TAXH MAHAL

Taxh Mahali u ndertua prej nje muslimani, perandori Shah Xhahan( i cili vdiq ne vitin 1666 e.r.), ne perkujtim te nuses dhe mbretereshes se tij, Mumtaz Mahalit, ne Agra, Indi. Eshte nje "elegji prej mermeri" ose sic shprehen disa te tjere, shprehja e nje "endrre". Taxh Mahali (qe do te thote Pallati i Kurores) eshte nje mauzole i cili permban varrin e mbretereshes Mumtaz Mahalit ne dhomen e poshtme. Me vone ketij mauzoleumi iu shtua edhe varri i Shah Xhahanit. Emri i vertete i mbretereshes ishte Arxhumand Banu

Sipas tradites se moguleve, zonjave te rendesishme te familjes mbreterore u jepej nje emer tjeter kur martoheshin ose ne ndonje tjeter ngjarje te rendesishme gjate jetes se tyre, dhe ky emer perdorej edhe me vone nga publiku. Emri i vertete i Shah Xhahanit ishte Shahub-ud-din dhe ai ishte i njohur si princi Kurram perpara se te zinte fronin ne vitin 1628 e.r 

 

Taxh Mahali, mrekullia e artit Islam ne Indi

 

Taxh Mahali u ndertua per nje periudhe kohore prej 22 vjetesh, duke punesuar 22,000 punetore. Ndertimi i kesaj vepre mbaroi ne vitin 1648 e.r. dhe kushtoi nje shume prej32 milione rupish. Dokumentet e ndertimit tregojne qe mjeshtri i saj ishte Ustad 'Isa, arkitekti me fame gjate kohes se tij. Dokumentet permbajne emrat e atyre qe u punesuan dhe shpikja e materialit te ndertimit dhe origjines se tyre. Mjeshtra me pervoje nga Delhi, Kanaixh, Lahore dhe Multan u punesuan ne ndertimin e kesaj vepre. Per me teper, shume mjeshtra muslimane me fame te madhe nga Bagdati, Shirazi, dhe Bukara punuan ne shume detyra te ndryshme.

 

Taxhi qendron ne nje platforme katrore te ngritur me kater qoshet te keputura duke formuar keshtu nje oktagon te pabarabarte. Forma e arkitektures perdor konceptin enderthurjes se arabeskave, ne te cilen cdo element qendron mbi veten e vet dhe njekohesisht nderthuret me ndertesen qendrore. Per ndetimin e kesaj ndertese jane perdorur parimet e gjeometrise vete replikuese dhe nje simetrike e elementeve arkitekturore

 

Kupola e tij qendrore eshte 58 kembe ne diameter dhe ngrihet ne nje lartesi prej 213 kembesh. Kjo kupole eshte rrethuar prej 4 kupolash te tjera. Kater minaret madheshtore jane ta larta 162.5 kembe. I gjithe mauzoleumi ( brenda dhe jashte) eshte i zbukuruar me vizatime lulesh dhe kaligrafi duke perdorur gure te cmueshem te llojeve te ndryshme. Qemeret kryesore te daltuara me paragrafe nga Kur'ani i madherueshem dhe punime lulesh te llojeve te ndryshme i japin nje bukuri mahnitese ketij monumenti. Dhoma qendrore ne forme kupole dhe kater dhomat e tjera perfshijne shume mure dhe panele te zbukurimit islamik.

  

Mauzoleumi eshte pjese e nje kompleksi te madh qe perfshin nje porte te madhe, nje kopesht shume te bukur, nje xhami ne krah te majte, nje dhome pritjeje ne krah te djathte dhe disa ndertesa te tjera madheshtore. Taxhi ndodhet ne skajin me te larget te ketij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kesaj ndertese. Kopshti i madh permban kater pishina reflektuese qe e ndajne ate ne qender. Cdonjera prej ketyre pjeseve eshte me tej e ndare ne 4 pjese te tjera dhe perseri cdonjera prej ketyre pjeseve eshte perseri ne 4 pjese te tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit sherbejne si nje arabeske, duke qendruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke perbere te gjithe vepren. 

 

 

http://www.taj-mahal.net/Taj_Pictures/index.htm

Besart P. Dovolani,

Prishtine, © 2010

 

 

 

 

 

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme