Allahut, por për zbritjen e melekut të Tij, janë edhe rivajetet e tjera të këtij hadithi:

Nesaiu shënon nga Ebu Hurejre dhe Ebu Seid El-Hudariu se Pejgamberi a.s. ka thënë: Allahu xh sh. pretë të kalojë pjesa e parë e natës dhe pastaj i urdhëron kasnecit të bërtet:

“A ka dikush që lutet që t’i pranohet ajo?! A ka dikush që kërkon falje dhe që t’i falet?! A ka dikush që kërkon, e që t’i jepet ajo?!” [10]

Hejthemi shënon nga Osman ibn El-Asa se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo natë kasneci fton: “A ka dikush që lutet që t’i pranohet ajo?! A ka dikush që kërkon, e që t’i jepet ajo?! A ka dikush që kërkon falje dhe që t’i falet?! Dhe kështu do të flet deri sa të agojë.” [11]

Hejthemi shënon nga Osman ibn Ebil Asai se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hapen dyert qiellore në gjysmë të natës dhe kasneci bërtet: “A ka dikush që lutet e që t’i pranohet lutja?! Aka dikush që kërkon e që t’i jepet?! A ka dikush që brengoset e që t’i lehtësohet?! Dhe nuk mbetet mysliman që lutet e që Allahu mos t’ia pranojë lutjen përveç lavires e cila i është dhënë kurvërisë.” [12]

Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: “Ebu Bekr ibn Fureku thotë se disa shejh mendojnë që në vend të fet`hes ( e ) te harfi i parë vjen damma ( u ) dhe se folja atëherë do të jetë junzilu, kurse ajo mbi të cilën kryhet veprimi është mahfudh. Hadithi sipas kësaj është: “Allahu e zbretë (melekun) ...”. Këtë e konfirmon hadithi të cilin e shënon nesaiu nga Ebu Hurejre dhe Ebu Seidi: “Allahu pret deri në gjysmë të natës kurse pastaj i urdhëron kasnecit të bërtet: “A ka dikush që të lut dhe që t’i pranohet lutja?! ... Kurtubiu thotë: “Me këtë mënjanohet problemi dhe me këtë nuk pengohet ajo që ka ardhur në hadithin e Rufa’ El-Xhuheniut.” [13]

Burim: http://www.facebook.com/pages/Imam-Ebu-Hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/153033361396839?v=wall#!/notes/imam-ebu-hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/allah-dzs-se-ne-spusta-ne-dolazi-niti-pomjera/153805991327250



[1] (Buhariu, 1/ 384, Muslimi, 1/ 521, Daru Ihja’it-Turath’il-Arebijji). 

[2] (Kitab’ut-Tevhid, Ebu Mensur El-Maturidi, 1/ 77, Dar’ul-Xhem’iat’il-Misrijje, Aleksandri).

[3] (Sahih Ibn Hiban, 3/ 200, Muesseset’ur-Risale, Bejrut, botimi i dytë, 1993). 

[4] (El-Bidaje ve’n-Nihaje, Ibn Kethir, 10/ 327, Mektebet’ul- Me’arif, Bejrut). 

[5] (Sunen’ul-Kubra, Bejhekiu, 3/3, Dar’ul-Baz, Mekka, 1994).

[6] (Et-Temhid, Ibn Abd’ul-Berr, 7/ 143). 

[7] Sijer’ul-A’lamu Nubela, Shemsuddin Edh-Dhehebi, 8/ 105, Muesseset’ur-Rrisale, Bejrut, botimi IX, 1413 h.

[8] Fet`h’ul-Bari, 3/ 30, Dar’ul-Ma’rifeh, 1398H.

[9] El-Faslu fi’l-mileli ve’l-ehvai ve’n-Nihal, Ibn Hazm, 2/ 132.

[10] Sunen’ul-Kubra, Nesai, hadithi nr. 10316, 6/ 124, Dar’ul-Kutub’il-Ilmijje, Bejrut, botimi i parë, 1991 dhe Amel’ul-jevmi ve’l-lejleh, Nesai, hadithi nr. 482, fq. 340, botimi i dytë, Muesseset’ur-Rrisale, Bejrut, 1406 h. 

[11] (Medžme’u Zevaid, Ibn Hadžer El Hejsemi, 10/ 153, i kaže: Bilježe ga Ahmed i El Bezzar sa istim metnom s tim što oni prenose: “Zaista u noći ima sat kada glasnik poviče…” Bilježi ga i Taberani sa Ahmedovim metnom a svi prenosioci ovog hadisa su sahih osim Ali ibn Zejda ali i njega neki smatraju ispravnim.).

[12] (Ibid. 10/ 153, dhe thotë: Sahih; Taberani, Mu’xhem’ul-Kebir, 9/ 59, Mektebet’ul-Ulumi ve’l-hikem, botimi i dytë, 1983; Musned, Ahmedi, 4/ 22, Muesseset’ul-Kurtuba, Egjipt).

[13] (Fet`h-ul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 3/ 30, Dar’ul-Ma’rifeh, Bejrut, 1397 H.).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme