Festat fetare, thirrje për harmoni e jo për ndarje

Zoti bëri që të gjithë popujt të kenë festat  e tyre,  me qëllim të forcimit të lidhjeve në mes Krijuesit dhe krijesave të Tij, pastrimit të shpirtrave nga mëkatet e kësaj bote  dhe të  zbuloj bukuritë e  botës tjetër. Për këtë islami e definon festën si ditë gëzimi dhe hareje, për atë që qëllim final ka arritjen e kënaqësisë së Zotit. Festë nuk është që njeriu të vesh  rroba të reja të hajë dhe të pijë, por festë është ai që ka frikë ditën e Gjykimit, llogaridhënies para Krijuesit të vet për çdo vepër  që ka bërë në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo.

 

 Kurse në aspektin e krishterimit lutja është më se e qartë: “të festojmë,  por jo  me tharmin e  vjetër,  jo me tharmin e sherrit e të keqes, por me tortën e sinqeritetit dhe të vërtetës”.

Pyetja e cila mund të shtrohet para nesh është se në rrethanat e reja, që janë  krijuar viteve të fundit në mosmarrëveshjet fetare dhe sektare në vende të ndryshme të botës, a ekziston mundësia që festat fetare islame dhe të krishtera të jenë shans për afrimin  dhe mirëkuptimin e këtyre  popujve e jo për largimin dhe përçarjen e  tyre?!

Duhet potencuar se viteve të fundit festat  islame dhe ato   të krishtera kanë  rastisur   të jenë shumë afër njëra tjetrës apo të ndodhin në të njëjtat ditë. Kjo vetvetiu do të thotë, shumë për zanafillën dhe burimin e feve tona  të përbashkëta.

Për t’u përgjigjur në pyetjen tonë të mëparshme lypset t’i kthehemi historisë sonë të përbashkët dhe të pyesim: Si i përjetuan myslimanët dhe të krishterët në të kaluarën  gëzimet e  festave fetare?!

Për t’u përgjigjur në këtë pyetje do të sjellim  dy shembuj: I pari ka të bëjë me Egjiptin, vend me një përvojë të pasur të besimit që nga koha  e faraonëve, krishterimit dhe islamit. Të gjithë historianët  egjiptian shkruajnë për festat e përbashkëta fetare që festonin egjiptianët, myslimanë e të krishterë, bile këta të dy festonin festat e egjiptianëve të vjetër siç ishte festa e epifanisë (pagëzimit).

Përvoja e dytë është evropiane, në Andaluzinë, e cila konsiderohej porta e  tolerancës evropiane në të kaluarën dhe shembull i bashkëjetesës në  mes  çifutëve, myslimanëve dhe  të krishterëve.

Ashtu siç dihet shoqëria Andaluzisë gjatë sundimit të myslimanëve 92-798h (710-1492) u njoh me pluralizmi fetar,  kulturor dhe racor. Aty bashkëjetuan berberët dhe arabët, të krishterët e myslimanët, spanjollët dhe sicilianët si dhe popuj tjerë evropianë. Të gjithë këta popuj u integruan në civilizimin e madh arabo-spanjoll, i cili të gjithë qytetarëve ua garantonte lirinë e shprehjes së bindjeve fetare dhe ua lejonte ngritjen e tempujve fetarë. Kështu  shumë prej çifutëve dhe të krishterëve u bënë figura të njohura në Andaluzi si në lëmin  e mjekësisë, filozofisë, letërsisë si dhe në lëmenj tjerë të shkencave dh arteve.

Nuk ka dyshim se përzierja që ndodhi në mes myslimanëve dhe të krishterëve gjatë sundimit të myslimanëve në Andaluzi, kontribuoi në paraqitjen e kësaj dukurie, andaj ishte e natyrshme që të krishterët e Andaluzisë ndiheshin të gëzuar kur afroheshin festat e myslimanëve si Fiter Bajrami, Kurban Bajrami, Ashuret, muaji i mevludit si dhe festat tjera islame.

Mund të thuhet me pak fjalë se përvoja e Andaluzisë gjatë kohës së festave na çon në një avancim të një shoqërie që respektoi pluralizmin fetar  dhe kulturor. Kurse   prej diversitetit të tyre  krijoi një pasuri që i  tejkaloi  besimet dhe traditat individuale duke e fuqizuar kulturën e shoqërisë tolerante, e cila mësoi se si mund të ketë festa të përbashkëta, rreth të cilave bashkohen të gjithë, ku secili prej tyre shprehte përkatësinë e besimit të vet. Me  këtë formulë ata arritën sukses dhe paraqiten modelin e bashkëjetesës që është vështirë të gjendet edhe në kohën tonë.  

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme