Qëndrimi i Perëndimit ndaj zgjedhjeve në Egjipt

Partia opozitare, e cila u dëmtua më së shumti në këto zgjedhje sipas analistëve, është Partia pan islamike “Vëllezërit Mysliman”, e cila në zgjedhjet e vitit 2005 kishte 88 ulëse, kurse në përbërjen  e re të parlamentit nuk ka asnjë ulëse. Sipas shumë analistëve dhe vëzhguesve, sikur zgjedhjet në Egjipt të mbaheshin në rrethana normale dhe fer, atëherë kjo parti do të fitonte shumicën dërrmuese të votave të popullit të Egjiptit.

Lidhur me procesin e zgjedhjeve në Egjipt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Parlamenti Evropian dërguan kritika të ashpra për parregullsitë të cilat shoqëruan zgjedhjet parlamentare të fundi në Egjipt. Në kohën kur Uashingtoni shprehu “frikën” e tij të thellë për “parregullsitë”, rezultatet e të cilave mund të kontestohen, Parlamenti Evropian i  bëri thirrje Kajros për “lehtësimin” e pjesëmarrjes në jetën politike të të gjitha subjekteve politike.

Megjithatë, shumica dërrmuese e analistëve janë të mendimit se kritikat e Perëndimit ndaj pushtetarëve të Kajros do të mbesin verbale, sepse ata e shikojnë strukturën aktuale në pushtet  si “aleat të Perëndimit” në Lindjen e Mesme, si dhe për shkak të frikës së tyre të vazhdueshme për paraqitjen  e   çfarëdo rryme islame.

 

Në paraqitjen e parë zyrtare të Uashingtonit, zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Filip Kravli u shpreh se “ne jemi të zhgënjyer” nga lajmet për parregullsitë në procesin e zgjedhjeve. Uashingtoni është i tmerruar nga lajmet për ndërhyrjet dhe frikësimet të forcave të rendit ndaj opozitës ditën  zgjedhjeve.

 

Në pyetjen e një gazetari për vërtetësinë e lajmeve se asnjë anëtar i opozitës”Vëllezërit Myslimanë” nuk ka mundur të fitojë asnjë ulëse në raundin e parë të zgjedhjeve për parlamentin  e ri, Kravli ishte përgjigj: “Ne jemi të shqetësuar për atë që kishte ndodhur.”

 

Ndërkohë që Bashkimi Evropian nuk ishte prononcuar fare për atë që kishte ndodhur në Egjipt, kurse  kryetari i Parlamentit Evropian kishte kritikuar rrethanat në të cilat ishin zhvilluar zgjedhjet, duke thënë se Egjipti konsiderohet partner kryesor i BE-së në Lindjen e Mesme, andaj kërkohet prej tij të lehtësojë kushtet e pjesëmarrjes në procesin politik.

 

Eksperti gjerman për Lindjen e Mesme Alberishat Mitesigar në një bisedë për radion Dojçe Wele, pohon se “kritika    të këtilla  të Perëndimit nuk do të kenë ndonjë ndikim për Kajron”. Perëndimi nuk do të merren shumë me ankesat e “Vëllezërve Myslimanë” për falsifikimin  e zgjedhjeve.

Ai pohoi se Perëndimi ishte tmerruar pesë vjet më parë kur “Vëllezërit Myslimanë” kishin fituar 88 ulëse në Parlament. Kësaj radhe ishte qeveria egjiptiane ajo që nuk i la të tmerrohen, duke i  mënjanuar nga lista e zgjedhjeve me përdorimin  e masave represive.  

Eksperti gjerman pohon se do të flitet për mos respektimin e  të drejtave të njeriut, mirëpo marrja në mbrojtje “islamistëve” është e pamundur, sepse ata nuk kanë ndonjë reputacion të mirë në Perëndim, ata  shikohen  si fanatik. Kështu që shumica  e qeverive evropiane refuzojnë të kenë kontakte me ta. Për këtë  njerëzit janë të lumtur kur  në pushtet të vijnë qeveri nga parti laike, pa  e marrë  parasysh se si kanë fituar zgjedhjet. Duhet thënë se kjo nuk vlen për vendet tjera, por vetëm për vendet e Lindjes së Mesme.

Ky dyshim i Perëndimit lidhur me  “islamikët” shihet në një studim të përgatitur për Organizatën  e ”Vëllezërve Myslimanë” me rastin  e 60 vjetorit të themelimit të saj (1928-1982), nga autori francez  Olivia Keri, i cili thotë se me gjithë përparimin e “Vëllezërve Myslimanë” në aspektin politik për të arritur tek masat  e gjera të popullatës, sepse ata patën  sukses në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre dhe dërgimin  në parlament më shumë se  një herë, mirëpo në aspekti ideologjik , pohon Keri, edhepse kanë kaluar 80 vite ajo është e mbyllur  dhe vazhdon   e njëjta  ideologji tradicionale, e cila  e refuzon demokracinë si esencë, por  e  pranon atë si mjet për të arritur qëllimet e  saj politike.

Ky është  mendimi i përgjithshëm i Perëndimit, që përmban shumë dyshime lidhur e sinqeritetin e “Vëllezërve Mysliman”, të cilët konsiderohen forca më e madhe opozitare në Egjipt si dhe në shumë vende tjera arabe.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme