Përgjigjja:
Nëse ju ndodh deri sa jeni udhëtar t’iu kalojë një apo më shumë namaze, kur të ktheheni në shtëpi, do t’i falni ashtu si keni qenë të obliguar t’i falni në kohën e tyre, d.m.th. do t’i falni në mënyrë të shkurtuar sipas radhës.
Për shembull, nëse si udhëtar e keni lëshuar drekën, ikindinë dhe akshamin dhe keni arritur në shtëpi në kohën e jacisë, do t’i falni dy rekate të drekës, dy rekate të ikindisë, pastaj tri rekate të akshamit dhe në fund katër rekate të namazit të jacisë.