Pyetja:
Tek ne janë paraqitur shumë njerëz të cilët i ngrënë duart dhe i përmbahen një hadithi të Pejgamberit a.s., gjoja pas ngritjes nga sexhdja i ka ngritur duart dhe me rastin e rënies në sexhde po këtë e ka bërë. A është ky hadith sahih?
Përgjigjja:
Ekzistojnë hadithe që tregojnë në ngritjen e duarve ndërmjet sexhedeve:
- Nga Malik ibn Huvejrithi r.a. transmetohet se ka thënë: E kam parë Pejgamberin e Zotit se i ka ngritur duart në namazin e tij: kur shkonte ne ruku` dhe kur kthehej nga rukuja, edhe kur e bënte sexhden dhe kur kthehej nga sexhdeja deri sa nuk i nivelizonte me veshët.” [1]
Nga Enesi r.a. transmetohet: “Pejgamberi a.s. i ka ngritur duart në ruku dhe nmë sexhde.” [2]
Nga Omeri r.a. transmetohet: “Pejgamberi a.s. i ka ngritur duart gjatë tekbirit për ruku` dhe te tekbiri kur binte ne sexhde.” [3]
Mirëpo, ngritja e duarve ndërmjet sexhdeve është e papranueshme për juristët myslimanë, si për shkak të ekzistimit të haditheve të shumta sahih në të cilët përmendet ngritja e duarve nuk përmendet ngritja ndërmjet dy sexhdeve, si për shkak të hadithit e të cilin e shënojnë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në Sahihët e tyre:
Nga Ibn Omeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin a.s. se i ka ngritur duart në nivel të supeve kur e fillonte namazin dhe para se të bënte ruku` dhe pas rukuit dhe nuk i ka ngritur ndërmjet dy sexhdeve.” [4]
Sa i përket ngritjes së duarve me rastin e tekbirit për ruku` dhe pas rukuit dhe ai është shfuqizuar me hadithin e njohur të cilin e shënon Imam Muslimi në Sahihun e tij.
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Na erdhi Pejgamberi a.s. dhe na tha: “Ç’keni kështu që po ju shoh se si bëni (tundoni) me duar sikur janë bishtat e kuajve të tërbuar.” Qetësohuni në namaz!” [5]
[1] Nesai, nr. i hadithit 1084, Hadithi është sahih.
[2] Ebu Ja’la.
[3] Et-Taberani, El-Evsat, nr. 16.
[4] Muslim, nr.390, Buhari, nr. 736 i 738.
[5] Muslimi, nr. 430; Ebu Davudi, nr. 661; Nesaiu, nr. 1184; Ibn Maxheh, nr. 992; Ahmedi, 5/ 93.
Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=123:podizanje-ruku-izmeu-seddi-je-derogirano&catid=35:fikh&Itemid=44