Rreth vendosjes së amerikanëve në veri të Kosovës

Janë shtatë arsye për të mos i’a bërë qejfin vetit nga vendosja e amerikanëve në veri :

 

E para, SHBA-të kanë mundur që ta pengojnë ndarjen e veriut të Kosovës që në vitin 1999. Kjo nuk u bë. SHBA-të, kanë qenë të njohura mbi planet serbe për ndarje që pas vdekjes së Titos, por ndarja dhe serbizimi sistematik i veriut të Kosovës është toleruar për njëmbëdhjetë vite. Edhe nga Europa edhe nga SHBA-të;

 

E dyta, prezencë amerikane në veri veq ka pasur tashmë qe dhjetë vite, por situata ka ndryshar për të keq. Vendosja e policisë së UNMIK-ut në veri në vitin 2000, ka qenë nën komandën amerikane. Por, pikërisht ky vitë përkon me shpërnguljen e mbi 10.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës dhe me vrasjen së 15 civilëve në trazirat e shkurtit 2000.

 

E treta, Mitrovica ka pasur dy adminstratorë amerikan : William Nashin dhe Geralld Gallucin. Qyteti ka rrëshqitur drejt ndarjes më së shumti gjatë qeverisjes së këtyre dy administratorëve.

 

E katërta, Tashmë dia vite në Leposaviq, eksiston kampi amerikan “Nothing Hill”.

“Falë tyre” strukturat paralele serbe bëjnë sefanë, kurse kontrabanda kufitare ngjanë me Kolumbinë.  

 

E pesta, Nëse qëllimi i vendosjes në veri është në favor të ruajtjes së integritetit të dhe sovranitetit Kosovës, atëherë përse kjo nuk u bë më herët ? Përse kjo po bëhet pikërisht tani kur veriu është de facto i ndarë, dhe pikërisht në kohën e negociatave ?;

 

E gjashta, Rrjedhimisht me negociatat e lartëcekura, mendoj se futja në veri do të bëhet për ta zbutur inercionin dhe tensionin me potencial shpëthyes që ekisiston në veri qysh tani, dhe që pritet të rritet gjatë negociatave kohëzgjatja e të cilave nuk është përcaktuar. Akoma nuk dëgjova reagim nga Beogradi apo të serbëve në veri të Kosovës ndaj këtij vendimi. Për më tepër dëgjova dy lajme të këqija : njërin se MUP-i në veri (!?), paska siguruar eskortën e Ivica Daçiçit dhe të Peshkopit Teodosije nga Jarina deri në Mitrovicë gjatë vizitës së tyre sot në Prizren për shugurim me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, si dhe lajmin tjetër se poashtu MUP-i serb qëndruaka prapa aktit të vrasjes të aktivistit boshnjak Shevko Sallkoviq, javë më pare në Leposaviq. Po të mos jetë e koordinuar vendosja amerikane me Beogardin, atëherë – logjika e thotë – se duhet pritur konflikt të hapur MUP – trupa amerikane që nga shkurti. Por kam përshtypjen se vendosja në veri do të bëhet jo për t’i zhbërë sktrukturat paralele serbe e arrestuar kriminelët serbë, por pikërisht për ta mbajtur të konzervuar reagimin shqiptar me arsyetimin : “tani ne e kemi në dorë”, kur dihet fare mire vetëbesimi mazokist e i verbër i shqiptarëve karshi secilës politikë amerikane, respektivisht inferioriteti, pasivizimi dhe komoditeti i politikës kosovare në ndërrmarësi të pavarura.

 

E shtata, Vendosja amerikane në veri, mund të përcillet me “dënime” /koncesionime tjera që në dukje nuk kanë lidhshmëri me çështjen e veriut, por që indirekt implicojnë ose në damkosjet e reja për Kosovën (negociatat e stërgjatura, stopimin e njohjeve, mosinvestimet, etj.) ose – nëse ka sinjale për kompromise me veriun – shumë nga këto damkosje mund të mos e percjellin Kosovën. Mbi të gjitha mund t’i liberalizojnë edhe vizat ! Epo, kosovarët janë shuuuuuuuuumë pro-europianë e pro-amerikanë. E meritojnë !

 

Kaq për fillim. Optimisti “qe e shikon gotën gjysëm të mbushur”, kundruall meje që e shoh “gjysëm të zbrazur” mund të shpresojë vetëm edhe në një mundësi : që SHBA-të ta integrojnë veriun në Kosovë, siç bënë me Sllavoninë Lindore duke e integruar në Kroaci. Por, fatëkeqësisht, unë po e shoh Bosnje !

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme