
“Babadimri nuk është i njohur dhe nuk njihet në traditë islame të boshnjakëve. Ai është një simbol krishterë që po i imponohet fëmijëve boshnjakë si një personazh neutral”, thuhet në dekretën e ashtuquajtur fetva të Bashkësisë Islame të Bosnjë-Hercegovinës.
Rijaseti i këtij komuniteti alarmoi besimtarët e saj se Babadimri është personifikim i krishterimit dhe se ai është i njohur në traditën krishtere me emrin Shën Nikolla.
Por kjo bashkësi fetare megjithatë ka vlerësuar se është e drejtë e çdo familje të vlerësojë personazhin e Babadimrit, i cili nuk personifikohet me islamin...
(INA)